Saturday, November 26, 2011

Stres i madh, truri shkon në “Standby”

Gjermani,  NOA/R.Bulku - Kur përballemi me një stres veçanërisht të fortë, si ai i shkaktuar nga vizioni i një filmi të dhunshëm, truri ynë bëhet pjesë e një faze që mund ta quajmë “standby”.

Diçka e tillë çon në rritje të konsiderueshme reagimin tonë dhe në të njëjtën kohë krijohet një mbrojte e shpejtë dhe e lehtësuar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al duke cituar studimin e "Science".

Ndryshimet neuro-kimike që ndodhin në këto situata janë fotografuar për herë të parë në një njeri dhe kjo mbi bazën e një studimi të koordinuar nga Universiteti i Nimega, i cili më pas është publikuar në "Science".

Pjesëmarrës në këtë studim kanë qenë 80 vullnetarë.

r.b/NOA

No comments: