Pas kongresmenëve të shumtë, këtë herë kundërshtimi dhe konstatimi i sanksionimit pa të drejtë i liderit të opozitës Sali Berisha vjen nga një tjetër institucion amerikan. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka zhvilluar një mision faktmbledhës në vendet e Ballkanit, mes të cilave edhe Shqipëria. Lexo: Balkans Mission Report
Në vendin tonë, veç konstatimeve të kapjes së të gjitha pushteteve nga Edi Rama, lidhjet me krimin, korrupsionin dhe blerjen e zgjedhjeve, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë i ka kushtuar hapësirën më të madhe të misionit, sanksionimit të Sali Berishës nga shtetet e Bashkuara e sipas raportit përfundimtar për këtë sanksionim nuk kanë gjetur asnjë provë, e madje ngenë dyshime e forta se ka qenë një veprim i pajustifikuar dhe antiligjor, për t’i dhënë mësim një fajtori aktual, për hir të luftës ndaj Korrupsionit në Shqipëri e ky nuk është shembulli që duhet të japi Amerika.
Sipas Këshillit të Ambasadorëve amerikanë, ambasadorja Yuri Kim nuk ka arritur të jap asnjë shpjegim për këtë, duke vënë në dyshim edhe traditën amerikane të procesit të rregullt ligjor.
”
Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: “Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht pas dyerve të mbyllura, i përjashtuar nga procesi kontradiktor dhe pa të drejtë ankimimi. Kjo është shumë e pazakontë, për të mos thënë unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte i ngjashëm me një proces të Kolegjit të Yjeve, antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor.
“Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk paraqitën relacion informues. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte prej mungesës së kohës apo për të anashkaluar dhe diskredituar ndonjë kritikë që mund të bëhej nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona.”
No comments:
Post a Comment