Nga dy eventet e javës ka mbetur vetëm, një. Vendimi i UEFA – s për
ndeshjen Serbi – Shqipëri do të jetë ngjarja më e madhe e ditëve në
vijim. Tjetri, që priste të dominonte jetën politike shqiptare, ka
mbetur në mes. Ose është shtyrë për disa koha. Kryeministri i Shqipërisë
dhe ai i Serbisë nuk do takohen më 22 Tetor, por pak javë më pas, në 10
nëntor. Nuk duket ndonjë vendim i rëndësishëm, thjeshtë një spostim në
kohë.
Por konteksti në të cilin u mor vendimi dhe rrethanat që e diktuan atë e nxjerrin Shqipërinë më të dobët se sa po t’i qëndronte versionit të parë. Do doja ta argumentoja këtë duke pasur bindjen se qëndrimi i Ramës për të shkuar në Beograd pas ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri ishte i drejtë, ndërsa vendimi për ta shtyrë vizitën një gabim. Një gabim që ndoshta nuk na jep shumë kosto ne, por Serbisë padyshim një avantazh.
Kam pasur bindjen se Kryeministri i Shqipërisë duhet ta vizitojë Beogradin. Po ashtu ai i Serbisë Tiranën. Kam besuar gjithnjë që popujt ecin përpara dhe nuk mbeten peng i mosmarrëveshjeve të së shkuarës. Me një fizozofi të ndryshme Europa nuk mund të ishte kjo që është.
Në rrafshin psikologjik, ne shkojmë sot të avantazhuar në Kryeqytetetin serb. 68 vjet më parë, kur Kryeministri Hoxha vizitoi Beogradin, Shqipëria ishte një gjysëm shtojcë Jugosllave. Ai firmosi atje gjithë marrëveshjet që Jugosllavët i vunë mbi tavolinë dhe u qarravit jo pak kohë për ca ndihma gjysmake ekonomike që Tito i premtoi dhe s’i solli kurrë. Hoxha nuk ndaloi në Kosovë për të mos zemëruar serbët; nuk tha as një fjalë për shqiptarët atje dhe përdori për Titon shprehjen “vëllai ynë i madh”.
68 vjet më pas, Kryeministri Rama shkon si përfaqësues i një vendi që është anëtar i NATO –s; që në disa procese integruese është përpara Serbisë; që ekonomikisht ka një GDP për banor mjaft të ngjashme për të mos thënë superiore; shkon bashkë me një ndihmë për familjet e përmbytura në Serbi dhe me një mbështetje ndërkombëtare të konsiderueshme. Gjë që u pa në Samitin e Berlinit.
Kjo është njëra anë. Ai shkon si kryeministër i një vendi që ka lobuar fort pavarësinë e Kosovës dhe përfaqësues i një Kombi që 100 vjet më pas, ka rifituar “Të drejtën e tij historike”. Kosova është sot shtet i pavarur; shqiptarët e Maqedonisë janë një element thelbësor shtetformues atje dhe ata të Malit të Zi një garanci për pavarësinë e këtij vendi. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë më të përmbushur se sa kaq dhe asnjëherë në histori një burrë shteti shqiptar nuk ka qenë në pozita kaq të favorshme me fqinjët. Kryeministri i Shqipërisë duhet ta dijë, ta ndjejë dhe ta reflektojë këtë.
E kam pasur edhe më të fortë bindjen që Kryeministri i Shqipërisë duhet të vizitojë Beogradin pas ngjarjeve të ndeshjes Serbi – Shqipëri dhe qëndrimit Serb. Kam mbështetur vendimin e Ramës për të thënë: PO, unë nuk e anulloj vizitën. Besoj se vendimi i Shqipërisë, për mos ta bërë një helikopter lodër, pretekst për shpërthimin e urrejtes në Ballkan ishte më i emancipuar se sa deklaratat banale, por edhe foshnjore të Nikoliçit, Vuçiçit apo Daçiçit. Qëndrimi i Shqipërisë, e trajtoi atë ashtu siç ishte, thjeshtë një shaka e bukur që mundi të provokonte nervat e dobësuara nga problemet e brendshme të serbëve. Po – ja e Shqipërisë ishte më superiore se sa argumentat qesharake të Kryeministrit serb për të ftuar VIP që provokuan stadiumin apo për vëllain e Ramës që luante me policët dhe durimin e tifozëve serbë duke komanduar një Dron.
Jam që Kryeministri i Shqipërisë të shkojë në Beograd, jo vetëm për bashkëpunimin tonë, por për t’ju thënë edhe disa të vërteta të mëdha. Të vërteta që më shumë se sa ne, i shërbëjnë vetë Serbëve.
T’ju thoshte se: Koret masive me thirrjet: “vrije dhe prite shqiptarin” s’kanë fare të bëjnë me atë që dy vendet aspirojnë, integrimin europian. Këto kore mjerane, janë jo fatkeqësia jonë, por fatkeqësia e një kombi që ka mbetur peng i marrisë së vet. I asaj marrie, që sot, 100 vjet më pas, e ka bërë më të dobët se sa ka qenë në fillim të shekullit të XX!
T’ju thoshte se: vendimi i Serbisë për të mos lejuar tifozë dhe simbole shqiptare është jo problemi ynë, por dobësia e tyre. Eshtë konfirmimi i paaftësisë së Beogradit për të kontrolluar kokat e veta të nxehta, ose frikë nga simbolet e një populli tjetër, me të cilin së paku zyrtarisht, po kërkon të integrohet në BE. Asnjë popull nuk mund të ecë përpara dhe të çlirohet nga urrejtja nëse ka frikë nga flamuri ose himni i një vendi tjetër.
T’ju thoshte se pankarta që fluturoi mbi kokat e tyre në stadiumin e JNA nuk ishte një hartë e Shqipërisë së Madhe, por një hartë e vendeve ku shqiptarët autoktonë banojnë, pavarësisht se në cilët kufoj shtetërore inkuadrohen. Parrulla thoshte thjeshtë autoktonë dhe nuk besoj se ndonjë historian vë në dyshim faktin që shqiptarët janë autoktonë aty ku jetojnë sot! Të jesh autokton, nuk do të thotë të kërkosh Shqipërinë e Madhe.
T’ju thoshte se përzjerja e emrit të vëllait të tij në incidentin e stadiumit, ishte një përdorim i qëllimshëm për të dalë nga një situatë ku serbët e futën vetë. Do ishte në nderin e tyre ta shihnin të drejtën në sy dhe ta pranonin ngjarjen e 14 Tetorit ashtu siç ka ndodhur.
T’ju thoshte se siguria e kërcënuar e ekipit kombëtar të futbollit dhe pak qytetarëve të republikës së Shqipërisë, ishte sheklje e gjithë konventave të botës së qytetëruar dhe një akt i paprecedent.
T’ju thoshte se përdorja e nacionalizmit si një alibi për të kapërcyer problemet e tyre të brendshme politike, nuk i bën mirë në rradhë të parë Serbisë, e jo shqiptarëve.
Isha i bindur që Rama duhej të shkonte në Beograd, por vendimi i tij për ta shtyrë takimin ishte i gabuar. Vuçiç nuk mund të realizonte takimin. As Nikoliç. Ata ishin të dy të dobët politikisht. Ndaj e shndrruan ndeshjen Serbi – Shqipëri në një fushatë politike të brendshme duke i fryrë erërave nacionaliste. E keqpërdorën ndeshjen për të përfituar kapital politik në vend.
Ata e ndezën Beogradin dhe vizita e Ramës mund të ishin fatale politikisht pikërisht për ta. Nga ana tjetër, refuzimi do të hidhte poshtë gjithë demagogjinë për rolin e moderuar të Serbisë në rajon. Ndaj bënë [‘ishte e mundur për ta detyruar Ramën që ta anullonte vetë vizitën. Anullimi i vizitës do të ishte shpëtimi i tyre.
Në Serbi dhe në Europë. Për të marrë JO – në shpëtimtare e provokuan, e mbushën shtypin botëror dhe atë vendas me deklarata nacionaliste e fyese, tentuan të krijojnë një solidaritet ballkanik dhe atlantik për të treguar se problemi qëndron tek Tirana dhe ëndërra e saj për një Shqipëri të madhe. Shqipëria u ngrit mbi këto, pranoi të vijojë axhendën.
Në këtë pikë, politika e Beogradit gjeti të vetmin shpëtim “barazimin”. Të ndodhur mes presionit të brendshëm dhe të jashtëm, Vuçiç dhe Daçiç kanë negociuar në 48 orët e fundit intensivisht. Burime shumë të sigurta zyrtare në Bruksel janë shprehur se përgjërimi i Vuçiç për të dalë nga kjo histori me fytyrën e tij ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ai ka hedhur në lojë stabilitetin e Serbisë dhe të ardhmen Europiane të saj, duke ju lutur liderëve europianë që takimi të shtyhet, ose nëse realizohet, Rama të shmangë vizitën në Preshevë. Diplomacia Europiane ka punuar me intensitet të plotë, por Rama në këtë rast duhej të thoshte JO! Ai kishte një takim në Beograd. Nëse Vuçiç nuk e priste dot, le të thoshte JO! Rama nuk mund të nxirrte Vuçiçin nga një batak ku hyri me protagonizmin e vet.
Dhe hyri për të fituar pikë brenda Serbisë. Shtyrja me konsensus, e shpëtoi Kryeministrin Serb nga ngërçi ku ndodhej: Ai mes radikalëve të vet në Serbi dhe presionit ndërkombëtar. Tani i amortizoi të dyja. I qetësoi të vetët me deklaratat kundër nesh dhe ja konfirmoi ndërkombëtarëve rolin e tij të moderuar me takimin e shtyrë.
I dhamë një rrugë për të dalë në momentin që ishim më të fortë, edhe pse, sërish unë mendoj se të humbur afatgjatë janë ata që Serbinë mundohen ta mobilizojnë me filozofi dhe parrulla nacionaliste!

No comments:
Post a Comment