BEQIR SINA, New York
Festivali i Parë Folklorik në Diasporën Shqiptare të Amerikës burim i pashterëshm i gurrës popullore
Çmimin më të rëndësishëm,"Flamuri i Festivalit", e mori shoqëria kulturore nga New Yorku, "grupi Bashkimi Kombëtra' me drejtues Gjergj Dedvukajn
WARREN - ROCHESTER HILLS MI: Në Rochester Hills të Detroitit, përfundoi Festivali i Parë Folkolirk i Diasporës Shqiptare në SHBA-ës . Aktiviteti më i veçantë, i pari dhe më i madhi i organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare "Shën Pali" në Warrën afër Detroitit në Qytetin Rochecter Hills. Ku shërben Meshtari dhe famullitari i saj dom Anton Kçira. Në mesin e rreth 150 pjesmarrësve, dhe pesë shoqërive kulturore, dy grupet nga New Yorku, ai i djemve dhe vajzave të Kelmendit, dhe ai i Bashkimit Kombëtar, fituan çmimet e para së bashku me grupin e kishës se Shen Palit, "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu"
Udhëheqësi artistik dhe libretist, i këtij festivali poeti Gjovalin Lumaj një ndër organizatorët kryesorë, thotë se ndër kriteret kryesore për pjesëmarrësit në festival është “zgjedhja e bukur e grupeve folklorike shqiptare që edhe më parë kanë demostruar vlera në këtë zhanër, këtu në SHBA-së, qasja e gjithanshme dhe shumëllojshmëria e burimeve folklorike nga të gjitha trevat, ruajtja e kultivimi i taditave tona të mrekullueshme, si dhe ajo më e rëndësishmja, trashgmnia e këtyre traditave të bukura kombëtare në Diasporë“.
Në Festivalin e Parë Folklorik të Diasporës Shqiptare në SHBA-ës, u konkurua në rreth 20 kategori me çmime për këngë, valle, veshje popullore, dhe prezantimi e defilimi në skenë. Në festival u paraqitën me program folklorik burimorë, nga të gjitha trevat tona si edhe nga Çamëria, të Malësisë së Kelmendit, me këngë për krye krahu, këngë me lahut, çifteli, vajëtim, kërcim Malsorçe e të tjera. Dhe, mund të themi lirisht ashtu siç u shpreh edhe në ditën e hapjes së festivalit, mikpritësi i tij Meshtari dhe famullitari i saj dom Anton Kçira, se çmimin e parë e ka publiku u mrekullueshem, mërgimtarët tanë nga të gjitha anët që e ndoqën me interesim të madh këtë festival.
Dom Anton Kçira tha se " Festiavli i Parë Folklorik i Diasporës në SHBA-së, është festivali i "Perspektivës së një bashkimi kombëtar(Kosovës, Shqipërisë, Çamërisë, shqiptarve të Malit të Zi, atyre në Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medevegje) në një skenë, dhe i ruajtjes së vlerave dhe kultivimi i traditës sonë kombëtare".
Në këtë festival triumfojë me të vërtet kënga, vallja, melodia dhe veshja e larmishme kombëtare shqiptare. Kësaj radhe, u dëshmua se në një konkurencë të fortë, në New York, erdhën dy çmimet më të rëndësishme të festivalit, dhe më shumë se gjysma e çmimeve inkurajuese, Çmimi e parë të festivalit, Flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare, i cilësuar Çmimi i Parë i Festivalit”- i takoi shoqërisë kulturore nga New Yorku, "grupit Bashkimi Kombëtra' me drejtues Gjergj Dedvukajn. Cmimi i dyte njëra nga grupet organizatore e festivalit shoqërisë kulturore të kishës së Shën Pali, grupit "Gjergj Kastrioti . Grupi më i duartrokitur duket se ishte grupi i djemeve e vajzave "Kelmendi" nga New Yorku.
Drejtor artistik i këtij Festivali ishte rapsodi Fran Gjokaj, udhheqës artistik dhe libretist poeti Gjovalin Lumaj ndersa regjizor i festivalit Ndue Gjekaj. Për ndarjen e çmimeve ishte ngritur edhe nje juri me profesionist të kësaj fushe. Juria e festivalit ishte përbërë nga kryetari Zef Përgega, gazetar dhe publicist i njohur, studiues i vlerava folkolrike shqiptare, Met Agolli ish koreograf i ansambilit Kombëtar, dhe pjesmarrës në të gjitha festivalet kombëtare në Shqipëri.profesor Lulash Palushaj studiues dhe njohës i mirë i folkolrit tonë, Mëhill Cuni mysafirë special nga Shqipëria, specialisti i muzkës Tonin Tushaj, dhe njohësi i folklorit Julian Cefa. Festivalin e prezantuan Dritan Dragu dhe Nerina Jahja. Festivalin e hapi kënga me titull "Nuk kam djem me u kalb në Qeli" ndërsa u mbyll me vallen "Vallja e Pavarësisë së Kosovës". Në festival morën pjesë këngëtar, vallëtar, instrumentistë dhe grupe nga Micigani, Bostoni dhe New-Jorku.
Festivali u organizua në mjediset e kishës se Shen Palit, dhe u zhvillua për tre ditë me rradhë nga 3-6 korrik 2008. Sponsor gjeneral i festivalit ishte Kisha Katolike e “Shen Palit”, Warren - Rochester Hills, Michigan. Sponsor të tjerë që e mundësuan realizimin e këtij aktiviteti të parë në këto përmasa në këtë pjësë të Amerikës, ishin biznesment e suksesëshm Ekrem Bardha, Marash Nucullaj, Ndue Ftoni,Malote Ivezaj.
Box:
Çmimi i parë i festivalit , iu dha shoqërisë kulturore të kishës së Shën Palit grupit "Gjergj Kastrioti - Skëndërbeu". Çmimi i Dytë i festivalit iu dha "Grupit të shoqërisë kulturore " Djemtë e Kelmendit" nga New Yorku.Dhe cmimi më i rëndësishëm,"Flamuri i Festivalit", iu dha shoqërisë kulturore nga New Yorku, "grupit Bashkimi Kombëtra' me drejtues Gjergj Dedvukajn.
Çmime dhe çertifikata inkurajuese :
Kënga më e mirë 'Nuk kam djem me kalb në Qeli" kënduar nga Lulash Palushaj.
Këngë më e mirë folklorike "E dua Kelmendin" rapsodi Fran Gjokaj
Çmimi i ardhmërisë " Zoti e bekoft Amerikën" kënduar nga Albert Stanaj me tekst të Julian Cefa
Çmimi i publikut "Tri heroinat" kënduar nga Dila Geca, shkruar nga Gjovalin Luma
Çmimi folklori qytetar "Qytetare shkodrane", Sokol Martini - Gjergj Dedvukaj.
Çmimi Instrumentistët e traditës, "Shoqëria Bashkimi Kombëtar" New York.
Çertifikata "Motivi burrëror", për solisten e vogël dhe të talentuar Hana Lulgjuraj
Çertifikata "Solisti më i mirë" - Ylli Isufaj
Çertifikata "Cifti më i mirë i vallëtarve" Mark Camaj, Kristina Sinishta, Joli Paparisto.
Çertifikata për Kostumografi - "Vallja e Kelmendit.
Grupi më i mirë i valleve u shpall "Bashkimi nga Boston"
Vallja më e mirë e festivalit u shpall "Vallja e Pavarësisë" Joli Paparisto
Çertifikata, koreografia më e mirë, udhheqësi i grupit të vallëtarve nga Bostoni , Bashkim Braho.
Çmimi i publikut Grupi i Vajzave të shoqërisë "Rozafati' nga Kisha katolike Zoja e Shkodrës New York, me udhëheqëse artistike të mirënjohurën Axhelina Nika
Thanë për festivalin :
Marash Nucullaj:
Festivali mendojë se hyri në çdo familje shqiptare në Detroit e rreth tij. Pasi, ky është i pari dhe shumicae pjesmarrësve as kishin parë e dëgjuar për festivale të tilla. Ky festival u hap rrugën që në të ardhmen të organizohen festivale edhe më madhështore, edhe më të bukura. Megjithatë, e mira nuk ka fund - dhe ky festival do të mbeëtet festivali i së ardhmes. Kjo ishte një ekspierencë e re, këtu në Detroit, e cila në të ardhmen nxjerr më shumë detyra. Pasi edhe qëllimi i organizimit të këtyre festivaleve, është që ato të mirëpriten dhe të lënë mbresa.
Fran Gjokaj :
Është koha që në Amerikë të mbahet edhe një festival gjithë kombëtar me pjesmarrës nga Shqipëria, Kosova, Arbëreshët e Italisë dhe nga ata shqiptar të të gjitha viseve.Mesazhi i këtij festivali është përcjellja e jehonës së tij tek të gjithë komuniteti shqiptar në këtë shtet dhe që cdo njeri të përfitojë nga ky festival.Të mësojë nga vlerat dhe virtyetet e vërteta të folklorit burimore kombëtar. Shqiptarët e Amerikës, me anë të këtij festivali , e panë veten e tyre edhe një herë në vendlindjen e tyre. Ata kaluan disa çaste mes bukruive të mrekullueshme të Kelmendit,panë Camërinë , Kosovën , panë gjithë Shqipërinë me forcën e saj të madhe të këngës e valles popullore shqiptare.
Bashkim Braho.
Është një pjesmarrje e bërë nga ftesa e cila na bëri organizatori i këtij festivali Kisha katolike shqiptare në Detroit Shën Pali.Dhe ftesa e tyre ishte një kënaqësi për ne .Ky festival si hear e parë dhe organizimi i madh që kërkon në festival janë për t'u lavdëruar.Si hear e parë ky festival kishte shumë gjëra të cilat nuk i kam parë në festivalet e tjera.Prakalimi i fillimit të festivalit, ishte hear e parë që mbahet në Amerikë.Grupet pjesmarrëse duket se janë të përgatitura mirë dhe shprehin qartë atë larminë e madhe të të gjitha ngjyrave të folklorit tonë kombëtar.
Gjovalin Gega
Festivali për këtë pjesë të komunitetit shqiptarë në SHBA, tregon se kjo është një mrekulli të shohësh që në një festival si ky të mblidhen kaq shumë shqiptarë.Kënaqësia më e madhe është se të rinjët tanë fëmijët tanë, gëzojnë përpra këtyre grupeve me plot ngjyra dhe me këngë e valle nga të gjitha tervat tona.gega thotë se ky festiavl më shumë se gjithcka tregonë bashkimin.
Angjelina Nika :
Festival i mbi të gjitha tregon se kudo që jemi ne shqiptarët, edhe kaq larg sa këtu në Amerikë, këngën e vallen popullore e kemi në zemër, e kemi tarditë e trashëgmni. Fati ynë që pjesa më e madhe këtyre organizatorëve të këtyre festivaleve se në Neë York edhe këtu, kanë një kulturë dhe eksperiencë në këtë fushë për bër një festivali kaq të bukur.
Zef Pergega :
Festivali prezantoi, aktivitetin kulturor të vitit, në Detroit, dhe ndoshta më të veçantin në diasporë, me organizimin e Festivalit të Parë Folkolirk i Diasporës Shqiptare në SHBA-ës. Para së gjithash organizimi i këtij evenimenti kulturor shihet në sytë e thellë të pjesmarrësve të shumtë, si një ngritje të ndërgjegjes atdhetare në kultivimin e vlerave, përkundër anakronizmit ahenxhinj. P jesmarrja e grupeve folklorike që veprojnë në Michigan, New York e Boston sihte me të vërtet një garë konkuruse. Specialistët janë të mendimit se aktivitetet që organizohen në diasporë, në shumicën e rasteve, nuk kanë pika takimi me folklorin dhe traditën burimore të këngës dhe valles popullore. Ne diten e hapjes,për herë të parë në Amerikë u bë një parakalim i grupeve në qytetin Rochester Hills në ambientet e jashtme të kishës së Shën Palit.
Gjoovalin Lumaj:
Përgjithësisht mund t'a quaj një festival të suksesëshme. Këtë e tregojë edhe interpretim i shkëlqyer i këngëtarve e vallëtarve të grupeve dhe solistëve të këtij festivali, e tregojë publiku ynë i mrekullueshem. Festivali pati vlera, të cilat janë për t'u vlersuar dhe marrë në konsiderat edhe për të ardhmen tonë. Ky do të ishte një festival gjithë përfshirëse, me të gjitha këngët e vallvet tona prej nga Kosova, Shqipëria e Camëria.
Dom Anton Kcira
Festivali i parë i diasporës shqiptare, e bëri këtë kishë (Kishën e Shën Palit) të duket edhe më e bukur. E mbuluar e tëra kuq e zi, dhe e zbukuruara dhe e hijeshuar me ngjyrat e bukuara të veshjeve popullore kombëtare të grupeve, pjesmarrëse. nga këngët e vallet tona më të bukuara, ishin mrekullia e këtij festivali.
Kisha e Shën Palit, i ka ruajtur gjithmonë këto visare të çmuara të kombit tonë, edhe këtu përtej oqeanit edhe athere kur rrezikohej egzistenca e saj. Mbajtja e gjallë e trashëgmnisë sonë kombëtare, bëhet të tregojmë vlerat më të mira të traditës sonë kombëtare. Kështu, që edhe ky festival për ne që jetojmë në emigracion ka vlera shumë më të mëdha përcjellëse tek brezat tanë. Festivali ngelet si trashgmni e fëmijëve shqiptar në emigracion, me këngën, vallen e melodin shqiptare të të gjitha visve shqiptare, prej nga Kosova, Shqipëria dhe Camëria.
No comments:
Post a Comment