Sunday, May 1, 2011

Komuna Kelmënd : Perfaqësues të lartë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Tamarë.Perkrahin Gjeto Dukën!(FOTO…)

PDSH e zonës Kelmënd dhe kandidati i saj Gjeto Dukaj është në nje fushatë intensive për tu treguar banorve te zonës për programin e kesaj force politike dhe të kandidatit të saj Gjeto Dukaj.
Keshtu që në Tamare dolen për një takim elektoral; Rektori I Universitetit Z.Artan Haxi,ZV.Rektori Fatmir Vadahi, Kancelari Florian Bianku Dr.i shkencave biologjike Rrok Smajlaj dhe një pjese ë stafit raktorial te univeristetit të cilet shprehen para të pranishmeve ne takim perkrahjen e plote per kandidatin për Kryetar Komune Ing. Gjeto Dukaj dhe nder të tjera ata edhe premtuan se nga ana e tyre do të kenë
Përkrahje maksimale nën drejtimin e Gjeto Dukaj në rritjen e cilesisë arsimore në këtë zonë dhe perkrahjen e studenteve kelmendas që studiojnë ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”.Orjentimin e shoqatave të ndryshme që kanë lidhje dhe të bashkëpunojnë për shumë projekte,drejt Kelmëndit për zhvidhimin e kesaj zone në fushat e ndryshme e veçanarisht të turizmit.

Dokumentet e CIA-s/ Ekzekutimi i rivalëve, të Enver Hoxhës nga Jugosllavët

Një histori konspiracioni që sipas CIA-s, por edhe nga dëshmi të tjera të ngjashme të shqiptarëve të njohur, tregon se si rivalët e mundshëm të diktatorit Hoxha, por edhe personazhe që nuk ishin komodë për jugosllavët pasi kërkonin bashkim të Shqipërisë me Kosovën dhe kishin qëndrime nacionaliste, u eliminuan njëri pas tjetrit. Duke akuzuar në fillim si antititistë e më pas si titistë, të gjithë njerëzit pranë apo që rivalizonin Hoxhën, të cilët më pas bëheshin “kurban”, për hir të miqësisë shqiptaro-jugosllave apo armiqësisë së mëvonshme të këtyre të fundit.

“Vëllazëria” Enver-Tito është një nga periudhat më të përgjakshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve që sapo kishin dalë nga lufta. Edhe pse prej vitit 1948 makineria komuniste e propagandës bëri të pamundurën të shuante çdo gjurmë të “vëllazërisë” që çoi në vdekje qindra intelektualë shqiptarë dhe ndihmoi në masakrimin e mijëra të tjerëve në Kosovë, dhjetëra dëshmi dhe dokumente prej atyre ditëve tregojnë krejt të kundërtën. “Ai i madhi (Enveri) bën ç’i thonë jugosllavët”, - citon Sejfulla Maleshovën, Petro Marko në kujtimet e tij (“Intervistë me vetveten”), në pjesën që mundi ta shkruante vetëm pas rënies së diktaturës. Në mënyrë të pavarur njerëz si Petro Marko, vullnetar i Luftës së Spanjës, At Zef Pllumi, një ndër ikonat e mbijetesës antikomuniste dhe agjenci inteligjence si CIA, japin dëshmi të qarta të lidhjeve të varësisë mes regjimit të Hoxhës dhe atij të Titos. Por, ndërkohë, vetëm pak kohë më parë, ndërsa përkujtonin lindjen e diktatorit adhuruesit e fundmë të tij gjetën kohë t’i thurin edhe një herë lavde, “pikës së tij të dobët”, që paskësh qenë Kosova dhe patriotizmit të rremë që ai ngriti për të mbajtur në këmbë diktaturën. Por, në të kundërt Hoxha ndoshta ishte një ndër bekuesit e masakrës së Tivarit, ku u ekzekutuan të paktën 1700 shqiptarë të Kosovës, viktimat e të cilit kaluan përmes Shkodrës, ndërsa qindra të tjerë përfunduan të vrarë apo të burgosur vetëm për shkak se nuk e donin një “vëllazërim të tillë”.

Nga ana tjetër, vetë lufta brenda llojit te komunistët shqiptarë ishte dhe një nga dëshmitë që duket se këta duhej të jepnin para padronit për besnikërinë. Kjo e fundit dëshmohej duke akuzuar në fillim si antititistë e më pas si titistë kundërshtarët apo ata që nuk u pëlqenin, të cilët më pas bëheshin “kurban”, për hir të miqësisë shqiptaro-jugosllave apo armiqësisë së mëvonshme të këtyre të fundit.

Viktima e parë e rëndësishme e “vëllazërisë” sipas CIA-s është Mustafa Gjinishi. Njeriu që nënshkroi marrëveshjen e Mukjes që duhej të bashkonte nacionalistët shqiptarë në një front kundër fashistëve me qëllim një bashkim kombëtar. "Mustafa Gjinishi u ekzekutua nga Gega me urdhër të jugosllavëve më 1944", - thuhet në faqen 76 të dokumentit të CIA-s për “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik” të bërë publik më parë. Në dokumentin në fjalë në asnjë moment nuk lihet të dyshohet se si Hoxha dhe Xoxe u kishin shërbyer me të njëjtën devotshmëri jugosllavëve. Në përshkrimin që bën për betejën e Xoxes me Hoxhën, CIA, edhe pse e përmend propagandën e Hoxhës që ia vishte Xoxes krimet në emër të jugosllavëve, thotë se që të dy ishin njëlloj të bindur. “Nuk ka asnjë provë që qoftë Hoxha, qoftë Xoxe, i rezistuan në njëfarë mënyre dominimit jugosllav”, - shkruhet në faqen 19 të raportit, sipas të cilit nëse do të kishte qenë Xoxe i përzgjedhuri nga rusët për të drejtuar vendin, me shumë mundësi si titist do të ishte dënuar Enver Hoxha. Ky i fundit, sipas CIA-s, nuk shpëtoi dhe as u përzgjodh nga Stalini si drejtues në Shqipëri për shkak të kundërshtimit të Titos, por si “kukulla më e përshtatshme”.

CIA citonte se ishte lufta dhe inatet apo bindjet e ndryshme brenda komunistëve dhe spastrimi i imponuar nga jugosllavët që dërguan drejt vdekjes qindra shqiptarë. Petro Marko kujton se si e burgosën pas një grindjeje me ambasadorin jugosllav në Tiranën atëherë të veshur me flamuj jugosllavë dhe të mbushur me njerëz që brohoritnin në rrugë: “Enver e Tito”. “Kudo populli thërriste Enver-Tito edhe ne me Enverin në krye thoshim dhe shkruanim se pa Titon nuk do ishim çliruar. Kudo vareshin flamuj të gjatë jugosllavë bashkë me flamurin tonë”, - kujton Petro Marko. Sigurisht në një kohë të tillë askujt nuk i shkonte në mendje të kujtohej për Kosovën. Të gjithë ata që e përmendnin, duke filluar nga Mustafa Gjinishi, u vranë. Në të njëjtat faqe ku flet për tradhtinë që Hoxha i bëri Kosovës, Marko shkruan se ai e mjaft të tjerë, edhe pse komunistë të orëve të para, i shihnin jugosllavët si pushtues. Sipas shkrimtarit, thuajse të gjitha ndihmat që vinin për Shqipërinë nga UNRA transportoheshin më tej për në Jugosllavi, ndërsa të gjithë ata që ngritën zërin për të kërkuar në Shqipëri mbështetje për masakrat që po bëheshin në Kosovë, u arrestuan dhe iu dorëzuan partizanëve jugosllavë. Në kujtimet e At Zef Pllumit jepet e njëjta pamje e Shqipërisë. Flamuj e këngë jugosllave në rrugët e Shkodrës. Në një nga faqet e librit At Zefi tregon se si flamurin shqiptar të ngritur në kambanoren e kishës ku ai shërbente, e ulën për të parë, për të vënë në vend të tij, flamurin jugosllav. “Patër,- i thashë, - të gjitha i di, ata që e vunë flamurin jugosllav ishin dy partizanë me pushkë të dërguem nga komanda...”, kujton At Zefi në faqen 23 të librit “Rrno për me tregue”.

Në të njëjtën pjesë të librit është edhe rrëfimi mbi mijëra të rinjtë e Kosovës që u masakruan në Tivar, në rrëfimin e tij At Zef Pllumi tregon se si mijërat kaluan përmes gjithë Shqipërisë së Veriut për t’u vrarë në Tivar. Ndërkohë, përkundër asaj që pretendon propaganda komuniste e ngritur për vite me radhë në Shqipëri, nuk ishte Hoxha ai që doli kundër Jugosllavëve. Sipas CIA-s, duket se ky i fundit kishte zgjedhur të rrinte në hije, për të parë se si mund të përfitonte duke ia lënë në dorë Koçi Xoxes të nënshkruante fillimisht marrëveshjet me jugosllavët apo urdhrat e dënimit të mijëra personave dhe më pas t’i denonconte ato. “Është mjaft interesante se është pikërisht Koçi Xoxe “titisti” ai që në korrik dhe gusht, ndërmori fushatën e denoncimit të regjimit të Titos”, - shkruan CIA në faqen 22 të raportit. Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe Hoxha nuk ishte ndier. Për herë të fundit, sipas CIA-s, ky i kishte përmendur jugosllavët në shkrimin “Mbi rëndësinë e Titos për Shqipërinë” në janar 1948 në gazetën “Zëri i Rinisë”.
Loading...


*

Saturday, April 30, 2011

Shkoder-Hani i Hotit, 6 urat ne fund te korrikut gati

Vendoset trau mbajtes I ures 57 metra te gjate ne askin rrugor Shkoder-Hani I Hotit, ne vendin e qujatur Ura e Vrakes. Ne punimet qe po behen ne kete aks sipas menaxherit te projektit Giovani Zaccaria, deri tani jane kryer rreth 36% e puneve dhe shkak per vonesat kane qene shpronesit dhe pastaj edhe situata e permbytjeve. Por nese kjo situate vazhdon per kompanine italiane cdo gje duhet te perfudnoj brenda kontrates.

Aktualisht jane ne pune e siper ndertimi I urave dhe keshtu deri ne fund te korrikut sipas ritmit te puneve pritet qe te 6 urat te perfundojne sqaron menaxheri Zaccaria.

Autostrada Shkoder-Hani I Hotit me nje gjatesi prej 43 km kap koston e 40 milion eurosh dhe eshte nje investim I qeverise italiane dhe shqiptare. Afati I perfundimit te punimeve eshte shtatori I vitit 2012.

Friday, April 29, 2011

Plani i KQZ, 4 865 vula rezervë e burg për komisionerë

Fejzi Braushi

Tiranë- Çdo skenar i forcave politike për të bllokuar procesin e votimit përmes tërheqjes së komisionarëve, së bashku me vulën, do të jetë i destinuar të dështojë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot vendimin për të prodhuar vula rezervë për çdo qendër votimi, në mënyrë që të përdoren në ato momente kur përfaqësuesit e një force politike do të braktisin procesin, duke marrë me vete edhe vulën e QV-së. Gjatë mbledhjes së djeshme, KQZ miratoi edhe manualin e trajnimit të komisionerëve të nivelit të tretë, ku për rastet e braktisjes së vendeve në komisione janë sanksionuar gjoba maksimale si dhe ndëshkime deri në 2 vjet burg.

Vulat rezervë

Në zgjedhjet e shkuara KQZ u gjend shpeshherë para faktit të dëmtimit dhe humbjes së vulave, si pasojë e largimit të komisionerëve nga detyra. Ky institucion ka qenë i detyruar që brenda një kohe shumë të shkurtër të bëjë zëvendësimin e këtyre vulave, në mënyrë që të sigurojë vazhdimin e procesit të votimit. Nisur nga eksperienca e proceseve të mëparshme, por edhe nga mundësia që një gjë e tillë të përsëritet në një shtrirje më të gjerë në këto zgjedhje nga komisionerët socialistë, KQZ ka vendosur që të marrë masat paraprake për eliminuar çdo mundësi për bllokimin e proceseve, nëpërmjet skenarëve të tillë. Ndaj për të shmangur qoftë kostot kohore, ashtu edhe ato financiare që do të kishte shpërndarja e vulave ditën e votimit, KQZ ka vendosur që t’i prodhojë ato që në këtë fazë dhe t’i shpërndajë nëpër zyrat e saj rajonale, së bashku me materialet e tjera zgjedhore. Kështu, për shmangien e bllokimit të procesit, KQZ ka përgatitur një projekt-akt që do të miratohet sot e nëpërmjet të cilit parashikohet të prodhohen paraprakisht vula rezervë për çdo qendër votimi, të cilat do të administrohen nga Zyrat Rajonale të KQZ-së dhe do të përdoren vetëm me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këto vula do kenë të njëjtën përbërje si dhe vulat e tjera, me të vetmin ndryshim se krahas simbolit “QV” do të vendoset dhe germa “R”, si tregues se ajo do të jetë rezervë. Pas miratimit të këtij vendimi, KQZ do duhet të prodhojë 4 865 vula rezervë.

Sanksionet

Prodhimi i vulave rezervë do të jetë vetëm njëri hap që do të marrë KQZ për të parandaluar bllokimin e procesit zgjedhor nga tërheqja me urdhër politik e komisionerëve të Qendrave të Votimit. Shumë shpejt, KQZ pritet të miratojë dhe një akt tjetër, që ka të bëjë me zëvendësimin e komisionerëve që mund të largohen nga detyra, ditën e zgjedhjeve. Lidhur me këtë akt, janë në diskutim variantet për t’i zëvendësuar ata me nëpunës civilë, jo partiakë, siç mund të jenë dhe mësuesit. Përsa i përket komisionerëve që do të tentojnë të braktisin detyrën gjatë procesit të votimit, KQZ ka përcaktuar dje dhe sanksionet që faktikisht parashikohen dhe në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal. Në manualin e trajnimit të komisionerëve të KQV-ve, i miratuar dje, KQZ ka përfshirë dhe një kapitull të veçantë që ka të bëjë vetëm me sanksionet ligjore për shpërdorimin e detyrës nga komisionerët. Braktisja e detyrës, pa shkaqe të ligjshme nga anëtarët e komisioneve zgjedhore, anëtarët e grupeve të numërimit apo vëzhguesit, përbën, sipas këtij Manuali, kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie nga 6 muaj deri në 2 vjet heqje.

Thursday, April 28, 2011

PDSH-Kelmënd:Paraqet Ing.Gjeto Dukaj kandidat për Kryetar Komune.(FOTO…)

Në takim mori pjesë dhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptarë Znj.Jozefina TOPALLI.

Ne vazhdim fjala e kandidatit për Kryetar Komunës Kelmënd Ing.Gjeto Dukaj dhe fotografi nga mitingu.

Te dashur vellezer e motra.

E nderuar Kryetare e Parlamentit te Shqiperise znj. Jozefina Topalli,

Te nderuar pjesemarres.

Une jam sot ketu, para jush per te kerkuar voten tuaj per projektet tona per zhvillimin e Kelmendit. Une jam sot ketu si kandidat i Partise Demokratike dhe per kete ndjehem i respektuar. Une jam sot ketu sepse shoh jo vetem shprese, por edhe angazhim konkret te kesaj qeverie, per zhvillimin e kesaj zone. Kam besim se te gjithe bashke do ia dalim te arrijme fitore ne 8 maj. Kelmendi eshte ne krye te vendit jo vetem gjeografikisht por edhe edhe persa i perket zhvillimeve demokratike. Te gjithe ne jemi krenar pasi me Partine Demokratike jo vetem Kelmendi por e gjithe Malesia dhe mbare Shqiperia kane njohur arritjet me te medha ne histori. U drejtohem te gjithe kelmendasve, se si biri i Kelmendit, do te ve ne dispozicion te gjitha aftesite dhe kapacitet e mia per te miren e Kelmendit dhe kelmandasve.

Vellezer e motra.

Me poshte dua me ju paraqit disa prej objektivave me kryesore qe do te realizohen gjate mandatit te ardhshem.

Ne fushen e Infrastruktures.

Une e di se ne kete komune ka nevoje per shume vepra te infrastruktures, pasi pervec informacionit qe kam pasur me perpara, keto dite qe une kam levizur ne te gjithe komunen kam pare dhe jam konsultuar me banoret per prioritetet ne te gjitha fshatrat e Kelmendit. Per kete arsye brenda muajve te veres do te pergatiten projektet per te gjithe objektet e konstatuara dhe do te depozitohen prane institucioneve qeveritare, dhe gjithe institucioneve te tjera qe mund te jene burim financimi.

Me kete rast dua me ju dhane lajmin e mire se eshte lidhur kontrata dhe kane filluar pergatitjet per ndertimin dhe asfaltimin e rruges Hot – Tamare 27.2 km e gjate dhe me nje fond prej rreth 22 milion dollare. Gjithashtu ka perfunduar projekti dhe pritet te fillojne procedurat per tenderimin e rruges Tamare-Vermosh.

Zotohem para jush se gjate ketij mandati do permiresohet infastruktura e kesaj komune me nderhyrje ne te gjitha rruget. Brenda mandatin tim do te behet rikonstruksioni i rruges Tamare – Vukel, ndertimi i rruges Muriq –Vukel, rikonstruksion i rruges Qender Vermosh – Velipoje, rikonstruksion i rruges se fshatit Lepushe. Sistemi i qendres se Tamares me nje projekt me te gjithe parametrat bashkohore te asfaltimit, ndricimit, trotuareve etj. Ne Selce, Broje, Vukel dhe Qafe e Perdelecit do te behet ndertimi i ujesjellesit. Ne Osoje, Mrek, Kalce dhe Gjenovic do te behen projektet dhe do te punojme fort per gjetjen e financimeve per ndertimin rrugeve te reja, kurse ne Ostric, Dobrije dhe Muriq do te ndertohen urat qe lidhin keto fshatra. Do te rindertohen gjithashtu edhe urat e shkaterruara nga permbytjet, si ne Vermosh dhe Lepushe dhe ne gjithe zonen ku ka pasur shkaterrime. Jane bere projektet dhe se shpejti fillon investimi i qeverise shqiptare per sisteminin e lumit te Vermoshit. Tashme po rifillojne punimet per ndertimin e rruges se Doganes ne Vermosh.

Mirembajtja e te gjitha rrugeve egzistuese ne territorin e komunes eshte nje objektiv kryesor, por mbajtja ne gatishmeri gjate gjithe vitit dhe sidomos ne periudhen e dimrit e Rruges se Vermoshit do te jete nje premtim qe do ta mbajme me cdo menyre.

Ne fushen e Arsimit:

Arsimi do te jete nje prej prioriteteve me te rendesishme dhe komuna do te kete nje kontribut kryesor si ne permiresimin e infrastruktures dhe te cilesise arsimore. Per keto arsye ne do te mbeshtesim financiarisht nxenesit e familjeve ne veshtiresi ekonomike per transportin dhe shpenzimet te akomodimit ne konvikte. Komuna do te jape ndihmen e saj financiare per studimet e larta per nxenesin me te mire te shkolles se mesme. Gjithashtu do te stimulojme me menyra te ndryshme konkurencen gjate gjithe vitit me aktivitete per nxenesit me rezultate te mira.

Gjate ketyre diteve ne konsultim edhe me banoret, mendoj se duhet nderhyre me investime ne keto objekte kryesore: Ndertimi i Kopshtit ne Tamare dhe Vukel, rregullimi i Lulishtes se Shkolles Tamare, ndersa ne Vermosh dhe Vukel, do te behet rikonstruksioni i shkollave. Gjithashtu brenda periudhes se veres do te identifikohen te gjitha nevojat dhe do te hartohen projektet perkatese per te nderhyre me investime ne te gjithe objektet arsimore. Do te kujdesemi qe ne te gjitha fshatrat te ndertojme terrene sportive ne menyre qe tu japim mundesine te rinjeve te kalojne ne menyre aktive kohen e lire.

Ne fushen e Shendetesise:

Komuna do te kete kontribut te rendesishem ne menyre qe te rritet ndjeshem sherbimi shendetesor ndaj banoreve te Kelmendit ku do te synohet rritja e cilesise se sherbimit dhe infastrukures shendetesore. Gjate ketij mandati do te behet rikonstruksioni i qendres shendetesore ne Vermosh, Tamare dhe ne te gjitha fshatrat e komunes ku qendrat shendetesore nuk funksionojne do te behen nderhyrje per ti kthyer ato ne funksion te plote ne sherbim te banoreve.

Administrata:

Permiresimi i sherbimit ndaj banoreve dhe kualifikimi i administrates se Komunes do te jete nje objektiv i rendesishem. Prane Komunes Kelmend do te funksionoje si institucion zyra e Shoqates te Perndjekurve Politike. Per te krijuar edhe mundesi te tjera financimi ne bashkepunim me diasporen tone jashte vendit jemi ne fazen e idese per krijimin e nje fondacioni i cili do t,u vije ne ndihme familjeve ne nevoje ekonomike dhe per raste fatkeqesish. Gjithashtu ky fondacion do te kontriboje edhe per investime ne fusha te tjera ne zonen e Kelmendit. Ky fondacion do te jete me kontribut vullnetar dhe do te drejtohet nga nje keshill me perfaqesues nga te gjitha fshatrat e zones si dhe nga diaspora. Kryetari dhe administrata e Komunes do te jene avokati juaj prane cdo institucioni per cdo problem apo shqetesim tuajin. Per kete arsye do te funksionoje nje zyre e vecante per ndjekjen e problemeve tuaja prane institucioneve tjera.

Rrjeti elektrik dhe telefonise:

Gjate ketij mandati do te permiresohet rrjeti elektrifikues ne te gjithe komunen. Qe ne keto momente kemi filluar kontaktet me drejtuesit e kompanise CEZ-it per te identifikuar porblemet ne te gjitha fshatrat dhe per te hartuar nje program investimesh per permiresimin e ketij sherbimi.

Problemi i rrjetit telefonik per fshatrat qe nuk mbulohen, do te zgjidhet ne bashkepunim me Kompanine Celulare Vodafone e cila nga kontaktet qe kemi pasur eshte treguar e gatshme per kete investim.

Kultura:

Do ringjallim interesimin per vlerat dhe traditat e Kelmendit duke filluar me ngritjen e nje Muzeumi per Historikun e Kelmendit. Komuna do te merret me organizimin, perkujtimin dhe festimin e datave e ngjarjeve historike te Kelmendit. Do te kujtohen te gjitha datat dhe personazhet historike te Kelmendit. Do te kompletohet me pajisjet e nevojshme Qendra Kulturore ne Tamare. 100 vjetori i Kuvendit te Greces do te festohet dhe perkujtohet ne menyren me madheshtore. Spektakli “Logu i Bjeshkeve” do jete nen vemendjen kryesore te Komunes si i vemti Spektakel Bukurie ne Zonat e Malesise. Gjithashtu per here te pare do te organizohet “Dita e Diaspores”. Komuna do te asistoje financiarisht ne mbulimin e aktiviteteve kulturore te shkollave, shoqatatave kulturore, te Perndjekurve e shoqates se Grave.

Kelmendasit e mi te dashtun kudo qe jeni.

Kam besim se me mbeshtetjen tuaj dhe te qeverise shqiptare, dhe ne menyre te vecante te Kryetares se Parlamentit, ne do ta bejme Kelmendin nje prej zonave me te zhvilluara. Une jam ketu per te kontribuar me gjithe aftesite e mia, per kete zhvillim te madh qe do te ndodhe ne te ardhmen e afert. Te mos harrojme se jemi Kelmendi i beses, moralit, urtise, zakonit e trimerise. Me fitoren e Partise Demokratike ne 8 maj i ruajme dhe i konfirmojme edhe nje here tjeter keto vlera, dhe hapim nje epoke te re per zhvillimin e Kelmendit.

Rrofte Kelmendi, Rrofte Shqiperia.

FOTOTGRAFI NGA MITINGU…KLIKO KETU…

SHENIM: AlbDreams.net,mirëpret të gjithë kandidatet e subjekteve të ndryshme elektorale që garojnë në zgjedhjet e 8 majit për pushtet lokal për të publikuar programet e tyre.

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

27 Comments to “PDSH-Kelmënd:Paraqet Ing.Gjeto Dukaj kandidat për Kryetar Komune.(FOTO…)”

  1. Zef Kalaj

    …Ne Kelmend ,hera e pare qe PD-ja nxjerre nje kandidate te kompletuar per kryetare komune…! Po a eshte vone kjo zgjidhje…? Kurre nuk eshte vone per zgjidhje te mira…!
    Por duke patur parasyshe traditen popullore te keti komuniteti , qe luhatet mes besimit dhe shpreses,,,do te doja ti thoja z.Gjeto,per tu angazhuar totalisht ne kete fushate me synimin per fitore,,,pasi ne konkurence ka rivale qe duhet ti vleresoje shume si te mundshem per fitore…! Nuk duhet ta lene ne harrese as traditen e qeverisjes vendore te kesaj komune, qe varion nga bajraqet Vukel-Selce….!
    Gjithashtu duhet ti kujtojme :sa me pak asfalt gjate fushates,,,se komuniteti i Kelmendit ,pse nuk ka patur ndryshime infrastrukturore keto 20 vjet,,,ka pesuar shume ndryshime ne rritjen e nivelit te intelegjences popullore…! Nuk jane me Kelmendasit ata qe ne 92′ u thuhej per asfaltime rrugesh e shperndarje autokombajash ne Vukel(premtimet qesharake} ,,,dhe ne fund te mandateve u thuhej: ska qene jete ziftit keto vite,,,apo sjane ba te korrat per autokombaja…!
    Pra duhet te ndahet programi i qeverise nga aj pushtetit lokal,,,me qellim qe te funksionoje administrata si nje stabilizator ekonomik per popullatene saj…
    Ju uroje suksese,duke percjedhe mesazhin qe kandidatet te mos behen produkt imponimi ne vullnetin e popullit,,,por te demostrojne shkalle se me te larte te kultures demokratike…!

  2. LUVIGJ STERBYCI

    Jane ca aktivista falanike qe kishin qefe te fitonte kandidati i tyre z Adriatike por me vjen keq qe endrra e tyre u pre ne mes, me kete raste edhe puna e tyre si puntor pa pagese qe jane mesuar te bejne edhe pune te tjera falas,edhe tani mundimi i tyre po ju shkon kote, ky djale po digjet si fija e barit te njome per te thatin mej fjale po digjet si figure kote,dhe nga eksperienca ime qe kame ne shume fushata elektorale une pa tifozdhike e quaj te fituar kandidatin Z GJETO DUKAJ, ky eshte kryetari i komunes se Kelmenit per vitet ardhshme,por kisha bere Z GJeto nje kerkese qe rivalin e tije Z Adriatik cekaj te jete i perfshire ne stafin e tije qe pushtetin lokale tju sherbeje te terve banorve njesoj,Luvigj Sterbyci mi.

  3. Bajzjani

    Zef Kalaj .
    Ka te drejte se te Shpella e Frashnit,simboli yne eshte kthye ne nje nevojtore publike,marre me i thane kuj se eshte vendi simbol i kastratsve. E pra ne Bajzen tone kane qeverisun te majte dhe te djethte,ndryeshe nga Kelmendi qe e paskan qeverisun te djathtit.
    Po te krahasohen gjerat ne Kelmend (perjashto rrugen qe eshte investim kapital i qevrise shqiptare) ma shume eshte ba atje se sa ne Bajze more Zef.
    Me duket duhet te diskutojme per vetin e te shohim kandidatet tone se sa te merremi me te tjeret.
    E tash nuk jam tu e kuptue a je me ne a kunder nesh edhe rranull kastrati je pra !!!

  4. zef kalaj

    Per “Bajzjanin”
    …Ketu po diskutojme per figurat dhe programet qe kane paraqitur kandidatet e Kelmenit!
    …Nuk po krahasojme vlerat as zhvillimin e Kelmenit ne raport me Bajzen,,,prandaj ti dukesh qarte se e ke konsumuar veten me gjithcka ndaj vendit tan,,,saqe as e drejta e diskutimit nuk te ka mbete…!
    Sa per figuracionin tan qe sjedhe per Bajzen si “nevojtore publike” ,,,nuk duhesh te shqetesohesh aq shume,pasi edhe ashtu ka vlere me shume se krejt Kelmendi edhe kur tua bejne rrugen….!
    Ndersa se me ke jam po te diftoj ,pasi te paska humbur edhe aftesia e te kuptuarit: Une jam ne mbeshtetje te reformave progresiste per zhvillim,,,i mbeshtes te gjitha me mendimin tim te hapur,pa patur nevoje te mbeshtjedhem me lekuren e “Bajzjanit” apo te 100 uniformave tueja qe mbani ne gardorroben e pseudeonimit…!

  5. spirituali

    Ide e mirë është që në rast se fiton ing. Dukaj të përfshihet kandidati i PS por a përfshihet ndokund n’administratë që fiton një parti në zgjedhje persona nga partia tjetër. P. sh. Demokratët e SHBA të marrin n’administratë antarë të P. Republikane. Pastaj a kishte me marrë PS në rast fitoreje në staf antarë të PD?
    Kelmendi është i Kelmendasve, i Shqipërisë dhe i gjithë Shqiptarisë. Nëse edhe sot duhet të qeveriset sipas bajraqeve atëherë Kelmendasit qenkan shumë mbrapa.
    Mendoj se ma shumë /për fat të keq në k’to kushte ku jemi ne shqiptarët/ është në dobi të çdo zone kur pushtetin qëndror dhe lokal e ka një parti…

  6. Bajzjani

    Zef !
    Edhe pse je burr i mire,prap kaj here e humb si xhaferri simiten.
    Helbete tu nxjerr kujin tash dy vjet me ty tek kjo faqe prap u ke qindru me faqe te bardhe
    e flamujt e kungrese i ke majt nalt

    Ja zabardhe faqen tan kastratit me menimet e tua te vyera,mos me pas tjeter vetem ty kena boll

  7. Grebeni

    Moni burra,ulni gjaknat e ne fushe tan mos u katrroni.
    Zefi e dim se kur ktu vehet gja per pd ai kcen si me pa picku kush ne byth e duronje pak bre burra

    ater ai na i ka pas shtru do bankete n predelec e boll patem hager e nuk na shkoj menja me i than haja ***** pija **** se lek te druve te gazerrmave te ushtrise e druve te malit greben kan ken

    urojme te fitoj ma e mira dhe aji qe u pelqen popllit

  8. Emigranti

    PDSH dega e Malsise Madhe duhet ta ngrej zanin ma teper per mangsite e theksueme nga pushteti qendror:

    1.Stacioni Hekurullor i Bajzes i vetmi stacion nderkombetar eshte pothuajse i lanun ne harrese

    2. Rruga Shkoder – Han i Hotit asht duke vonua,a thua se duhet murosja e Rozafes per tu ndertue ajo rruge

    3.Eshte thane e sterthane 100 here puna e nje kompleksi industrial ne Koplik te Sirm e prap nuk duket gja ne horizont

    4.Nuk ka asnje studim per ujitjen e mbishkodres te cilen e djeg hana e jo ma dielli i veres qe e ban shkrumb e hi

    5.megjithse drute e landa drusore tash nje shekull merret ne pyjet e Kelmendit rruga e asaj komune asht lane ne harres

    Me duket se tash 20 vjet si PD ashtu edhe PS e Malesise Madhe kane qene ne vazhdimsine e 50 vjeteve te sistemit te diktatures.

    PRA JENA NGI ME LUGE BOSHH; 50 VJET MA PARE O BURRA LUFTE KUNDER BAJRAKTARVE E REAKSIONIT E TASH 20 VJET O BURRA LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT,FUTJA NJANI TJETRIT E BA LUFTE ME MULLINJET E ERES.

    Prandaj o kandidat i ri i komunes ne kjoftese sado pak munesh me shkrua a me fol ne mendja e me dite SALI BERISHA SE KU BJEN MALSIA E MADHE E JO VETEM NJE DITE ME ARDH NE KOPLIK ME THIRRE E BERTIT E ME LA BISHT PER SHALE E ME IKE

  9. Nick

    Emigrant !
    Nuk jam plotesisht dakort me ju pasi mos me pas ba tjeter gja qeverija asht boll
    -fjala e lire
    -nuk te thot kush se je i prekun a i deklasuem
    -leviz njeriu lirisht ne tan evrop
    -ke tok e mall tanin e nuk e ka kush ne koprativ
    -e shume gjana te tjera,por duhet me luajt duart se nuk e ban punen tane kush
    qeverija te nipon pak por gomarin nxjerre ti prej baltet se je i zoti e mos rri tu kqyer se cha po te bjen qeverija
    pa luajt kraht ste bjen kush gja
    edhe jam i menimit qe te ndryshojme pak ne traditen tone;ti lam mej ane inatet e luften ne mes bajraqe kush je ti e jo se ka pas ken dikur nje burr si ai e ska

    te lam inatet e luften e klasave (lufta blu kunder te kuqes) o kshtu na ka xjerr evropa jasht me gjith zhele se do thote se prap budalla kenkan kta

  10. Mark Gjonaj

    Te dyja komentet, e Emigrantit dhe e Nickut, jane platforme qe ai qe fiton votat, ti shkruaje dhe te ballafaqohet me to sa here ndjene veshtirsi,se ka me u zgjedhe e zgjedhe perseri kryetare komune ne Kelmend. Faleminderit!

  11. Rinia e Kelmendit

    Te dashtun shoke me bani me shkrua,
    Komenti i Luvigj Sterbyci me ja fillua.
    Ti i dashur mik,
    Jeton ne Amerike.
    E kjo gja ty te ka pengua,
    Kush fiton ne Kelmend ske si me e vlersua.
    Jepi, shfryu si gjyryk,
    Mbushi rreshtat kasht e byk

    KELMEND, te erdhi kjo dite,
    Boll u lodhe duke e prite.
    I provove te gjithe per dere,
    RINIA, duhet ta marre kete here.

    Te zhgenjyer tash 20 vjet,
    Me premtime cdo 4 vjet.
    KELMENDAS eshte koha me kuptua…
    Kjo eshte RRUGA e VETME per me NDRYSHUA…

    Ne kelmend ku varet harta,
    20vjet premtime te thata,
    Na la mbrapa politika,
    20 vjet pa rruge pa drita,

    Ne fushat te gjith premtuan.
    Pore me vone te gjithe harruan.
    Premtun rruge e vende pune.
    Vec me dale kryetare komune.

    Tani emrin e dhuroi deti per publikun.
    Forcen e besimit, malet qiell gervishtese.
    Voto ADRIATIKUN dhe jo partine socialiste.

    ‎..KELMENDIT sot i ka ardh dita..
    Me pas rrug e me pas drita..
    Per kandidatin mos keni dyshime..
    Ky dot punojne jo thjesht premtime..
    Ja vlen me e votua kete djal ar..
    Komuna KELMEND me e pas KRYETAR..
    Ta themi si shok ta them si mik..
    Te uroj FITORE ADRIATIK…URIME

    Albano VOLAJ

  12. Zef Kalaj

    …A e njeh kush tjeter kete “Bajzjanin” prej Kelmenit , a vec vete…?
    Se “Gerbeni” ashte vec sa me verua bagetite,,,e prej tij skeni ca me prite ma shume,,,por ju kandidate te nderuar (qe te tre) jepni fushates frymen demokratike,e cdo i ri nga zona e juaj e perqafon dhe e don …! Keta qe skane ide,nuk mund te kene as rrespekt per veteveten e jo ma per demokracine…! Per keta mjafton vetem e drejta e “fjales se fshehte” ose sic i kemi thene dikure “spiunlleku”….!
    Ne fitore te kandidateve ,mos keni frike se nuk ju nderhyne kush,,,vete populli i Kelmenit do ta zgjedhe,,,ndoshta jo ma te mirin por ate qe meriton…!

  13. Pulçak...

    do gjana qe i ka nije dhe i kam pa :
    kandidati eshte djale i mire

    per 50 vjet malcin e madhe e la shteti ne harres si zon qe asht me rreakcionin

    per 20 vjet malcia u la prap mas doret se e kena laken n’kopsht dhe voton per pd e keshtu qe vota i asht dasht shtetit qe ka qeverisun

    un jam demokrat e dua me fitua Gjetua,por mos i veni faj ne rast se nuk muni ralizoj ata gjana si i premton n’fushat se Saliu pak fonde ka me i dhan se e din se vota e tij asht prap laken n kopsht

  14. rri shtrember e fol drejt

    per Z. Luvigj Sterbyci !

    Pse po ngutesh mor zotri per me parashikua te tilla rezultate ki durim edhe 12 dite mbeten ?
    Atehere bej kujdes se te besh gabime ortografike ne kete faqe eshte turp , eshte mashkull dhe shkruhet Z.Adriatik e jo (Z. Adriatike) ne gjuhen shqipe …
    Sa per mbeshtetjen qe ka Adriatiku pse shqetesohesh ? Apo ma shume me duket deshperohesh ?
    Rinia e mbeshtet Adriatikun se me kete mbeshtetje ka mbeshtet veten dhe te ardhmen e saj . Sa per pagese vertete nuk i pagun kush por eshte gjaku i tyre qe velon ne dej per
    me sjell nje fryme te re ne kete vend ,nje shok dhe mik te mire ,nje njeri qe eshte per ta dhe kjo do ju shperblehet ,mos ju qaj hallin ti !!!
    Te garantoj se nuk po digjet si fije bari por po ben nje perpjekje maksimale qe edhe kelmendasite te hapin syte dhe te zgjedhin pa flamuj e simbole ,te ardhmen dhe shpresen e RINISE qe i shkoi jeta duke u endur rrugeve te botes ….
    Sa per dijeni Adriatiku ka lindur dhe rritur ne Tamare ,banon aty dhe ka krijua te ardhmen e tij ne Kelmend dhe eshte me prane kelmendasve se kundershtari i tij qe eshte larguar me vite dhe nuk banon ne Kelmend fare …aq me teper qe eshte bashkpronar i nje firme ndertime me Fred Sterken qe aktualisht eshte kryetar i PD per Malesine e Madhe dhe kryetar i komunes Shkrel ,kjo mjafton per kelmendasit me kuptua se cila eshte interesa e Gjetos per Kelmendin…
    Voto i lire o popull e mos caj koken nga presionet dhe kercenimet !!!!

  15. Mark Deda

    Duhet qe me diskutime ne albadreams te jemi,me te emancipuar dhe me shume te kulturuar ,
    Eshte e vertete qe zona veriore ,ne pergjithsi kane idena demokratike ,por mos te harrojme se jo vetem qe sot ka akoma element qe mundohen ti shkojne te kaluares,por edhe te kaluaren e ka pak me njodhe te zeze.
    Sepse ne shume raste ne kohen e komunizmit shume djem shqiptare qe u mundune me u arratise nga kufiri per jugosllavi,rane pre e trathtise te spiunave te zonave dhe u pushkatuan ne vend,ose u kapen dhe me gjithe familjet e tyre u persekutuan,,kjo eshte nje e vertete qe nuk mund te fshihet nga historia.
    Por shpresojme qebrezat e ri ja kthejne vendit te tyre ate qe nje pjese e kishte humbur..

    rrespekt

  16. Leke PEPAJ

    Leke Pepaj April 26 at 5:47pm Reply • Report
    Politika permban brenda vehtes aqe shume sa me nje te rame te lapsit nuk bahet llum ! Nuk mund te pretendojme ne asnje menyre ne kushtet e demokrcise pluraliste qe kjo te jete aqe e zhytur sa e shprehin ketu disa miq ! Segmente te saj jo radh ndodhe qe te jene keshtu ,por kurresesi nuk guxojme ti rrumbullakosim dhe te vejme shenjen e barazimit ! Si kudo edhe ne politike asht e mira me te keqen ne lufte te vazhdueshme sidomos brenda dhojit ! Ndersa me palet kundershtare matesh permes alternatives programore dhe personaliteteve qe e perbajne Grupimin politike me Lidershipin e tij !Por ashte evidente qe ne cdo rast kur mundesite egzistojne kandidati te jete dhe te kete ate qe kerkohet dhe cmohet ma shume nga zgjedhsit ! Me gjith respektin qe kame per Ing .Z.Naci qe aspak nuk e ve ne dyshim se e njeh Ing.Gjeto Dukaj ne kompleks ,por edhe Kelmendin ne tansi si bir i kesaj treve ketu bashke me deshiren e mire dhe entuziazmin per kandidatin qe e sheh pa medyshje fitues ne garen elektorale te 8 Majit !Por aspak s’me pelqej shprehja se fiton edhe pa fushat ! Kurr nuk dua te besoj edhe ne rast te sigurise maksimale te fitorja ,qe te mos bahet fushate e te mos dialogohet me te gjith banoret e zones te c’ far do bindjeje qofshin ,sepse mbas marrjes se mandatit qeverises dote jete Kryetar per ata qe e votuan pro por edhe per ata qe kane votuar kundra ! Kjo asht demokracia kjo asht vota e lire ! Gjithsesi me gjith programin mjaft premtues e rracional qe paraqet z.Gjeto ne tansi perseri duhet shume pune me elektoratin cdo minut ,cdo ore ,cdo dite nga keto qe kane mbet deri me 8 Maj ! Perndryshe cdo menjanim nga fushata e qete e paster bazuar ne alternativen programore dhe potencialin intelektual bashke me cilesit mjaft pozitive te vete z.Gjeto !Ne te njajten kohe aspak mohuese e denigruese ndaj kandidatit te koalicionit tjeter ,pse jo dhe ndaj te pamvarunit !? Keto mendoj Une jane hapa qe te cojne drejt fitores sepse Klemendasit permes dialogut me kandidatet dote dijne ta vlersojne ma se miri ate qe te gjith Ne po e pranojme se asht ma i miri ne mes te mireve pra Ing .Gjeto Dukaj !

  17. Gjovalin LUMAJ

    Gjovalin Lumaj April 26 at 10:46pm Reply • Report
    I nderuem Leke.
    Sado qe njihesh me Kelmendin dhe Kelmendasit, besoj se thellesisht
    nuk njihesh me te veçanten dalluese te Kelmendit.
    - “Larg detit e larg mbretit” kane thane pleqte e urte Kelmendas.
    - Mbreti Zog nuk e kishte Kelmendin ne liste, prandaj Kelmendi u ba
    perkrahes i flakte i revolucionit demokratik te Qershorit 1924.
    - Mbret- Hoxha, dihet e nuk ka shume nevoje per komente. Edhe
    ne kjofte se dha diçka ne 20 vjetet e fundit, kete e bani vetem per shkakun se ishte zone kufitare jashte Klonit, pra ishte nji pikatore
    politike.
    - Mbreterit e rinj, qofshin te djathte apo te majte po tregojne se nuk
    e kane shume ne liste.
    Te djathtet e dine se votat ne Kelmend te pakten sa te jetoje edhe ky brez i kane te sigurta, e nuk kane nevoje te investojne per
    ta fituar elektoratin.
    Te majtet e dine se sado te investojne, shumicen e votes nuk e
    marrin kurre, e pse te investojne kot.
    Premtimet e retorikat jane tjeter, e praktikat jane krejt tjeter.
    Diçka me habite, kete e kam me sinqeritetin ma te madh per shum
    miq te mi qe jane perkrahes te Berishes, e i versulen Rames.
    Sa gabim…! Sa te jete Rama ne krye te opozites, Berisha do te
    qendroje ne pushtet, askush nuk mundet me ja luejte karrigen, mbasi ka nji kryetar opozite pa taktike, pa strategji, deshtak ne te
    gjitha nismat politike.Largimi i Rames do te sillte shume ndryshime,
    ri-formatime, raporte te tjera te cilave Berisha i plakun nuk do te
    mund tu bante balle tjeter. Prandaj shajeni Ramen gjith diten o
    miqte e mi, por lutuni ne heshtje qe ai te qendroje sa ma gjate ne
    krye te opozites, ne se deshironi me te vertete Berishen ne pushtet.

  18. Ejell MICULI

    Ejell Miculi April 27 at 12:29am Reply • Report
    Gjovo, me fal per nderhymjen por desha te them qe Kelmendi asht ne Malesine e Madhe e nuk asht ne Kine, keshtu qe mos ua hjek te drejten te tjereve te thone mendimin e tyne edhe per Kelmenin…
    Ti je prej atyne qe jep mendime per tane Shqipnine, bile nuk te mjafton ajo por merresh edhe me Kosoven dhe, nuk te mjafton as Kosova por merresh edhe me Serbine e Greqine…kshtu qe ne na lejo te diskutojme per Kelmenit sepse asht i gjith shqiptareve….
    Ndersa per Ramen edhe pse nuk baj pjese ne krahin e tije politik deshta te them nje te vertete te madhe, sa here ka vu kandidaturen ne Tirane aji e ka fitua deri me sot dhe, Tirana nuk asht nje fshat i humun dikun nga Skrapari por asht zemra dhe intelekti i Shqipnise dhe nje perse duhet te jete…
    Por edhe pse pozita kerkon largimin e tije me çdo kusht kuptohet qe nuk asht krejt dhe aqe deshtak dhe i pa mend…asnje kundershtare nuk deshiron largimin e nje deshtaku ashtu siç ban pozita shqiptare…
    Le te fitojne ata qe e meritojne ne çdo komune dhe jo ata qe vjedhin ma shume…respekt.

  19. Manjola VOLAJ

    Manjola Volaj April 27 at 3:49am Reply • Report
    Politikes shqiptare dhe shqiptareve ne pergjithesi i mungon toleranca dhe miresjellja. Kundershtari politik konsiderohet armik. Ne kohen kur bashkine e Tiranes e fituan socialistet ketu e 12 vjet me pare une punoja ne prefekturen e Tiranes dhe merresha me organizimin e zgjedhjeve lokale. Pushteti qendrore ishte ne duart e socialisteve dhe mund te kujtoj me shume respekt bashkepunimin ne planin njerezor e qytetar te Albert Brojkes me pushtetin qendror gje te cilen nuk besoj se do shihet ndonjehere mes kundershtareve politik. Persa i perket kandidimit si i pavarur eshte vetem teorikisht i mundur praktika ka treguar se te pakten ne Shqiperi eshte i pamundur. Dhe Edi Rama erdhi si kandidat i shoqerise civile por ne fakt kishte vite qe punonte si minister i qeverise socialiste. Nuk mendoj se varsia nga partite politike sjell dicka te keqe. Njeriu qe eshte njeri ngelet i tille ne cfaredo rethanash ta vendose jeta. Shembulli i Brojkes flet me se miri. Kandidatin per komunen e Kelmendit nuk e njoh personalisht por nese ka cilesite morale qe ju thoni me nje doze te vogel zgjuarsie do ia dale te beje shume gjera nese do doje. Shpresoj qe kolltukun e kryetarit ta shohe si nje detyre dhe jo si nje privilegj.

  20. Zef NAÇAJ

    Zef Nacaj April 27 at 6:24am Reply • Report
    Respekte per mendimet tuja.Kjo nuk do te thote aspak se jam dakort me te gjitha cfare thoni ju por me shumicen e tyne,po. Ekipi i futbollit i vllaznise ne disa vite kishte nje lojtar qe quhej leke kocobashi.ai skishte ndonje fare loje ndoshta as per te hy ne ekip se kishte ne stol mjaft ma te mire se ai por ishte gjithmone ne fushe! E pse?Sepse ishte perfekt per me shkaterru kundershtarin me te gjitha mjetet,me e shty,me e ba nervoz etj etj. I duhej ekipit. ne politiken shqiptare ka te tille sot. Po lete rrine se pshesh e kos po hajne.
    Po mos harroni nje dicka te vogel e domethanese: Si mendoni ju se ne se berisha humb zgjedhjet mud ai te dorezoje ndonjehere institucione me dosje?

  21. Paloke RROTANI

    Paloke Rrotani April 27 at 7:11am Reply • Report
    Po i drejtohem Gjovalinit, me kene se m’asht drejtue ai mue: Gjovo, une e kam shkrue fjalen “kelmendas” me te vogel, se keshtu shkruhet, ndersa toponimi Kelmend shkruhet me te madhe… Mandej, une nuk kam shkrue asgja denigruese per banoret e Kelmendit. Perkunder, une u jam mirenjohes atyne per gjithe jeten teme, se jam ndie ne mes tyne si nder njerzit e mi… Sa per Gjeton, shkrova ato qi njoh e di e ma merr mendja se prap asht ashtu si ka kene… Une ju jam drejtue ju per me i dhane ndihme morale… Une nuk kam mbajte anen e askujt… Ju, besoj, me njihni se si jam i mbrujtun (ne veçanti, ti, Gjovo, se bashke me Ndoken jemi tifoza te Gjermanise, e i kemi ba do hoka bashke… ). Sidokjofte, keto jane gjana qi nuk na damtojne… Ju due shume… Ju uroj shendet e te mira prej Zotit!!!… Vllaznisht, Paloka

  22. Gezim Isufaj

    Eshte fat per Kelmendin dhe ne si kelmendas ku do qe ndodhemi se ardhja e z.Gjeto Dukaj ne krye te Komunes Kelmend do sjelle ndryshime pasi veprat e ndertuara nga ai si Qendra e Plazhit Velipoje i Kishes se Koplikut ,Shkolles ne Qafe te Perdelecit etj etj… flasi ma se miri per punen e mire dhe te jeni te bindur se mbas kater vjete mandat do shohim vertet ndryshime pasi Kelmendi ka me nevoje se cdo vendt tjeter ju pershendes dhe ta mbeshtesim fuqishem z.Gjeto Dukaj se e meriton.

  23. Ejell Miculi

    Rush, mos harro, sepse e ke te botueme edhe ne albdreams. net, qe ne fushaten elektorale te ma parsheme z.Josefina Topalli pati deklarue para kelmendeseve se na duhen vetem dy vjet ne pushtet per ndertimin e rruges Hot Vermosh !
    Deshiroj te fitojne aji kandidat qe ta meritojne, pamvarsisht perkatesia politike..

  24. ADMINISTRATORI

    Ju lutemi, në komentet që postoni të jeni të rezervuar dhe të ruani etiken e komunikimit.
    Komentet me fyerje,çpifje dhe jashtë analizave të programeve të kandidateve ne nuk do ti publikojmë.
    Fushatë jo negativiste.
    Faleminderit

  25. Gjovalin LUMAJ

    I nderuem Ejll.
    Njerzit jane tifoze futbolli edhe pse nuk dine te luajne vete, jane te
    pasionuem per artin edhe pse nuk jane artiste, flasin per historine edhe pse nuk jane historiane, flasin e bajne analiza per politiken edhe pse nuk jane analiste e politikane. Kjo nuk ka asnji te keqe.
    Normalisht flasin ma me kompetence per ato gjana qe i njohin ma
    mire e mendimet mund ti argumentojne, ashtu siç mundem me sjelle argumente ne rastin konkret per Kelmendin.
    Krahas te pergjitheshmes si SHQIPNI, si MALESI E MADHE, jane
    edhe te veçantat dalluese si KELMEND, e ne kjofte se flas per te veçanten, nuk e perjashtoj aspak te pergjithshmen.
    Edhe une kam te veçanten time, individualitetin, ashtu sikur e ke edhe ti. Ty te duket se e kam doren e “rane” per Sllavizmin, e ti
    e meshiron pak per hir te religjonit. Ti ke te drejten tande, une kam te drejten time. Ti nuk e din, por une e di se ne asnji
    beteje me turqit Kelmendi nuk i humbi per nji dite 75 burra ma te zgjedhunit, ashtu sikur i preu ne bese e i masakroj shkjau ne qafen
    e Koprrishtit per nji dite, as para 500, as para 300 vjetesh, por ne vitin 1914. Dikur e kritikuan dhe e denuan nji intelektual se i bani
    pyetje atij te”Madhit”;-” Ma i rrezikshem asht liberalizmi apo oportunizmi”. Une nuk e shtroj pyetjen dhe as nuk e baj dallimin
    ne mes turqizmit e sllavizmit.Te dy na kane vu ne karamanjolle, e
    kur te dy njilloj ta presin kryet, viktima nuk mundet me dallua se cili e kishte doren ma te lehte.
    Nderime e respekt

  26. Zef Kalaj

    …Duke pare qendrimet e ndryshme te komentuesave te mesiperm,por edhe duke hamendesua edhe te tjera ,qe albdrimisi i seleksionon-jo per noj te keq,por i ka mbete ves duket, qysh se eshte kene kryetare komunet me i nda fondet dhe projektet pergjyse-per kandidatet duket se ska verejtje ;qofte per Adriatik Ceken ; Gjeto Duken dhe Nikolin Pecin…!
    Atehere une shtroj pyetjen : Pse u dashka kaq shume biografi punet per kandidatin e PD-se z. Gjeto Dukaj …? Nder te tjera flitet sa ka ndertuar disa ura dhe shkolla ne Kelmend…! Pse u dashka besuar e vleresuar Gjetojo per punime te cilesise se mire,,,kur me qarte mun’ te na flasin shirat e para te vjeshtes pas perfundimit te Ures se Moriqit,,,apo per shkollat, pse duhet ta pergezojme ne(qe me sa pashe nga komentuesit asnje nuk jeton ne Kelmend) pa pyetur nxenesit apo prinderit e tyre,per kushtet qe kane ne ato ambjente…?!
    Me falni te gjithe sa jemi miq te Gjetos(ne mesin tuaj edhe une) qe mora ne analize keto aspekte ne fushen e ndertimtarise ne Kelmend,,,dhe nuk mund te marre ne konsiderate cilsine e punimeve ne Velipoj apo ne Kishen Koplik,,,pasi ato jane punime qe i jane nenshtruar inspektimit te supervizoreve perkates…!
    Per mos me u zgjate ne vlerat qe kane asnjeri deri tani, une do ti shtroja keto pyetje komunitetit te Kelmenit:
    1-Ne zgjedhjet e 8 Majit , a deshironi me zgjedhe nje kryetare komune per Kelmenin , apo nje kryetare interesash per PD-ne…?
    2-Cili eshte botekuptimi i juaj ne keto zgjedhje , se:me mire mund ti sherbeje interesave tueja dhe demokracise nje kandidat qe eshte rritur e formuar ne kohen e demokracise,dhe qe jeton mes jush,,,apo nje kandidat qe eshte rritur e formuar ne kohen e Partise(PPSH-se) dhe nuk jeton ne komunitetin tuaj…?
    3-Si mendoni ju,a ka te persekutuar sot ne Kelmend,,,tu pase parasyshe qe shume familje nuk trajtohen me ndihme ekonomike apo jane larguar nga vendet e punes per bindje politike…?
    Zgjidhjen banje vete me 8 Maj…!

  27. LUVIGJ STERBYCI

    Due miqesisht te komunikoj me 2 komentues komontuesin qe flet ne emer te rinis Kelmenit dhe komentuesin rri shtreber e fol drejte,une jam per te rite po jo kur skane gja ne dore dhe mbeshtetje nga qendra,une qe ne fidhimin e demokracise pra ne vitin 90 i kame bere thirrje rinis shqiptare qe fatet e vendit dhe te vedat ti marrin vete ne dore,ne ate koh shume pake ju bashke ngjiten kesaj nisme e sidomos rinia e kesaj treve flinte gjume ne lidhje me poletik berjen ne kete zone por thone ma mire vone se hice,Une ruaj rrespekte dhe kujtime te bukura per burrat e kesaj treve ne vecanti Nosh Broja me familjen e tije,une jame i hapur dhe duhet pranuar kritikat sepse ne demokraci kritika eshte ilaci maje mire,por kure behen me tendenca athere kritika e humb vleren e vete,per shembulle komentesi rri shtrember e fole drej thote fjalen e tije por kur shkruan vete gabim si duhet tja vejme emrin si pershembul [velon] shkruhet valon apo jo i nderuar pra rri vete ne rradhe te par shtrember por shkruaj te pakten drejte,une me binje te plote e them se ky djale i ri dhe me perspektive do te digjet sepse ne qender i mungon mbeshtetja per te luftuar demat e kuqe qe jane ulur kembe kryq ne majet te kupoles se partise socjaliste ni nga ata eshte Gramoz Ruci ky ja u futi te terve deri tani,ky akoma ska dhane dhogari per ngjarjet e 2 pridhit e keshtu me rradhe,e vetmja rruge qe te mbetni pa fonde dhe perkrahje nga larte ehte te votoni Z Adriatik ne qoftse doni ta punsoni me hape nje zyre komune me nje vule tethate e pa vlere votonjeni se eshte e drejta e juaj,Po se doni te kini vemenjen nga qendra kryetar komunet ne Kelmen duhet te jete Z GJeto Dukaj sepse e ka perkrahjen maksimale nga larte ky i ka krahet e ngrohte ketije sja turbullon kushe ujin fonde i jepen fjala i pin uje pra kane te mdhejt rrespekte per te ku eshte e vetmja alternative qe do mundohet tja u plotsojne do kushte ky sdo jete kryetar komune kukulle,sipas gani bobit time prosonal gjithmon behen parashikime perparan zgjedhjeve se kushe fiton pra une parashikoj fitues,ne Kelmen e djathta,SHkoder,Lezhe,Tirane,Durres,Elbasan,po e djathta e shume qytete te tjera sepse shqiperia ska kohe ma per te humbur,e per te kap kohen e humbur pushteti lokal duhet te shkojne perkrahe ekzekutivit,ftoj popullin te shkojne ne votime te qete te votojne per ke te dojne vete te zgjedhin ata qe ju kryejne pone me vepra e jo premtime ne leter e fjale boshe,Luvigj Sterbyci mi.

    PER RININ E KELMENIT,

    NE E DACI ME DITE SA PESHON MIKU
    KENI ME PA KURE TJU VIJNE RREZIKU
    DITE FSHTIRA KENI ME PA
    LUVIGJIN E KENI SHOKE E VDHA

    PO NA FLET DIKUSH NGA FUNDI VENDIT
    PERFAQSOKA RININ E KELMENIT
    FOLE I LIRE MOS TE MESIN GJA NE GRUKE
    METE RRUGVE BOTES TU JU SJEDHE SI QYRYKE

    ASHTE E VERTETE QE KA NDRYSHUE KOHA
    NE KELMEN PO DUHEN CA VOTA
    PA SHUME PREMTIME PO FJALE RRALISTE
    NE KELMEN E MA GJERE PO HUMBE TEREN PARTIA SOJALISTE,