Ish-deputeti i Partisë Demokratike,
njëkohësisht një prej drejtuesve të FRD, Sali Shehu, në një intervistë për
gazetën “Sot”, ka komentuar situatën aktuale politike, ku është ndalur
kryesisht te darka Rama-Topi, marrëveshja mes PS dhe FRD, reforma territoriale,
mbarëvajtja e procesit të votimit në 23 Qershor dhe vjedhja e votës, ngritja
e
Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe te çështja më e nxehtë e javëve të fundit,
shpërthimet me tritol. I pranishëm në darkën e zhvilluar dy javë më parë mes
Ramës dhe Topit, ish-deputeti demokrat ka deklaruar se gjatë darkës nuk ka
pasur marrëveshje bashkëpunimi mes PS dhe FRD. Sipas tij, Shqipërisë i
nevojiten më shumë darka të tilla. Sakaq, ndërsa është ndalur te roli i FRD,
Shehu pohoi se prioriteti i kësaj force politike, mbetet reforma në drejtësi,
duke nënvizuar se prokuroria dhe gjykatat, komandohen nga individë të
korruptuar. Më tej, Shehu ka komentuar dhe zgjedhjet e 23 Qershorit, duke
deklaruar se FRD-së i vodhën votat, pasi rezultati duhet të ishte dyfishi i
votave të marra. Shehu theksoi se terreni dhe koha janë në favor të FRD, pasi
sipas tij, PD nuk di të bëjë opozitë.
-Z. Shehu, ju ishit protagonist i
darkës Rama-Topi. Për kureshtje të lexuesve, a mund të na thoni se çfarë u
diskutua në atë darkë?
Besoj se pjesë të rëndësishme të
kësaj darke janë bërë publike tashmë, qoftë prej intervistës së parë të
kryetarit të FRD, Bamir Topi, menjëherë pas mbarimit të kësaj darke, qoftë nga
intervistat e drejtuesve të tjerë të FRD, qoftë edhe nga kureshtja e tepruar e
medias e cila asnjëherë nuk mungon. Darka është bërë publike. Detajet e saj
kanë dalë në shesh. Z. Topi e përshkroi në mënyrë krejtësisht korrekte se çfarë
u diskutua në atë darkë. E rëndësishme ishte që ne u ulëm në darkë me
kryeministrin. Në këtë aspekt, unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për shumë
darka të kësaj natyre. Gjithashtu, mendoj se Kuvendi ditën e djeshme, u përfshi
nga një debat gjatë gjithë ditës. Të gjithë ministrat dhe zyrtarë u ngujuan aty
për të bërë një komision që mund ta kishin bërë gjatë një kafeje, me një bisedë
shumë të qetë.
-Flitet se ju jeni piketuar për t’u
emëruar në krye të ILDKP. A do ta pranonit një propozim të tillë?
Çështja është se duhet ta marrim në
një këndvështrim krejtësisht tjetër. ILDKP është një institucion kushtetues, në
të cilin ka një drejtues, dhe unë personalisht e njoh zonjën në fjalë dhe kam
konsideratat e mia për të. Kuvendi ka një proces në dijeninë time, proces
kontrolli ndaj ILDKP, por se si kanë shkuar procedurat nuk jam në dijeni.
Kjo është një hamendje e pabazë, sepse për sa kohë një institucion ka
drejtuesin e vet, nuk ka nevojë për ta futur në një diskutim të panevojshëm që
je apo jo ti, një kandidaturë. Unë nuk besoj që ia vlen ta diskutoj më gjatë,
sepse i përkas atij grupi politikanësh që asnjëherë nuk e heq respektin për
institucionet kushtetuese, për drejtuesit e saj apo për strukturat që janë.
-A ka një marrëveshje mes PS dhe FRD
për përfaqësimin e FRD në administratë?
Marrëveshjet klasike apo politike
midis PS dhe FRD, për të punësuar militantët e saj në fushatë nuk ka, ndryshe
do të ishte bërë publike. Ne e kemi shprehur publikisht, i qëndrojmë dhe do të
vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë se, një pjesë e mirë e programit tonë ka të bëjë
me forcimin e shtetit ligjor, për të cilën sot Shqipëria ka nevojë më shumë se
kurrë. Dhe për një arsye tjetër se, nënvizimi më i madh i fjalës së
ndërkombëtarëve që e ndjekin Shqipërinë, theksohet për vendosjen e shtetit
ligjor. Për ta vënë shtetin në shinat që duhet.
-Në çfarë kuptimi?
Ne kemi në program, ndryshimin e
Kushtetutës, për të cilën është shprehur kryetari i Kuvendit, kryeministri.
Vetëm opozita nuk është shprehur për këtë gjë. Ne i qëndrojmë dhe ofrojmë
ekspertët dhe variantet tona, se si mund të jetë Kushtetuta më funksionale, në
funksion të reformës dhe zhvillimit të vendit. E dyta, ne kemi si prioritet në
programin tonë, reformën në drejtësi. Reformë e cila është më e nevojshme se
kurrë. Reforma është ligj, nuk është emërim sepse ka një keqkuptim në ambientin
politik dhe publik shqiptar. Në sistemin e drejtësisë ka dhe do të ketë
gjithmonë njerëz që janë me profil të lartë profesional dhe qytetar, të cilët
sot punojnë në sistemin e drejtësisë. Natyrisht që ka dhe të tjerë që janë të
korruptuar. Reforma duhet të jetë një tërësi ligjesh që të kufizojë në maksimum
çdo tendencë korruptive brenda këtij sistemi, për t’i ofruar qytetarëve
drejtësinë e munguar dhe të kërkuar në këto 20 vite. Reforma në drejtësi është
reforma territoriale.
-Duke qëndruar këtu, cili është
komenti juaj për reformën territoriale?
Shqipëria është një vend i copëzuar
në grimca-grimca të vogla komunare, në të cilat ka njerëz që kanë nga 20 vite
që zgjidhen me 200 vota në fshatra dhe i kanë ata si monopol të vetin. Doemos,
për t’i dhënë rrugë zhvillimit të vendit dhe kryesisht zhvillimit të bujqësisë,
duhet një konfigurim i ri territorial i Shqipërisë. Duhet të konceptohet me
njësi të tjera territoriale, me njësi të cilat duhet të kenë autonominë e tyre
në bazë të kartës së autonomisë lokale të Këshillit të Evropës. Të kenë mundësi
financiare për ta disponuar zonën dhe të kenë mundësi për projekte dhe për të
përthithur investime nga strukturat evropiane, pasi Shqipëria i ka të gjitha
shanset që në qershor të marrë ftesën për vendin kandidat.
-FRD mori vetëm 30 mijë vota në
zgjedhjet e 23 Qershorit. Kush mendoni se ua vodhi votat, PD, PS apo LSI?
Fillimisht gjej rastin që përmes
jush të falënderoj të gjithë votuesit tanë. Unë i falënderoj të gjithë ata që
janë votues dhe dashamirës të FRD. Të jeni të sigurt se nuk janë 30 mijë
votues. Përmes një terrori të paparë arritën të na çojnë në letrat e KQZ vetëm
30 mijë vota. Realisht, ne në analizën tonë dhe me vëzhguesit që kemi pasur, i
kemi të gjitha të dhënat që FRD ka pasur dy herë më shumë vota se 30 mijë.
Sigurisht, nuk kemi vënë gisht përsa kohë nuk kemi pasur njerëz legalë në
komisionet vendore dhe zonale. Koha do të na japë të drejtë në zgjedhjet që
vijnë. Të jeni të sigurt. Ne jemi me një strukturim të ri të FRD, strukturim i
cili do të bëjë të mundur praninë tonë në çdo qelizë ku votohet. Terreni dhe
koha tani punon për ne, sepse për fatin e keq të shqiptarëve PD nuk po di të
bëjë opozitë.
-Sipas mendimit tuaj, zbulimi i
bandës së tritolit ishte meritë e Policisë së Shtetit apo rastësi?
Komentet mediatike dhe publike, të
çojnë të mendosh se ishte një zbulim për shkak të një denoncimi nga një anëtar
i kësaj bande. Por, unë si profesionist i fushës, mendoj se ky është një lajm
shumë i mirë për shqiptarët dhe njerëzit, biznesin dhe çdo qytetar shqiptar.
Rëndësi ka që, hetimi i kësaj çështje, investigimi i saj, të bëhet deri në
qelizën më të fundit, për të bërë të mundur që çdo njeri i implikuar në këtë
bandë të rrezikshme të shkojë përpara drejtësisë. Në këtë linjë, unë ju ftoj
dhe besoj se duhet të rreshtohen të gjithë zërat politikë në Shqipëri, për t’i
dhënë shtetit dhe Policisë së Shtetit që kanë një detyrë të vështirë, detyrë të
koklavitur për shkak të situatës pas zgjedhore, situatës ekonomike, të gjitha
gjërave që na rrethojnë, duhet që çdo zë që ndikon te opinioni publik të jetë
në krah të Policisë së Shtetit në këtë aksion shumë të rëndësishëm. E zbuloi
policia apo u vetëdenoncua banda, unë besoj që shkon diskutimi si në kohën e
shokut Enver Hoxha, kur thoshte që çdo grup të rrezikshëm të partisë nuk e zbuloi
sigurimi, por e zbuloi vetë partia. Unë besoj se ky është një lajm shumë i
mirë, dhe kësaj duhet t’i mëshojmë. Të mbështesim Policinë e Shtetit, të
hetohet çdo qelizë e kësaj bande dhe inkurajojmë policinë, si parti dhe
personalisht, që të ngrejë sa më parë dhe të konsolidojë strukturat informative
në çdo qytet, çdo komunë të zhvilluar, në çdo qelizë të vendit, për të pasur
një kontroll të rrjetit dhe krimit. Me qëllim që, çdo kriminel që operon sot i
lirë, të dijë se ditët i ka të numëruara për të shkuar përpara drejtësisë.
Vetëm kështu, Shqipëria do të jetë pjesë e Evropës nga pikëpamja e sigurisë.
Vetëm kështu, çdo qytetar: pensionist, grua, vajzë, nxënës, student, zyrtar i
shtetit, biznesmen, etj, do të jetë i sigurt në vendin ku operon. Përmes jush,
falënderoj grupin që merret me hetimin e kësaj çështje, e inkurajoj atë dhe çdo
punonjës të policisë që me punën e vështirë që kanë, fisnike, në mbrojtje të
qytetarëve, të operojnë me guxim dhe trimëri.
-Deri ku shtrihen fijet e
shpërthimeve me tritol, duke pasur parasysh se pjesa dërrmuese e tyre bëhen me
porosi?
Çështja e krimit në Shqipëri është
një çështje e koklavitur. Shqipëria është një vend i vogël, por me lidhje shumë
të mëdha. Izolimi, hapja e vendit, situata ekonomike, mënyra e operimit të
administratës, mënyra e ndërtimit të jetës në Shqipëri, ka bërë të mundur që
rrjetet kriminale të kenë lidhje në gjithë rrjetet kriminale të rajonit. Në
këtë kuadër, përshëndes letrën e Ministrit të Brendshëm drejtuar homologëve të
tij në vendet e rajonit, Itali dhe Greqi, për të bërë të mundur ndërtimin e një
strukture për luftën kundër krimit në aspekt rajonal. Për shkak se, lidhja dhe
ndërvartësia e grupeve kriminale nga një shtet te tjetri është e padiskutueshme.
E vetmja mënyrë për t’i prerë këto fije është bashkëpunimi rajonal dhe fuqizimi
i strukturave që merren me ndjekjen dhe hetimin e këtyre grupeve kriminale.
Kemi ndjekur ngjarjet e rënda, qofshin në aspektin personal për njerëzit që e
kanë vuajtur, qoftë për aspektin publik. Dëshiroj që këto ngjarje të mos
ndodhin më, dhe për këtë duhet një punë sistematike të strukturave që merren me
luftën kundër krimit. Nuk është vetëm detyrë funksionale e Policisë së Shtetit
lufta kundër krimit, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar, i cili
kombinohet me elementë të terrorizmit. Mendoj se një strukturë e rëndësishme
shtetërore, që duhet të fokusohet në zbulimin dhe goditjen e kësaj linje
kriminale është Shërbimi Informativ Shtetëror. SHISH nuk duhet të izolohet
vetëm brenda mureve të godinës së tij, por duhet që agjentët dhe çdo njeri që
është në funksion të shërbimit të tij, në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe
ligjore, duhet që të intensifikojë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, hetimin
me Prokurorinë e Përgjithshme, për të bërë të mundur që informacionet të
shkojnë në një drejtim.
-Çfarë mund të na thoni për
përplasjen mes PS dhe SHISH?
Nuk është përplasje që ka prapavijë
politike. Është një dëshmi e qartë e mungesës së një bashkëpunimi që duhet të jetë
evident. Siç e thashë më përpara, SHISH ka detyrim kushtetues dhe ligjor që të
jetë i pranishëm në ato ambiente ku ndërtohen dhe luhen rrjete kriminale, të
cilat objekt të punës së tyre kanë terrorizmin, korrupsionin, krimin e
organizuar dhe çdo vepër penale që shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë.
-Cili është mendimi juaj për
ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Si ide është interesante, por duhet
të kemi parasysh se Shqipëria ka një sistem ligjor, procedural, kushtetues, në
të cilin do të duhet shumë ndërhyrje për të nxjerrë një organ shumë të veçuar
për t’i vënë emrin, Byroja Kombëtare e Hetimit. Si strukturë pjesëmarrëse, që
mund t’i bashkëngjitet Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit, është
çështje tjetër. Për ta ngritur si strukturë të pavarur kushtetuese duhet të
ndërhyhet në sistemin kushtetues dhe procedural shqiptar. Unë personalisht,
gjykoj se duhet një strukturë më potente për të goditur krimin në Shqipëri.
Kjo, do të jetë produkt i një diskutimi të gjatë midis profesionistësh, për të
sjellë përpara politikanëve në momentin e vendimmarrjes, një draft i cili të
jetë në harmoni të plotë me sistemin kushtetues, procedural dhe ligjor. Pastaj
duhet të kemi parasysh diçka: Krimi nuk goditet me letra, goditet me njerëz të
zotë. Duhet që struktura të ngrihet me njerëz profesionist, të zotë, të
guximshëm, të paguar mirë dhe të mbështetur politikisht.
-Janë dërguar në Prokurori një sërë
dosjesh të zyrtarëve të lartë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Asnjë prej këtyre dosjeve nuk ka përfunduar në gjykatë. Cili është komenti
juaj?
Dosjet që kanë shkuar në Prokurori,
besoj duhet të jenë në fazat procedurale të hetimit. Besoj se është herët për
t’i kërkuar llogari Prokurorisë, se përse nuk i ka çuar dosjet në gjykatë. Unë
inkurajoj Prokurorinë, që këtyre dosjeve t’iu shkojë deri në fund, ashtu siç
inkurajoi çdo strukturë qeveritare, që për gjithçka evidenton se ka shkuar në
disfavor të interesave të qytetarëve. Ndaj çdo zyrtari, qoftë ai më i madhi:
presidenti, kryeministri, ministrat, nëse kanë shkelur ligjin duhet të shkojnë
përpara drejtësisë. Jo politikisht, por penalisht dhe profesionalisht.
Intervistoi: Joana Tafa
Ish-deputeti
i Partisë Demokratike, njëkohësisht një prej drejtuesve të FRD, Sali
Shehu, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar situatën
aktuale politike, ku është ndalur kryesisht te darka Rama-Topi,
marrëveshja mes PS dhe FRD, reforma territoriale, mbarëvajtja e procesit
të votimit në 23 Qershor dhe vjedhja e votës, ngritja e Byrosë
Kombëtare të Hetimit, si dhe te çështja më e nxehtë e javëve të fundit,
shpërthimet me tritol. I pranishëm në darkën e zhvilluar dy javë më parë
mes Ramës dhe Topit, ish-deputeti demokrat ka deklaruar se gjatë darkës
nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi mes PS dhe FRD. Sipas tij,
Shqipërisë i nevojiten më shumë darka të tilla. Sakaq, ndërsa është
ndalur te roli i FRD, Shehu pohoi se prioriteti i kësaj force politike,
mbetet reforma në drejtësi, duke nënvizuar se prokuroria dhe gjykatat,
komandohen nga individë të korruptuar. Më tej, Shehu ka komentuar dhe
zgjedhjet e 23 Qershorit, duke deklaruar se FRD-së i vodhën votat, pasi
rezultati duhet të ishte dyfishi i votave të marra. Shehu theksoi se
terreni dhe koha janë në favor të FRD, pasi sipas tij, PD nuk di të bëjë
opozitë.
-Z. Shehu, ju ishit
protagonist i darkës Rama-Topi. Për kureshtje të lexuesve, a mund të na
thoni se çfarë u diskutua në atë darkë?
Besoj se pjesë të rëndësishme të kësaj
darke janë bërë publike tashmë, qoftë prej intervistës së parë të
kryetarit të FRD, Bamir Topi, menjëherë pas mbarimit të kësaj darke,
qoftë nga intervistat e drejtuesve të tjerë të FRD, qoftë edhe nga
kureshtja e tepruar e medias e cila asnjëherë nuk mungon. Darka është
bërë publike. Detajet e saj kanë dalë në shesh. Z. Topi e përshkroi në
mënyrë krejtësisht korrekte se çfarë u diskutua në atë darkë. E
rëndësishme ishte që ne u ulëm në darkë me kryeministrin. Në këtë
aspekt, unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për shumë darka të kësaj
natyre. Gjithashtu, mendoj se Kuvendi ditën e djeshme, u përfshi nga një
debat gjatë gjithë ditës. Të gjithë ministrat dhe zyrtarë u ngujuan aty
për të bërë një komision që mund ta kishin bërë gjatë një kafeje, me
një bisedë shumë të qetë.
-Flitet se ju jeni piketuar për t’u emëruar në krye të ILDKP. A do ta pranonit një propozim të tillë?
Çështja është se duhet ta marrim në
një këndvështrim krejtësisht tjetër. ILDKP është një institucion
kushtetues, në të cilin ka një drejtues, dhe unë personalisht e njoh
zonjën në fjalë dhe kam konsideratat e mia për të. Kuvendi ka një proces
në dijeninë time, proces kontrolli ndaj ILDKP, por se si kanë shkuar
procedurat nuk jam në dijeni. Kjo është një hamendje e pabazë, sepse për
sa kohë një institucion ka drejtuesin e vet, nuk ka nevojë për ta futur
në një diskutim të panevojshëm që je apo jo ti, një kandidaturë. Unë
nuk besoj që ia vlen ta diskutoj më gjatë, sepse i përkas atij grupi
politikanësh që asnjëherë nuk e heq respektin për institucionet
kushtetuese, për drejtuesit e saj apo për strukturat që janë.
-A ka një marrëveshje mes PS dhe FRD për përfaqësimin e FRD në administratë?
Marrëveshjet klasike apo politike
midis PS dhe FRD, për të punësuar militantët e saj në fushatë nuk ka,
ndryshe do të ishte bërë publike. Ne e kemi shprehur publikisht, i
qëndrojmë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë se, një pjesë e mirë e
programit tonë ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor, për të cilën
sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë. Dhe për një arsye tjetër se,
nënvizimi më i madh i fjalës së ndërkombëtarëve që e ndjekin Shqipërinë,
theksohet për vendosjen e shtetit ligjor. Për ta vënë shtetin në shinat
që duhet.
-Në çfarë kuptimi?
Ne kemi në program, ndryshimin e
Kushtetutës, për të cilën është shprehur kryetari i Kuvendit,
kryeministri. Vetëm opozita nuk është shprehur për këtë gjë. Ne i
qëndrojmë dhe ofrojmë ekspertët dhe variantet tona, se si mund të jetë
Kushtetuta më funksionale, në funksion të reformës dhe zhvillimit të
vendit. E dyta, ne kemi si prioritet në programin tonë, reformën në
drejtësi. Reformë e cila është më e nevojshme se kurrë. Reforma është
ligj, nuk është emërim sepse ka një keqkuptim në ambientin politik dhe
publik shqiptar. Në sistemin e drejtësisë ka dhe do të ketë gjithmonë
njerëz që janë me profil të lartë profesional dhe qytetar, të cilët sot
punojnë në sistemin e drejtësisë. Natyrisht që ka dhe të tjerë që janë
të korruptuar. Reforma duhet të jetë një tërësi ligjesh që të kufizojë
në maksimum çdo tendencë korruptive brenda këtij sistemi, për t’i ofruar
qytetarëve drejtësinë e munguar dhe të kërkuar në këto 20 vite. Reforma
në drejtësi është reforma territoriale.
-Duke qëndruar këtu, cili është komenti juaj për reformën territoriale?
Shqipëria është një vend i copëzuar në
grimca-grimca të vogla komunare, në të cilat ka njerëz që kanë nga 20
vite që zgjidhen me 200 vota në fshatra dhe i kanë ata si monopol të
vetin. Doemos, për t’i dhënë rrugë zhvillimit të vendit dhe kryesisht
zhvillimit të bujqësisë, duhet një konfigurim i ri territorial i
Shqipërisë. Duhet të konceptohet me njësi të tjera territoriale, me
njësi të cilat duhet të kenë autonominë e tyre në bazë të kartës së
autonomisë lokale të Këshillit të Evropës. Të kenë mundësi financiare
për ta disponuar zonën dhe të kenë mundësi për projekte dhe për të
përthithur investime nga strukturat evropiane, pasi Shqipëria i ka të
gjitha shanset që në qershor të marrë ftesën për vendin kandidat.
-FRD mori vetëm 30 mijë vota në zgjedhjet e 23 Qershorit. Kush mendoni se ua vodhi votat, PD, PS apo LSI?
Fillimisht gjej rastin që përmes jush
të falënderoj të gjithë votuesit tanë. Unë i falënderoj të gjithë ata që
janë votues dhe dashamirës të FRD. Të jeni të sigurt se nuk janë 30
mijë votues. Përmes një terrori të paparë arritën të na çojnë në letrat e
KQZ vetëm 30 mijë vota. Realisht, ne në analizën tonë dhe me vëzhguesit
që kemi pasur, i kemi të gjitha të dhënat që FRD ka pasur dy herë më
shumë vota se 30 mijë. Sigurisht, nuk kemi vënë gisht përsa kohë nuk
kemi pasur njerëz legalë në komisionet vendore dhe zonale. Koha do të na
japë të drejtë në zgjedhjet që vijnë. Të jeni të sigurt. Ne jemi me një
strukturim të ri të FRD, strukturim i cili do të bëjë të mundur praninë
tonë në çdo qelizë ku votohet. Terreni dhe koha tani punon për ne,
sepse për fatin e keq të shqiptarëve PD nuk po di të bëjë opozitë.
-Sipas mendimit tuaj, zbulimi i bandës së tritolit ishte meritë e Policisë së Shtetit apo rastësi?
Komentet mediatike dhe publike, të
çojnë të mendosh se ishte një zbulim për shkak të një denoncimi nga një
anëtar i kësaj bande. Por, unë si profesionist i fushës, mendoj se ky
është një lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe njerëzit, biznesin dhe
çdo qytetar shqiptar. Rëndësi ka që, hetimi i kësaj çështje, investigimi
i saj, të bëhet deri në qelizën më të fundit, për të bërë të mundur që
çdo njeri i implikuar në këtë bandë të rrezikshme të shkojë përpara
drejtësisë. Në këtë linjë, unë ju ftoj dhe besoj se duhet të rreshtohen
të gjithë zërat politikë në Shqipëri, për t’i dhënë shtetit dhe Policisë
së Shtetit që kanë një detyrë të vështirë, detyrë të koklavitur për
shkak të situatës pas zgjedhore, situatës ekonomike, të gjitha gjërave
që na rrethojnë, duhet që çdo zë që ndikon te opinioni publik të jetë në
krah të Policisë së Shtetit në këtë aksion shumë të rëndësishëm. E
zbuloi policia apo u vetëdenoncua banda, unë besoj që shkon diskutimi si
në kohën e shokut Enver Hoxha, kur thoshte që çdo grup të rrezikshëm të
partisë nuk e zbuloi sigurimi, por e zbuloi vetë partia. Unë besoj se
ky është një lajm shumë i mirë, dhe kësaj duhet t’i mëshojmë. Të
mbështesim Policinë e Shtetit, të hetohet çdo qelizë e kësaj bande dhe
inkurajojmë policinë, si parti dhe personalisht, që të ngrejë sa më parë
dhe të konsolidojë strukturat informative në çdo qytet, çdo komunë të
zhvilluar, në çdo qelizë të vendit, për të pasur një kontroll të rrjetit
dhe krimit. Me qëllim që, çdo kriminel që operon sot i lirë, të dijë se
ditët i ka të numëruara për të shkuar përpara drejtësisë. Vetëm kështu,
Shqipëria do të jetë pjesë e Evropës nga pikëpamja e sigurisë. Vetëm
kështu, çdo qytetar: pensionist, grua, vajzë, nxënës, student, zyrtar i
shtetit, biznesmen, etj, do të jetë i sigurt në vendin ku operon. Përmes
jush, falënderoj grupin që merret me hetimin e kësaj çështje, e
inkurajoj atë dhe çdo punonjës të policisë që me punën e vështirë që
kanë, fisnike, në mbrojtje të qytetarëve, të operojnë me guxim dhe
trimëri.
-Deri ku shtrihen fijet e shpërthimeve me tritol, duke pasur parasysh se pjesa dërrmuese e tyre bëhen me porosi?
Çështja e krimit në Shqipëri është një
çështje e koklavitur. Shqipëria është një vend i vogël, por me lidhje
shumë të mëdha. Izolimi, hapja e vendit, situata ekonomike, mënyra e
operimit të administratës, mënyra e ndërtimit të jetës në Shqipëri, ka
bërë të mundur që rrjetet kriminale të kenë lidhje në gjithë rrjetet
kriminale të rajonit. Në këtë kuadër, përshëndes letrën e Ministrit të
Brendshëm drejtuar homologëve të tij në vendet e rajonit, Itali dhe
Greqi, për të bërë të mundur ndërtimin e një strukture për luftën kundër
krimit në aspekt rajonal. Për shkak se, lidhja dhe ndërvartësia e
grupeve kriminale nga një shtet te tjetri është e padiskutueshme. E
vetmja mënyrë për t’i prerë këto fije është bashkëpunimi rajonal dhe
fuqizimi i strukturave që merren me ndjekjen dhe hetimin e këtyre
grupeve kriminale. Kemi ndjekur ngjarjet e rënda, qofshin në aspektin
personal për njerëzit që e kanë vuajtur, qoftë për aspektin publik.
Dëshiroj që këto ngjarje të mos ndodhin më, dhe për këtë duhet një punë
sistematike të strukturave që merren me luftën kundër krimit. Nuk është
vetëm detyrë funksionale e Policisë së Shtetit lufta kundër krimit, në
mënyrë të veçantë krimit të organizuar, i cili kombinohet me elementë të
terrorizmit. Mendoj se një strukturë e rëndësishme shtetërore, që duhet
të fokusohet në zbulimin dhe goditjen e kësaj linje kriminale është
Shërbimi Informativ Shtetëror. SHISH nuk duhet të izolohet vetëm brenda
mureve të godinës së tij, por duhet që agjentët dhe çdo njeri që është
në funksion të shërbimit të tij, në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe
ligjore, duhet që të intensifikojë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit,
hetimin me Prokurorinë e Përgjithshme, për të bërë të mundur që
informacionet të shkojnë në një drejtim.
-Çfarë mund të na thoni për përplasjen mes PS dhe SHISH?
Nuk është përplasje që ka prapavijë
politike. Është një dëshmi e qartë e mungesës së një bashkëpunimi që
duhet të jetë evident. Siç e thashë më përpara, SHISH ka detyrim
kushtetues dhe ligjor që të jetë i pranishëm në ato ambiente ku
ndërtohen dhe luhen rrjete kriminale, të cilat objekt të punës së tyre
kanë terrorizmin, korrupsionin, krimin e organizuar dhe çdo vepër penale
që shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë.
-Cili është mendimi juaj për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Si ide është interesante, por duhet të
kemi parasysh se Shqipëria ka një sistem ligjor, procedural,
kushtetues, në të cilin do të duhet shumë ndërhyrje për të nxjerrë një
organ shumë të veçuar për t’i vënë emrin, Byroja Kombëtare e Hetimit. Si
strukturë pjesëmarrëse, që mund t’i bashkëngjitet Prokurorisë së
Përgjithshme, Policisë së Shtetit, është çështje tjetër. Për ta ngritur
si strukturë të pavarur kushtetuese duhet të ndërhyhet në sistemin
kushtetues dhe procedural shqiptar. Unë personalisht, gjykoj se duhet
një strukturë më potente për të goditur krimin në Shqipëri. Kjo, do të
jetë produkt i një diskutimi të gjatë midis profesionistësh, për të
sjellë përpara politikanëve në momentin e vendimmarrjes, një draft i
cili të jetë në harmoni të plotë me sistemin kushtetues, procedural dhe
ligjor. Pastaj duhet të kemi parasysh diçka: Krimi nuk goditet me letra,
goditet me njerëz të zotë. Duhet që struktura të ngrihet me njerëz
profesionist, të zotë, të guximshëm, të paguar mirë dhe të mbështetur
politikisht.
-Janë dërguar në Prokurori një
sërë dosjesh të zyrtarëve të lartë, të akuzuar për shpërdorim detyre
dhe korrupsion. Asnjë prej këtyre dosjeve nuk ka përfunduar në gjykatë.
Cili është komenti juaj?
Dosjet që kanë shkuar në Prokurori,
besoj duhet të jenë në fazat procedurale të hetimit. Besoj se është
herët për t’i kërkuar llogari Prokurorisë, se përse nuk i ka çuar dosjet
në gjykatë. Unë inkurajoj Prokurorinë, që këtyre dosjeve t’iu shkojë
deri në fund, ashtu siç inkurajoi çdo strukturë qeveritare, që për
gjithçka evidenton se ka shkuar në disfavor të interesave të qytetarëve.
Ndaj çdo zyrtari, qoftë ai më i madhi: presidenti, kryeministri,
ministrat, nëse kanë shkelur ligjin duhet të shkojnë përpara drejtësisë.
Jo politikisht, por penalisht dhe profesionalisht. Intervistoi: Joana Tafa
- See more at:
http://www.sot.com.al/politike-intervista/sali-shehu-ja-%C3%A7far%C3%AB-u-diskutua-n%C3%AB-dark%C3%ABn-rama-topi-frd-do-t%C3%AB-z%C3%ABvend%C3%ABsoj%C3%AB-pd-n%C3%AB#sthash.XEtYpW4r.dpuf

No comments:
Post a Comment