Saturday, April 27, 2013

Engel kërkon nga Departamenti i Shtetit drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi


BEQIR SINA, New York
 
Jonathan Moor : " Ne duam të shohim drejtësi në këtë rast, si në të gjitha rastet e krimeve të luftës"
 
 Fatos Bytyqi - Eliot Engel
 
WASHINGTON D.C: Kështu të paktën ka njoftuar dje zyra e kongresmenti Elito Engel gjatë një seance dëgjimore e mbajtur për Kosovën dhe Serbinë,e subjekt "Kosova dhe Serbia - një shtegë për paqen"!  të organizuar nga një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve i Kongresit Amerikan.Eliot Engel Anëtar i Kongresit për New York-un që nga viti 1989, i cili aktualisht shërben si Kryetar i NënKomitetit të Çështjeve të Jashtme për Hemisferën Perëndimore në Dhomën e Përfaqësuesve, kryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongres,  para përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit ngriti çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, qytetarë amerikanë, që u vranë në Serbi më 1999, duke kërkuar drejtësi për ata.
 
Sipas një deklerate për shtyp të shpërndarë dje pasdite, thuhet se kongresmeni demokrat i New Yorkut, Distrikti 13-të, në New York, zonë elektorale, ku kan pas banuar vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi pjesëtarë të UÇK dhe shtetas amerikanë me prejardhje nga një fshat i Therandës i Kosovës, zoti Engel ka thënë se “Jam thellësisht i shqetësuar që deri sot asnjë individë nuk është shpallur fajtorë për vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë, vëllezërve Bytyqi”, tha kongresisti Engel.
 
Ai ka nënvizuar se “A mund të më thoni se çfarë trysnie ka bërë Departamenti i Shtetit mbi Serbinë në mënyrë që vrasësit të sillen para drejtësisë”, e pyeti Engel drejtorin për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
 
Zyrtari i qeverisë amerikane tha se për këtë rast ka pasur angazhime në nivele të larta dypalëshe përfshirë edhe vizitën e Sekretares Clinton në Beograd vjeshtën që shkoi, njofton zoti Jeremy Tomasulo nga zyra e kongresmenti Eliot Engel
 
Duke shtuar se “Nuk ka pasur ende arrestime dhe Serbia është në dijeni se kjo çështje qëndron e lartë në agjendën tonë dypalëshe. Për fat të keq ende nuk kemi marrë asnjë informacion nga qeveria e Serbisë”, tha Moore.“Këta janë tre shtetas amerikane dhe ne kërkojmë përgjigje për qytetarët tanë”, theksoi kongresisti Eliot Engel.
 
Vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi pjesëtarë të UÇK dhe shtetas amerikanë me prejardhje nga një fshat i Therandës i Kosovës, janë arrestuar nga forcat serbe derisa po e ndihmonin një familje rome në kufirin Kosovë - Serbi dhe më vonë janë ekzekutuar në verën e vitit 1999 pa gjyq në Serbi. Serbia deri sot nuk i ka zbuluar vrasësit e tyre.
 
Diskutimi Eliot Engel  Jonthan Moor për drejtësinë e  tre vëllezërve Bytyqi , vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi pjesëtarë të UÇK dhe shtetas amerikanë me prejardhje nga një fshat i Therandës i Kosovës, :

Kongresmeni Eliot Engel: Unë kam qenë thellësisht i shqetësuar që deri më sot nuk ka individë të kenë qenë të dënuar për vrasjen brutale e tre qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vëllezërit: Agron Bytyqi, Ylli, Mehmet dhe. Siç e dini ata ishin duke ndihmuar për të shpëtuar jetën e një familje rome nga Kosova, ku ata u ndaluan në mënyrë të paligjshme nga autoritetet serbe dhe pësuan një vrasje stil ekzekutimit. Ngjarja ka një kohë të gjatë, por ne duam të i shkojmë përpara,kësaj ngjarje  mbasi tani që ka njëmbëdhjetë vjet pas zbulimit të trupave të tyre askush nuk ka qenë përgjegjës për vrasjen e tyre dhe të dyshuarit kryesorë në zinxhirin e komandës ushtrake policore serbe, duke përfshirë komandantin e kampit, kurrë nuk kanë qenë të akuzuar për këto vrasje.


Pra, duhet të dimë se "çfarë është statusi i rastit të tyre dhe ju mund të përshkruani përpjekjet e Departamentit të Shtetit për të bërë presion Serbisë për të sjellë vrasësit para drejtësisë? A ka ndonjë gjë për të bërë më shumë Kongresi për të ndihmuar që Serbia për të arritur drejtësi për familjen Bytyqi? Unë paradokohe jam takuar me Fatos Bytyqin vëllain e katërt të vëllezërve Bytyqi të vrarë, i cili ndodhet në Nju Jork. Vetëm disa javë më parë unë u ula me të për të mësuar më shumë rreth procesit.


Z. Jonathan Moore: Faleminderit kongresmen Engel. Ky është një rast që na shqetëson në masë të madhe, duke filluar që nga arrestimi dhe pastaj vrasja e tre qytetarëve amerikanë. Ne gjithashtu kemi takuar me Fatos Bytyqi, vëllait të mbijetuar që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi angazhuar në këtë nivel, takime në nivele më të larta dypalëshe, duke përfshirë Sekretaren Clinton, kur ajo ishte në Beograd vjeshtën e kaluar. Zëvendës Sekretari ynë i Shtetit ngriti atë çështje direkt me kryeministrin Daçiç dhe ai është edhe Ministër i Brendshëm i Serbisë. Ne vazhdojmë të ju bëjmë thirrje autoriteteve në Beograd për të hetuar këtë rast dhe për të ndjekur penalisht atë.


Ne nuk jemi të vetëdijshëm për progresin e drejtpërdrejtë. Nuk ka pasur arrestime, nuk ka pasur arrestime në këtë rast ende.


Dhe Serbia është sigurisht shumë mirë në dijeni se ajo çështje është jashtëzakonisht e rendësishme në axhendën tonë dypalëshe. Ne duam të shohim drejtësi në këtë rast, si në të gjitha rastet e krimeve të luftës. Kjo ndodh për të thënë siç thoni ju, tre shtetas amerikane, kështu që shifra dukshëm në axhendën tonë dypalëshe nga kjo perspektivë, përfshijnë interesimin tonë në takimet e nivelit të lartë, por për fat të keq në këtë pikë ne nuk kemi marrë asnjë informacion nga qeveria ose autoritetet e Serbisë, që rasti i vrasjes se tre vëllezërve Bytyqi është duke ecur përpara,  përveç se jan bërë disa hetime.


Kongresmeni Eliot Engel: E pra, më lejoni të përfundoj duke thënë se unë mendoj se kjo duhet të vazhdojë të shtyhet përpara siç është një përparësi e vërtetë dhe unë e di se Kryetari do të bien dakord me mua, sepse e kemi diskutuar këtë çështje shumë. Këta janë tre shtetas amerikane dhe ne me të vërtetë duhet të kërkojmë përgjigje për qytetarët amerikanë. Faleminderit, faleminderit zoti kryetar.

No comments: