Thursday, November 4, 2010

EUROPEAN CUPS: Europa League 2010/2011


Group A MP W D L Goals Pts
1. Lech Poznan 4 2 1 1 9:7 7
2. Manchester City 4 2 1 1 7:5 7
3. Juventus 4 0 4 0 5:5 4
4. Salzburg 4 0 2 2 1:5 2

Group B MP W D L Goals Pts
1. Bayer Leverkusen 4 2 2 0 6:1 8
2. Atl. Madrid 4 2 1 1 6:3 7
3. Aris 4 1 1 2 2:3 4
4. Rosenborg 4 1 0 3 3:10 3

Group C MP W D L Goals Pts
1. Sporting Lisbon 4 3 0 1 13:5 9
2. Lille 4 1 2 1 5:5 5
3. Gent 4 1 1 2 7:10 4
4. Levski 4 1 1 2 5:10 4

Group D MP W D L Goals Pts
1. D. Zagreb 4 2 1 1 4:1 7
2. PAOK 4 2 1 1 3:2 7
3. Villarreal 4 2 0 2 3:4 6
4. Club Brugge 4 0 2 2 2:5 2

Group E MP W D L Goals Pts
1. BATE Borisov 4 3 1 0 10:4 10
2. Dinamo Kiev 4 2 1 1 6:5 7
3. Sheriff Tiraspol 4 1 0 3 4:6 3
4. AZ Alkmaar 4 1 0 3 4:9 3

Group F MP W D L Goals Pts
1. CSKA Moscow 4 4 0 0 12:1 12
2. Sparta Prague 4 2 1 1 9:9 7
3. Palermo 4 1 0 3 4:9 3
4. Lausanne 4 0 1 3 4:10 1

Group G MP W D L Goals Pts
1. Zenit Petersburg 4 4 0 0 12:5 12
2. Anderlecht 4 1 1 2 5:5 4
3. AEK 4 1 1 2 6:9 4
4. Hajduk Split 4 1 0 3 4:8 3

Group H MP W D L Goals Pts
1. VfB Stuttgart 4 4 0 0 9:1 12
2. Young Boys 4 2 0 2 6:7 6
3. Odense 4 1 0 3 6:8 3
4. Getafe 4 1 0 3 2:7 3

Group I MP W D L Goals Pts
1. PSV 4 3 1 0 8:2 10
2. Metalist Kharkov 4 2 1 1 7:3 7
3. Sampdoria 4 1 2 1 3:3 5
4. Debrecen 4 0 0 4 1:11 0

Group J MP W D L Goals Pts
1. Sevilla 4 3 0 1 6:1 9
2. Paris SG 4 2 2 0 4:1 8
3. Dortmund 4 1 2 1 5:5 5
4. Karpaty 4 0 0 4 3:11 0

Group K MP W D L Goals Pts
1. Liverpool 4 2 2 0 7:2 8
2. Steaua Bucuresti 4 1 2 1 8:9 5
3. Napoli 4 0 3 1 4:6 3
4. Utrecht 4 0 3 1 2:4 3

Group L MP W D L Goals Pts
1. Porto 4 3 1 0 8:2 10
2. Besiktas 4 2 1 1 5:5 7
3. Rapid Vienna 4 1 0 3 4:7 3
4. CSKA Sofia 4 1 0 3 2:5 3

EUROPEAN CUPS: Champions League 2010/2011


Group A MP W D L Goals Pts
1. Tottenham 4 2 1 1 12:8 7
2. Inter 4 2 1 1 11:8 7
3. Twente 4 1 2 1 6:7 5
4. Werder Bremen 4 0 2 2 3:9 2

Group B MP W D L Goals Pts
1. Lyon 4 3 0 1 9:5 9
2. Schalke 4 2 1 1 5:2 7
3. Benfica 4 2 0 2 6:7 6
4. Hapoel Tel Aviv 4 0 1 3 2:8 1

Group C MP W D L Goals Pts
1. Manchester United 4 3 1 0 5:0 10
2. Valencia 4 2 1 1 8:2 7
3. Rangers 4 1 2 1 2:4 5
4. Bursaspor 4 0 0 4 0:9 0

Group D MP W D L Goals Pts
1. Barcelona 4 2 2 0 9:3 8
2. FC Copenhagen 4 2 1 1 4:3 7
3. Rubin Kazan 4 0 3 1 1:2 3
4. Panathinaikos 4 0 2 2 1:7 2

Group E MP W D L Goals Pts
1. Bayern Munich 4 4 0 0 11:3 12
2. AS Roma 4 2 0 2 6:8 6
3. Basel 4 1 0 3 7:8 3
4. CFR Cluj 4 1 0 3 5:10 3

Group F MP W D L Goals Pts
1. Chelsea 4 4 0 0 12:2 12
2. Marseille 4 2 0 2 8:3 6
3. Spartak Moscow 4 2 0 2 5:6 6
4. Zilina 4 0 0 4 1:15 0

Group G MP W D L Goals Pts
1. Real Madrid 4 3 1 0 7:2 10
2. AC Milan 4 1 2 1 5:5 5
3. Ajax 4 1 1 2 4:6 4
4. Auxerre 4 1 0 3 3:6 3

Group H MP W D L Goals Pts
1. Arsenal 4 3 0 1 15:4 9
2. Shakhtar 4 3 0 1 7:6 9
3. Braga 4 2 0 2 3:9 6
4. Partizan 4 0 0 4 1:7 0

Plasin goleadat në Kupën e Shqipërisë, përcaktohen tetë çiftet e turit të dytë

U luajtën, të mërkurën, ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së 59-të të Shqipërisë, ku pati gola “me shumicë”, ku skuadrat elitare, ato të superligës, kanë dominuar totalisht, duke kaluar edhe në turin e dytë të këtij eventi. Surpriza e vetme ka qenë Ada e Velipojës, e cila ka skualifikuar një tjetër skuadër, pjesëmarrëse në kategorinë e parë, por me traditë dhe pretendime, si Apolonia e Fierit. Kjo sfidë, zhvilluar në stadiumin “Loni Papuciu”, ka përfunduar pa gola, ndërkohë që sfida e parë, e Velipojës, ka folur për Adën, që kishte fituar me rezultatin 2-1. Ky rezultat ka mbetur edhe në total, pas dy ndeshjeve të turit të parë të kupës, cka dërgon në turin tjetër velipojakët.

Goleada në ndeshjet e së mërkurës (të kthimit) kanë shënuar Besa, që ka mundur thellë 7-1 Sopotin e Librazhdit, Dinamo, që ka shkatërruar me rezultatin 7-2 Luzin 2008, Vllaznia, që është hakmarrë ndaj Tërbunit të Pukës, duke e mposhtur me rezultatin 5-0. Për pak është surprizuar Laci nga Memaliaj, i cili ka realizuar dy herë në portën e kurbinasve, në ndeshjen e kthimit, të luajtur në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Ka qenë Selimi, që përmes një penalltie, ka shënuar golin e tretë të Lacit, duke vulosur fitoren 3-2 ndaj Memaliajt dhe kaluar të tijtë në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Lushnja nuk ka pasur asnjë pikë mëshire ndaj Pogradecit, në ndeshjen e kthimit, të luajtur në “Roza Haxhiu”. Plot 4 gola kanë shënuar të besuarit e Artan Banos në portën liqenore, duke fituar thellë, me rezultatin 4-0 dhe duke e parë veten në turin tjetër. Në Kamëz, në derbin e kategorisë së parë, mes skuadrës kamzalije dhe Partizanit, nuk ka pasur asnjë gol, duke treguar për “miqësinë” e kësaj sfide, që i ka qëndruar “besnike” sfidës së parë, të përfunduar me fitoren e skuadrës së drejtuar nga Eduard Zhupa, me rezultatin 1-0. Pra, Kamza, është ajo, që kalon në turin tjetër të kësaj veprimtarie. Flamurtari ka vuajtur jo pak ndaj Tomorit, në Vlorë, teksa ka konsumuar pjesën më të madhe të ndeshjes së kthimit me rezultatin e barabartë 2-2, i cili dërgonte në turin tjetër skuadrën beratase, por një penallti e dhënë në favor të të besuarve të Maganit është kthyer në golin e tretë për kuqezinjtë, i cili më pas i ka hapur rrugën edhe golit të katërt dhe të sigurisë, që “përkthehet” në kualifikim. Pra, Tomori skualifikohet, ndërsa Flamurtari vijon më tej. Mamurrasi e ka bërë “me zemër” Teutën, si në ndeshjen e parë, ashtu edhe të kthimit, teksa ka qenë në udhëheqje të rezultatit në “Niko Dovana” deri afër fundit të lojës, por durrsakët kanë arritur ta nxjerrin në dritë golin e barazimit dhe të kualifikohen ata, për më tej. Barazimi 1-1 në Durrës ka qenë më interesanti i ndeshjeve të kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, sepse duket edhe më i luftuari, ndryshe nga ndonjë barazim tjetër. Ashtu sic ka qenë edhe barazimi 0-0 i Apolonisë me Adën, në Fier, në fakt. Fitore minimale 2-1, por që u kanë mjaftuar për të vazhduar më tej, ka arritur Skënderbeu ndaj Burrelit, Elbasani ndaj Gramshit dhe Gramozi ndaj Luftëtarit.

Në mënyrë telegrafike, më poshtë, ja edhe pasqyra e plotë e turit të parë (ndeshjet vajtje (rezultatet në kllapa) dhe kthim) të Kupës së 59-të të Shqipërisë .

Grupi A

Tirana - Skrapari 4-0 (1-0)

Dinamo - Luzi 2008 7-2 (3-0)

Flamurtari – Tomori 4-2 (0-0)

Apolonia – Ada 0-0 (1-2)

Kamza – Partizani 0-0 (1-0)

Bylis – Besëlidhja 4-0 (3-1)

Shkumbini – Vlora 4-1 (3-0 - tavolinë)

Kastrioti - Bilisht Sport 2-0 (2-2)

Grupi B

Besa – Sopoti 7-2 (3-0)

Laçi – Memaliaj 3-2 (1-1)

Vllaznia – Tërbuni 5-0 (1-1)

Teuta – Mamurrasi 1-1 (3-2)

Skënderbeu – Burreli 2-1 (2-2)

Elbasani – Gramshi 2-1 (0-0)

Gramozi - Luftëtari 2-1 (0-0)

Lushnja – Pogradeci 4-1 (0-1)

Ja edhe çiftet e turit të dytë

Ndërkohë, në bazë të skemës së paracaktuar, janë përvijuar automatikisht edhe ciftet e turit të dytë të Kupës së 59-të të Shqipërisë, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 24 nëntor (vajtje) dhe 8 dhjetor (kthim). Ciftet janë si më poshtë, të ndara në dy grupet, A dhe B.

Grupi A

Kamza - Dinamo

Ada - Tirana

Bylis - Flamurtari

Kastrioti - Shkumbini

Grupi B

Lushnja - Besa

Gramozi - Laci

Elbasani - Vllaznia

Skenderbeu - Teuta

Kurti: Duhet shpëtuar populli i Kosovës, jo ky regjim


Albin Kurti

Albin Kurti

30.10.2010

Ka kundërthënie mes Kushtetutës, Kodit penal dhe Ligjit për zgjedhje. Unë mendoj se kam të drejtë të kandidoj dhe do të kandidoj, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje.


RADIO EVROPA E LIRË
Mocioni për të thirrur Qeverinë e Kosovës në votëbesim, do të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës, të martën, më 2 nëntor. Si e shihni ju këtë çështje dhe zhvillimet e fundit politike?

ALBIN KURTI

Gjithë kriza institucionale në Kosovë është krizë e shkaktuar prej politikanëve, për hir të interesave të politikanëve dhe nuk ka të bëjë me qytetarët dhe interesin e tyre.

Jemi të bindur që qytetari i Kosovës sot e ka jetën shumë të vështirë për shkak të krizës së politikës, sigurisë dhe krizës socio-ekonomike, e jo për shkak të kësaj farse prej krize institucionale, me të cilën eksponentë të ndryshëm përbrenda konjukturës udhëheqëse politike i vënë ndërskamca njëri-tjetrit në mënyrë që ta rrisin pazarin e tyre karshi njëri-tjetrit.

Edhe votëbesimin e ardhshëm të Qeverisë e shoh në kuadër të kësaj mënyre të tyre, ku ata zgjedhjet e rregullta i zëvendësuan me ato të parakohshme, e tash po përpiqen t’i zëvendësojnë edhe këto me zgjedhje të jashtëzakonshme, ashtu që të mund të shpëtojnë se çfarë mund të shpëtojnë prej votave të tyre.

Por, mendoj që në Kosovë ka ardhur koha për ndryshime dhe ai që duhet shpëtuar është populli i Kosovës, e jo ky regjim.

RADIO EVROPA E LIRË
Së fundi dëgjojmë dhe shohim deklarata të ndryshme në media duke folur për koalicione të mundshme para dhe pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje me cilën parti politike do ta bënte një gjë të tillë?

ALBIN KURTI

Ne i kemi dy parime themelore për çfarëdo bashkëpunimi me individë dhe subjekte politike. I pari është ai i përputhjes programore dhe ideo-politike, ndërkaq kushti i dytë është ai i besimit të ndërsjellë.

Partitë, të cilat kanë hyrë e kanë dalë nga qeverisja në këto vitet e pasluftës, janë parti, me të cilat ne e përjashtojmë bashkëpunimin, e rrjedhimisht edhe koalicionet me to, si para zgjedhjeve, si pas tyre. Mendojmë që atë janë pjesë e problemeve të Kosovës, e jo pjesë e zgjidhjes së atyre problemeve.
Ne tash jemi të përqendruar te forcimi i organizimit të lëvizjes sonë dhe nuk e kemi fare temë të diskutimit çështjen e koalicioneve.

Lëvizja Vetëvendosje ka një koncept dhe program të fuqishëm, të cilit po ia bashkon edhe një organizim të fuqishëm. Mendojmë që zgjidhja është që ne të luajmë një rol unifikues te të gjithë të pakënaqurit, te pjesa dërmuese e popullsisë që janë të zhgënjyer, e jo të fokusohemi në koalicione me këdo qoftë, për shkak se logjika e veprimit tonë nuk është logjikë e sajimit të numrave, por e shndërrimit të mbështetjes në strukturë të organizuar.

RADIO EVROPA E LIRË
Kush do t’i prijë listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që thuhet se ju nuk mund të garoni për zgjedhje?

ALBIN KURTI

Ka vështirësi brenda institucioneve të sistemit që të m’i shkaktojnë mua këto vështirësi, për shkak se ka kundërthënie ndërmjet Kushtetutës, Kodit penal, dhe Ligjit për zgjedhjet, kështu që unë mendoj se kam të drejtë të kandidoj dhe do të kandidoj, ndërkaq, përkitazi me atë se si do të duket lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, këtë do ta bëjmë të ditur me kohë.

RADIO EVROPA E LIRË
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit a mund ta dëmtojë lëvizjen tuaj?

ALBIN KURTI

Neve nuk mund të na befasojë pushteti aktual, sepse prej tij nuk presim drejtësi, e as mëshirë, ne po bëhemi gati për secilin variant. Prandaj, në lidhje me atë se a do të jenë zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme dhe influenca e kësaj në suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje, unë them që po përgatitemi maksimalisht dhe do të jemi gati për secilin variant.

RADIO EVROPA E LIRË
Së fundi shohim se faktori ndërkombëtar bën thirrje që bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të nisin sa më parë. Ju si mendoni?

ALBIN KURTI

Të gjitha paralajmërimet për negociatat e reja midis Prishtinës dhe Beogradit janë përbrenda kuadrit të negociatave midis Beogradit dhe Brukselit. Serbia është e interesuar që të rrugëtojë në integrimet evropiane pa e pranuar pavarësinë e Kosovës dhe, njëkohësisht, që të sajojë një republikë serbe në Kosovë të ngjashme sikurse në Bosnjë.

Ne jemi kundër çfarëdo negociatash me Serbinë dhe mendojmë që është absurde të negociohet me Serbinë, përderisa ajo nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk e ndryshon Kushtetutën ku thuhet që Kosova është pjesë e Serbisë, nuk na i dorëzon kriminelët e luftës, nuk na i kthen trupat e të pagjeturve, nuk na i paguan dëmshpërblimet për shkatërrimet e luftës, nuk na i kthen librat kadastral dhe fondin pensional dhe nuk i kërkon falje Kosovës.

Besojmë që pushteti në Kosovë në negociatat, të cilat po hyn, po bën një padrejtësi të madhe ndaj popullit, ndaj historisë së popullit, ndaj të ardhmes së tij. Mendojmë që është çmenduri që në Kosovën e pavarur pushteti të negociojë me Serbinë që i financon strukturat paralele që t’ia rrënojë asaj pavarësinë dhe me këtë rast temë të jetë vetë Kosova.

Një apo dy LDK?


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

29.10.2010
Njohësit e çështjeve juridike dhe ish-drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se me Ligjin për zgjedhjet, asnjë iniciativë qytetare nuk mund të regjistrohet në KQZ në kuadër të një partie politike.

Një ditë më parë, Bujar Bukoshi bashkë me Ukë Rugovën, të birin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, kanë publikuar listën LDK-Ibrahim Rugova, për të cilën kanë thënë se do të garojë si iniciativë qytetare në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, aktualisht profesor në Fakultetin Juridik, thotë se partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ligji i konsideron si subjekte politike.

“Iniciativa qytetare nuk është më në kuadër të partisë politike, me vetë faktin se dëshiron të regjistrohet dhe certifikohet. Ajo shkon si subjekt politik i pavarur dhe vetëm si e tillë mund të regjistrohet. Brenda një partie nuk mund të regjistrohet si shoqatë ose iniciativë qytetare”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.
Me këtë iniciativë qytetare që quhet Lista Ibrahim Rugova, mund të regjistrohemi...

Bujar Bukoshi, anëtar i LDK-së, mendon se alternativa e LDK-së, "LDK - Ibrahim Rugova”, do të mund të garojë në kuadër të partisë. Ai thotë se një gjë e tillë lejohet dhe mund të bëhet me Ligjin e zgjedhjeve.

“Me këtë iniciativë qytetare që quhet Lista Ibrahim Rugova, mund të regjistrohemi”, shprehet Bukoshi.

Në nenin 19 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e trajton nismën qytetare si subjekt politik nga dita e regjistrimit të saj, derisa nisma qytetare të dorëzojë raportin përfundimtar të publikimit financiar të fushatës.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kuadër të një partie politike nuk mund të funksionojë një iniciativë qytetare.

Sipas tij, një çështje të tillë e sqaron shumë mirë Ligji për zgjedhjet.
Në kuptim të ligjit dhe dokumenteve partiake nuk mund të ketë iniciativë qytetare brenda një partie politike...

“Në kuptim të ligjit dhe dokumenteve partiake nuk mund të ketë iniciativë qytetare brenda një partie politike - është një ‘nonsens’ i llojit të vet. Iniciativa qytetare brenda LDK-së nuk mund të ketë, as brenda PDK-së ose çfarëdo subjekti tjetër politik”, thekson Manaj.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të hyjë në garën zgjedhore me dy lista zgjedhore. Siç thotë Manaj, nëse Bujar Bukoshi dhe të tjerët duan të jenë fraksion i LDK-së, ajo do të jetë e pamundur.

“Nuk ka LDK të Bukoshit e as të Sejdiut, ka një LDK. LDK-ja është një dhe unike. Në të mund të hyjë kush të dojë dhe të dalë kush të dojë kur të dojë. Natyrisht, ai që nuk e gjen veten, del. Por, nuk mund të ketë fraksion legal brenda LDK-së dhe nuk mund të ketë fraksione, sepse është një subjekt”.

“Ata le të thonë se mund ta ndjejnë veten si fraksion, porse formojnë një subjekt tjetër juridik”,
thotë Manaj.

Bukoshi, deklaratat e anëtarëve të kryesisë i cilëson si të gabuara.

“Anëtaret e kryesisë, shumë gjëra mohuan, por nuk po iu del ashtu, sepse e kanë gabim. Në këtë vend të lirë mund të formoni iniciativë qytetare dhe të dilni para elektoratit. Ato vota do të jenë të LDK-së, janë vota për LDK-në, por jo për këtë LDK që është bunkerizuar...”, thotë Bukoshi.

Bukoshi edhe sot ftoi të gjithë ata persona, të cilët janë larguar nga LDK-ja, që t’i bashkohen iniciativës së tij për, siç tha, kthimin e identitetit të LDK-së.

Proces demokratik apo i orkestruar?


(Foto arkivi)

(Foto arkivi)

02.11.2010
I tërë procesi i votimit për rënien e Qeverisë dhe më pas shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor, nga disa analistë kosovarë shihen si një lojë e orkestruar e jo si një proces i mirëfilltë demokratik.

Për këtë, faji i hidhet Partisë Demokratike të Kosovës si dhe Aleancës Kosova e Re, e cila paraqiti mocionin e mosbesimit për votim.

Kuvendit të Kosovës iu deshën vetëm disa minuta pasi rrëzoi Qeverinë që të shpërndahet edhe vetë nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.

Krenar Gashi, nga Instituti KIPRED, kritikon zhvillimet e së martës.

“Ajo që Kosova ka parë sot (të martën), ka qenë një abuzim demokratik i demokracisë, në mënyrë që të dëmtohet demokracia, në mënyrë që të dëmtohet baza themelore e demokracisë - që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

“Sot, me votimin në Parlament, është parë se Qeveria e Kosovës e ka rrëzuar veten, sepse deputetët e PDK-së e kanë votuar një mocion mosbesimi për Qeverinë...”.

“Në të njëjtën kohë është parë se ky mocion i mosbesimit ka qenë totalisht i pavend dhe i panevojshëm, sidomos duke pasur parasysh faktin se njëherë janë caktuar zgjedhjet që të mbahen më 13 shkurt dhe nuk ka pasur nevojë që të kemi një mocion mosbesimi për Qeverinë në këtë fazë”,
thotë për Radion Evropa e Lirë Krenar Gashi.

Shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve nga ana e ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, publicisti Migjen Kelmendi i sheh si një shenjë që tregon se procesi ka qenë i orkestruar.

“Ishte një lloj farse, një shembje qeverie e paralajmëruar... Ajo që ishte sinjifikative, ishte se vendimi për shpërndarjen e Parlamentit dhe për shpalljen e zgjedhjeve, ishte i shtypur dhe i gatshëm”.

“Zoti Krasniqi, brenda pak minutave pas përfundimit të votimit, doli me të dyja vendimet e shtypura, të gatshme dhe i gatshëm t’i lexojë. Po ashtu, krejt kjo seancë, pak a shumë, tregon se gjithçka ishte e dizajnuar, gjithçka e kalkuluar dhe ne e pamë rezultatin e një kalkulimi”,
shprehet Kelmendi.

Përfaqësuesit e PDK-së, të cilët do të udhëheqin Qeverinë pa ministrat e LDK-së deri në krijimin e institucioneve të reja, u shprehën pro mocionit dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak se, siç thanë, vendi duhet të dalë nga kriza.

Por, Krenar Gashi nuk sheh se ka ndonjë dallim të madh mes datave 12 dhjetor e 13 shkurt, kur edhe qenë përcaktuar fillimisht zgjedhjet e parakohshme.

“Absolutisht jo, në momentin kur të shpallen zgjedhjet, qeveria është një qeveri kujdestare, e cila duhet të përkujdeset për administratën shtetërore dhe për funksionimin e shtetit deri në daljen e një parlamenti të ri, që do ta nxjerrë një qeveri te re”, thotë Gashi.

Por, analisti tjetër, Shkëlzen Maliqi, konsideron se për Kosovën është më mirë që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Procesi do të jetë i shpejtë. Nuk shoh arsye për brengosje”, thotë ai.

Por, i brengosur është Migjen Kelmendi. Ai druan se procesi zgjedhor, për shkak të kohës së shkurtër, nuk do të jetë i drejtë dhe i lirë.

“E vetmja drojë që e kam unë, është shpejtësia. Unë po u frikësohem pasojave. Ne kemi shembullin shumë të afërt në Shqipëri, që u ngut me zgjedhje dhe nuk u njoh rezultati i zgjedhjeve”.

“Gjithçka na anticipon se në këtë shpejtësi, ne mund të biem në aso krize kur vërtet mund ta përdorim termin krizë, që na shtyn në mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve, shkaku i shumë fajtorëve: shpejtësia, paaftësia të kontrollohen mirë, mosmonitorimi...”,
thotë Kelmendi.

Vetë drejtuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, fillimisht pat thënë se nuk do të mund të garantonte cilësi, nëse zgjedhjet shpallen brenda 45 ditëve. Por tani, ajo thotë se zgjedhjet do të organizohen mirë. Në një mendje me të nuk janë shumë anëtarë të tjerë të KQZ-së.

Gjendet trupi i Nikolae Çausheskut


Nikolae dhe Elena Çaushesku në kongresin e fundit të Partisë Komuniste, 1989
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Nikolae dhe Elena Çaushesku në kongresin e fundit të Partisë Komuniste, 1989

Në Bukuresht është gjetur trupi i pajetë i ish diktatorit rumun Nicolae Ceausescu, të ekzekutuar në vitin 1989. Të dhënat i konfirmoi pas analizave të ADN-së drejtori i Institutit për mjekësinë ligjore, Dan Dermengiu.

Trupat e pajetë të ish-diktatorit Nicolae Ceausescu dhe bashkëshortes së tij Elena janë nxjerrë nga varri në korrik të këtij viti, por nuk ishte e sigurtë nëse me të vërtetë i përkasin atyre, sepse pas ekzekutimit nuk ka pasur të dhëna të sakta për vendin e varrosjes. Dan Dermengiu bëri të ditur për agjencinë e lajmeve Mediafax se identiteti është saktësuar pas krahasimit të ADN-së të ish-diktatorit me vëllaun dhe të birin e tij. Ai theksoi se të dhënat e ADN-së konfirmuan se fjala është për Nicolae Ceausescun. Kërkesën për identifikimin e tyre e ka bërë i biri i vetëm i mbetur gjallë prej tre djemëve që kanë pasur, Valentin Ceausescu. Më parë nuk ishte e mundur të pohohet me saktësi se ku ishin varrosur Nicolae Ceausescu dhe gruaja e tij Elena.

Luftime në Bukuresht 28 dhjetor 1989 Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Luftime në Bukuresht 28 dhjetor 1989

Nicolae Ceausescu ishte në pushtet në Rumani prej vitit 1965 deri në rrëzimin e tij me dhunë në demonstratat e përgjakshme të vitit 1989. Pas rënies së shumë regjimeve komuniste në fund të viteve 80-të, në dhjetor të vitit 1989, edhe në Bukuresht dhe shumë qytete tjera rumune u organizuan demonstrata masive.

Kapje në arrati e sipër

Bashkëshortët Nicolae dhe Elena Ceausescu janë kapur në përpjekje për të ikur nga vendi dhe pas një procesi të shkurtër gjyqësor janë ekzekutuar me 25 dhjetor. Gjatë demonstratave masive ka pasur edhe rreth 1.100 persona të vrarë dhe mbi 3.350 të plagosur. Nga frika e diskreditimit dhe nga frika nga pasojat e mundshme, trupat e bashkëshortëve Ceausescu janë varrosur natën dhe me emra të tjerë, pohojnë dëshmitarët.

Pamjet televizive të 25 dhjetorit 1989- Presidenti rumun Nicolae Ceausescu. Ceausescu dhe gruaja e tij janë vrarëBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamjet televizive të 25 dhjetorit 1989- Presidenti rumun Nicolae Ceausescu. Ceausescu dhe gruaja e tij janë vrarë

Autoritetet e reja rumune kanë bllokuar për vite të tëra përpjekjet e familjarëve për nxjerrjen nga varri të trupave nga vendet ku dyshonin se janë varrosur prindërit e tyre. Ish - përfaqësuesi i lartë i pushtetit nga koha e ish - presidentit Ion Iliescu, Gelu Voican-Voiculescu thotë se është i lumtur për shkak të zbardhjes së të vërtetës, duke shtuar se Nicolae dhe Elena Ceausescu më në fund do të varroset në varrezat e tyre. Voican-Voiculescu konfirmoi për kanalin televiziv Realitatea, se ai kishte mbikqyrur varrimin e tyre me 30 dhjetor të vitit 1989.

Autor: Agjencitë/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

Obama merr përgjegjësinë për disfatën në zgjedhje

Presidenti amerikan Barack Obama ka marrë përgjegjësinë për disfatën e rëndë të Partisë Demokratike në zgjedhjet për Kongresin. Pakënaqësia e qytetarëve për gjendjen e keqe ekonomike ndihmoi republikanët të fitonin, tha Obama në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë. Obama tha se për këtë arsye ai do të përqëndrohet plotësisht tek ekonomia dhe krijimi i vendeve të punës. Presidenti u ofroi bashkëpunim të ngushtë republikanëve. Duhet të zhvillohet një debat i civilizuar, tha Obama. "Siç kam thënë më parë asnjë njeri, asnjë parti nuk ka monopolin e mençurisë. Ja përse unë jam i gatshëm të dëgjoj ide të mira ngado që të vijnë. Ja përse unë besoj se është e rëndësishme të kemi një debat të ndershëm dhe civil për zgjedhjet që duhet të bëjmë. Për këtë arsye unë dëshëroj të angazhoj demokratët dhe republikanët në bisedime serioze për rrugën që do të ndjekë kombi në të ardhmen." Politikani republikan John Boehner i bëri thirrje Obamës të ndërmarrë një ndryshim thelbësor kursi dhe theksoi objektivin e partisë së tij, për të prapësuar reformën në shëndetësi të presidentit. Me marrjen e të paktën 60 vendeve shtesë, republikanët në të ardhmen do të kenë shumicën në Kongres dhe mund të bllokojnë projektet e qeverisë. Në Senat, dhomën e dytë të Kongresit, demokratët arritën të mbronin shumicën me rezultat të ngushtë.

Republikanët pushtojnë Dhomën Reprezentative- Demokratët mbajnë Senatin


Dera e Dhomës Reprezentative të Kongresit Amerikan
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Dera e Dhomës Reprezentative të Kongresit Amerikan

Në zgjedhjet e Kongresit në SHBA, republikanët kanë marrë shumicën. Ata morrën 59 vende më shumë. Për të marrë shumicën atyre u duheshin vetëm 40 vende më shumë. Edhe në Senat ata morrën vende të reja.

Këto zgjedhje i kanë dhënë ngjyrën e "kuqe" SHBA-së. Ngjyra e republikanëve dominon tani, siç pritej, pejsazhin politik. Pak pas orës 21 stacioniet e lajmeve, si këtu CNN, njoftuan se konservatorët marrin shumicën në dhomën e përfaqësuesve: "John Boehner, udhëheqësi i pakicës republikane në dhomën e përfaqësuesve, deklaroi më vonë se rezultati është një mesazh i qartë për presidentin Obama, që ai të ndërrojë kursin."

Do të zvogëlojmë shpenzimet

Boehner signalizoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidentin dhe deklaroi: "Shumica jonë e re do të guxojë një fillim të ri, që nuk e kanë ndërmarrë deri tani në Uashington as demokratët dhe as republikanët. Kjo fillon me atë, që të zvogëlojmë shpenzimet, në vend që t'i rrisim; ta zvogëlojmë qeverinë, në vend që ta zmadhojmë, të reformojmë kongresin, për t'ia dhënë qeverinë përsëri amerikanëve."

Përveç kësaj duhet rregulluar tregu i punës, tha Boehner. Papunësia e lartë ishte ajo, që bëri që zgjedhësit, që zgjedhësit votuan për republikanët.

Suksese në këtë ditë votimi pati edhe për "Tea Party". Kjo lëvizje e djathtë konservatore do të përfaqësohet në të ardhmen psh nga Marco Rubio nga Florida dhe Rand Paul nga Kentucky. E paqartë është, se çfarë ndikimi do të ushtrojë tek republikanët "Tea Party". Pasuesit e tyre e konsiderojnë veten si lëvizje protestuese kundër qeverisë dhe partive të etabluara, por kandidatet e tyre paraqiten deri tani nën "flamurin" republikan.

Ku bën pjesë "Tea Party"?

Në televizionin CNN, Rand Paul i përgjigjet pyetjes, nëse në të ardhmen "Tea Party" do të ketë një fraksion të vetin në senat: "Po të më pyesin mua po. Dhe unë do të filloj që nesër heret në mengjes të punoj për këtë."

Jim DeMint, senatori republikan nga South Carolina, i cili vetë është i afërt me "Tea Party" u shpreh: "Nqs ekziston një fraksion i tillë, unë jam me ta. Por besoj, se ne do të zgjerojmë më parë fraksionin konservator në senat dhe të pranojmë idetë e 'Tea Party'."

Sukseset e demokratëve

Demokratët mundën nga ana tjetër të shënonin disa suksese të rëndësishme: kryetari i shumicës së demokratëve në senat, Harry Reid, mundi ta mbrojë mandatin e tij në Nevada. Lehtësimi i dukej në fytyrë, kur ai tha në fjalën e tij: "Unë kam përballuar luftëra të vështira, në rrugë, në ringun e boksit dhe në senat. Por duhet të them sa kjo ka qenë një ndër më të vështirat."

Demokrati Jerry Brown do të jetë pasues i republikanit Arnold Schwarzenegger si guvernator i Kalifornisë. Brown arriti të fitojë kundër republikanes dhe ish drejtores menaxhuese të "Ebay", Meg Whitman. Në Kaliforni votuesit vendosën kundër legalizimit të marihuanës, për të cilën vendosej në një referendum, që zhvillohej paralelisht me zgjedhjet për kongresin.

Vendi i dikurshëm në senat i Presidentit Obama në Illinois, i kalon republikanit Mark Kirk. Presidenti përgëzoi republikanët me telefon për fitoren e tyre zgjedhore dhe deklaroi, se "gezohet për bashkëpunimin dhe se do të gjejnë të përbashkëtat për të çuar vendin përpara."

Autor: Christina Bergmann/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama