Vdes vajza e vetme e diktatorit sovjetik, Jozef Stalin. Zyrtarët e
shtetit federal Viskonsin, thanë se Lana Peters, ka vdekur nga kanceri
në moshën 85 vjeçare.
E lindur si Svetllana Stalina, ajo kishte ikur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1967, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe e kishte denoncuar babanë e saj dhe pushtetin komunist në ish Bashkimin Sovjetik.
Ajo kishte shkruar memoare për jetën e saj, që ishin shitur shumë në Shtetet e Bashkuara dhe raportohej se ishte bërë e pasur.
Pas vdekjes së babait të saj në vitin 1953, i cili tri dekada e kishte sunduar Bashkimin Sovjetik, me ç’rast ishte fajësuar për vdekjen e miliona njerëzve, ajo e kishte marrë emrin e nënës së saj, Allilujeva. Në vitin 1970 ajo ishte martuar me amerikanin Uilijem Peters.
E ndjera ishte e martuar së paku katër herë dhe i kishte tre fëmijë. Në vitin 1984, Lana Peters ishte kthyer në Bashkimin Sovjetik, por pas qëndrimit njëvjeçar ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara.

No comments:
Post a Comment