Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca gjyqësore për të përcaktuar se kujt i përket vula e Partisë Demokratike do të mbahet më 11 qershor në orën 11:00.
Trupa gjykuese që do ta marrë në dorë fatin e vulës së PD-së në vend do të përbëhet nga Alma Ahmeti relatore, Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Ishte një vendim i Gjykatës së Lartë më 27 dhjetor të vitit 2023 që riktheu për rigjykim në Apel çështjen e vulës së PD.
Në atë vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerësoi se Apeli me vendimin e tij të 3 marsit 2023 që ia kishte kaluar çështjen edhe një herë Shkallës së Parë nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural./LAPSI.al
No comments:
Post a Comment