Thursday, December 28, 2023

Zullum te madh duhet te kesh bere o Sali...



Adriatik Riza Dosti

Paske vrare e paske prere e paske bere kedine e ja qe ne s'dime kurgje hic !

Paske cenuar Sigurine kombetare te Amerikes, paske minuar Demokracine ne Shqiperi ...ne shtetin ''mik per koke '' te Amerikes...paske bere korrupsion pasiv ...ani pse dhenderri yt mori vetem nje pjese te prones se vet e kurgje tjeter...ani pse ti jeton ne apartament e Rama ne vilen e tij bunker ne Surrel...
Ke ngacmuar folene e grenxave o Sali...ndaj dhe te jane turrur te tera te te pickojne...e kupton tani c'ke bere ?
Jo me kot SPAK - u po kerkon arrest shtepie per ty o Sali...madje me mbikqyrje policore...ani pse kete ''paragraf juridik'' te sajuar e te aplikuar vetem per ty se ka gjekundi as ligji, as kushtetuta e as Kodi Penal...por ja qe e paskan Rama me Dumanin se...
Madje po Spak -u po kerkon qe ti te komunikosh vetem me pjestaret e familjes tende e me kerkend tjeter o Sali...duan te te kthejne ne nje Robinson Kruzo te koheve moderne ...e kupton tani c'po ndodh apo jo ?
...Akuzohesh se ke udhehequr kryengritjen drejt Capitol Hill ne Washington...duke cenuar rende Sigurine kombetare te USA...ani pse Gonigali e Rama e nxoren thuajse pa breke fare ''aleatin , partnerin e mikun tone per koke , historik e strategjik''...
Akuzohesh se ke bashkepunuar me Talibanet ne Afganistan...c'ka coi me pas me ikjen e amerikaneve nga syte kembet prej andej duke lene pas pothuajse gjithcka madje edhe nderin e dinjitetin e tyre si shtet...
Ju ke share amerikaneve George Sorrosin e i ke cjerre masken Serbise e Vucicit duke e merzitur jashte mase BE o Sali...e kupton tani qe e ke kaluar ''vijen e kuqe''...
Akuzohesh se ke dore ne sabotimin e luftes ne Ukraine ...ne masakren e fundit te Prages e sidomos ne nxitjen e luftes Izraelo- Hamas c'ka ju ka sjelle kaq shume telashe atyre qe deri dje te prisnin e te percillnin sa ne Washington e po aq edhe ne New York..
.
Ju ke cenuar sigurine e tyre kombetare o Sali...e kupton apo se kupton se sa e rende eshte akuza?
Ke cenuar e minuar rende demokracine ne Shqiperi o Sali...ne vendin ''mik per koke '' te amerikaneve...c'tu desh ty bre burre ta fusje Shqiperine ne NATO...tu hiqje shqiptareve Vizat ne menyre qe te ''bridhnin'' si ju donte kokrra e qejfit neper europe...e neper bote.
C'tu desh ty ti krijoje kaq shume telashe Serbise e BE ...duke ndertuar Rrugen e Kombit...o Sali...
Dhe tani pergjigju Dumanit por edhe atij gjatoshit - dushmanit !
Po te krahasojne me Toto Riinen e Pablo Escobarin o Sali...e kupton tani se sa i rrezikshem je he burr i dheut...
Pse kot nje e dy ata thone qe per cdo gje...fajin e ka Saliu...coc dijne edhe ata kodoshet ore Sali...kot nuk ja fusin ore jo .....[hahahaha]....
Zoti te nxjerrte faqebardhe !
A.R.D

No comments: