Sunday, January 6, 2013

Si të fshihet përgjithmonë llogaria e Facebook-ut

Nuk mundesh më ta durosh llogarinë në Facebook? Ju mundeni ta fshini llogarinë tuaj të Facebook-ut, me pak durim.
Së pari, duhet të bëjmë të qartë dallimin midis “deactivating your account” dhe fshirjes së vërtetë. Çaktivizimi i llogarisë së Facebook-ut është një proces mjaft i shpejtë e i lehtë, por kjo mënyrë do të fshehë vetëm profilin dhe informacionet vetjake, por jo fshirjen nga serverët e Facebook-ut.

Për të çaktivizuar llogarinë tuaj, vizitoni menynë “Security Settings” (klikoni shigjetën më poshtë në këndin e sipërm në të djathtë të ekranit dhe zgjidhni “Account Settings”, më pas klikoni “Security” në kolonën e majtë), kliko linkun “Deactivate your account” dhe ndiqni udhëzimet. Keni ndryshuar mendje? Mjafton të hyni përsëri në llogarinë tuaj të Facebook-ut dhe profili do të jetë përsëri aktiv.
Por nëse doni ta fshini përgjithmonë llogarinë tuaj? Sigurisht që mundeni, por më parë duhet të plotësoni një sërë etapash, por procesi nuk është i menjëhershëm.
Ja se si mund të veproni:
1. Hapi i parë është gjetja e link-ut për të fshirë llogarinë tuaj.
Një mënyrë është të kërkosh “Delete account” në Qendrën e Ndihmës së Facebook-ut, ose thjesht të klikoni këtë link.
2. Hapi tjetër është të shkoni në faqen e paralajmërimit “page warning”, e cila të informon se çfarë ndodhë nëse llogaria juaj fshihet, domethënë, që nga çasti që llogaria fshihet, ju nuk mund jeni në gjendje të riktheni të dhënat tuaja. Gati për të vazhduar? Kliko butonin “Delete My Account”.facebook deactivate
3. Përsëri do t’ju shfaqet një dritare me një paralajmërim tjetër: “A jeni gati për ta fshirë përfundimisht llogarinë tuaj? Jeni të sigurt?”
Fusni fjalëkalimin dhe kodin e sigurisë “captcha” (grup shkronjash të rastësishme, të cilat sigurojnë që ju nuk jeni “spambot” )
4. Gjithçka në rregull? Kliko butonin “OK” dhe më pas kontrollo postën elektronike për e-mail-in që konfirmon se doni ta fshini përfundimisht llogarinë tuaj. Ju keni 2 javë kohë të ndërroni mendje pasi keni kërkuar për ta fshirë llogarinë e Facebook-ut.
5. Tani vjen çështja-kohë. Facebook-u nuk do ta fshijë menjëherë llogarinë. Ju duhet të prisni plotë 14 ditë që profili juaj të fshihet përgjithmonë. Nëse keni dyshime gjatë pritjes dy-javore, hyni përsëri në llogari dhe klikoni butonin "Cancel Deletion".
6. Së fundmi: edhe pasi Facebook–u e ka fshirë përfundimisht llogarinë tuaj, disa të dhëna do të mbeten rezervë në serverë për 90 ditë. Pas kësaj kohe, të dhënat e tjera do të fshihen tërësisht nga Facebook-u. /PCWorld Albanian/

No comments: