TIRANE-Listës së beqareve VIP, i pakësohet sot një nga
personazhet më të dashura të ekranit. “Bluetooth” ka mësuar se Ilva
Tare, gazetarja e mirënjohur e debateve të nxehta politike, jeton prej
disa kohësh një histori të bukur dashurie, me një prej figurave më të
spikatura në politikën e viteve ‘90, i rikthyer së fundmi nga Amerika
për t’iu bashkuar sërish së djathtës si deputet. Eduart Selami, kryetari
i Partisë Demokratike në vitet ’92 – ’95, është mashkulli që i ka
vjedhur zemrën Ilva Tares...
Një lidhje kjo, që është kurorëzuar së fundmi me një unazë “Tiffany” dhe jetesë të përbashkët. Kaq shumë komedi romantike e kanë bërë të vetën: fejesat e sotme nuk kanë më pamjen e dikurshme, por ëndërrohen në formën e një kutie ngjyrë qielli prej nga del një unazë me diamant. Që nga “Mëngjes tek Tiffany” e në dhjetëra komedi të sotmet, ëndrra e miliona vajzave ka formën e një unaze nga “Tiffany”. Nuk e dimë nëse gazetarja Ilva Tare ka bërë pjesë në grupin e këtyre ëndërrueseve.
Ama kemi zbuluar se është një nga ato fatlumet. Një kutizë ngjyrë qielli bashkë me diamantin brenda saj i ka mbërritur nga njeriu me të cilin prej disa muajsh po jeton një histori të bukur dashurie, deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami. Mjaft e rezervuar në jetën e saj private, gazetarja Tare ka mundur ta fshehë këtë lidhje nga sytë e publikut deri në mbërritjen e unazës, kur pyetjeve kureshtare të të njohurve të saj u është përgjigjur thjesht se ajo dhe Eduart Selami janë bashkë dhe se gjërat janë serioze. Prej disa kohësh madje ata jetojnë bashkë, në një apartament pas kullave binjake. Përtej ceremonive tradicionale të fejesës, çifti ka marrë angazhimin serioz për të ndarë jetën bashkë. Redaksia jonë u uron jetë të lumtur!
(a.n/Bluetooth/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment