Apolonia vetëm 60 minuta ka mundur t’i rezistojë
“fortunes” shkodrane. Nëse në fillimin e pjesës së dytë, Ribaj, Pasha
dhe Agastra do të kishin qenë më të qetë përpara portës mike, ndoshta
rezultati i ndeshjes do të ishte tjetër, por Vllaznia, falë edhe
kualiteteve që kishte në përbërje, ka arritur të dalë triumfuese. Një
dhuratë kjo edhe për teknikun Vata, që arrin fitoren e parë në
transfertë dhe me tre pikët e marra në Fier, pa dyshim që e ka ngritur
moralin e skuadrës.
Shkodranët kanë shënuar të parët në minutën e 22-të, por eurogoli i Gërxhos, jo vetëm ka barazuar shifrat, por edhe ka sjellë shumë besim tek tifozeria vendase, e cila ka vazhduar ta mbështesë skuadrën pas shënimit të këtij goli, duke shpresuar në përmbysjen e madhe. Dhe vendasit në fushë u janë “përgjigjur” përmes disa rastesh të mira për shënim. Por vetëm kaq, sepse rrjeta e Vujadinoviçit nuk është prekur. Dhe kur nuk shënon, e pëson. Shkodranët i kanë besuar më ashumë kundërsulmit dhe Smajli, Sukaj e Vajushi kanë krijuar e thelluar diferencën e golave për skuadrën e tyre. Përfundimisht 1-4 për skuadrën kuqeblu, e cila në fund të ndeshjes përshëndetet dhe nga një grup i vogël besnikësh të ardhur nga qyteti verior e që kanë bërë tifo sikur të ishin në shtëpinë e tyre.
Pas ndeshjes
Dhimitër Papuçiu (zv/trajner i Apolonisë): “Kemi humbur, por, nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm, mund ta kishim mbyllur ndeshjen me fillimin e pjesës së dytë, ku kemi shpërdoruara disa raste të pastra shënimi. Pika më e dobët jonë mbetet sulmi që nuk ka funksionuar sërish siç duhet. Duke mos i shfrytëzuar mundësitë tona, i dhamë mundësi kundërshtarit që ka luajtur mjaft mirë kundërsulmin dhe na ka ndëshkuar jo pak në këtë takim”.
Rudi Vata (trajner i Vllaznisë): “Ka qenë një fitore e merituar për skuadrën tonë dhe unë jam i kënaqur nga loja që ka zhvilluar ekipi. Them se kemi pasur edhe pak fat, pasi Apolonia ka luajtur jo keq dhe shpesh na rrezikoi. Në pjesën e parë ka qenë përgjithësisht një lojë e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë, kualitetet e skuadrës sime kanë bërë diferencën, çka solli dhe fitoren. Tashmë na duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme, ku do të kërkojmë në çdo takim maksimumin, pasi vetëm kështu mund të ecim me sukses drejt realizimit të objektivave tona”.
! Gërxho bën një gol dhe një… “gol”
Gjatë ekzekutimit të një goditjeje të lirë nga futbollisti Gërxho, topi ka përfunduar në një nga dritaret e Akademisë së Futbollit “Apolonia”, që është pozicionuar si godinë fare afër fundores së fushës, në anën jugore të saj. Topi ka bërë “gol”, domethënë ka ka thyer një xham. Burime të besueshme thanë se “krimi” do të ndëshkohet me gjobë e kapiteni duhet të zhdëmtojë xhamin e thyer.

No comments:
Post a Comment