Monday, December 2, 2013

Akte të padenja albanofobie.

Të dashur miq, Festën e flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, jo të gjithë shqiptarët e festuan ne qetësinë dhe dinjitetin e merituar.

Kështu, fëmijët e fshatrave të Preshevës, në prag të festës tonë kombëtare, u terrorizuan për disa ditë nga policia serbe, e cila në aksionin kundra abetareve iu mori vogëlushëve brutalisht nga çantat abetaret e gjuhës shqipe.

Kjo për fajin e vetëm se në kopertinën e tyre shkruhej: Shtypur në Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi pas firmosjes së Marrëveshjes historike Kosovë - Serbi dhe në prag të vizitës së shtyrë dy javë më parë nga Beogradi të zotit Rama në kryeqytetin e Serbisë.

Në Shkup, autoritetet nuk lejuan ngritjen nga të rinjtë shqiptarë të flamurit kombëtar në Kalane e Shkupit, ditën e festës së kombit të tyre.
Autoritetet kufitare greke ndalojnë në kufi një qytetare të nderuar, zyrtare të lartë shqiptare, vetëm se ajo është çame dhe kjo ndodh pas vizitave të suksesshme të Presidentit Papulias por dhe zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Venizelos në Shqipëri. Mjerisht të gjitha këto akte, jo pa simbolikë të shëmtuar, janë kryer nga organe zyrtare të fqinjëve tanë dhe nuk përputhen me asnjë praktikë europiane.

Prandaj dhe duke denoncuar këto akte të padenja unë ftoj shqiptarët të punojmë me seriozitetin më të madh për proçeset integruese europiane dhe shqiptare, në mënyrë që akte të tilla të mos kenë të ardhme. sb

No comments: