Pablo Escobar, lordi kolumbian i kokainës, që kishte 25 miliardë
dollarë kesh që në vitet ’80 (miliarda që sot mund ti ketë dhe Rama),
bëri karrierë në politikën kolumbiane, madje budallepsi deri dhe SHBA
kur e ftuan të fliste në Kongresin Amerikan.
Është evidente tashmë se avioni i Divjakës ngeci në rërën e plazhit sepse s’ishte mësuar të zbriste në teren/reliev të natyrshëm, ishte mësuar të ulej në betonin e aeroportit ushtarak të Gjadrit. Por pas zhurmës
së madhe që u bë në lidhje me përfshirjen e ushtrisë në tregëtinë e drogës, baronët e drogës në qeveri vendosën të ndryshojnë ekip (futën policinë në vend të ushtrisë), dhe destim (eksperimentuan uljen e avionit në rërë), gjë që dështoi me ç’duket, duke provuar faktin se “ku ka zë s’është pa gjë”, ose e thënë ndryshe, u vërtetua menaxhimi i transportit të drogës direkt nga shteti.
Gjërat bëhen më të vështira për Qeverinë sepse rezulton se Ministri i Brendshëm, Tahiri, ka gënjyer publikun në konferencën e shtypit dhënë direkt pas ngjarjes. Disa foto e dëshmi të qytetarëve të rastësishëm në vendngjarje përgënjeshtrojnë linjën e qeverisë, dhe provojnë se nga avioni janë shkarkuar disa çanta (supozohet me para), dhe se policia ka arritur në vendngjarje jo menjëherë (siç gënjeu Tahiri), por orë më vonë.
Natyrisht gjërat duhet të zbardhen nga hetimi, të presim hetimin – si zakonisht s’reshtin ca zëra që akoma besojnë drejtësinë shqiptare. Po çfarë hetimi duhet pritur kur gjërat janë kaq shumë (shumë) të qarta (të qarta), oshëtijnë, aq evidente janë.
Nga ana tjetër, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, Edi Rama nënkuptoi hapur nervozizmin e tij, kur sulmoi BE-në që gjoja po na bllokonka statusin. Sipas tij “është qesharake që Shqipëria pret ende të marrë statusin e vendit kandidat.” Po si mundet BE të japë statusin kur Shqipëria qeveriset nga Pablo Escobar.

No comments:
Post a Comment