Monday, July 28, 2008

Nga Al Kapone tek Bin Laden, FBI-ja feston 100-vjetorin


Që prej krijimit të saj më 26 korrik 1908, FBI-ja ka kaluar nga një numër prej pak dhjetëra hetuesish në 30 000 agjentë, duke u ngritur brenda një shekulli në rangun e një legjende botërore। Emrat e J. Edgar Hoover -- njeriu që drejtoi FBI-në për afro 50 vjet, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë periudhës së rrëmujshme për të drejtat qytetare dhe ai i Elliot Ness, agjenti që shtriu për tokë gangsterin e njohur Al Capone, janë bërë të famshëm. Policia federale amerikane ka frymëzuar një numër të madh filmash të Hollivudit, ndër të cilët "Jashtë ligjit" (1935) me James Cagney dhe "Heshtja e qingjave" (1991) me Anthony Hopkins.Por "zyra" e investigimit ia dedikon gjithashtu reputacionin e saj jetëgjatësisë, aftësisë për të evoluuar me kalimin e kohës dhe çështjeve të zbardhura me sukses. FBI-ja u krijua nga ministri amerikan i Drejtësisë, Charles Bonaparte, anëtar i degës familjare të Napoleon Bonapartit, që u vendos në Baltimore në Marilend (lindje), dhe që kishte nevojë për detektivë për të hetuar mbi krimet federale për Departamentin amerikan të Drejtësisë, shpjegon historiani i FBI-së, John Fox për AFP-në."Në ditët e saj të para, zyra kishte në ngarkim rreth njëzet lloj çështjesh që shkonin që nga hetimi i krimeve federale deri tek përgjegjësitë e lidhura me sigurinë kombëtare", vijon ai. "Me kalimin e kohës, ndërsa Kongresi vendoste se një gjë apo një tjetër përbënte shkelje të ligjit kriminal federal, juridiksioni jonë u rrit. Dhe FBI-ja fitoi, gjithashtu, terren me krizat e sigurisë kombëtare siç ishin dy luftërat botërore", shton historiani. FBI-ja filloi të tërhiqte vëmendjen e njerëzve në vitet 1930, kur SHBA-ja u përfshi nga një valë krimesh të shkaktuara nga kohërat e vështira të Depresionit të madh. "Zyra u bë e famshme pasi rrëzoi Dillingerin dhe tipat e llojit të tij", saktëson John Fox. Pikërisht gjatë periudhës së kriminelëve të njohur John Dillinger dhe Machine Gun Kelly agjentët e FBI-së filluan të thirreshin "G-Men" (fjalë për fjalë njerëz të qeverisë). Por ishte Lufta e Dytë Botërore ajo që solli rritjen më të madhe të efektivave të saj, duke bërë të kalonin nga disa qindra agjentë në afro 13 000 të tillë. Që nga ajo kohë, numri nuk është rritur shumë, por reputacioni i FBI-së ka mbetur i mirë, veçanërisht në saj të sukseseve të saj, dhe filmave serialë televizivë të frymëzuar prej agjentëve të saj. Ndër to, roli i luajtur nga policia federale në arrestimin e anëtarëve të Ku Klux Klanit, që vranë tre militantë të luftës për të drejtat qytetare, frymëzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë filmin "Mississippi Burning" (1989).Lista e 10 të dyshuarve më të kërkuar e hartuar në vitet 1950 numërohet, gjithashtu, ndër këto suksese. Më shumë se 400 fytyra kanë figuruar në këtë listë, ndërsa 95 për qind e të kërkuarve janë arrestuar, saktëson John Fox.Njeriu më i kërkuar në këto momente është shefi i Al-Kaidës, Osama bin Laden, që figuron në listën e atentateve me bombë në vitin 1998 kundër ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani. Në kërkim që prej prej dhjetë vjetësh, prania e tij në këtë listë, thekson, siç nënvizohet në një raport të Departamentit të Drejtësisë në 2005-ën, paaftësinë e FBI-së për të zbuluar projektin e atentateve të 11 shtatorit dhe të pengonte realizimin e tyre. Dështimi i saj më i madh deri tani ...

No comments: