Nga Edmond Arizaj
Gjuha politike eshte renduar. Akuzat reciproke kane kaluar gati cdo cak. Faqet e politikes nuk mbushen me me deklarata ideologjike, manovra politike, zgjidhje, apo problematike ligjesh e qytetaresh. Gjithcka eshte kthyer ne kronike te zeze, ku protagoniste jane ligjberesit, ligjvenesit dhe ligjzbatuesit. Duket sikur kutia e Pandores eshte shqyer dhe mbi kete vend po uturijne nga te katerta anet erera te kobshme dhe gjemendjellese. Mafie, tregti, vjedhje, kontrabande, manipulime, korrupsion, kokaine, vrasje, degjenerim, blerje, shitje, perfitime; te gjitha keto dhe ca te tjera, perdoren me emra te pervecem per politikanet shqiptare te te dy kraheve, duke zene me se miri vendet e krimineleve ordinere, apo te krimit te organizuar "pronaret legjitime" te ketyre fjaleve. Kesaj loje te rende nuk i ka shpetuar askush, me, apo pa faj. Motra, vellezer, nena, baballare, kusherinj, teze, gjysher, miq, shoke, te dashur, dashnore, burra, gra, femije, mjafton te kesh nje lidhje gjaku, nje afrimitet cfaredo me nje politikan, e edhe nese ke vite qe nuk flet me te, do te behesh me patjeter figure mediatike per t'u perdorur si top balte kunder emrit te radhes. Politika shqiptare eshte ne ditet me te zeza. Aspak e krahasueshme madje as me ditet luftarake te saj. Dhe ne menyre hipokrite, gjithe kjo lufte "ndershmerie" behet ne emer te popullit. Nje popull i gjithe qe si shpetimin e vetem sheh liberalizimin e vizave. Vete nuk ka fuqi te ndryshoje gje. Edhe po ndryshoi, do te jete e njejta gje. Ose do te bashkejetoje dhe do te mesohet me eren e rende, duke u justifikuar se era qe vjen nga krahu i tij, here-here ka arome te ndryshme nga ajo qe vjen nga krahu i kundershtarit, ose do te largohet duke kerkuar nje ere te re ne jeten e tij. Sterkaj dhe Tavo Vetem nje dite zgjati "gezimi" i socialisteve, te cilet pas deklarates se largimit te Paulin Sterkajt nga grupi parlamentar i PD-se, nisen te bejne kalkulime fitoreje dhe rrezimi te shpejte te qeverise. Deklarata e befte e Vangjel Tavos, qe largohej nga grupi parlamentar i PS-se, i riktheu me kembe ne toke. Goditja ishte flake per flake. Gjithkush mund te besoje lehtesisht se ne te dy deklaratat kane dore te tjere emra; kryetari i Partise Socialiste per deputetin e PD-se dhe Berisha-Nano-Meta per deputetin e PS-se. Megjithate dy largimet kane peshe te ndryshme. Paulin Sterkaj nuk e kishte per here te pare. Brenda pak vitesh ka levizur nga PD tek PS, tek PDK, tek PD. Madje eshte perjashtuar nga PS-ja pas votimit ne Kuvend te Bamir Topit si president, me urdher direkt te kryetarit te PS-se. Vetem pak dite me pare, vete Kryetari "e harroi" kete urdher dhe i hapi deren miqesisht Sterkajt dhe kujtdo tjeter nga grupi i PD-se. Dashakeqet e Kryetarit mund te mendojne se ai, apo dergata te tij, kane bere "oferta" te cuditshme edhe per deputete te tjere te PD-se. Ne korridoret e parlamentit perfliten shuma qe te bejne me dhimbje koke, te afruara nga Kryetari qe ka deklaruar vetem 3 mije euro ne llogarine e tij. Sikur asgje te mos jete e vertete, vetem mendimi, se Kryetari mendon, qe mund te bleje deputete kundershtare, me cfaredo lloj monedhe, eshte trishtues, pasi zemerimi ka kohe qe eshte tulatur. Pra largimi i Sterkajt nuk ka ndonje kosto kush e di se cfare per PD-ne, madje mund te kete kosto me te larte per vete PS-ne. Vangjel Tavo e ka per here te pare qe braktis PS-ne pas kater legjislaturash, qe perkthehen ne te pakten 16 vjet militantizem ne radhet e kesaj partie. Pikerisht largimi i nje socialisti te vjeter, nga qendra e politikes se re, i cili as qe eshte perfolur ndonjehere per "grupazh LMN-je" kunder Kryetarit, eshte "kraku" i forte i kesaj thyerjeje. Nje sinjal acarues per Kryetarin qe mendon se e ka partine nen kontroll. Duket se cdo levizje e tij, cdo deklarate e pergatitur me kujdes, cdo dosje, apo afere, ka nje kunderpergjigje nga pala tjeter, madje edhe nje oktave me larte. Kunderpergjigje qe kane te bejne direkt me Kryetarin dhe pak me Partine Socialiste. Ndoshta eshte koha qe PS te mendoje edhe per te ardhmen e saj, jo vetem per te ardhmen e kryetarit.
No comments:
Post a Comment