Wednesday, July 16, 2008

Autori Zef Pergega autor i librit kushtuar Mon Dr.Zef Oroshit”Vigan ne Krisht e Vatan”

KOPILIZMIT I GJENDET BABAI?!
ZEF PERGEGA

Autori Zef Pergega autor i librit kushtuar Mon Dr.Zef Oroshit”Vigan ne Krisht e Vatan”
Reagimi i pare
Në prag të demokracisë, Tirana numëronte 9 mijë të shtepisë së femijës, siç quheshin në gjuhën popullore, ose fëmijë të paligjshëm me prindër anonimë. Realizmi socialist realizoi një film artistik, sipas të cilit partia ishte nëna e tyre, ndersa shteti babai, që kryente marrëdhenjë intime në mënyrë të pakurorëzuar. Ky film përcillte mesazhin se, le të shtohen kopilet se ato i duhen partisë!. Nuk dua ti fyej ato njerëz të pafajshem, që shumë prej tyre ndërtuan një jetë normale si gjithë qytetarët e tjerë, por fjalën e kam se kur kopilizmi hyri në damarët e partisë solli edhe vdekjen e ideologjisë. Tani kopilizmi ka hyrë edhe në letërsi e art. Dalëngadalë po zbulohen baballarët e tij. Përderisa nëna ka mbetur anonime mund ta qujmë gjysëm kopilizëm. Në jetën time gazetareske e publicistike për me shumë se 25 vjet në gazeten “Puna” “Koha Jone” e “Agjensia Telegrafike Shqiptare” kurrë nuk kam marrë penen të bëj polemika në shtyp dhe as t’i nxis ato. Kolegëve u kam bërë sugjerime dhe kështu kanë vepruar edhe ato me mua, gjithmonë në pozita korrekte dhe pa shkelur normen e të shkuarit. Çuditerisht duke shfytëzuar deren e pasme të korrektesës në revisten “Kuvendi” që botohët për shtate vite në Detroit, ku unë jam editor i saj lexova nje shkrim të Profesor Mehill Gojani. Ajo që me la shije të hidhur është se faktet e paraqitura në shkrim janë në faqet e librit tim “Vigan ne Krisht e Vatan” monografi kushtuar Mons. Dr. Zef Oroshit, botuar ne vitin 2003. Përseri them çuditerisht se autori mundohet t’i tregojë babës arat kur flet për meshën e Dom Zefit në pyllin e Molungut, 500 m në veri të fshatit te të parëve të mi. Dhe m’u kujtua plaku i mënçur Gjoke Geg Gjoka kur kishte trokitur ne kullen time duke i treguar si nën zë babait tim se Zef Oroshi ishte fshehur ne pyllin e Molungut, dhe ai e kishte parë tek kulloste bagetinë e, gojën e kishte kyçur për njeriun e Zotit. E pyes z. Gojani perse të dhimbset dora ta përmendesh burimin qoftë për një fakt?! Një gazetar, që shkruan në gazeten presticioze “Bota Sot”nuk duhet të verbohet nga verdhesia e asprave
Para disa kohësh duke parë piratesinë, që po i rriteshin qimet e syve bëra një shkrim me titull “Me mirë krijoni se kopjoni”, por siç me tha një malësor dhe krijues i çiltër nga New-Jorku “derri i eger i lavdit nuk merr vesh me fjalë te edukuara”. Nisur nga kjo shkrova shkrimin tjetër se si humbën 200 libra të Mon. Zef Oroshit “Vigan në Krisht e Vatan” 50 kopje nga të cilat ishin dorezuar në dorë të sigurtë në qëndrën e themeluar nga Mons. Zefi. Nga burime konfidenciale dhe në besim të plotë mora vesh se librat u zhduken me qellim, nisur edhe nga fakti se nuk u tha asnjë fjalë se është botuar një libër për ish- udhëheqesin e tyre shpirteror. Kur me ra në dorë libri i Dr. Pjeter Pepes mbi përsekutimin e klerit katolik ne Shqiperi, u gëzova sinqerisht për punen e madhe dhe voluminoze në paraqitjen e dramës shqiptare por, vura re se në një shkrim mbi Zef Oroshin ishte botuar një deshmi e imja sa një këmbë pule, çuditerisht pa e thënë në asnjë vend atë paragraf apo në botimet e mia. Mora vesh se këtë e kishte shkruar një çimkë pa madhësinë e një insekti, që gishtin vrasës të kopilisë mbi fjalën e lirë e ve në një mjekërr të kërrbulur. Z. Pepaj me gjithë njohjen dhe respektin duhet ta këtë parë librin tim në librarinë apo në biblioteken e qytetit të Shkodrës, ku ne 140 faqet e ketij libri mund të zgjidhte një paragraf. Sigurisht si libri im mbi Zef Oroshin dhe libri i zotit Pepaj kanë rënë në dorë të Papeve të Romës. Edhe pse të tjerët po bëjnë piratin mbi shkrimet e mia unë përseri i meshiroj dhe i përmend kolegët e mi në shkrimet dhe botimet e pa paragjykim. Them se nuk është shumë nevoja, që autor nga Shqiperia apo Kosova të tregojnë vlerat krijuese të shqiptarëve të mergatës së Amerikës, kur ne e njohim njeri-tjetirin, duke përdorur kulisat për të dalë në skenen e heroit. Kur e pyeta një herë në Detroit Robert Else, përkthyesin e përktyer dhe njohësin e letërsisë shqiptare se ç’mendonte ai për krijimtarinë në diasporë ai me tha: “Kanë ca dollarë dhe botojne libra” Jo shumë larg bibliotekës se Shkodrës jeton dhe punon i nderuari Dr. Mentor Quku, i cili vitin që shkoi erdhi në Detroit t’u tregonte shiptarëve dhe malësorëve te zajrrte per vatan, mbi ditën e flamurit, nga 120 mijë, 500 prej të cilëve janë me shkolle të lartë e me tituj akademike, 40 shkrimtarë, poet, publiciste e botues, 60 malësore me universitete të kryera disa edhe ne Amerike për arte, politikë e gazetari, të cilët nuk “mundëshin” të pregatisnin nje fjalim për ditën flamurit. Por lepuri i sposorizimit të këtij udhëtimi fshihëj nën një gëmushë tjetër. Miku ynë Quku mbas mbremjës nuk pati kohë të takojej me kolegët, po iku shpejt tek të afërmit në New-Jork e Kanada, sipas destinacionit të vërtetë të ardhjës në Amerikë. Lexova një shkrim të ketij autori për Mon. Zef Oroshin dhe në anjë frazë nuk përmendet qoftë edhe shkarazi autori i monofrafisë së monsinjorit botuar nga ana ime, që u kërkoj falenderim vetëm fëmijëve të mi që e ngushtuan birën e rrypit të botohej ky libër. Kjo nuk është që tjetër vetëm një fyerje dhe një poshtërim i qellimtë që i bëhet të drejtës së autorit. Nese ai është atudiues i veprës së Mjedës, duhet ta lexonte të pakten librin mbi Oroshin në bibliteken “Marin Barleti” Institui i Kultures Shqiptaro-Amerikane, që unë drejtoi në bashkëpunim me “Albdreams” “Kuvendi” dhe atdhetarin e kulturuar Julian Cefa, organizumam vitin e kaluar një konferencë shkencore, kushtuar Mons. Zef Oroshit, Abat Prend Doçit dhe Dom Nikoll Kaçorrit. Përsonalisht i ftoi miqtë e fjalës së lirë Pjeter Jaku, Rush Dragu, Gjeke Gjonleka, Naum Prifti, Gjeke Marinaj, Vehbi Ismaili, Dalip Greca, Elinda Marku, Beqir Sina, Kolec Traboini, Gjeto Turmalaj, Mimoza Dajçi dhe Merita Bajraktari dhe pse jo edhe ndonjë tjetër se si mund të rregullohet sado pak atmosfera krijuese dhe se si mund të pengohet pirateria e të shkrurit. Besoi në sinqeritetin tim, dhe në njohjen e miqëve të fjalës së lirë të jemi kuptuar. Nuk jam banor i lavdit, as vuaj nga xhelozia dhe as e mberthej emrin në kopertina librash me thumba patkojsh të prodhur enkas në kovaçhana të verdha dosjesh. Ne do të marrim nga njeri- tjetri, ide dhe fakte, pa u kthyer në letër kopjetive, por gjithnjë duke përmenduar të pakten një herë burimin. Pothuajse te gjitha faktet e botuara ne librin tim “Vigan ne Krisht e Vatan” janë të dëgjuara nga unë nga vetë goja me zerin e Mons. Zef Oroshit incizuar në një kasetë! Kush mund ta di jetëshkrimin e Zef Oroshit me mire se Zef Oroshi?!. Për çdo shkrimtar nuk ka burim me të paster dhe me luks se ky, por miopia e njerëzve për t’u dukur hulumtues të mëdhenj vetëm sa ua shterr flaken e fitilit të zi të kandilit. Pallaskat e thata të lojës së ping-pongut me varferinë e shpirtit të shitur, të dashur miq e kolegë, nuk me duket se shprehin vlera hulumtuese e artistike dhe as madhështi vertebrash në karakter! Me thoshte një mik, që kishte punuar mesues se me kopje mund të marrësh një provim, por jo shkollën edhe nese të rreshtohesh me dishepujt!
Zef Pergega

No comments: