Kori i fansave serbë thërriste “Dhoma gazi për shqiptarët”.
Shqiptarët u përgjigjën: “Ne jemi më hajdutë dhe ju q… motrat”. Kjo
ndodhte në një ndeshje futbollit në Shkup, në vitin 1999: konflikti në
Kosovë ishte ndezur dhe ndjenjat ishin të larta. Përleshjet vijuan në
rrugë.
Në atë kohë isha në Maqedoni me gazetarë të tjerë për të ndjekur fluksin e refugjatëve shqiptarë që vinin nga përtej kufirit, ndërsa ne prisnim ta kalonim atë me focat e Nato-s për në tokën e luftës. Një marrëveshje u arrit me Beogradin dhe dhuna u kufizua në disa
vrasje dhe plaçkitje. Shihnim forcat serbe qe ktheheshin në shtëpi të zemëruara dhe të poshtëruara.
U kthyen më Kosovë disa herë të tjera. Ndërsa vitet kalonin, filluam të shihnim se armiqësitë e vjetra nuk harroheshin, por thjesht liheshin mënjanë. Grali i Shenjtë në rajon ishte hyrja në Bashkimin Europian. Kroacia e arriti vitin e shkuar. Serbia, Bosnja dhe Shqipëria janë në proçes.
Por ngjarjet në stadiumin Partizani të Beogradit, javën e shkuar, treguan se nuk duhet te jemi shumë optimistë. Për kujtesë, një ndeshje eliminatore për Kampionatin europian u ndërpre pas shpërthimit të një revolte që përfshiu lojëtarët, tifozët dhe policët. U nxit nga një dron që valviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, që përfshin edhe pjesë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Pati zëra se vëllai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u arrestua si autor i ngritjes së dronit. Olsi Rama e përgënjeshtroi këtë duke thënë se ai “nuk kishte përdorur dron asnjëherë në jetë”.
Serbia kërkoi që ta fitonte ndeshjen në tavolinë, me rezultatin 3 – 0. Ambasada shqiptare në Mal të Zi u sulmua, pati përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Vienë, sikundër edhe në Maqedoni e Serbi. UEFA, që mbron vendimin se loja duhet të vazhdonte, ka nisur një hetim duke kërcënuar ndëshkime për Serbinë dhe Shqipërinë. “Politika nuk duhet të hyjë në futboll”, deklaroi një zyrtar. Por sporti nuk mund të ndahet nga politika dhe këtë e pranon edhe vetë UEFA, pasi ka vendosur të ndajë në hedhjen e shortit Spanjën nga Gjibraltari, Azerbajxhanin nga Armenia dhe Rusinë nga Gjeorgjia.
Një prej akuzave kryesore të bëra pas ndeshjes ishte politike. Një ministër serb u shpreh se ndeshja tregoi se Shqipëria nuk ishte “aq e pjekur” për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Protagonisti i negociatave me Brukselin ishte vetë kryeministri Aleksandër Vuçiç, i cili është i pranueshëm për perëndimin. Por 14 vjet më parë zoti Vuçiç ishte në radhët e linjës së ashpër, si Ministër i Informacionit kohën e drejtimit të Sllobodan Millosheviçit. Gjatë një darke në Beograd, vitin e shkuar, atëherë zëvendëskryeministër, ai më tha se ka qenë gjithë jetën e tij tifoz i Yllit të Kuq të Beogradit.
Në maj të vitit 1990, në atë që do të ishte ndeshja e fundit e futbollit përpara kolapsit të Jugosllavisë, skuadra serbe e Yllit të Kuq të Beogradit udhëtoi për në stadiumin kroat të Dinamos së Zagrebit. Arkani, lideri i paramilitarëve serbë ishte i pranishëm në stadium. Ndeshja u ndërpre mes të disa prej skenave më të dhunshme që ishin parë në Europë.
Zoti Vuçiç ka kaluar shumë kohë në Londër, si student. “Meqë Arsenali mbante bluza të kuqe, unë bridhja me një të tillë. Kuptova se nuk ishte një veprim i zgjuar, pasi jetoja në një lagje tifozash të Çelsit. Por nuk ndodhi asgjë serioze: gjërat ishin ndryshe. Kuptova që në stadiumet angleze nuk kishte sllogale politike”, -kujton ai.
Koret politike mund të konsiderohen si një koleksioni i pakuptimtë, dëgjohet të thuhet nga shumica e njerëzve. Por parrulla si “Nigel Farage mund ta lërë BE –në kur të dojë” nuk funksionon edhe aq, apo jo?
The Independent
Përgatiti Lapsi.al

No comments:
Post a Comment