Friday, May 20, 2011

Ndryshon kursin gazsjellësi “Trans-Adriatik” që kalon nga Shqipëria


Bari, 19 maj, NOA – Pas konsultimit me kushtet e territorit, konsorciumi që po merret me ndërtimin e tubacionit ku do të kalojë gazsjellësi “Trans-Adriatik”, njoftoi fillimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) në Itali.

Plani përfshin një ndryshim të kursit, ulje të tubacionit, e cila në do të shkojë nga Brindizi në Leçe.

“Në fillim, – thotë Paul Pasteris, kreu i konsorciumit për Italinë, – projekti ishte përqendruar në qytetin e Torchiarolos, por prania e Posidonias oqeanike (e mbrojtur nga BE-ja dhe Italia, solli një ndryshim të kursit”.

Ndërkaq, tubacioni në det të hapur nga brigjet e Adriatikut duke kaluar përmes Kanalit të Otrantos, do të jetë rreth 45 kilometra.
“Qëllimi i kësaj, – vijon Pasteris, – është për të bërë investime duke siguruar respekt të madh për mjedisin.

Në fakt, linja nuk do të jetë e dukshme nga bregu. inxhinierët tanë kanë hartuar një zgjidhje që përfshin tunele të nëndheshme”.

Duke vijuar më pas se nuk do të jetë një “derë” prej 650 metrash, e cila do të lidhë direkt një pikë 250 metra nga bregu me një gropë të gërmuar 450 metra në brendësi. Tubacioni i TAP (520 km), do të transportojë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe në detin Adriatik duke kaluar më pas në Italinë jugore dhe Evropën Perëndimore.

Aksionierët e këtij projekti të rëndësishëm janë firma zvicerane “EGL” (42.5%), “Statoil” i Norvegjisë (42,5%) dhe “On Ruhrgas” i Gjermanisë (15%).

n.e/NOA

No comments: