Thursday, February 29, 2024

Luli me njërën këmbë tek Saliu e tjetrën tek Edi

 


Shkruar nga Sokol Pepushaj

Kur ndrinte si Yll në ngjitje, ambasadorja Yuri Kim, rrëmonte kot nëpër shtambat e Lulit të Saliut, për të kapur peshqit e Donald Lu me “rrjetat” e Edi Ramës...

Lulzim Basha u bë i famshëm

me pesë ndeshje të humbura. Nga viti 2015 e deri sot, ka befasuar Botën me humbjet spektakolare.

Honxhobonxho model, pa as edhe një vlerë fshatare, dinak i dialektikës më të mundimshme, ku nga hiç gjëja mpikset e bëhet rrasë, altar në sakrificë të sakrilegjit të 4 Klaneve Mafioze, do të ngjitet me nder, nëpër tapat e turpit që çelin e mbyllin hinkat e historisë sonë.

Lokomotivat histerike, i luspoi me lëvore hidrologjike nëpër legjenda biblike.

Shtresat e akujve, ende nuk i kanë shkrirë as plumbat e 21 janarit 2011 me 4 protestues të pushkatuar në mes të bulevardit, as 300 milion dollarët e vjedhur në rrugës e kombit apo 500 mijë dollarët rus për lobim në Amerikë, në hidrolizën e hidronyjës që u ka lidhur rrymave të rrypinave të ngushta, për diplomatët, që gjithmonë rrëshqitën mbi damarët e demonëve tanë.

Kur ndrinte si Yll në ngjitje, ambasadorja Yuri Kim, rrëmonte kot nëpër shtambat e Lulit të Saliut, për të kapur peshqit e Donald Lu me “rrjetat” e Edi Ramës.

Legen legjendar edhe i legatave që lëngojnë, u bë Luli shëndetlig!

Epidemia korruptive që ngjiti nga Edi Rama tek McGonigal, zuri nga xhepat e xhevapi, edhe xhevahirin e Shtëpisë së Bardhë, jo aq për meritë të krye hajdutit tonë, sa për veprimet e Lulit, që po, e vuri në siklet Sekretarin e amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Luli ka luajtur me 3 porta, ndaj e brohorasin 4 Klanet Mafioze!

Opozita as ka, as duket se do të ketë vulë, sa të jetë Luli në fushë të lojës.

Veçse, ajo që nuk njihet këtej nuk është loja, por lojba, ai peshku që amerikanët e njohin si salmon dhe e shijojnë shumë.

Salloneve të lojcakëve tanë, që kanë dribluar diplomatët në 33 vjet me topa dollarësh ndër shalë, Luli me njërën këmbë tek Saliu e tjetrën tek Rama, për ironi të fatit, ngelet akoma lojtari kyç që ka mbyllur në dollap të mafies vulën dhe vullnetet e vyshkura të fshatarëve.

Fishkja e frikshme e lojës së fisme politike, nuk turfullohet as me duf, as me duhi, edhe pse duhma e qelbur e Bablokut që vjedh votat e pasuritë publike, dhe Berishës që është i kënaqur brenda parmakëve ku gjasmë e ka gozhduar Altin Dumani, kutërbon vetëm sa të orkestrojë fishkëllimat false, para Luli, jepi Luli, Luaj Luli!/Pamfleti

No comments: