Mesazhet e 2 Prillit 1991 - 2005
Vitet rrjedhin njëri pas tjetrit, por rëndësia, vlerat, madhështia e 2 Prillit 1991, kur mijëra shkodranë u ndeshën me bishën komuniste dhe fituan, do të mbesë e përjetshme, monument madhështor përjetësimi për banorët e rrethit të Shkodrës, për gjithë Shqipërinë, burim nderimi e përkushtimi për 4 djelmoshat shkodranë: Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, që u vranë nga bisha komuniste, sepse kërkonin liri e demokraci për të mbetur të pavdekshëm, për mijëra e mijëra shkodranë që atë ditë mbushën sheshin para ish-Komitetit të Partisë dhe e mposhtën atë. Ashtu si çdo popull në botë që ka ditë të shënuara dhe më të shënuara në historinë e tij, edhe shqiptarët, shkodranët rreshtojnë përkrah 2 festave madhore 28 Nëntorit 1912 dhe 1944, 2 Prillin që shënoi dhe shtyu përpara proçese demokratike aq të rëndësishme dhe të domosdoshme për mbarë popullin shqiptar. Nuk është rastësi që kjo ngjarje e madhe historike lindi dhe u zhvillua në Shkodër.
Komunistët pas dështimit total që patën në rrethin e Shkodrës, në zgjedhjet pluraliste të vitit 1991 ishin të interesuara t'i jepnin një goditje të fuqishme dhune shkodranëve, sepse kërkonin përmes kësaj dhune të nënshtronin dhe t'i mbyllnin gojën një populli të tërë. Ato prisnin momentin, të cilin e sajuan vetë, siç bënë 50 vjet me radhë, për të realizuar planin e tyre. Komunistët e njihnin mirë natyrën, psikologjinë, botëkuptimin, historinë e Shkodrës. Ata e kishin të qartë se në historinë mijëravjeçare të Shqipërisë, Shkodra zë një vend nderi, se në vite e shekuj ajo ka luftuar me armë në dorë kundër çdo pushtuesi, kundër komunizmit, duke vërtetuar më së miri natyrën patriotike, liridashëse, pluraliste, antikomuniste tek shkodrani. E kush më mirë se shkodrani për 50 vjet u ndesh me komunistët, duke bërë tëra përpjekjet, duke sakrifikuar edhe jetën për të larguar nga pushteti komunistët.
S'kishte burg në Shqipëri edhe në skajin më jugor që të mos kishte të burgosur politikë, të internuar shkodranë. Me qindra e qindra u pushkatuan, u burgosën, u internuan, por qëndruan. Në pasdrekën e 1 Prillit 1991, me qindra shkodranë, krysisht të rinj e të reja u grumbulluan përpara Komitetit të Partisë, duke hedhur parrulla kundër komunizmit, për liri e demokraci, me përjashtim të 5, 6 policëve që qëndronin me armë në dorë ulur në karrige në korridorin e katit të parë nuk dukej asnjë polic tjetër, me përjashtim të 2 oficerëve të policisë të veshur civilë. Ardhja e ish-Kryetarit të Degës PD Shkodër, z. Ali Spahia, anëtar i Kryesisë së Degës ndikoi pozitivisht në qetësimin e situatës. E nesërmja zbardhi e qetë, pavarësisht se tërë rrethi i Shkodrës jetonte me rezultatet e manipuluara të 31 marsit 1991. Studentë të Shkollës së Mesme "Jordan Misja", "28 Nëntori" dhe disa pedagogë të tyre, me libra në duar, u vendosën përballë Komitetit të Partisë rreth 50 metra larg derës hyrëse. Çdo gjë ishte paqësore, demokratike dhe e kulturuar. Të gjithë njezëri hidhnin paerulla kundër komunizmit, për liri demokraci, por asnjëra nuk ishte ofenduese.
Pas pak minutash arritën makinat e ndërhyrjes së shpejtë. Ata mbanin në kokë skafandra, në dorë shkopinj druri dhe gome. Pas 5 minutash numri i madh i ndërhyrjes së shpejtë u vërsul me klithma e britma, si bisha të vërteta mbi gjimnazistët. Sulmi qe i papritur. Të rinjve nuk u kishte shkuar ndërmend se mund të sulmoheshin me shkopinj prej druri kur demonstrata e gjimnazistëve ishte paqësore. Rreshtat e të rinjve u prishën. Mbi dhjetra vajza e dhjetra gjimanzistë u ngritën dhe goditën fort shkopinjtë e diktaturës komuniste, u dëgjuan klithma, thirrje, u panë të gjakosurit dhe të plagosurit e parë. Djemtë, ato më të guximshmit, u përpoqën të mbronin shoqet e tyre, duke i mbuluar me trup. Shteti i diktaturës komuniste po gjakoste lulen e rinisë, gjimnazistët. Pas pak minutash në Shkodër u dha alarmi. Me dhjetra e qindra, pastaj me mijëra u grumbulluan në sheshin para Komitetit të Partisë. Ata vinin nga Kirasi, Sarreqi, Dërguti, Dudasi, Arra e Madhe, Perashi, Rusi, Skënderbegu, nga tëra lagjet e qytetit të Shkodrës. Pas pak filluan të vinin nga fshatrat përreth, në krye të të cilëve shquheshin të rinj nga Postriba, një grup i madh të rinjsh në moshë 14-16 vjeçare mes të të cileve shquhej Ardian Faz Shabaj, i cili u bashkua pastaj me masën e madhe të të rinjve që filluan të përlesheshin. Pas pak arritën protrestues nga Malësia e Madhe. Komunistët u tkurrën, u trembën, u tmerruan dhe ia mbathën drejt Komitetit të Partisë. Në ndihmë të tyre arrritën 3-4 mjete të blinduara. Nga dritaret e Komitetit të Partisë u hap zjarr mbi turmën e paarmatosur. Ranë të plagosurit e parë edhe numri i tyre rritej me shpejtësi. Plumbat e partisë se punës goditën për vdekje 4 djelmosha të rinjë, lulja e rinisë dhe e krenarisë shkodrane, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka. Tani asgjë nuk e ndalte turmën.
Turma dogji 2 autoblindet, qindra e mijëra të tjerë, pasi sulmuan disa herë Komitetin e Partisë, hynë në katin e parë, të dytë, të tretë. Bastija komuniste ra. Tymi dhe flaka u dukën në disa dritare të ndërtesës së urryer. Pastaj turma u drejtua drejt Radio-Shkodrës në një miting spontan, ku qytetarë të ndryshëm bënin thirrje për liri demokraci, për të ruajtur qetësinë etj. Kjo ngjarje bëri që të rritej në të gjithë Shqipërinë protesta dhe përpjekjet për shëmbjen e komunizmit të njihnin vetëm rritje. 2 Prilli ishte një mesazh mbarëkombëtar për të larguar nga drejtimi i vendit PPSH dhe për të vendosur në Shqipëri një qeveri demokratike, të integruar në strukturat euro-atlantike. Kanë kaluar 14 vjet nga dita historike e 2 Prillit 1991. Shumë ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur. Pas një drejtimi 4-vjeçar, të suksesshëm të PD, në Shqipëri '97-'98 erdhën në pushtet me dhunë, me kryengritje të armatosur bijtë e Partisë Punës, PS, të cilët me votën e vjedhur qëndrojnë në pushtet. Sot, kur komunizmi është shembur në shkallë botërore, kur pluralizmi është bërë mbizotërues, kur SHBA, BE janë shumë të interesuar që në vende të ndryshme të botës, me votën e lirë e të ndershme të vendosen në pushtet qeveri demokratike, socialistët shqiptare nuk mund të veprojnë për të përjetësuar pushtetin e tyre me metoda të PPSH, por përpiqen me forma, mënyra të ndryshme, të sheqerosura e të pudrosura me propagandë gjoja demokratike për të dhënë imazhin se qeverisja e tyre është e suksesshme, demokratike, progresiste.
Populli shqiptar, ata që shkruan Epopenë e 2 Prillit, lëvizjet e mëdha studentore, të përndjekurit politikë, intelektualët e përgjegjshëm, çdo shqiptar e kanë të qartë se socialistët për 8 vjet bënë të ndërprehet ai zhvillim i vrullshëm dhe i suksesshëm i vendit nga demokratët, pavarësisht edhe nga të metat e dobësitë. Shqipëria është sot një ndër vendet jo vetëm më të varfëra në Europë, por renditet në grupin e më të varfërve në botë. Shqiptarët shikojnë të shqetësuar se si në mënyrë korruptive rrisin pasuritë e tyre, një pjesë e mirë e pushtetarëve socialistë, ndërsa rritet numri i atyre që kërkojnë asistencë me vlerë sa një thes miell, papunësia ecën me ritme shumë të shpejta, monopolet vazhdojnë t'i japin goditje të fuqishme zhvillimit të biznesit, konkurrencës së ndershme që shtyn zhvillimin ekonomiko-shoqëror përpara.
Një aparat i tërë qeveritar, tërësisht i paaftë dhe i korruptuar është vënë në shërbim të një klani udhëheqës në PS, të interesave të tyre personale, duke rritur varfërinë, papunësinë, shkelur të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Socialistët e kthyen vendin ku prostitucioni, droga, mafia janë ulur këmbëkryq, duke ulur krenarinë, traditat pozitive kombëtare shqiptare. Shqipëria, vendi me moshën mesatare më të re në Europë, po plaket si pasojë e politikave dështake, korruptive të ndjekura nga qeveria që detyrojnë me mijëra e qindra të rinjë tëe braktisin vendin e tyre. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më larg në integrimin në strukturat euro-atlantike, pasojë e paaftësisë, korrupsionit, mungesës së reformave etj. Përballë një gjendje të tillë 2 Prilli nuk mund të heshtë, sepse në themelin e demokracisë ai ka një vend të nderuar. Ka derdhur gjak, djersë, dije. Përballë një gjendje të tillë 2 Prilli nuk mund të heshtë, sepse në themelin e demokracisë ai ka një vend të nderuar. Ka derdhur gjak, djersë, dije. Nuk mund të heshtë kur sheh batërdinë, katranosjen se ku e kanë çuar vendin. Të heshtësh, të ulësh kokën para së keqes është mungesë përgjegjësie, kulture demokratike, traditë, mungesë emancipimi, nëpërkëmbje e personalitetit të njeriut, skllavërim i shpirtit e i trupit, është vetëvrasje. Në 8 vitet e qeverisë socialiste, 2 Prilli ka qenë një mesazh i madh për çdo shqiptar.
Së shpejti populli shqiptar do të ndodhet para një prove të madhe e shumë të përgjegjshme, me përmasa historike për Shqipërinë, zgjedhjet e përgjithshme. Në vitin 1991, 2 Prilli hodhi mesazhin për të gjithë shqiptarët, "poshtë komunizmi", "liri, demokraci", "e duam Shqipërinë si Europa", që u bënë shtytje për shëmbjen e komunizmit dhe hapën rrugën për krijimin e pluralizmit të një shteti demokratik. Ngjarjet e vitit 1997-1998 qenë katastrofike për popullin shqiptar, sepse komunistët erdhen në pushtet me dhunë me kryengritje të armatosur, duke dhënë një shembull të keq në mbarë botën se pushteti, edhe në një vend demokratik mund të merret me kryengritje të armatosur dhe mund të mbahet me votën e vjedhur. 2 Prilli në ato vite hodhi mesazhin e qëndresës dhe të bashkimit dhe populli shqiptar, PD qëndruan. Sot, kur dhe pak muaj na ndajnë nga ngjarja e rëndësishme, zgjedhjet e përgjithshme, 2 Prilli hedh mesazhin për gjithë shqiptarët: "Shqipëria ka nevojë për ndryshim politik, të gjithë drejt kutijave të votimit, të mos e ndajnë votën, por ajo masivisht t'i jepet PDSH për t'i ndryshuar faqen për të mirë Shqipërisë".
Brahim Bilali, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste "2 Prilli", Pishtar i Demokracisë
Shyqeri Selhani Pishtar i Demokracise
No comments:
Post a Comment