Rrëfimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, për bunkerin
antibërthamor në Shish-Tufinë, ku tregon momentet kur Enveri dhe Mehmeti
vizitonin vendstrehimin e komandës së luftës. Bunkerë anti-atomik në
vendin tonë mund të jenë mbi 100, paçka se jo në përmasa të “bunk’art”.
Ngjarjet e 2 prillit në Shkodër: I thashë Ramizit ta strehoja në këtë
bunker.Kushdo që ka pasur rastin qoftë edhe t’i hedhë një herë sytë, ka
folur si “protagonist” për bunkerin anti-atomik,
por deri tani drejtues të lartë të atij sistemi nuk janë ndierë shumë. Disa janë lënë në harresë, disa të tjerë janë shkëputur nga jeta aktive e ca prej tyre nuk jetojnë më. Por bunkeri është po aty dhe për të ka çfarë thotë Kiço Mustaqi, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitet 1982-1990, dhe ministër i Mbrojtjes nga korriku 1990-1991. Ai jeton si pensionist në një pallat të vjetër në afërsi të lagjes “Ali Demi” në Tiranë dhe njeh me detaje çdo centimetër të këtij bunkeri anti-atomik, i hapur për vizitorët në ditët e fundit. Ai bunker që dikur njihej nga vetëm pak ushtarakë dhe udhëheqja, sot është kthyer në një vend që ka tërhequr shumë kureshtarë. Ndonëse në fillim ish-ministri Mustaqi heziton të rrëfejë mbi këtë objekt, me kalimin e kohës dhe në bisedë e sipër e kupton edhe vetë se tashmë nuk ka mbetur asgjë pa u zbuluar, fundja sekreti më i madh ka dalë sheshit. Pikërisht këto bunkerë të ngritur nga djersa e ushtarëve, “vullnetarëve”, ku pati prej tyre që humbën jetën në ndërtimin e tyre, sot janë kthyer në memorien e personave që e jetuan atë periudhë dhe e të tjerëve që e shohin me habi. Dikur në këto bunkerë simulohej “luftë atomike”, sot është kthyer në “luftë nervash” mes kundërshtarëve të diktaturës dhe objekt fitimi parash, nga biletat dhe jo vetëm…
Si është e vërteta e këtij bunkeri dhe kur e keni njohur me imtësi?
Këtë objekt që është kthyer në “bunk’art”, i cili përdorej edhe nga Hoxha, natyrisht që e njoh shumë mirë. Në tetorin e vitit 1974 u emërova Drejtor i Përgatitjes Luftarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe marrjen e kësaj detyre e bëra pikërisht në këtë tunel, ku sapo ishte ndërtuar dhe më vonë u kryen edhe ndërtime të tjera fortifikuese dhe rregulluese në brendi të tij. Ai shfrytëzohej nga Ministria e Mbrojtjes si vendkomandë e kohës së luftës. Këtij objekti i kanë nxjerrë shumë emërtime, por ky tunel anti-atomik emërtimin e ka: “Vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”. Çdo vit bënim ndonjë stërvitje, duke krijuar idenë e një lufte dhe masat që duhet të merrte Shtabi i Përgjithshëm për drejtimin e ushtrisë nga Ministria e Mbrojtjes, e vendosur në vendkomandën e luftës.
Si ishte ndërtuar nga pjesa konstruktive dhe a i përballonte vërtet ky bunker sulmet bërthamore dhe si ruhej?
Ndërtimi u krye sipas modelit kinez dhe mesa kujtoj, kishte mbi 100 zyra. Sistemi i ajrimit dhe i ndërlidhjes ishte perfekt për kohën. Ishin të vendosura aparaturat e komunikimit, harta të ndryshme ushtarake. Si objekt nëntokësor atomik i Shtabit të Përgjithshëm, natyrisht kishte edhe cilësinë më të mirë të punimeve nga të gjitha vendkomandat e tjera. Nga këto vendkomanda të kohës së luftës ishte i organizuar gjithë drejtimi telefonik dhe me radio i gjithë ushtrisë, partisë dhe pushtetit të kohës. Kujtoj që në rast lufte, ndërlidhja telefonike e shtetit i kalonte në dispozicion ushtrisë. Kjo ishte baza qendrore që në rastet e konflikteve të armatosura duhet të drejtonim. Sipas specialistëve xhenierë, ky bunker përballonte predha të vogla të shpërthimeve atomike. Flas jo vetëm si strukturë, por neutralizonte edhe një pjesë të mirë të radioaktivitetit dhe përbërësit e tjerë bërthamorë. Zyrat kryesore ishin ato të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Sigurisht duke qenë një nga objektet më strategjike të kohës, ruhej nga forcat speciale të Batalionit të Sigurimit. Ishin të njëjtat forca ushtarake që merreshin me sigurinë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sa përdorej ky bunker dhe a mund të na tregoni disa raste kur aty kanë qenë përfaqësues të lartë të shtetit të asaj kohe? Ka bunkerë të tjerë të ngjashëm anti-atomikë?
Kjo bazë përdorej sipas situatave, por di të them se të paktën një herë në vit shtabi zhvendosej në këtë zonë, ku simulohej një luftë e mundshme. Ne ushtarakët kemi qëndruar edhe më shumë se katër ditë pa lëvizur. Kam qenë i pranishëm kur ky bunker vizitohej nga Enver Hoxha, zakonisht dëgjonte shpjegimet e ushtarakëve që merreshin me ndërlidhjen, sigurinë dhe sulmet imagjinare që kryheshin jashtë këtij objekti. Ai erdhi sa për të parë shtabin e përgjithshëm dhe vendkomandën, që saç është një objekt i sigurt për kohë lufte, po aq edhe funksional për drejtimin e ushtrisë dhe partisë. Janë bërë manovra dhe komandantë të ndryshëm i raportonin për situatën dhe më pas Enveri i falenderonte. Gjithashtu edhe Mehmet Shehu njihej nga afër dhe ishte i interesuar e pyeste për çdo detaj që të sigurohej që çdo gjë shkonte mirë. Njerëzit nuk duhet të jenë shumë kuriozë për të gjitha këto vendkomanda, sepse në sistemet tunel kundra-atomike ishin të gjitha tanket që dispononte ushtria. I gjitha aviacioni luftarak, e gjithë flota luftarake detare që këto armë pasi mbaronin detyrat në ajër, në det dhe tokë, futeshin në tunel dhe të gjitha janë anti-atomike. Strategjia jonë nuk mbështetej në luftën ajrore e detare, pasi e dinim që kundërshtarët tanë armiq e kishin forcën ajrore e atë detare shumë më të fuqishme se tonat. Ndërsa në luftën në tokë, unë do thosha që ishim të barabartë. Mund të them se janë me qindra tunele anti-atomike në Shqipëri, por i përmasave të tilla si ai i Batalionit të Sigurimit nuk ka. Në korpuse, në brigada dhe në pjesën më të madhe të batalioneve kishte edhe tunele anti-bërthamorë edhe qendra zjarri.
Është folur shumë për zyrën dhe dhomën e përcaktuar për Enver Hoxhën. Cilat ishin të veçantat dhe a kishte orendi e materiale luksi?
Kam qenë prezent kur vinte Enver Hoxha dhe më vonë isha në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kam parë me detaje çdo hapësirë të këtij objekti. Sigurisht që paradhoma, zyra e punës dhe dhoma ku qëndronte Enveri ishte më të veçanta nga të tjerat. Them më e veçantë për hapësirën që kishte dhe ato pak orendi normale të një zyre pune dhe dhome fjetjeje. Kam shërbyer për shumë kohë në strukturat më të larta ushtarake në vend dhe nuk kujtoj që në këto ambiente të ketë pasur objekte luksi. Për mendimin tim Enver Hoxha nëse do të shihte objekte luksi, jo vetëm në këtë vendkomandë por kudo që ta shikonte ai do të merrte masat më të rrepta për atë që vendoste gjëra të tilla. Edhe Ramiz Alia kur erdhi si Komandant i Përgjithshëm e ka vizituar këtë vend për ta parë dhe krijuar bindje se mund të drejtohet prej andej edhe lufta edhe drejtimi i pushtetit. Në atë kohë isha shefi i shtabit dhe i raportonin mbi gjithçka.
Të mbetemi tek një përplasje që keni pasur me Ramiz Alinë gjatë kohës kur ju ishit ministër i Mbrojtjes, fill pas ngjarjeve të 2 Prillit 1990 në Shkodër, ku u vranë katër njerëz, çfarë ndodhi me Alinë?
Pata një rast me Ramiz Alinë..në fakt kemi pasur konflikte për çështje të detyrave që më jepeshin jashtë rregullave, dhe pas 2 Prillit në Shkodër më bëri një qortim të rëndë sepse del sekreti i çdo detyre që jepte ai. Dhe më porositi me ashpërsi të madhe që çdo urdhër që jap unë, duhet ta di unë, ti dhe Fatos Nano, “sepse sekretet e urdhrave të mia, – më tha Ramizi, – dalin në shesh”. Unë iu përgjigja se urdhrat tuaja që do të zbatohen nga repartet ushtarake, do të shkojnë deri tek ushtari që do kryejë detyrën për mbrojtjen ose ruajtjen e objekteve të ndryshme. Dhe urdhrat tuaja shoku Ramiz, i thashë, sado sekret, do kalojnë në dorë të shefit të shtabit, drejtorit operativ, gjithë komandave deri tek zbatuesit. Unë i kujtova Ramiz Alisë që, ju nëse keni frikë nga çështja e sekretit, unë jam i gatshëm t’ju siguroj jetën në atë objekt të fortifikuar që bëjmë fjalë. Këtu i kujtova se bunkeri anti-atomik ishte një mënyrë për strehimin e tij, duke komanduar dhe drejtuar që aty partinë dhe pushtetin në të gjithë Shqipërinë. Kjo duket sikur e qetësoi, pasi kuptoi se nga ushtria nuk i vinte asnjë e keqe.
Qeveria Rama ka vendosur që ky bunker anti-atomik i kohës së komunizmit të qëndrojë i hapur për vizitorët. Ju si ish-ushtarak madhor dhe ministër i Mbrojtjes në atë kohë, çfarë mendimi keni?
Duke qenë se vlera e Forcave të Armatosura ka rënë shumë, atëherë jam në një mendje me Edi Ramën që kjo vendkomandë e dikurshme të përdoret për ta vizituar kushdo, por me qëllimin që ky ka qenë një objekt për përdorimin e ushtrisë. Le të përdoret për interesa turistike, për aq kohë sa nuk ka më forca të mirëfillta të armatosura. Unë ngre pyetjen: a ka Ministria e Mbrojtjes plane të sakta se si do të mbrohet Shqipëria në kohë lufte? Paçka se mund ta ketë marrë kontratën e mbrojtjes nga NATO, duhet të kemi planet tona të mbrojtjes. Gjithsesi, duke pasur parasysh se shumë persona bëjnë pyetje se sa kanë kushtuar këto fortifikime, unë kthej përgjigje se nuk kanë kushtuar më shumë se një avion ‘F16’ amerikan. Sepse këto fortifikime janë bërë me kosto të ulët në atë kohë dhe me fuqi më shumë punëtore.

No comments:
Post a Comment