Wednesday, October 6, 2010

Debat në seancën e PE, Mallstrom e Fajon: Të hiqet regjimi i vizave

Shekulli Online
Në seancën e sotme plenare të Parlamentit Evropian u diskutua për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në fjalën e saj eurodeputetja, Tanja Fajon tha se të dyja vendet kanë përmbushur të gjitha kriteret, dhe në rast se do të liberalizohen vizat, do të jetë një mesazh politik pozitiv.


Ndërsa Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE, Sesilia Mallmstrom, u shpreh se procesi ka qenë një përpjekje e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ajo tha se mbështet heqjen e regjimit të vizave, jo vetëm si një mesazh politik por edhe si një mundësi që u jepet vendeve të Ballkanit për të njohur Bashkimin Evropian.


Mellmstrom, shtoi se të gjitha kushtet janë përmbushur me përjashtim të disa gjërave të vogla. Qeveritë e këtyre vendeve duhet tu tregojnë qyetarëve të tyre se cfarë do të thotë liberalizim i vizave.


Në diskutimin e tij eurodeputeti holandez Van der Stoe tha se nesër do të votojë kundër heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë. Shqipëria është pjesë e Konferencës Islamike, si dhe është një ndër vendet më të korruptuara në Evropë, atëherë pse duhet t'I liberalizojmë vizat një vendi tërësisht të korruptuar.


Në diskutim deklaroi votën kundër edhe eurodeputeti italian Mario Borghezio


Eurodeputeti belg Claeys, u shpreh gjithashtu kundër heqjes së vizave. Ai tha se Shqipëria ka lidhje me krimin e organizuar, nuk mund të fusim krimin në Evropë, tha ai.


Ndërkaq europdeputeti tjetër, Viktor Bostinaru vuri theksin tek kriza politike në Shqipëri, e cila ende nuk është zgjidhur.



*******************


Në prag të votimit nga Parlamenti Evropian të propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, eurodeputetja britanike, Sarah Ludford shprehet optimiste.



Në një intervistë dhënë BBC-së, në shqip, eurodeputetja britanike, Sarah Ludford, thotë se bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve nga ndonjë vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të ishte një hap prapa.



Megjithatë ajo tha se votimi në Parlament nuk do të thotë se heqja e vizave "është punë e kryer". Fjala e fundit në këtë proces i takon Këshillit të Ministrave të BE-së, ku përfaqësohen 27 vendet anëtare të organizatës.



Ndërkohë Parlamenti Evropian ka nisur seancën plenare, e cila do të zgjasë dy ditë. Mes një axhende të ngjeshur temash për diskutim, paraditen e së enjtes pritet edhe votimi i raportit të eurodeputetes Tanja Fajon për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.



Ndërkaq Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot në mbledhjen e qeverisë se PE-ja në mbledhjen e nesërme voton për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, duke e cilësuar këtë si arritjen më të madhe dhe realizimin e ëndrrës së një kombi të izoluar. Ndërkohë që sipas tij, në nëntor shpresohet të zyrtarizohet edhe vendimi.


"Vota e nesërme është një përgjegjësi e madhe për ne, në mënyrë që gjithë agjensitë tona të mbeten të angazhuara që udhërrëfyesi të jenë një program i vazhdueshëm pune"- tha Berisha.
Ai sqaroi edhe njëherë se qeveria franceze nuk kundërshton procesin për heqjen e vizave, por kërkon garanci, që qeveria shqiptare dhe autoritetet udhërrëfyesin e kanë program të vazhdueshëm pune.


"Ne jemi gati të marrim çdo vendim, çdo investim apo praktikë të domosdoshme"- tha ai, duke ngarkuar ministrat të vazhdojë më me intensitet fushatën për sensibilizimin e qytetarëve për detyrimet që rrjedhin nga ky proces.
************


Franca kerkon 'garanci' per vizat
Kryeministri Sali Berisha duke folur ne mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, tha se titujt e mediave të vendit se Franca do të bllokojë procesin e liberalizimit janë trillime dhe se Franca është promotor i lëvizjes së lirë dhe proceseve integruese.


Ndërkaq rrjeti mediatik 'EurActiv" duke iu referuar francezes 'Le Monde" shkruan sot se Franca po mban pezull vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen.


Pak ditë më parë e përditshmja "Le Monde" shkruante se Franca ka kritikuar Bashkimin e Evropian për ndjekjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lënë pas dorë rreziqet që lidhen me hapjen e kufijve të BE-së.


'Le Monde" citon Sekretarin francez të shtetit për Çështje Evropiane, Pierre Lellouche, i cili duke folur në parlamentin francez më 29 shtator, e quajti politikën e vizave një "çështje të sigurisë".


Lellouche në fjalën e tij shtoi se do të kërkohet një "garanci" nga Shqipëria dhe Bosnja para se ajo të hap dritën jeshile për heqjen e vizave për këto vende.

No comments: