Në diasporë do të konkurrojnë 19 kandidatë në tre njësi zgjedhore ku janë vetëm 7.258 shtetas me të drejtë vote.
Nëpërmjet postës elektronike dhe regjistrimeve pranë përfaqësive diplomatike të Maqedonisë ishin lajmëruar mbi 10 mijë shtetas, mirëpo një pjesë e tyre u refuzua, dhe kryesisht bëhet fjalë për diasporën shqiptare që jeton në SHBA, të cilës i janë refuzuar një numër i madh i votave, njofton INA.
Në Parlamentin e ardhshëm do të jenë 3 deputetë nga diaspora që dot vijnë nga tre njësi zgjedhore: Njësia 7 Evropë dhe Afrikë, Njësia 8 SHBA dhe Kanada si dhe njësia 9 Australi dhe Azi.
Shtetasit jashtë vendit do të votojnë në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit një ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më 4 qershor dhe ata do të votojnë në 36 përfaqësi diplomatike.
Hapja e vendvotimeve nëpër përfaqësitë diplomatike nuk do të jetë në Tiranë ku janë lajmëruar vetëm 6 veta, në Kajro vetëm 8 veta, Talin vetëm 1 votues, Tel Aviv vetëm dy votues, në Oslo ku janë të pranishëm edhe mërgimtarë shqiptarë nuk është lajmëruar asnjë shtetas si dhe vende tjera.
Probleme të mosparaqitjes janë edhe udhëtimet, pasi që për një votë një duhet të udhëtohet me mijëra kilometra deri në përfaqësinë diplomatike të Maqedonisë dhe kjo kryesisht në SHBA, Australi dhe vende tjera.
Numri më i madh i qytetarëve jashtë vendit që dëshirojnë të shprehin të drejtën e votës janë nga Venecia e Italisë edhe ate 1.190 vet dhe Bern rreth 990 veta.
Sipas vlerësimeve të Agjencisë për Emigracion jashtë vendit jetojnë rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje nga Maqedonia.
Për të fituar deputet në njësinë 7, sipas llogaritjeve të KSHZ-së, nga 4.653 votues të regjistrues, kandidati fitues për deputet duhet të fitojë së paku 94 vota, në SHBA dhe Kanada nga 1832 votues kandidati fitues duhet të fitojë së paku 37 vota ndërsa në njësinë zgjedhore 9 Australi dhe Azi, kandidati duhet të fitojë vetëm 15 vota për të qenë deputet nga 773 votuesit e regjistruar. KSHZ për votimet dhe procesin e organizimit të zgjedhjeve në diasporë bëri të ditur se do të harxhohen rreth 1 milion euro.
Cilët janë kandidatët e partive
Njësia 7 – Evropë – Afrikë
Ismail Beluli – BDI
Xhemal Dauti-PDSH
Kujtim Aligega – DR
Risto Mançev- VMRO-DPMNE
Nikolço Kolev – VMRO-Popullore
Zaim Bilalli – LSDM
Tanja Hristovska – Partia Evropiane
Njësia 8 – SHBA dhe Kanada
Tefik Abdullai – PPD
Ramazan Skara – BDI
Krste Bllazhevski – Unioni Socialdemokrat
Pavle Sazdov – VMRO-DPMNE
Dragi Stojkovski – Partia e Dinjitetit
Dushan Sinadinovski – LSDM
Stojadin Naumovski – Të Bashkuar për Maqedoninë
Njësia 9 – Australi
Miki Dodevski – VMRO-DPMNE
Ico Najdovski – Dinjiteti
Neda Goreska- LSDM
Trajçe Gulevski – Të Bashkuar për Maqedoninë.
No comments:
Post a Comment