Saturday, May 17, 2014

Shqipnija sna ka borxh, na kem borxh me punue tan jeten për Shqipni. Ky ishte frati shqiptar miq.

Anton Harapi: Mos harro se unë jam shqiptar
Në vitin 1956 është botuar në Gjermaninë Perendimore një libër me titull “Misioni i posacëm në Juglindje- Raport i një diplomati fluturues“. Autori i tij është Hermann Neubacher i cili ka kryer detyren si “I plotfuqishmi i Ministrisë së Jashtme për Juglindjen”.
Më përpara ai ka qënë edhe kryetar i bashkisë së Vienës.
Në librin
ë përmendur më sipër ai i ka publikuar kujtimet e tij per vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në këtë libër shumë interesant, i kushtohet një vend shumë i gjërë dhe Shqipërisë së asaj kohe.
Interesant është fakti se nëpërmjet Neubacher krijohet një mundësi krejt e vecantë për t’a parë Shqipërinë e atyre viteve me sytë e një të huaji, konkretisht të një diplomati të lartë nazist gjerman.
Me poshte eshte nje fragment ku permendet Patër Anton Arapi.
* * *
Shkodër 1943: ajër i rëndë, presione nate për para, vrasje në mes të rrugës, në shtëpitë e vogla, në kafene. Në mes të ditës! Në një rreth të vogël shqiptarësh e gjermanësh. Patër Anton Harapi tregon se si natën e kaluar tre burra të njohur të levizjes ilegale komuniste kishin shkuar tek ai në manastir për të zhvilluar një debat politik me të. Partia komuniste, thonin ata, nuk luftonte kundër kishës. Komunizmi është në një fazë të re zhvillimi, ai lufton për lirinë kombëtare dhe për një demokraci të vërtetë. Cfarë kërkon i pari i franceskanëve patër Antoni në një Këshilli Regjence, i cili bashkëpunon me okupatorët fashistë?
Një oficer gjerman policie, që ishte i pranishëm. e kapën ethet e gjuetisë:
„ Sa interesante Patër Antoni,! A do të mund të na thoni se kush ishin ata tre burra?”
Fytyra e tij prej asketi si e gdhendur në dru e me një hundë të madhe u nxi prej
trazimit:
“Mos harroni se unë jam shqiptar!”
Të tre burrat, edhe pse të pa ftuar, ishin miq në shtëpinë e tij, pra ishin nën mbrojtjen e tij gjatë kësaj vizite.
Pas tërheqjes së trupave gjermane nga Shqipëria, Patër Antonin e kapën në një strehë tek një shtëpi miku, dhe ata tre burrat ka gjasë të kenë qënë midis gjykatësve ose spektatorëve kur ai u var në litar.

No comments: