Kreu i PD, dhe ish kryeministri Sali Berisha refuzoi krahasimet e çështjes së tij me atë që u zhvillua ndaj Fatos Nanos në vitin 1993.
Nuk krahasohet rasti im
me të Fatos Nanos! Ky i fundit kishte firmën e tij në vjedhjen e 10 milionë eurove ndihma, tha ndër të tjera Berisha.“Fatos Nano është arrestuar për një abuzim, i cili sipas përllogaritjeve të qeverisë së PS, konkretisht të ish-ministrit të tregtisë së jashtme, Shane Korbeci dhe të ministrave të tjerë që nuk kishin firmosur, por u ishte falsifikuar firma në qeveri, njëri prej tyre, Qemal Disha, ishin zhdukur 10 milionë ndihmë humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan.
Dhe kjo dosje u përgatit dhe u paraqit edhe në parlament me elementë kryesorë nga Korbeci, e vërteta është se edhe Qemal Disha, në atë kohë ministër financash, kishte refuzuar të firmoste.
Kështu që Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD-së, se ajo ishte gjithçka gati. Kjo është e vërteta.
Fatos Nano është thirrur dhe është pyetur, sikundër janë në dosje akuzat e ministrave të tij.
Të krahasosh 10 milionë euro ndihma bujare të qeverisë italiane të zhdukur me 410 metër katrorë tokë të trashëguar të veten të Jamarbër Malltezi, pastaj krahason dy gjëra më të pakrahasueshme.
Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos”, tha Berisha
No comments:
Post a Comment