Sunday, August 5, 2012

SHBA, pornostarja në mbështetje të Romney

Me 160 filma me drita të kuqe në kurrikulum, Jenna ka njoftuar mbështetjen e saj për Romney teksa pinte shampanjë në dhomën VIP të një klubi nate në San Françisko.
Pasi mori mbështetje nga Clint Eastwood, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney ka marrë mbështetje edhe nga një aktore.

Por nuk bëhet fjalë për një aktore dosido, por për Jenna Jameson, pornostarja më e famshme dhe më e kamur në botë, me një pasuri prej 30 milionë dollarësh.

Me 160 filma me drita të kuqe në kurrikulum, Jenna ka njoftuar mbështetjen e saj për Romney teksa pinte shampanjë në dhomën VIP të një klubi nate në San Françisko.

“Po pres me padurim të shoh sërish një republikan në krye të Shtëpisë së Bardhë”, është shprehur ylli i filmave erotikë.

Më herët gjatë ditës, aktori dhe regjisori i famshëm amerikan, Eastwood mbështeti publikisht Romney-n gjatë një evenimenti për mbledhjen e fondeve elektorale në Ketcën, Idaho.

“Vendi ka nevojë për një shtysë. Ai do të sjellë një sistem fiskal siç duhet, do të ketë barazi dhe personat nuk do të vihen njëri kundër tjetrit", tha Eastwood.

Gjatë mbledhjes së fondeve, aktori-regjisor mblodhi 2 milionë dollarë, një rekord në shtetin e Idahos. Me syzet e errëta "Ray Ban", ai u tregoi mbi 300 të pranishmeve si e kishte njohur Romney-n.

Eastwood po xhironte filmin "Mistic River" në Boston dhe politikani kandidonte per postin e guvernatorit të Masaçusetsit. "Pash spotin elektoral dhe thash ‘po ky është një djalosh shumë simpatik për të qenë guvernator, i ngjan më shumë nje presidenti’”, tregoi Eastwood./YllPress/

Shqiptarët e Ukrainës dhe fati i tyre gjatë shekujve

Të gabosh është gjë njerëzore, dhe kush e mbulon gabimin e gjen dashurinë, por turqit dhe serbët ende nuk dinë as gabimet t’i mbulojnë dhe as falje të kërkojnë për masakrat e krimet dhe zullumin që kanë zhvilluar shekuj me rradhë kundër kombit shqiptar.
Baki Ymeri

Njeriu i mirë e shenjtëron vendin ku jeton. Kështu ngjet edhe me shqiptarët e Ukrainës, edhe me lexuesit tanë, edhe me drejtuesit e Zemrës Shqiptare dhe revistës Drini, dy tribuna të lavdishme që këto ditë janë duke zhvilluar një fushatë të fuqishme për demaskimin e neootomanizmit në Ballkan dhe shijet paranoike të Erdoganit për ringjalljen e perandorisë së vdekur. Të gabosh është gjë njerëzore, dhe kush e mbulon gabimin e gjen dashurinë, por turqit dhe serbët ende nuk dinë as gabimet t’i mbulojnë dhe as falje të kërkojnë për masakrat e krimet dhe zullumin që kanë zhvilluar shekuj me rradhë kundër kombit shqiptar. Me këtë rast po ua prezantojmë vetëm një segment të shpirtit shqiptar që ka ikur nga zullumi osman për të shpëtuar shpirtin, gjuhën dhe traditat. Kaherë kemi dëgjuar se janë katër fshatra që flasin shqip në veriun e ftohtë. Puna për ta është emblemë nderi dhe krenarie. Si ruhet gjuha shqipe dhe traditat kombëtare nga komuniteti i shqiptarëve të atjeshëm?Si kanë mbijetuar gjatë dy shekujve të fundit këta bij shqipesh? Pyetjet i parashtrojnë ata që kanë shkruar për këtë subjekt, sipas të cilëve kuptojmë se janë katër fshatrat që janë të banuar nga shqiptarët që janë vendosur rreth shek XVIII-të dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor është Karakurti. Gjatë këtyre ditëve, në vigjilje të shtatorit të këtij viti, në momentin kur i shfletojmë këto lajme, nga një shqiptar i ri nga Kosova (Jakup Lecaj), kuptojmë Karakurti kremton 200 vjetorin e themelimit.

Kosova është n jë vend i mrekullueshëm, ka thënë Klaus Reinhard, por tani kuptojmë se edhe Karakurti qenka një vend i mrekullueshëm. Ismet Azizi, Edison Myrteza, Kujtim Boriçi, Agim Xhemali, Jakup Lecaj (prezent në fotografitë në kolor), si dhe disa publicistë nga Maqedonia, i kanë vizituar, kanë xhiruar dhe kanë shkruar me admirim për këto fole të moçme shqiptare. Nga rrëfimet e tyre kuptojmë se këto katër fshatra shqiptare mbijetojnë sot e kësaj dite. Është theksuar se ata kanë një urbanistikë të thjeshtë, se shtëpitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, më pas u përdor guri i gdhendur dhe u bënë më monumentale. “Hyrja në shtëpi bëhej nëpërmejet dhomës së zjarrit, në njërën anë është dhoma e vogël e ndenjjës dhe në anën tjetër është dhoma e madhe e miqve. Në këto shtëpi gatuhet me oxhak, aty është furra dhe pranë saj minderi prej balte. Pjesa e brendeshme zbukurohej me qylima dekorativë, dhomat kanë mobilje druri. Kanë dhe furra në oborr të shtëpisë. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruajnë traditat e veta, kanë folklorin gojor dhe koreografik. Gratë thurrin qylima me motive shqiptare dhe përdorin zbukurimet prej argjenti me motive të vjetra.Vathët janë në formë unaze, ruhen në vite kostumet e hershme kombëtare si dhe paftatë e brezit prej argjendi.”

Shqiptari shkon nga shkon, por vendin e vet nuk e haron. Disa burime flasin se shqiptarët fillimisht vendosen në veri të Odesës 220 km në fshatin Karakurt së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Karakurti është një fshat në rrhethinat e Bolgradit, ndërmjet Galacit të Rumaniës dhe Odesës së Ukrainës. Ky fshat është i përbërë nga një popullatë mazhoritare me prejardhje shqiptare. Në vitin 1811, në anën e majtë të liqenit Jallpug, pranë lumit Sarllig, të shpërngulurit shqiptarë nga viset bullgare, themeluan koloninë Karakurt. Karakurti ndodhet në stepat e Buxhakut të Ukrainës, me një popullsi prej 2.704 banorësh, ku ata me origjinë shqiptare përbëjnë 80% të popullsisë së fshatit (të tjerët janë rumunë dhe bullgarë. Në fillim të vitit 1860, një pjesë e fshatit Karakut u shpërngul në rajonin e brigjeve të detit Azov, rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojnë edhe sot në tokat që ua dhuroi Katerina e II-të e Rusisë. Në arkivin e tyre ruhen një numër i madh fotografish të vjetra dhe kostume nga 195 vjetësh që kur kanë ardhur këtu. Është për të ardhur keq deri më sot as një dietar shqiptar i Istitutit të Kulturës Popullore nuk ka qenë në fshatrat shqiptare të Odesës. Nuk e kuptoj dot pse nuk kanë qenë sepse druhet se Komiteti shqiptarë në Odesa mund të shuhet dalëngadalë por historia e tyre e mbijetësisë nuk duhet harruar, pra të veprojmë sa më shpejt sa nuk është vonë, thekson njëri nga autorët që e ka njohur frymën shqiptare në këtë vend./YllPress/

Shqiptarët e Ukrainës, dikur dhe sot

Me se shumti shqiptare, rreth 1.800 jetojne ne fshatin Karakurt, fshat ky qe eshte rreth 220 kilometra nga qyteti Odesa drejt kufirit me moldavine dhe shume afer kufirit me Rumanine.
Shqiptaret ne Ukraine jetojne ne 4 fshatra dhe sipas shenimeve mund te thuhet se ne ukraine jetojne rreth 4 mije shqiptare. Me se shumti shqiptare, rreth 1.800 jetojne ne fshatin Karakurt, fshat ky qe eshte rreth 220 kilometra nga qyteti Odesa drejt kufirit me moldavine dhe shume afer kufirit me Rumanine. Kufiri rumuno-moldav eshte me pak se 100 kilometra nga Karakurti, ku prej 2.500 banoreve rreth 70 perqind prej tyre jane shqiptare dhe te tjeret jane bullgare, gagauze, ukraince dhe disa nacionalitete tjera. Karakurti sot eshte nje fshat tipik ukrainas dhe per te vetmen gje qe e ben me te veçante nga te tjeret eshte se aty mund te degjoni se flitet edhe gjuha shqipe. Fshati ka rreth 8 mije hektare toke dhe token e fshatareve e punon nje koperative e fuqishme e cila per kete u jep banoreve te fshatit nje sasi nga kulturat bujqesore me te cilen mbillet toka bujqesore e ketij fshati. Ne kete fshat jetohet mire nga te ardhurat qe u sjell toka por edhe nga bagetite dhe shpezet qe mbajne banoret ne Karakurt. Ne kete fshat ka rreth 3.000 krere dele dhe nje numer te madh bagetish te tjera dhe ne kete menyre, ne shtepite e fshatit gjithmone tryezat jane te mbushura me bollek. Nje vend te veçante ne tryezat e ketyre banoreve ze edhe vera e mrekullueshme te cilet e bejne nga rrushi te cilin e kultivojne per rreth shtepive ne kopshtet e tyre pasiqe secila shtepi ka edhe 25 ari oborr.

Kur te pyesin a kupton gjuhen shqipe te drejtohen “A shqyptoni si ne!”. Ne kete fshat gjithashtugjalleron edhe nje jete e pasur kulturore dhe sportive. Ketu gjendet nje stadium shume i mire dhe eksizton klubi futbollistik i cili ka nje tradite te gjate dhe ne zyrat e ketij klubi shihen shume e shume medalje dhe diploma qe jane sjelle nga shume gara qe jane mbajtur jo vetem ne kete fshat por edhe me larg, neper turne dhe organizime te ndryshme sportive. Ne kete fshat eksizton edhe Shtepia e Kultures e cila ka te angazhuar 8 punetore te perhershem dhe te cilet marrin rroge nga shteti i Ukraines. Ne kuader te shtepise se kultures eshte nje muze ne te cilin mund te shihen shume eksponate te cilat pasqyrojne te kaluaren e shqiptareve ne Ukraine dhe menyren e te jetuarit ne te kaluaren. Ne shtepi te kultures gjithashtu funksionon biblioteka e cila eshte shume e vizituar nga banoret e fshatit te te gjitha moshave dhe kjo bibliteke ka nje numer shume te madh librash ne gjuhen ruse, por edhe aty ketu edhe ndonje liber ne gjuhen shqipe. Ne kuader te shtepise se kultures jane 2 salla koncertesh dhe ne keto salla per çdo dite mund te shihen anetaret e ansamblit te kengeve dhe te valleve. Ne kete ansambel luhen valle te te gjitha nacionaliteteve por me te veçante e ben kete ansambel kenget dhe vallet shqipe. Ky ansambel ka marre pjese neper shume festivale ne ukraine dhe perhere eshte kthyer me dekorata dhe medalje sepse kenget dhe vallet shqipe e bejne me te veçante dhe me shume interesant neper festivalet e kengeve dhe valleve qe mbahen neper qytetet e Ukraines.

Karakurti eshte themeluar ndermjet viteve 1805-18011 dhe viti 1811 merret si viti i themelimit te ketij fshati. Ne vitin 1861, pas shume masave represive qe kishte marre shteti i Moldavise, pasiqe kjo ane kishte rene nen sundimin e saj, nje pjese e madhe e banoreve te ketij fshati kishin kerkuar nje vend tjeter per jeten e tyre dhe kane ikur nga Karakurti drejt rajonit te Priazovies, afer qytetit Melitopol, rreth 600 kilometra nga Karakurti, dhe atje edhe sot gjenden shqiptare ne 3 fshatra te tjera. Gjate qendrimit tim ne keto fshatra ne muajin dhjetor te vitit 2009, kam patur fatin te degjoj shume histori rrenqethese nga me te vjetrit e qe u kishin treguar te paret e tyre rreth eksodit apo ikjes se tyre nga Karakurti drejt vendit ku jetojne sot. Nje nder me te vjetrit e shqiptareve me tregonte se si i kishin treguar prinderit e tij se te paret e tyre duke ikur nga Karakurti kishin bere rreth 6 muaj rruge ne kembe me nje numer delesh dhe disa bageti te tjera e vetmja gje qe kishin mundur te marrin gjate ikjes se tyre. Ne vendin ku jetojne sot kishin hapur nje grope te madhe me thellesi rreth 3 metra nen toke dhe aty kishin jetuar 2 vite e duke e pare se ne kete territor do te mund te organizonin jeten e tyre pa u penguar nga askush, kishin vendosur te ndertonin edhe shtepite e tyre.

Ne organizimin e nje vajze shqiptare qe jeton ne kryeqytetin e Ukraines, Kijev, me 28 nentor te vitit 2009, per here te pare ne Ukraine eshte organizuar Festa e Flamurit. Tanja Supur, kjo vajze familja e te ciles dikur ka jetuar ne Karakurt duke i lene te gjitha angazhimet e veta ne Kijev ku punon si dizajnere e njohur, ka bere te mundur organizimin e Dites se Flamurit, ku eshte mbajtur nje program shume i bukur me kenge dhe valle shqipe si dhe nje revy mode me kostume me motive shqiptare. Per çdo vit, ne muajin shtator, ne te dielen a pare te muajit, ne Karakurt festohet pervjetori i themelimit te ketij fshati apo Festivali siç e quajne kete dite shqiptaret e Karakurtit. Ne kete dite mbahen gara ne shume disiplina sportive si: mundje, shah, atletike, terheqje ne litar dhe shume disiplina te tjera sportive. gjithashtu jepen shfaqje nga asnambli i fshatit si dhe nga ansamblet e disa fshatrave per rreth Karakurtit . programi fillon ne mesdite ne shtepine e kultures dhe mbaron pak para mesnates me nje kanonade fishekzjarresh ./YllPress/

IDENITETI DHE DILEMAT


Nga Ymer Halimi
Ka kohë që polemizohet rreth ”kombit Kosovar”, dhe “gjetjet e ndryshimit” mes nesh, në një apo mënyrë tjetër, qëllimshëm apo jo qëllimshëm, shkencërisht e jo shkencërisht, që po e bëjnë vendor e diplomat ndërkombëtar, duke na sjell shqetësim. Nëse shikohet nga brendia kjo është brengë, sepse mospërfillja e mikroproceseve të zhvillimi i kombit mund të na shp
ie ne kah te paparashikueshëm, aq më parë kur është gjendje e re me dy shtete të pavarura me shumicë shqiptare. Disa po e mbështesin “lindjen e kombit te ri” shkak i lindjes së shtetit të ri, dhe përpiqen ta argumentojnë bile edhe më ëndje dhe kërkojnë të heqin çdo dilemë rreth ekzistencës së tij. Të tjerët, ndërkaq, në asnjë mënyrë nuk e pranojnë këtë interpretim. Mendimet lë të janë të lira, por veprimi duhet të jetë në kahun e duhur. Si komb duhet të kemi vizion real, të ndërtojmë një lidhmëri procesesh për të krijuar vlera, në dobinë e t’ardhmes sonë. Por, vizionin politik e përcaktojnë edhe finesat, që duken si të parëndësishme në politikë, e që janë përcaktuese. Ta zëmë, si do të ishte kombi i ynë sot, po të shpallej pavarësia në Manastir, Shkup, Prizren?! E sakta: kombi nuk do të ishte kështu siç është. Apo ç’do të ndodhte po të mos pranohej pavarësia e Kosovës, kështu skajshme e kushtëzuar? Sigurisht, gjendja nuk do të ishte kaq e renduar. Prandaj, më të drejt thuhet: në themelet e të sotmes ngritët e nesërmja. Sot duhet ta kemi te qartë jemi komb i ndarë.

Por, politikanët në Tiranë e Prishtinë, synim e kanë te bashkohen në Bruksel. Ta zëmë si me slloven, çek, grek e serb etj. Të mendosh të jesh i ndarë në hapësirën tënde e i bashkuar ne hapësira evropiane, është miopi politike, se gjurmët e ndarjes te shqiptarët do jenë të pashlyera. Atje do luftohet për identitet, Kosovë e Shqipëri. Kjo është dialektika e ndarjes, dhe ne përsëri mund t’u ngjajmë fiseve ilire.

Disa gjëra janë të pa rëndësishme në dukje, por i dhënë përmbajtje proceseve, prandaj dilema për kombin kosovar do zgjidhje. Nuk vlen heshtja. Zgjedhje është në përpjekjen shekullore që të jemi komb i bashkuar. Kështu, në këtë fazë zhvillimi, në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar ngjashmërinë: Austri-Gjermani, Moldavi-Rumuni, Maqedoni- Bullgari, apo siç është bota arabe. Ngjashmërinë tonë duhet gjetur në përmasën e bashkimit të kombit gjerman. Por, mjerisht fati historik i kombit tonë, me mija vite ka qenë i copëzuar dhe asnjëherë pa arritur që në territoret ku jetuam, të kemi një kompaktësi organizative politike e fetare, dhe kjo po na mungon sot e gjithë ditën, për një qasja me një frymë te fuqishme te modelit gjerman, qe do sakrificë të përbashkët se bashkimi nuk është një akt por proces. Prandaj, politkëbërësit, në Tiranë dhe Prishtinë, nuk kanë guxim e as vullnet që këtij procesi t’i bëjnë zgjidhje reale dhe po shpenzojnë energji ne identitet e tyre.

Dhe, si mund të kuptohet ndryshe vizita e ministrit të jashtme të Shqipërisë I. Metës në Serbi, e cilësuar si “historike”, duke anashkaluar më lehtësi tensionet Kosovë -Serbi. Ligjet e tregtisë, në të dy shtetet janë më ndaluese, se më të gjitha shtetet e rajonit. Si mund ta kuptosh mosmarrëveshjen te projekti i hidroelektranës së Zhurit, ndërlidhjen e rrjetit elektrik 400KV, etj. Dhe, si mund te kuptohet qëndrimi i sportistes M. Kelmendi që me çdo kusht të shkojë n’olimpiadë, së fundi, edhe si sportiste e pavarur por të mos shkoj nën flamurin e Shqipërisë, e kjo mbështetej nga institucionet e Kosovës. Asaj i dhanë me veti flamurin e Kosovës, thua se nuk i mjaftonte kombëtari. A nuk flet kjo me shumë se shkuarja e saj në olimpiadë!? Siç shihet kur është fjala e interesit shtetërore karshi interesit kombëtar, ne të dyja vendet, po luftohet për interesa te ndara vetanake. Kjo është shqetësuesja dhe vetëm në çaste të caktuara, nën ndikimin e opinionit, institucionet po e ndjenë gabimin.

Prandaj, prijëse politike duhet te jetë Tirana, e jo pjesët e kombit që janë në nevojë, siç ishte Kosova dje e janë shqiptarët në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi sot. Shqipëria londineze, asnjëherë deri me sot, mjerisht, ndoshta shkak i rrethanave të brendshme apo trysnisë së jashtme, nuk ka përfill interesin e pjesëve të kombit jashtë territorit të saj në mënyrën e duhur. Kombi ynë ishte (është) inferior përballë te gjitha kombeve në Ballkan. Shihni, kujdesin sllavo-maqedon, për pakicën sllavo-maqedone, në Greqi, Shqipëri, karshi kujdesit të Shqipërisë për pakicën shqiptare ne Serbi, Greqi apo Mal te Zi e Maqedoni. Pa folur për kujdesin e Serbisë, Malit te zi, Greqisë, Turqisë per pakicat e tyre. Kujdesi i Shqipërisë nuk ekziston fare. Pse...?!

Çka po ndodhë me ne!?

Sot, çdo ditë e më shumë po e përdorim emërtimin kosovar, në një kuptim të ri. Ne gjithherë i kemi ik këtij emërtimi duke e quajt vetën, ata që jemi, shqiptarë dhe Kosovën e kemi parë “pjesë të Shqipërisë”. Kështu ishte një shekull, luftë e përpjekje. Asnjëherë, ne asnjë çast ne nuk kemi hezituar të themi ndryshe përveç se jemi shqiptar, por sot, Kosova shikohet si Kosovë e jo më si pjesë e Shqipërisë. Ky është perceptimi real i sotëm, na pëlqeu e nuk na pëlqeu.

Në paraluftë vështirë do të gjeje dikë, në Kosovë, që nuk do ndjente kënaqësinë e bashkimit, por sot krejt rëndomtë, kemi n- raste me bollëk, që nuk e shihnin nevojën e bashkimi kombëtar. Bile shumë intelektual e thonë: mirë jemi kështu. Shikoje Shqipërinë e shikona ne! Ç’na duhet bashkimi? Do jemi vetëm një rrëmujë edhe më e madhe. Çuditërisht në këtë “formë” e mendojnë bashkimin! Në Shqipëri ka rritjeje të idesë së bashkimit që dikur ishte ide e individëve. Prandaj sjellja, në të dy shtetet tona se “ne” dhe “ata” i mjaftojmë vetvetes, ka rrit dilemën çka do të ndodh nesër me ne?

Sot shprehemi: “jemi vëllezër” dhe kjo mjaftuaka duke lënë anash atë se jemi një, një komb. Vërtet s’jemi vëllezër, por jemi një. Bavarezët nuk u thonë Prusëve vëllezër, më që janë gjerman. Si mund te jesh vëllezër me vetveten! Vetë shprehja vëllezër krijon një ndryshim e ngritë dilemë. Tirana zyrtare e përdorë shprehjen “vëllezërit kosovar”, po e përdorë edhe “vëllezërit turq”. Edhe Prishtina zyrtare e bënë po te njëjtën. E njëjta filozofi politike. Vëllezër mund t’u themi malazezeve, kur i konsiderojmë të trungut – ilir. Në fund të fundit, vëllezër jemi me gjithë racën njerëzore. Kjo në shikimin e parë e padukshme si fines politike, por është përcaktuese për të ardhmen tonë që të jemi diferent brenda kombi.

Prandaj, kur në Jugosllavinë e Titos, bëhej presion që Krahina Autonome e Kosovës të këtë flamurin e ndryshëm nga ai kombëtar, e të na quanin shqiptarë e shqiptarët e Shqipërisë londineze ti quanin“Albanci”, nuk pranonim të na quanin ndryshe përveç “Albanci”, e as flamurin të na e ndërrojnë. E arritëm! Ishte e padurueshme që ne të shfaqeshim ndryshe nga shqiptaret e Shqipërisë. Por, pas demonstratave të vitit 1981, flamurit i’u ndryshua, për një nuancë, pozita e yllit. Rënd e përjetuam. Pastaj, Presidenti Rugova e propozoj një flamur më ndryshe më ca simbolika kombëtare. E dogjën patriotët. Ndërsa, në ditën e shpalljes së pavarësisë u hoq dorë nga flamuri kombëtar, që me shekuj e ruajtëm, e ne luftën për çlirimin e Kosovës ushtarët u betuan para tij. Doli një flamur edhe më i papranueshëm se ai që e propozoi Presidenti Rugova e dikur Vllasi, se klasa politike në tavolinën e bisedimeve për pavarësinë ishte e pa vizion politik. E zhveshur. Në emër të pavarësisë pranohej çka u ofrohej, shantazhohej me asgjë,e pranohej çdo gjë qe te tjerët donin. Pranuam ndryshimin absolut tek simbolika e shtetit: flamurë dhe himnin, pasojat do i shihen së shpejti.

Në vitin pavarësisë së Kosovës, edhe një vit pas, 28 Nëntori, festa më e çmuara e kombit, në Prishtinë nuk festohej. Ç’far flet kjo! Ndryshim shpirtëror brenda nate! Thuhej, (e thuhet), e kemi shtetin tonë! Po shfaqet “ndryshimi” mes nesh, Shqipëri dhe Kosovë, dhe ja dilema: Kush jemi ne Kosovarët?! Sot, pa fije dyshimi jemi në përpjekje për një identitet ndryshe nga ajo që ishim dje karshi Shqipërisë, që ndjeheshim pjesë e saj. Kjo s’ka pse mohohet kur është, por duhet të luftohet.

Prandaj, këtë ndryshim nuk e bëjnë analistët e “kombit Kosovar”, por “realiteti politik” qe Politikat ne Tiranë e Prishtinë, po krijojnë veçori diferente në këto hapësira të ndara legjislativisht dhe po shtohet presioni që të kemi arkitekturë shpirtërore e historike të ndara. E gjitha kjo në emër të rregullave evropiane, e karrierave politike të politikanëve, të cilët po falin tokë e det fqinjëve.

Duhet ta kuptojmë drejt se brezat e reja po (do) edukohen në këtë frymë ndryshimi, me identitet e simbol shteti të Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk do ta kenë nostologjinë e gjysheve dhe prindërve të tyre për bashkim dhe simbolin kombëtar.

Megjithatë, rrethanat historike nxjerrin shtete të reja dhe kombe, por, një mbi te gjitha, është e nevojshme: dëshirën për bashkim ta shndërrojmë në normë shtetërore. Kështu vepruan kombet e ngritura ata e kuptuan lirinë ne komb të bashkuar e assesi të ndarë.

Prishtinë, 29.07.2012
 POSTOI NE  ALBDREAMS.NET   FLORI BRUQI

Intervista e fundit, Podrimja: Ja tmerret e fëmijërisë sime


Adam J. Goldëyn*

Në intervistën e fundit të poetit të madh, Ali Podrimja, të botuar në anglisht, në revistën prestigjioze amerikane 'World Literature Today' (maj-qershor 2012), ai shpalos shumë detaje të panjohura për publikun. Ndërsa flet për fëmijërinë e tij, për poezinë, për Amerikën, për historinë e shqiptarëve, për vuajtjet dhe tmerret që i përjetuan, por edhe për atdheun, dashurinë, rrëfen në secilën përgjigje vetveten.
Keni lindur në vitin 1942. Kjo do të thotë që keni lindur e jetuar në kohë të vështira për popullin shqiptar të Kosovës. Si u rrit një poet në këto kohë të luftës për mbijetesë?
Vitet '40 ishin vite të fantazmave nazifashiste. Ishin vite tmerri e gjakderdhjesh, të urisë së skajshme; ishin vite që na kujtojnë eksodet e ndjekjet barbare, kampet e përqendrimit, furrat për vrasjen masive të çifutëve, por edhe gjakderdhjen e popujve të tjerë. Fëmijët shqiptarë ishin pa fëmijëri. Ishin rritur në vuajtje e në skamje, por edhe me tmerret e një lufte tepër të pistë, jonjerëzore. Kjo kohë ma rikujton tradhtinë dhe sjelljen monstruoze barbare të fqinjëve të popullit tim, që bënin çmos që vendin tim ta shndërronin në Sahara - sepse, nuk funksiononte asnjë institucion, nuk kishte as spitale, e as ndonjë shkollë. Por, ne shpresonim në përkrahjen e njerëzve të mirë, sidomos në miqtë tanë amerikanë me të cilët na kishte afruar diçka e çuditshme: Mirësia dhe respekti që e kishin forcuar disa intelektualë tanë, të cilët kishin kapërcyer Atlantikun dhe ishin ambientuar në një vend që frymonte njerëzisht lirshëm dhe që ia zgjaste dorën jetës. Aty ekzistonte diçka që na kthente besimin se në këtë botë ka diçka të mirë. Të gjithë i kishim sytë nga SHBA. Pra, kishim filluar t'i harrojmë vuajtjet, ndjekjet barbare dhe varfërinë. Populli im gjithnjë i është përkulur Amerikës. Zoti dhe Amerika! Pa Amerikën dhe amerikanët nuk do të kishte paqe në botë, nuk do të ndaleshin krimet monstruoze dhe shfarosjet barbare. Ndërhyrja e SHBA-ve vendosi fatin e popujve dhe shpëtimin e disa kombeve në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Amerika e shpëtoi njerëzimin. Amerika e shpëtoi edhe popullin tim. Prandaj, populli im sot është aleati më besnik i SHBA-ve dhe i popullit amerikan.
Çfarë do të dëshironit ju që amerikanët të dinë për Kosovën?
Brezi im u edukua nga poetë të mëdhenj shqiptarë, evropianë e amerikanë. Lexonin me endje literaturën amerikane. E mbaj mend poetin gjenial, Edgar Allan Poe, dhe poemën e tij për Skënderbeun, Erza Pound'in, Hemingway-in, Carl Sandburg-un, i cili kishte lënë një poezi-testament për njerëzit me gishtërinj të prerë në kampet naziste, ku kishte qenë i burgosur edhe ndonjë ardhacak nga hapësirat shqiptare. Amerika është diçka që të zgjon, që të afron me popuj dhe me të bukurën, e cila e mban gjallë shpirtin njerëzor. Kur flas për tmerret, para derës së shtëpisë në Gjakovë, nënës sime, serbët ia kishin nxjerrë të shtatë vëllezërit dhe ia kishin pushkatuar. Ishte e pabesueshme se deri ku kishte shkuar zogoria shtazarake. Po a vriten fëmija dhe pleqtë? A masakrohen gratë shtatzëna? A dhunohen vashat e reja? Amerikanët ndoshta dinë pak për Kosovën, por politikanët amerikanë besoj se dinë mjaft. Jemi një popull me një kulturë të lashtë. Kurrë nuk kemi bërë lufta pushtuese grabitqare, siç nuk kanë bërë as amerikanët. Shkrimtarët shqiptarë të të gjitha epokave dhe periudhave letrare asnjë rresht apo varg nuk e kanë me frymë shovene a urrejtjeje ndaj popujve të tjerë. Këtë dëshiroj që ta dinë amerikanët, siç dëshiroj që të dinë për poezitë e dyndjeve, tmerrit, skamjes, kurbetit, lirisë, atdheut, humanitetit, por edhe të krenarisë shqiptare.
Cili ishte roli i poetit në komunizëm, nën okupim, gjatë luftës dhe në Kosovën e pavarur? Çfarë ishte ajo për të cilën donit të flisnit, dhe a keni folur ende për ato ngjarje?
Gjatë historisë, jeta e shqiptarëve ka qenë shumë e vështirë, nën sundimin e huaj shekullor. Ende i dëgjojmë tmerret e Toplicës - kur serbët u rrëmbenin nënave fëmijët dhe i hidhnin në fuçi me ujë të nxehtë, prej nga të gjorët nuk zgjoheshin më; apo kur pleq e fëmijë i hidhnin në stufa zjarri dhe i digjnin si të ishin patate. Është mirë të lexoni librin "Beteja e Toplicës" dhe të bindeni se me qindra e mijëra pleq, gra e fëmijë bëheshin shkrumb e hi, ose të lexoni për tmerret e Çamërisë, prej nga grekët dëbuan me dhunë të paparë popullsinë shqiptare. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Lumë të Hasit, për çka flet edhe serbi Dimitrije Tucovic, ndonëse për këtë rrëfejnë edhe pleqtë që me sytë e tyre kishin parë teksa gjaku rridhte si lumë. Terror, djegie, vrasje, vjedhje, dhunime, krime, spastrime etnike të shqiptarëve gjithandej Kosovës e të trojeve arbërore. Vetëm brenda gjashtë muajve (tetor 1912-mars 1913) nga soldateska serbe u masakruan mbi 25,000 njerëz. Edhe në Gjakovën time rrugët ishin përplot kufoma, dhe për këto tmerre autentikisht rrëfen korrespondenti i luftës i Vjenës, Leo Freundlich në broshurën e tij "Shfarosja e Shqiptarëve" (Albaniens Golgatha), të botuar në Vjenë më 1913.
Me fatin e asnjë populli tjetër nuk është luajtur lojë aq e keqe sa me shqiptarët; me interesat e asnjë populli tjetër nuk është bërë tregti e verbër në Ballkan e Evropë sa me shqiptarët; dhe për këtë dihet se kush është fajtor, thotë ky autor. Pas gjithë këtij tmerri, kërkohej që Arbëria të copëtohej dhe të mos i mbesë as shenjë as gjurmë. Pse ekzistonte e gjithë kjo urrejtje ndaj një populli që kishte dhënë shumë trima e figura historike, është e pashpjegueshme. Tmerre të ngjashme përjetuam edhe gjatë okupimit nga regjimi shtetëror serb e jugosllav i Millosheviçit, për çka jam dëshmitar edhe vetë dhe për çka ngrita zërin si njeri e si poet në shumë shkrime e tubime ndërkombëtare.
Muzat nuk heshtin as kur topat e hanxharët gjëmojnë. Poetët nuk kanë heshtur asnjëherë gjatë luftërave e revolucioneve të mëdha shoqërore, gjatë krimeve e padrejtësive të mëdha, gjatë ndeshjes me fashizmin e komunizmin në shekullin e kaluar. Edhe në shkrimet diskursive kam ngritur zërin, bashkë me një grup të vogël intelektualësh, kundër letërsisë socrealiste, për çka gati e paguam me kokë. Ndjenjat shpirtërore, ngjarjet e mëdha dhe padrejtësitë ndaj popullit tim kanë bërë që të merrem me poezi. Në ish-regjimin komunist jugosllav pata shkruar vjershën "Kosova Është Gjaku im që Nuk Falet", dhe për pak përfundova në burg, si shumë shqiptarë të tjerë. Por, fati deshi dhe më shpëtoi shkrimtari Esad Mekuli, të cilit gjithnjë i jam mirënjohës dhe i përkulem. Roli i poetit të vërtetë është që kurrë të mos heshtë ndaj ngjarjeve të pahijshme shoqërore dhe ndaj padrejtësive që u bëhen popujve o individëve. Poeti anglosakson, Frost, ndër çështjet kryesore vë çështjen e atdheut. Sot, ne e kemi atdheun, e kemi pavarësinë, por ajo nga disa po shikohet si një këmishë e përgjakur varur në ndonjë degë lisi. George Orwell dëshmon për angazhimin e krijuesit të njëmendtë. Mbi konturet e misterit të quajtur politik u ngrit dhe ekzistenca, edhe identiteti, edhe paqja njerëzore. Nga një mesazh, të themi, mund të ngrihet dhe një rezolutë, një çështje e etnisë. Nëse shteti shqiptar nuk ka politikanë të tillë, nuk do të thotë se krijuesit shpirtë-rorë nuk e kishin emocionalisht më afër shpirtit Atdheun dhe Kombin. Një pjesë e tyre që nga Rilindja e këndej u shkrinë në vargje për këto çështje madhore. Frost bëri çmos që t'iu kujtonte "jashtëplanetarëve" se ç'është dhe i kujt është Atdheu.
Shumë intelektualë shqiptarë kishin kaluar Atlantikun, si Fan Noli, Faik Konica, e shumë të tjerë, për të shpëtuar para së gjithash kombin dhe miqësinë me SHBA-të. Unë ndjehem krenar që u rrita duke lexuar shkrimtarë eminentë amerikanë, dhe duke dëgjuar sesi duhet Atdheu dhe si çmohet humania, paqja e demokracia. Vargu im i viteve '60 të shekullit të kaluar "Kosova Është Gjaku im që Nuk Falet", për të cilin më kishin përjashtuar nga gjimnazi, një ditë nga liridashësit ishte bërë himn e flamur i të rinjve në luftën kundër regjimit të Milosevicit, dhe ky ishte një respekt që vërteton se ia vlen të shkruhet, të jesh i angazhuar në rrjedhat shoqërore të kohës. Ky varg ishte bërë betim për të rinjtë dhe UÇK-në. Për mua, ky ishte respekti më i madh nga i cili sytë më mbushen me lot. Më në fund, besimi dhe guximi njerëzor kishin triumfuar.
Përveç Zotit, unë i përkulem edhe Amerikës. Falënderues i përjetshëm i jam SHBA-ve dhe forcave të NATO-s. Falënderues janë gjithë shqiptarët, të cilët përkulen me pietet para SHBA-ve dhe demokracisë së saj. Prandaj do mbetem ushtar dhe ithtar i përjetshëm i çështjes njerëzore.
Çfarë dhe kush ju frymëzon të shkruani për dashurinë dhe çfarë saktësisht keni shkruar për të?
Për femrën dhe dashurinë ndaj saj kam një ndjenjë të dëlirë, të lartë, por edhe tronditëse. Femra ka vuajtur shumë gjatë historisë dhe pa të drejtat e barabarta të saj me mashkullin nuk ka përparim, nuk ka jetë të mirëfilltë shoqërore. Është njerëzore dhe hyjnore t'i kushtosh vargje bukurisë së vashës, qenies së saj të përsosur fizike dhe shpirtërore.
Për disa ditë ju do të niseni në një udhëtim në disa vende të ndryshme. Cili është qëllimi i këtij udhëtimi dhe si do t'ia hapë rrugët prezenca juaj në ato vende një njohjeje më të mirë poezisë e letërsisë?
Çdo udhëtim i krijuesve të artit është një urë lidhëse mes popujve. Përmes disa shkrimtarëve, letërsia shqiptare ka krijuar imazhin e mirë në botë, veçmas përmes romaneve të Ismail Kadaresë, Fatos Kongolit, e ndonjë tjetri. Unë kam mision ta prezantoj artin tim, popullin tim, letërsinë time, që kurrë dhe në asnjë periudhë historike s'ishte shoviniste, por ishte tolerante dhe dashamirëse për përparimin e çdo populli tjetër liridashës në botë.
Cila është barsoleta apo fjala e urtë gjakovare më e preferuar për ju?
"Hajt bacë, t'u rrittë mendja".
Çfarë pyetje do të donit t'ua kishim bërë, e që nuk ua bëmë? Boll keni bërë pyetje. Bile-bile brendapërbrenda pyetjeve tuaja u gërshetuan edhe shumë pyetje e nënpyetje 
tjera. Por, ja, po e them. "Kur do të Flasësh, o Ali Podrimja" ishte një klithmë që i bëhej popullit të uritur dhe të tërbuar nga tmerri serb, sepse ishte e pamundur ta mposhtësh një egërsirë e cila bënte çmos që të kapërdinte hapësirën shqiptare dhe çdo gjë të gjallë. Prandaj klithma "Kur do të Flasësh, o Ali Podrimja" ishte klithje e popullit që bënte çmos zgjimin e një bote të fjetur, ndërsa vargu "Kush do ta Vrasë Ujkun?", ishte një paralajmërim se do të liroheshim nga egërsia e gjakut të zi.
*Marrë nga gazeta "Express", Prishtinë
 
 (POSTOI NE ALBDREAMS.NET  RAIMONDA MOISIU-foto

Qerim Vrioni: Fotot e çmuara artistike, në duart e të njerëzve që nuk ua dijnë vlerën

Në parathënien e librit “150 vjet, fotografi shqiptare”, kritikja Suzana Varvarica Kuka shprehet: “Qerim Vrioni është studiuesi që e ka lidhur jetën e tij kërkuese e intelektuale me gjithçka që ka afërsi me fotografinë shqiptare, me autorët e saj, me fotot, me personazhet, përmbajtjet, temat, subjektet dhe objektet që kanë fotografuar, me faktet patriotike, natyrore, mjedisore, urbane dhe psikologjike nga jeta e tyre”. Qerim Vrioni është studiues i fotografisë dhe fotograf.
Në vitin 2005 ka botuar librin “Fotografia - një grusht diell” që është i pari për fotografinë në historinë e kulturës shqiptare, kurse në vitin 2009 botoi “150 vjet - fotografi shqiptare”. Ka shkruar me dhjetëra analiza e studime për fotografinë shqiptare e atë të huaj, në shtypin shqiptar, në Republikën e Kosovës, SHBA, Rumani, Greqi, Angli, Maqedoni, Itali, Mal i Zi etj. Pjesëmarrës me fotografi i disa edicioneve të konkurseve kombëtare “Marubi” në Tiranë dhe “Gjon Mili” në Prishtinë. Është bashkautor në albumin fotografik “50 years of the University Of Tirana in 100 photos” dhe organizator më 2008 në Tiranë, Vlorë dhe Prishtinë, veprimtarinë: “150 vjet- fotografi shqiptare”, të shoqëruar me materialin historik me videoprojektin e rreth 70 fotove më të vjetra shqiptare dhe pjesëmarrës në Ekspozitën e Mesdheut në korrik 2009, të organizuar në Romë (Itali), ku përfaqësoi Shqipërinë me gjashtë foto. Në këtë bisedë tejet interesante dhe me vlera qytetare, intelektuale, kombëtare e historike, studiuesi i fotografisë dhe fotografi Qerim Vrioni rrëfen kriterin kronologjik të fotografisë në historinë e kulturës shqiptare.
-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë dy librat tuaj -“Fotografia-një grusht diell” dhe “150 vjet - fotografi shqiptare”. Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe thelbi i fotografisë së mrekullueshme artistike. Cila ka qenë eksperienca juaj e parë me fotografinë?
Kam nisur të fotografoj me një aparat amatorësh, rreth 20 vite më pare, pamje të Gjirit të Vlorës, një nga vendet më panoramike të Shqipërisë. Sidomos, perëndimet e diellit aty, janë të magjishëm, në mund të shprehemi kështu. Atje, dielli dhe deti shkëmbejnë nuanca ngjyrash duke shtuar ndërsjelltasi mrekullinë pamore të secilit, natyrisht, edhe të gjithë pamjes. Të veçantë janë në atë hapësirë, Karaburuni, Sazani dhe Kepi i Treportit, që e bëjnë mjaft tërheqës peizazhin, sidomos i pari që ndonëse zë një pjesë të madhe të horizontit, nuk e rëndon atë, përkundrazi. Më pas përdora një aparat më profesional. Ndoshta magjia e Gjirit të Vlorës më nxiti të fotografoj e, më vonë t’i përkushtohem sidomos studimit të saj.

-Ju vendosët të studioni artin e fotografisë, krahas studimeve të tjera? Si kini arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj”, të jeni kreativë rreth portreteve, peizazheve, kompozimeve, madje edhe kumteve në fotografi?

Për studimin e fotografisë shkak u bë një foto e Kel Marubit e botuar në albumin “The Photo Book” (Londër,1999). Aty ishin përmbledhur 500 foto nga gjithë kohrat, të përzgjedhura nga një komision i posaçëm i Shtëpisë Botuese Phaidon, më e njohura në botë për artet pamore. Fotoja kishte titullin “Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës” (1922). Komenti i shkurtër shoqërues thoshte ndër të tjera, se fotoja ka dramaticitet, teatralitet, por nuk kuptohej se çfarë po ndodhte. Kjo më shtyu të kërkoj rreth saj e, u nisa nga viti 1922. Në Historinë e Shqipërisë (1965), gjeta se atë vit qeveria kishte bërë çarmatimin e popullsisë civile. Me njëherë i vura titullin “Dorëzimi i armëve”. Botova një shkrim mbi të në revistën XXL, ishte shkurti 2001, diçka rreth një formati A4. Më pas mësova të dhëna të tjera historike rreth fotos. Sot ajo përgjithësisht, botohet me titullin që e botova unë në revistën XXL, ndonëse në regjistrin e Fototekës Marubi shënohet “Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shalës”. Duke hulumtuar mbi këtë fotografi, botova pas disa kohësh, shkrimin e përfunduar, rreth dy faqe në “Gazetën Shqiptare” (2 maj 2002). Kjo më shtyu të shihja me tjetër sy foto të tjera të Marubëve e, t’i analizoj ato. Ndërkohë, shkrova një artikull edhe për foton “Pikaso duke vizatuar me dritë“(1949), të fotografit amerikan me origjinë shqiptare Gjon Mili, gjithashtu e përfshirë në albumin e sipërpërmendur. Në këtë sipërmarrje, t’a quajmë kështu, më ka ndihmuar edhe një farë njohje që kisha për pikturën të përftuar edhe nga shoqëria me piktorë.

-Duke u fokusuar në librat tuaj, “Fotografia - një grusht diell”, “150 –vjet fotografi shqiptare, apo “Shqipëria në ekspozitën fotografike ….”, ka një shtrirje të gjerë të fakteve dhe ju bashkëngjitni një vlerë të madhe edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, kombëtare e të natyrës, në pikëpamje të kulturës në të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Pse zgjodhët shekullin e kaluar si fokus i një libri mbi fotografinë? A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Zgjodha shekullin e kaluar, më saktë, gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe të parën e qindvjeçarit ‘900, pra rreth njëqind vjet, sepse në atë ndërkohë, fotografia shqiptare ka hedhur jo vetëm hapat e para, por dhe ato të sigurta në një veprimtari që do hynte edhe në artet pamore. Fotografët nisën të kristalizojnë individualitet e tyre në gjini të ndryshme, si peizazhe, portrete, kompozime etj. Kel Marubi, ndoshta është më i suksesshmi, sepse përveç fotos së trajtuar më sipër, ka lëvruar me arritje të dallueshme disa gjini të fotografisë. Gjithashtu, përmendim se fotografia jonë në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX, ka mbështetur Lëvizjen Kombëtar për pavarësi, duke i bërë jehonë përpjekjeve të çetave patriotike që luftonin pushtimin otoman. Një gjini tjetër të fotografisë e lëvruar në atë kohë, ishte dhe peizazhi me të cilën njiheshin shqiptarët, por edhe të huajt, me bukuritë natyrore të vendit. Nuk i kanë shpëtuar syve të fotografëve të njëqindvjeçarit të parë, edhe njerëzit të cilët kishin kontribuar për lartësimin e Kombit në fusha të ndryshme. Kështu, Vani Burda përjetëson Ismail Qemalin, Petro Dhimitri përngrin në letër Isa Boletinin, mbretin Ahmet Zogu e fotografon Kel Marubi, Kristo Shuli ndeh në fotografi portretin e pikturuar të Naum Veqilharxhit, portreti i Migjenit realizohet nga Gegë Marubi, për të përmendur vetëm fare pak syresh. Gjithashtu, edhe ngjarjet e ndryshme me rëndësi historike janë përfshirë në opusin e fotografëve shqiptarë të njëqindvjeçarit të parë, p. sh. Ngritja e Flamurit në Kalanë e Rozafës, më 1914, pas largimit të pushtimit malazez, fotografohet nga Kel Marubi, festimet e Përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë i përkasin aparatit të Petro Dhimitrit, Shkolla e Parë shqipe në Korçë, foto e Kristo Shulit, heroizmi i Gjashtë Dëshmorëve të Ormën-Cifligut (1911), frymëzon Vani Burdën për fotopllakatin për ta etj. Me rëndësi të madhe edhe për mbajtjen lartë të frymës së Rilindjes Kombëtare pas 28 Nëntor 1912, patën edhe kartolinat e fotografëve shqiptarë. Ata, i krijonin ato duke përdorur foto të figurave të shquara të Kombit, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pashko Vasa, Ahmet Zogu etj, e, i lidhin këto me simbole të shqiptarizmit. Po ashtu, në kartolinat paraqiteshin edhe ngjarje historike si psh. Ngritja e Flamurit në Kalanë e Rozafës (1914), festimet e Përvjetorit të parë të Pavarësisë. Në këtë lëmë, janë dalluar më shumë Kel Marubi dhe Vani Burda, më të shquarit e atyre të cilët mund të quhen “Fotografët e Rilindjes”.

-A mund të na tregoni pak për procesin e kërkimeve studimore e shkencore në librin enciklopedik “150 vjet-fotografi shqiptare”? Shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?
Libri “150 vjet - fotografi shqiptare” është një botim jubilar, ndonëse njëkohësisht përbën, si të thuash, historinë e parë të fotografisë në vendin tonë. Libri erdhi pas një veprimtarie që organizova në Galerinë e Arteve në Tiranë, me rastin e 150 vjetorit të fotografisë së parë shqiptare (2008). Lënda kryesore e librit përbëhet nga artikujt e shumtë që kam botuar për fotografët më të njohur të vendit. Në Shqipëri nuk ka pasur ndonjë libër kushtuar fotografisë deri në vitin 2005, kur botova përmbledhjen “Fotografia një grusht diell”. Për këtë libër, kisha shfletuar në Bibliotekën Kombëtare çfarë ishte shkruar në shtypin shqiptar për fotografinë, nga viti 1912 deri më 2000, rreth 180 materiale, përgjithësisht informacione e jetëshkrime fotografësh. Fatkeqësisht, nuk gjeta asnjë studim për ndonjë fotograf a fotografi. Burime të dhënash për librin e dytë mbi fotografët e vjetër shqiptarë e për punimet e tyre, kam gjetur edhe në libra të ndryshëm me karakter historik. Një ndihmë për librin “150 vjet…”, më kanë dhënë dhe pasardhës të fotografëve, p. sh, mbesa e Vani Burdës, vajza e Jani Ristanit, nipi i Thimi Racit, për të cekur pak syresh. Natyrisht kam hasur edhe vështirësi, ndonjë fotograf me vlera, por dhe me ngrefosje të tepruar, s’ka pranuar të më flas e tregoj diçka nga punimet e tij, gjithsesi unë e kam përfshirë në libër, natyrisht jo të plotë. T’ju përmend parimin bazë timin, unë punoj “pa përfitim, pa detyrim”, shkruaj për gjera që më tërheqin pa asnjë interes të mëpasëm. Fotografitë e hershme, ende nuk trajtohen me vlerën që kanë, kështu mendoj se mjaft foto të çmuara artistike, historike, dokumentare, etnografike etj, ndodhen në pronësi të njerëzve që janë në padijeni të përmbajtjes së tyre. Kjo ka sjell që shumë syresh të humbasin, prishen dalëngadalë prej lagështisë së mjediseve të papërshtatshme ose e keqja më e vogël, të qëndrojnë në “errësirë“, larg syve të publikut, po me shpresë se do vijë një ditë do t’u dalë fati e do nusërojnë në salla ekspozitash a faqe albumesh.

-Shumica e fotografive përfshijnë subjekte, ngjarje, portrete, vende, njerëz, histori, gjeografi, traditë, muzikë, jeta social-kulturore, trashëgimia kulturore, d.m.th kultura shqiptare e transmetuar në tërësi. Cili ka qenë motivi tuaj për të përfshirë këto fotografi dhe pse vendosët të dialogoni përmes tyre apo kjo erdhi si një reflektim i brendshëm?

Fotografia nga vet natyra e saj është dokumentim (përjashtim, ndoshta, fotografia e artit) i një ngjarjeje, njeriu a vendi që edhe pse nuk janë më, mund të nxisë fantazinë për të përfytyruar për to, çastin e shkrepjes, por sidomos, ato para shkrepjes e pas saj, mendimet e fotografit a bisedën e tij me individin që po fotografon. Kur kam shikuar portretin e Ismail Qemalit (me gjasë në Rumani) realizuar nga Vani Burda, imagjinata ime u bë shumë kureshtare për fjalët e shkëmbyera ndërmjet tyre, para dhe pas shkrepjes. Shkak për këtë ishte siguria e patundur se të dy, Plaku i Vlorës dhe fotografi korçar, kanë qenë përball njeri-tjetrit e, natyrisht s’kanë qëndruar gojë-mbyllur. Kjo gjë mund të thuhet edhe për foto ngjarjesh a vendesh që tashmë nuk mund t’i kesh përballë. Tjetër, në kulturën shqiptare mendoj se fotografia zë një vend të veçantë për fillimet e saj të saktësuara kohore, por edhe për nivelin zanafillor të përafërt me atë të fotografisë botërore, çka nuk mund të thuhet për pikturën dhe skulpturën shqiptare. Me fotografinë mundësohet njohja e kulturës material dhe shpirtërore të qytetit dhe fshtatit, të etnografisë, shikohen objekte ndërtimore të zhdukura. Janë disa foto ( ndër to më e plota e Kel Marubit) që paraqesin Urën e Vezirit mbi lumin Drin, të ndërtuar nga Bushatllinjtë e Shkodrës (shekulli XVII-XVII) në afërsi të Kuksit, thuhet e shkatërruar nga ushtria serbe më 1915. Ajo ishte një vepër e veçantë arkitekturore që po të mos ish prishur, mund të linte në hije Urën e famshme të Mostarit në Bosnje si vend tërheqës për turistët. Marubi i mesëm, kish udhëtuar nga Shkodra në Kukës për ta fotografuar, mund të kish parë edhe ndonjë foto të Nopçës a tjetërkujt, por donte ta prekte vet me aparatin e tij atë mrekulli shqiptarësh. E, mbase kur ka dalë përpara saj, ka mbajtur frymën dhe fjalën e është kredhur në mendime. Ndoshta. Shkodrani nuk ka lënë pa fotografuar dhe rojen e urës që ashtu gjysëm-shtrirë është në krye të detyrës. Meqenëse po përmendim Urën e Vezirit, shtoj se është një fotografi e fillimviteve ’40, që paraqet çka kish mbetur nga ajo, 3-4 këmbë të palidhura me njëra-tjetrën në mes lumit dhe zallit. Fotoja është realizuar nga Ismail Qamil Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës. Përfytyrojmë keqardhjen e tij para shkrepjes së aparatit, që ishte përzier me akuzën për ata që prishin ura, por dhe për ata që nuk i mbrojnë ato. Një nga detyrat e fotografisë (më tepër asaj dokumentare dhe historike), mendoj se është vetëdijesimi opinionit publik për të risjell të shkuarën e, njëkohësisht duke thërritur me të madhe për mospërsëritjen e prishjeve. Më ndryshe, fotografia ndikon që lista e asaj që me të drejtë publicisti i njohur Ylli Polovina e quan “Shqipëria e humbur”, të mos shtohet me humbje të tjera. Objekteve të vjetra, me kalimin e kohëve, u shtohet ndjeshëm vlera. Këtu, e kam fjalën për ato me vlera arkitekturore, historike dhe sidomos, shoqërore. Shkurt, motivi i trajtimit të objekteve të hershëm, në këmbë ose shtrirë, në fotografi dhe në studimin e saj, lidhet me dashurinë si çdo qytetar tjetër për vendin nga kemi rrënjët e që na jep emrin.

-Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në artikujt publicistikë?

Jo, nuk kam ndonjë karrierë të gjatë në publicistikë, janë vetëm disa shkrime për ngjarje, persona e dukuri. Natyrisht, pavarësia e mendimeve edhe aty është elementi bazë, këtë e respektoj prore e me kënaqësi. Shtysën për ndonjë shkrim e kam marrë nga fotografia si p.sh. “Zeri i Nolit dhe një fotografi e vjetër”, në një rast tjetër, shuarja e prof. Ramadan Sokolit, një miku im i nderuar, më nxiti që nga mijëra kilometra larg, të zëvendësoja “grushtin e dheut” mbi vendprehjen e tij, me shkrimin-homazh, “Lamtumirë profesor Ramadan Sokoli”, ose të kujtoj një shkrim që e kam veçanërisht për zemër, “Po afron 100-vjetori i Pavarësisë”, që u botua rreth dy vite më parë, u ngjiz nga meraku (me shumë gjasa i drejtë, këtë po e tregon koha) për festimin siç i takon “Një shekulli Pavarësi”. Ky, është botuar së pari në Tiranë (1000 ditë para 28 Nëntor 2012), në Prishtinë dhe diasporë, në të dytat është pritur më ngrohtë se në kryeqytetin amë. Pra, përmenda vetëm tre syresh, po nuk janë shumë sa për të krijuar karakteristikë.

-Kush janë fotografitë tuaja më të preferuara? Kritika e kohës si e ka trajtuar fotografinë tuaj?

Fotografia ime më e dashur është, “Një grusht diell”, një rastësi e jashtëzakonshme, “të çoi Zoti”, më thoshte një miku im i ngushtë, Aleksandër Babe. Pamja e fotografuar ka zgjatur vetëm pak sekonda e, unë u ndodha me aparatin ato çaste aty…Fotoja është ekspozuar në Konkursin “Marubi” (2003), “Gjon Mili”, Prishtinë (2004), në Ekspozitën e Fotografëve të Mesdheut (Romë, 2009), si dhe riprodhohet në ballinat e dy librave, të librit tim të parë, që i ka dhënë dhe emrin, “Fotografia një grusht diell” (2005) dhe të shkrimtarit Kujtim Dashi, “Në muajin e nëntë“ (2009). Një kopje e zmadhuar e kësaj fotoje (50×70 cm) i është dhuruar para 3-4 vitesh Kryetarit të Akademisë së Shkencave që e ka vendosur në murin e zyrës së tij. Një foto tjetër e zgjedhur është ajo me titull disi ironik, “Hotel me pesë yje”, ku paraqitet një shtëpi fshati me dërrasa, në fasadën e së cilës janë vendosur horizontalisht pesë yje të mëdhenj e, mbi gardhin e oborrit qëndron një samar kafshe pune. Është realizuar në një fshat të thellë mbi Pezë me emër të veçantë, Gjysulkone. Ndonjë djalosh nga fshati i kthyer nga mërgimi ekonomik, ka dashur të “jetojë“ ëndrrën e parealizuar për jetë fatlume dhe ka zgjedhur simbolin e hoteleve më të shtrenjta, për ta plotësuar të paktën shpirtërisht atë. Po samari i kafshës së punës mbi gardh, kumton të kundërtën e pesë yjeve, madje i jep një ton humori, për të mos thënë, ironie a sarkazme fotos. Kjo foto, bashkë me të parën dhe katër të tjera, po të mijat, janë paraqitur në Ekspozitë e vendeve të Mesdheut të hapur në Romë (Itali), në korrik 2009, ku përfaqësuan Shqipërinë. Fotoja “Hotel me pesë yje” ishte zgjedhur nga organizuesit të vendosej ne flet-palosjen, ku çdo pjesëmarrës përfaqësohej vetëm me një foto. Të dy fotografitë m’i ka dhuruar çasti, por dhe unë kam qenë në gjah të tij. Përgjithësisht, aparatin e mbaj me vete përherë. Foto e mësipërme, në një farë mënyre janë peizazhe, po prej tyre mund të përthithet edhe ndonjë kumt social e filozofik. Ndoshta, një peizazh quhet i arritur, kur përveç ndjesive estetike pamore, ngërthen edhe diçka filozofike e të zhyt në përsiatje.

-Ç’mund të na thoni për fotografin me origjinë shqiptare, Gjon Mili?

Fotografi amerikan me origjinë shqiptare, Gjon Mili, është një figurë që e nderon kombin tonë në botën e jashtme. Kam shkruar rreth 14-15 shkrime studimore për foto të veçanta të tij, për jetën e veprimtari të ndryshme ku ka qenë pjesëmarrës, për talentin e tij në kinema e në të shkruar etj. Vet ruajtja, për rreth 60 vjet e emrit Gjon, thellësisht shqiptar, edhe pse i natyralizuar amerikan e, në një vend ku nderimi i emrit të të ardhurve është një praktikë e njohur, flet për një lidhje shpirtërore të vazhdueshme me vendin e të parëve të tij. Gjon Mili përmendet vazhdimisht në botimet e reja si dhe periodikët mbi fotografinë, sidomos në SHBA. Edhe në shtypin shqiptar, elektronik dhe letër, botohen shkrime për të, por, fatkeqësisht shumica janë përsëritje dhe kopjim i artikujve të të tjerëve. Shkruhet nganjëherë me epitete që nuk i takojnë, si psh. quhet ”shqiptari gjenial”ose “ai që shpiku dritën stroboskopike”, çka nuk përputhet me të vërtetën. Cilësimi i parë, është një përkthim i gabuar i nofkës miqësore të dramaturgut irlandez, Sean O’Casey, “shqiptari zemërbardhë“, ndërsa dritën stroboskopike e ka shpikur, Harold Edgerton, Mili e zbatoi me frymëzim të veçantë në fotografi arti. Para rreth gjashtë vjetësh, nëpërmjet Galerisë së Arteve në Tiranë, i propozuam Bashkisë së Korçës përjetësimin e emrit të Gjon Milit, në ndonjë rrugë, shesh a shkollë, por deri tani nuk është bërë gjë. Nuk më duket e udhës që një qytet të mos nderoj njeriun që e bënë t’i përmendet emri në mjaft libra të ndryshëm në botë. Para 3-4 muajsh, në SHBA, u vërejt një vlerësim i ri për Milin. Në albumin lluksoz, “75 years of LIFE, the best of the best” (75-vjetori i LIFE, më të mirat e më të mirave), fotoja e parë, si të thuash simbolikja e të tjerave që pasojnë, ishte “Lindy Hop” (1943) e Gjon Milit. Fakti ka ngjyrë të veçantë sepse kjo foto ka të bëjë me artin e fotografisë dhe jo me foton e shtypit, siç ishte natyra e albumit, ose si ishin të gjitha të tjerat, që përfaqësonin arritjet më të mira të fotogazetarisë në revistën LIFE, gjatë 75 viteve të jetës së saj. Gjithsesi, duhet të përmend se në vitin 1992 (28 nëntor), Gjon Milit iu akordua (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës, titulli i lartë “Artist i Popullit”, por sërish nga institucionet përkatëse bëhet pak për vendosjen e tij në atë vend që i takon në kulturën shqiptare.

-Të largohemi paksa nga tema; kush është Qerim Vrioni? Jetoni në Detroit Michigan, çfarë ju lidh me Vlorën?

Familja është me origjinë nga Berati, unë jam lindur në Tiranë dhe kam jetuar mbi 40 vjet në Vlorë…. Prej 15 vitesh jam kthyer sërish në vendlindje. Ka nja 4-5 vjet që disa muaj të vitit i kalojë në SHBA, ku jeton njëra nga vajzat me të shoqin dhe dy djem. Kur kthehem në Shqipëri, kohën e ndaj midis Tiranës dhe Vlorës. Në qytetin bregdetar, kam kaluar fëmijërinë, rininë, atje jam bërë prind, pra një pjesë e madhe me pika kulmore i takon jetës atje. Në Vlorë kam shokë e miq të vjetër të lagjes, të shkollës dhe të punës, kënaqem kur takohem e pi kafe bashkë me ta. Dihet se, miqtë janë si puna e vjetërsisë së verës.

-A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?

Hëpërhë, nuk mendoj të lëvroj gjini tjetër, përveç studimit të fotografisë, fotografimit e, më pak të ndonjë shkrimi publicistik me sfond historik, politik e shoqëror. Në këto mund të hyjnë edhe përçapjet e mija për të përuruar ndonjë fotograf të vjetër a për të hapur ekspozitë gjithpërmbledhëse të tij, etj.

-Mesazhi tuaj për fotografët, enciklopedistët e rinj, dhe inteligjencën shqiptare andej e këtej Atlantikut?

Duke folur për ata që kanë pasion fotografinë, duhet të përmend se në Shqipëri janë shumë, madje dhe mjaft të talentuar. Kjo vihet re edhe në paraqitjen e fotove të tyre në rrjetet sociale, Facebook, Twitter e blog-et vetjake. Po ashtu, edhe në shtypin e shkruar shihen shumë kapje dhe trajtime interesante të subjektit nga fotografët, por botohen ende pa autorësi, më ndryshe “jetime”, çka nuk sjell pahtësime të individualiteteve në lëmë të fotogazetarisë. Një punë të mirë në shpërfaqjen e talenteve në artin e fotografisë, mendoj se kryen revista (ende virtuale) “Fotopasion”, që publikon krijime me nivel të kënaqshëm artistik. Mangësi në publikimin e duhur të fotografisë, është edhe mungesa e një shoqate fotografësh, që do bashkërendonte dhe institucionalizonte veprimtaritë fotografike në vend, si hapje ekspozitash vetjake e të përbashkëta, botim albumesh, marrëdhënie me revista dhe shoqata homologe të huaja, propozime për vlerësime fotografësh, për organizmin e work-shop-eve etj. Fatkeqësisht, paaftësinë e fotografëve më të vjetër (atyre që kanë fotografuar edhe para 1991) në drejtim të organizmit, po e shfaqin edhe fotografët e rinj, ndonëse këta janë me hapësira veprimi e njohuri shumë më të gjera bashkëkohore.

-Duke ju falënderuar për këtë bisedë dhe duke ju uruar punë të mbarë e suksese në të ardhmen, dëshiroja t’iu pyesja për projektet tuaja dhe me çfarë tematike do të merreni në të ardhmen?

Në të ardhmen, siç u shpreha dhe më sipër, do vazhdoj të merrem kryesisht me studimin e fotografisë, me fotografimin dhe, diçka me publicistikë. Mendoj të rihedh në qarkullim dy librat e mi. Të parin vetëm rishtypje, ndërsa të dytin, ndoshta me zgjerime, plotësime burimore dhe saktësime, pra ribotim. Por, t’ia lemë kohës.Intervistoi: Raimonda Moisiu (Ne foto..)

Vëllai i Skënderbeut, varri në malin e shenjtë Athos

 Nga: BEN ANDONI
Kronikat e kohës nuk e thonë se kush ua solli lajmin se pikërisht ata do të pikturonin në Malin e Shenjtë. Por edhe po të dihet, nuk është se ka ndonjë rëndësi. Ai që e solli u tha thjesht se nga Mitropolia i kishin thënë t ua dorëzonte në dorë kumtin e mirë dhe të gatiteshin sa më parë. Insistimi i Konstandinit dhe i Athanasit nuk mori asnjë përgjigje. Zografët, siç do të njihen gjithnjë e më shumë në historinë ikonografike të shekullit të XVIII, panë njëri-tjetrin në sy. Ia kishin dalë mbanë. Njësoj si pak syresh nga Epiri dhe nga Maqedonia Perëndimore dhe ca më pak shqiptarë, kolegë të tyre. Në fakt, kumti i Malit të Shenjtë, kishte kohë, që ishte bashkë me mitin dhe me kanonet e tij tek piktorët shqiptarë. E kishin sjellë të gjallë vizitorët e paktë atje, priftërinjtë, murgjit dhe akoma më pak specialistët e ikonave bizantine.

Në ditët e sotme
Bizanti, që dha shpirt më 1453, jeton si i gjallë në Republikën e Malit të Shenjtë, ashtu siç duket dhe sot e kësaj dite. Në kalendarin e tyre Julian fiksohet çdo gjë, ndërsa murgjit e pakët të 20 manastireve as nuk e njohin njëri-tjetrin. Për femrat duhet të harrosh praninë, ngaqë as edhe kafsha e gjinisë së saj, nuk lejohet të kalojë sinoret e “republikës”. Më kot u bë për këtë qëllim raporti i një deputeteje evropiane, i cili daton prej 2003-shit, për barazinë e gjinive, në këtë zonë. Ai nuk është votuar, siç mund të merret me mend, nga vetë deputetët grekë. Larg tyre, e vetmja gjë që e lidh Athosin me bashkëkohësinë është elektriciteti që punon me gjeneratorët që ka çdo manastir dhe prania në listën e vyer të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vlerësuar për koleksionin e artit orthodhoks, për ikonat, afresket dhe për dorëshkrimet e vjetra dhe arkivat e çmuara.

Tek shqiptarët
Kaq i çmuar është Mali Athos, saqë është bërë edhe vend pelegrinazhi i medievalistëve të ndryshëm. Plot 50 vjet më vonë nga lajmi që u erdhi piktorëve korçarë, ndërsa ishte duke këqyrur në Malin Athos, medievalisti rus V. Grigoroviç do të gjente evidencat e para të emrit të Gjon Kastriotit, por edhe dokumentet që lidhen me Skënderbeun në oborrin e sulltanit. Dy akte në serbishten bizantine bënin fjalë për marrëdhëniet e të atit të Skënderbeut me Malin e Shenjtë. Akti i parë bën fjalë për një akt-dhurimi (akt-legjitim) i lëshuar nga Gjon Kastrioti në emrin e tij dhe të katër djemve të vet, në favor të manastirit të Hilandarit. “Akti u shkrua në vitin 6934”, që me kalendarin tonë përkthehet në periudhën prej 1 shtatorit 1425 deri më 31 gusht 1426. Gjoni do të shkruajë: “unë mëkatari dhe i pamerituari... Gjon Kastrioti me djemtë e mi Stanishin dhe Reposhin dhe Kostandinin dhe Gjergjin... dhe pasi u këshillova me djemtë e mi i dhuruam manastirit të shenjtë sipas fuqisë sonë... fshatin Radostushë me kishën e Shën Marisë së Papërlyer që është në atë fshat Radostushë, si dhe fshatin Trebisht...”. Më tej, në akt, Gjon Kastrioti zotohet të heqë dorë nga të drejtat që gëzonin deri atëherë mbi këto dy fshatra, duke ia deleguar të drejtat manastirit të Hilandarit. Akti i dytë është një akt shitjeje, ku igumeni i manastirit, jeromonaku Athanas, në emrin e këshillit të murgjve të Hilandarit, i shet Gjon Kastriotit dhe tre djemve të tij pirgun e Shën Gjergjit së bashku me disa prona të kësaj kulle. “Gjon Kastrioti... shfaqi dëshirën të blejë pirgun e Shën Gjergjit për vete dhe për djemtë e tij, zotin Reposh dhe zotin Kostandin, dhe zotin Gjergj, së bashku me vreshtat, ullinjtë dhe të gjitha ato që i përkasin pirgut dhe me katër adelfate që ti zotërojnë zoti Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin, zoti Gjergj. Në rast se ndonjëri prej tyre largohet ti merret adelfati prej manastirit. Dhe kur të largohen (nga kjo botë) të katër personat e sipërshënuar, pirgu do ti kthehet përsëri manastirit dhe në librin e të vdekurve emri i tyre të përkujtohet derisa të ekzistojë Hilandari. Për të gjitha këto (Gjoni së bashku me tre djemtë e vet) i dhurojnë manastirit 60 florinj”1. Në të njëjtat dokumente do flitet sesi vëllai i Skënderbeut, Reposhi, djali i dytë i Gjon Kastriotit, vdiq si murg më 25 korrik 1431. “Sa për Reposhin, djalin e madh, Barleti na thotë se ishte ba mungar [murg], por përpara edhe ky qe me të tre vllazent i dhanë peng n’Adriene; e se aty, u martue me një zojë turkinë e pat me të një djalë, Hamza Kastriotin. Gjon Muzaka përkundra nuk e zën Reposhin të dhanun peng Sulltanit. Për të thotë se kishte qenë djalë shumë i përshpirtshëm e ishte ba mungar në manastirin e malit Sinai, ku kishte pasë jetue e dekë: Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n’ando at monte Sinai e se fe frate e li morese. (16). Kjo asertë e Gjon Muzakës dhe e disa shkrimtarve tjerë, se Reposhi nuk qe dhanë peng para se t’u bajte mungar, historikisht asht krejt e gabueme, tuj qenë se biografët e Skënderbeut, Hamza Kastriotin e diftojnë për djalë të Reposhit të lemë n’Adriene2. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartë fisnik dukë”. Gjon Kastrioti në kohën më të mirë të pushteti të tij i shtrin zotërimet deri në Fushë Dardani dhe më tej. Këto janë vende të njohura për plumb, argjend dhe hekur dhe kjo ka bërë që Gjon Kastrioti të ketë mes të tjerave edhe lidhje me Malin e Shenjtë. Por në evidencat e Hilandarit, autoria sllave Zorica Dokoviq, do shkojë dhe më tej3. Në regjistrat e manastireve veç Hilandarit, pikërisht në Iviron, Lavra, Kseropotam, Esfigmën, Zograf, Ksenofon, ajo, do të gjejë emra të banorëve arvanitas, të ardhur në vend shumë kohë para periudhës së Skënderbeut. Bëhet fjalë për regjistra ku regjistroheshin vetëm fshatarët në varësi të manastireve (parikët) dhe lidhen me shekullin e XIV duke përbërë një dëshmi nga treva edhe më të largëta, nga Maqedonia Lindore, më saktë Kalkidhiqia Perëndimore (në jug të Selanikut) që i takojnë gjysmës së parë të shekullit XIV dhe që, siç vëren Prof. Aleksandër Meksi, flasin për një diasporë të vjetër drejt asimilimit, në zona pak të njohura në këtë aspekt nga studiuesit shqiptarë.
Por, nga ana tjetër, në Malin e Shenjtë përgatiten priftërinjtë që vijnë në Ballkan. Ata mundohen të ruajnë ekuilibrin e brishtë të kohës, që do të thotë të mos e prishin me Portën e Madhe, por edhe ta kenë grigjën shqiptare të orientuar përgjithnjë kundër Kishës së Perëndimit. Priftërinjtë, para se të vinin në Shqipëri, përgatiteshin mirë në Malin e Shenjtë Athos4. Larg patetizmave të historianëve tanë, duhet pohuar se shqiptarët janë besimtarë të mëdhenj dhe kronikat do ta lidhin devocionin e shumë murgjëve me origjinë shqiptare me të shkuarit në Malin Athos. Një rast i tillë është në shekullin e XIV, kur murgu Nifon nga Lukova, i cili mbyllet në një manastir në Malin Athos, u shqua aq shumë për përshpirtshmërinë e tij, saqë u kanonizua dhe u shpall shenjt nga Kisha Orthodhokse Bizantine. Por në manastiret e Athosit apo të Thesalisë ka edhe shumë murgj të tjerë shqiptarë. Për të mos thënë deri në klasën e bujarëve vendas. Reposhi, vëllai i Skëndërbeut, varroset në të ashtuquajturin Pirgu Shqiptar pranë Hilandarit dhe ka në epitaf përcaktimin si Duka i Ilirisë.
Më vonë vijojnë periudha të zbrazëta për shkak të mungesës së studimeve, por prania e personazheve arbërore do të vijojë deri në mesin e shekullit të shkuar. Në kohët e sotme, At Foto Cici, përmend një ngjarje që lidhet me hierarkun e lartë, Pandeleimon Kotokos, që nga Mali Athos, merr pjesë në një problem të Kishës Autoqefale Shqiptare në mesin e shekullit të shkuar, ku përmendet edhe Imzot Noli.

Piktorët
... E shkuara e kish bërë atelienë e piktorëve korçarë të ishte e njohur dhe vendasit mburreshin me ta. Vëllezërit Zografë, Konstandini dhe Athansi, kishin arritur jo vetëm të punonin përmes kanoneve më të avancuara të kohës, por të kapnin në parametra të larta shqetësimet artistike dhe ideologjike të Perandorisë Osmane të kohës. Dhe të merrje atë porosi, në atë kohë, do të thoshte se nami i tyre i kishte kaluar trevat ku jetonin shqiptarët e Perandorisë. Tematika e ikonografisë së tyre mbështetej në skemën që kishin vendosur piktorët kretezë në kishat e tipit të atonit në shekullin e XVI. Tiparet kryesore të afreskeve, që do zhvillohen prej tyre janë konservatorizmi, elementet e artit popullor, një dobësi në vizatim dhe njëfare ngurtësie në figurat. Studiuesi grek, Georgios Tsigaras, që i studion në kohën tonë, do të shkruajë se në vitin 1757, vëllezërit punuan “në kishën e Skitit të Shën Anës, në një kohë kur debatet për memorialet sapo kishin filluar. Në këto piktura murale, ata padyshim tregojnë se janë të pjekur artistikisht dhe sjellin të dhëna për një ripërtëritje të tyre, duke përdorur ngjyra të çelura dhe elemente të traditës popullore. Figurat janë të vizatuara mirë, me dritë dhe efekti i tyre i përgjithshëm është i këndshëm. Më 1765, ata punuan në litin (narteksin) e kishës së manastirit të Filoteut. Ende konservative, vepra e tyre gjithsesi shquhet nga figurat e vizatuara saktësisht me proporcione të drejta dhe nga një përpjekje e dukshme për të dhënë botën e tyre të brendshme...”. Sipas këtij autori,5 Konstandini dhe Athanasi u ndikuan edhe nga veprat e shkollës së shekullit të XVI në Greqinë Veriperëndimore, por vetëm në detaje të veçanta të kompozimeve. Kjo përvojë përvijohet edhe mes vetë shqiptarëve. Në lidhjen e Malit Athos me ikonografinë shqiptare, do të mësojmë se piktorë të shquar shqiptarë të afreskeve kanë punuar në manastiret e këtij vendi. Para Zografëve punoi i madhi David Selenica (1715), afresket e të cilit janë në manastirin e Laurës së Madhe, në Malin Athos. Tradita përvijohet edhe me emra të tjerë që vijnë deri në shekullin e shkuar. Njëri prej tyre, Grigor Zdruli (vdiq në 1906), prift, e mori profesionin e zografit në Malin e Shenjtë. Ai arrin jo vetëm që të formojë atelienë e tij, por edhe tua mësojë zanatin të rinjve shqiptare. Grigor Zdruli (i riu), Spiridhon Dunka, Dhimitër Papaveshi e të tjerë janë ndër nxënësit e tij. Ndër ta, Grigori (i Riu), që mban emrin e gjyshit të tij (emri i vërtetë i të cilit është Kristo Andon Zdruli), përveç punës në Athos punon dhe angazhohet edhe me veprimtari politike, për të cilën do të bënte plot 3 muaj burg. Më pas e përzënë nga Greqia dhe shërben në manastirin e Shën Gjon Vladimirit. Vdekja i vjen në vitin 1958 kur ishte në Kuçovë. Në Muzeun e Korçës ndodhen disa ikona të tij të vitit 1903. Një piktor që është pak para tij, Anton Zengo, prift, e ushtroi po ashtu krijimtarinë e tij në gjysmën e parë të shekullit te XIX-të e deri në fund të atij shekulli në Athos. Një tjetër, që njihet thjesht me emrin Leonodha, punoi si piktor në Malin e Shenjtë dhe në Korçë. Dhe, historia vazhdon, pasi shqiptarët përcjellin jo vetëm një shkollë të mirë, por edhe janë shumë të zotë në veçantitë e tyre në artin ikonografik.
...
Në veçantitë e tyre, veprën e fundit në kishën e manastirit të Kseropotamit, e cila ishte rindërtuar me ndihmën financiare të Kaisarios Dapontes, vëllezërit Zografi e kryen duke patën si ndihmës djalin e Athanasit, Naumin. Kjo tregonte se tradita do të vazhdonte. Gjerësia e madhe e mureve ofronte një sipërfaqe ideale për një numër ciklesh ikonografike, mirëpo afresket janë vizatuar dobët, thotë studiuesi grek Tsigaras. “Dobësia e tyre zbutet nga detaji ikonografik që i pasuron kompozimet nga ngjyrat e gjalla dhe nga dekoracioni i pasur. Trajtimi i fytyrave është stilistikisht interesant, por koloriti është tërësisht i mbuluar me të gjelbër, çka do të thotë se ata ndihen deri-diku të pasigurt; figurat kryesore nuk janë të ndriçuara”. Megjithatë efekti përfundimtar është pozitiv dhe plotësisht në përputhje me dëshirat e manastirit, të cilat parashtroheshin në marrëveshjen e bërë përpara se të kryhej puna. E tillë, në përgjithësi, mbetet në Athos përshtypja për shqiptarët: plot nderim për devocionin e tyre. Dhe, është e vërtetë. Devocioni i tyre është i njëmendët.

Shkrimi u mbështet në referencat e marra nga:
1- “Skënderbeu, jeta dhe vepra” i Prof Kristo Frashërit
2-”Në Shka Fajiset Skanderbegu?” e Marin Sirdanit
3-”Shqiptarët në Selanikun e Mesjetës” nga Aleksandër Meksi
4-”Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanës së Stambollit” e Sherif Delvinës
5-” Piktorët Konstantin dhe Athanas nga Korça dhe veprat e tyre në Malin Athos” e studiuesit Georgios Tsigaras

(er.nu/Milosao/BalkanWeb)

Wednesday, August 1, 2012

Kurthi i Dilaver Bengasit me lopët e Baldushkut

Nga QEMAL POÇI
Shkak per kete shkrim u be botimi i nje seriali prej 5 shkrimesh te gjata te “Gazeta Shqiptare” ne fund te muajit Maj dhe fillim te muajt Qershor me autor ish hetuesin e Tiranes per problemet ekonomike, Zotin Dilaver Bengasi, si dhe dy shkrime replike te Zotit Latif Daja, denuar me 25-vjet burg, lidhur me nje helmim te rende te lopeve ne kooperativen buqesore te Baldushkut ne nentor te vitit 1975. Pasoje e kesaj ngjarje, te hetuar nga zoti Dilaver Bengasi, qe denimi i 8 personave, prej te cileve 2 u ekzekutuan , kurse 6 te tjere u denuan me burg nga 14 deri ne 25 vjet. Meqenese une kam qene personi kryesor qe kam ndjekur dhe drejtuar te gjithe anen teknike te problemit, me 2 gusht te 2010 botova nje shkrim te gazeta “Shekulli”. Besoja se kjo ceshtje qe e mbyllur, duke mos qene dakort qe keto ngjarje te ndodhura 40-vjet me pare te permenden kohe pas kohe, pasi mendoj se ne sot kemi probleme shume me te medha qe kerkojne zgjidhje dhe permendja me nostagji e krimeve te kaluara, nuk do te sillte ndonje risi, vecse do te thellonte urrejtjen dhe percarjen e njerezve.
Perfundimet e mia per Baldushkun bazohen jo vetem ne kujtimet, qe mund te konsiderohen edhe subjektive, por edhe ne disa dokumenta orgjinale qe disponoj. Hetuesi i ceshtjes, trupi gjykues, apo ata qe me zevendesuan mua, nuk e quajten te udhes t’i merrnin ato, apo te kerkonin mendimin tim per punen qe kreva dhe perfundimet e saj. Ne kohen kur ndodhi ngjarja une sherbeja ne ushtri dhe drejtoja Laboratorin special te Veterinarise te MMP, i cili merrej me studimin e disa faktoreve demtues te ADM (Armet e Demtimit ne Mase) ne organizmin e kafsheve. Ne mengjesin e dates 10 nentor 1975 kryeveterineri i Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te rrethit te Tiranes, doktor Selaudin Haxhiymeri, me kerkoi ndihmen time teknike, pasi ne sektorin e Baldushkut te kesaj kooperative kishte ndodhur nje helmim i rende ne lope. Pasi mora bazen e nevojshme materiale (laboratorin kimik fushor, antidodat, kunderhelmet, medikamente te tjera dhe instrumenta , rreth ores 10 ishim ne vendin e ngjarjes se bashku me Kryeveterinerin e rrethit.
Ne territorin e stalles Nr.1 dhe brenda saj kishte lope te semura rende, midis tyre disa ishin ne agoni apo ne gjendje komatoze. Dy lope qe ishin therur gjate nates akoma nuk ishin rrjepur dhe nuk ju ishte bere autopsia. Po ashtu, ne territorin para stallave dhe brenda tyre, krahas drejtuesve te kooperatives dhe disa mjekeve veterinare qe kishin ardhur nga ekonomite e tjera, kishte shume punonjes te drejtorise se puneve te brendeshme te Tiranes, si dhe hetues. Keta ishin duke marre ne pyetje personelin e blegtorise: specialista, brigadierin, stalljere e mjelse. Gati te gjithe ata u ndaluan. Keshtu qe deri ne momentin kur shkuam ne ekonomi, per mjekimin e lopeve as qe behej fjale. Ne nuk patem mundesi te takonim asnje prej te ndaluarve.
Rasti i Baldushkut eshte rasti i vetem ne praktiken time si toksikolog ku hetuesi i ceshtjes nuk ka bashkepunuar me mua, por me persona anonimë. Zoti Bengasi nuk eshte interesuar se me se merresha une, cfare analizash kryeja, cili qe rezultati ityre, cila qe diagnoza e helmimit dhe cfare mjekimi kryeja. Ne Baldushk, personat kryesore u ndane ne dy grupe : nga njera ane isha une, kryespecialisti i blegtorise se Ministrise se Bujqesise, kryeveterineri i rrethit me koleget e tij, profesori neuropsikiater, Bajram Preza, Ndue Marashi, ministri i bujqesise, Pirro Dodbiba, dhe nga ana tjeter Manush Myftiu (personi me enigmatik ne ate ngjarje) me hetuesin Bengasi, i cili me vone kooptoi si “ekspert” mjekun human te fshatit, diletant dhe deputant, i cili para 40 vjeteve, porsa kishte filluar pune, Arqile Botin. Kete person, sikurse shkruan vete hetuesi, e autorizoi te futet ne stalla dhe te vere vete diagnozen e helmimit te lopeve pa kryer asnje analize, duke shkeluar keshtu ligjin qe lejoi mjekun human te kryeje detyren e mjekut veterinar. Kete prapaskene te zotit Bengasi, une e mesova vetëm tani nga shkrimet e tij.
Nga sqarimi i situates rezultoi se: me 7 nentor lopet e stalles nr 1 ishin ushqyer me ushqimin e fermentuar dhe ne pasditen e kesaj date u shfaqen shenjat e para te helmimit ne 3 krere lope. Ne mengjesin e dates 8 nentor kur lopet dolen ne kullote, gjendja e tyre u rendua. Per kete brigadieri vuri ne dijeni veterinerin, i cili urdheroi qe lopet te kthesheshin nga kullota ne stalle dhe te nderpritej perdorimi metejshem i ushqimit te dyshimte. Por veterineri nuk e ndoqi zbatimin e urdherit qe dha, pasi edhe pse lopet e semura nuk moren ushqimin e helmuar, me te u ushqye nje ngarkese e nje mjeleseje, prej 13-15 lopesh te stalles nr.2, e cila me pare nuk qe prekur nga helmimi. Po ashtu veterineri nuk udhezoi se si do te veprohej me ushqimin e dyshimte: do te asgjesohej apo do te konservohej per ekspertize. Edhe kur mbërritem ne ne ekonomi me 10 nentor, depo e ushqimit te fermentuar ishte hapur dhe kishte ne te ushqim, kurse ne grazhdet e lopeve te semura kishte akoma mbeturina te ushqimit te fermentuar dhe asnje ushqim tjeter. Ne grazhde nuk kishte as gjurma uji. Pra, prej dates 8 nentor deri me 10 nentor lopet nuk kishin ngrenë asnje lloj ushqimi dhe nuk kishin pire uje.
Gjate 8 dhe 9 nentorit gjendja shendetesore e lopeve erdhi duke u renduar dhe pasditen e dates 9 nentor u theren dy lopet e para. Ne kete situate ne oren 04 te 10 nentorit u lajmerua kryeveterineri i rrethit, i cili ne oren 05 te kesaj date mberriti ne ekonomi. Pasi u njoh me situaten u kthye ne Tirane dhe kerkoi ndihmen time. Pra nga casti i shfaqes se shenjave te para te helmimit deri kur ne shkuam ne ekonomi kishin kaluar 70 ore, kohe kjo plotesisht e mjaftueshme qe lenda helmuese te thithet e gjitha nga organizmi duke shkaktuar helmimin e rende.
Per mendimin tim (po e perseris), pavaresisht nga shkaku paresor i helmimit (aksidental apo i qellimshem) njoftimi me shume vonese qe shkaku kryesor i demtimit te lopeve. Nga moria e analizave te kryera rezultoi se: ne ushqimin e fermentuar, me te cilin u ushqyen lopet, ne permbajtjen e plendesit te nje lope te porsa therrur si dhe ne ushqimin e marre direkt nga goja e nje lope te semure u gjend grupi me i fuqishem i pesticideve qe ne ato vite perdoreshin ne vendin tone, perberjet fosfororganike. Nga ky grup tek ne perdoreshin kocifozi, tiofozi, vofatoksi, rogori, diptereksi, diazinoni etj.
Po ne kete grup benin pjese edhe lendet helmuese luftarake qe ne ate kohe ishin ne armatimin kimik te shteteve kryesore, midis tyre Vx dhe Zarin, te quajtura LHL neuroparalitike ose thjeshte “gaze nervore”. Ne ate kohe, per punen kerkimore-shkencore une punoja me Zarin, LHL reale. Pra, behej fjale per nje grup helmesh te cilat i njihja mire dhe per te cilat ne kishim kunderhelmet perkatese, qe i kisha marre me vete ne Baldushk.
Deshiroj te theksoj se ne repliken qe bene me hetuesin, zoti Daja aludon se lopet kane ngordhur nga ilacet e skaduara qe ne kemi perdorur.
Keshtu qendrojne faktet dhe e verteta. Zoti Bengasi nuk mendon keshtu. Ai duke bashkepunuar me mjekun human dhe duke mos kryer asnje analize, vuri vete diagnozen: “helmim nga zhiva” dhe jo ne ushqimin e fermentuar, por ne silazh, kur ne ekonomi nuk kishte fare silazh, si dhe ne ujine pijshem, nga i cili edhe kur ndodhi helmimi ne stallen nr.1, lopet e stalles nr.2, vazhdonin te pinin uje, dhe qene shendoshe e mire.
Zoti Bengasi ne Baldushk nuk shkoi per te zbuluar shkakun e helmimit dhe diagnozen e semundjes, por per te zbuluar personin qe i kishte derguar Enver Hoxhes nje leter anonime. Ne te cilen krahas disa ankesave dhe kerkesave, i shkruhej Enverit “Siç e keni filluar do ta hani kokrren e ullirit”, qe (po sipas zotit hetues) qe nje paralajmerim per kryerjen e nje krimi ekonomik. Prandaj ai nxitoi qe diten e pare te bente publike deklaraten e tij, helmim nga zhiva. Sipas hetuesit, ekspertiza kriminalistike kishte konkluduar se letra anonime qe i ishte derguar Enver Hoxhes, qe derguar nga Baldushku.Pra, detyra e tij qe qe ta zbulonte autorin e letres dhe t’ja dorezonte togez s e pushkatimit, gje qe e realizoi. Ai nuk e quajti te nevojshme te hetonte me tej se nga erdhi zhiva, a kishte ne ekonomi insekticide me permbajtje zhive, a kane helme nga depua, dhe si kane perfunduar ato ne “silazh dhe uje”.
Ne ato vite, qe urdheresa e qeverise, nr.4, date 20.06.1959 “Mbi ruajtjen, perdorimin dhe administrimin e helmeve me efekt te forte toksik”, te cilin hetuesi nuk e morri ne konsiderate.
Prandaj, hetuesi i relaton Manush Myftiut se “Kemi te bejme me helmim te qellimshem”, pra sabotim dhe veprimtari te thelle armiqesore etj.....Ndersa Manushi i pergjigjet: Shoku “hetues, vijo zbardhjen e ngjarjes le te shkojë ne 100 numri i te arrestuarve. Vazhdo dhe mos ndalo. Presim autoret. Vazhdo siç e ke nisur”.
Une nuk isha dakort per pranine e zhives. E para sepse ne analizat e shumta qe kreva me metoda te sofistikuara nuk gjeta zhive, e dyta se tablloja klinike e lopeve te helmuara nuk i pergjigjej helmimit me zhive. Megjithate, nga lopet e semura vecova 10 krere lope dhe i mjekova ato me unitiol, kunderhelmin tjeter per metalet e renda (zhive, baker, krom, arsenik etj). Per efektin e unitiolit, kisha kryer nje studim per llogari te qendres kerkimore ku specializohesha, ne BS.
Rezultati i mjekimit ishte negativ. Nga 10 lope qe mjekova 9 krere ngordhen. Prandaj une e nderpreva mjekimin per zhiven dhe vazhdova me skemen e meparshme. Edhe pse mjekimi i lopeve u fillua me shume vonese, nga mjekimi u sheruan 40% e lopeve te semura. Por falsifikimi vazhdoi edhe me tej nga mjeksia ligjore. Zoteroj nje material te shkruar me doren e perfaqesuesit te mjekesise ligjore qe perben nje fallsifikim skandaloz dhe kriminal. Nga materiali del, sikur me 14 nentor eshte marre urina nga 28 lope te therura dhe nga ato kane rezultuar pozitive me zhive 15 krere. Gjithashtu, po ne ate material shkruhet se me 16 nentor (dita kur materiali u nis per ne Kine), jane marre 7 mostra urine dhe ne te gjitha ato kishte zhive. Shtoj se per demtimet e dates 16 nentor nuk ka te dhena, pasi procesi u quajt i mbyllur.
Ky dokument perben nje falsifikim pasi, me 14 nentor, kur pretendohet se u moren 28 mostra urine, ne ekonomi kishte vetem 4 krere lope te therura, pra nuk mund te kryeshin analiza me teper se ne 4 mostra. Ky dokument pasoi deklarimet e papergjegjeshme per pranine e zhives.
Nga verifikimet qe bera une ne ate kohe, ne stalla konstatova se numrat matrikullore te lopeve qe figuronin se qene therrur dhe ne urinen e te cilave ishin kryer analiza per zhive, qene te gjalla ne stallen nr.2. Por edhe sikur kjo thenie imja te jete e pavertete, del se ne dinamiken e demtimeve qe kam une, deri ne daten 14 nentor, ishin therrur 77 krere lope, kurse sipas deklarates se hetuesit, perfundimisht ishin demtuar 98 krere. Po t’ju shtojme ketyre 98 krereve, 35 krere lope per te cilat pretendohet se ju nenshtruan analizave, del se numri total eshte 112, qe do te thote 14 krere me shume se ajo qe deklaron zoti hetues, ose 35 krere me teper nga dinamika e raportit tim. Pra del se nga 36 analiza qe pretendohet se jane kryer, eshte kryer vetem nje analize, ajo e dates 14 nentor. Ky eshte edhe akti kriminal qe ka kryer mjeksia ligjore. Ne situaten e krijuar, me 15 nentor u vendos te dergohej material patologjik per ne Kine me aeroplanin e linjes Tirane –Pekin i cili nisej diten e djele me 16 nentor. Une u ngarkova per te shkruar shkresen percjellese me te dhenat e anamnezes, klinikes dhe autopsise. Me pershkrimin e imet te klinikes dhe autopsise, une hodha edhe idene se perfaqesuesi i fosfororganikeve te gjetur mund te ishte tiofosi.
Ne shkresen percjellese une shkruaj se (ne baze te rregullave ne toksikollogji) materiali patologjik eshte i vendosur ne kavanoza qelqi, te cilat duhet te ishin te mbushur me alkool etilik 100% te paster. Bashke me to duhej te dergohej edhe nje shishe me alkool nga ai qe do mbusheshin kavanozat, i cili mund te perdorej per te saktesuar ne se helmi qe do te gjendej ne analiza ishte i materialit patologjik apo ndotja e alkoolit.
Shkresen orgjinale percjellese e posedoj une, ndersa per dergimin e materialit u ngarkua IKV. Shkresa e mesiperme ka dy shtesa te shkruar me doren e kryespecialistit te Ministrise se Bujqesise, Ismail Bitri dhe poshte firma e tij dhe data 15 nentor. Ajo ju dorezua IKV, qe u ngarkua ta dergonte materialin patollogjik, dhe pasi u daktilografua, doreshkrimi mu kthye mua. Por, IKV materialin patologjik nuk e dergoi te konservuar ne alkool, sikurse shkruaja une ne letren percjellese, por e futi ate ne qese plastmasi, te cilat i vendosen ne nje arke me tallash dhe rreth tyre u vendosen copa akulli. Gjate udhetimit, akulli shkriu, uji mori me vehte gjakun e materialit patologjik dhe ky rrodhi ne korridorin e aeroplanit, midis pasagjereve, duke shkaktuar keshtu nje incident te pakendshem. Kam te drejte te dyshoj, se shkresa percjellese e shkruar nga une mund te jete ndryshuar, perderisa materiali nuk u dergua sipas porosise time.
Dua te theksoj se materialin per analiza ne kine, nuk e dergoi hetuesi, sikurse shprehet, por Ministria e Bujqesise, me propozimin tim, per te saktesuar dyshimet qe u hodhen per analizat “qe nuk u kryhen”, por qe nga mjekesia ligjore dolen pozitive per zhive. Kete e verteton edhe shkresa percjellese e cila ne fund ka firmen e kryespecialistit te Ministrise se Bujqesise.
Sikurse e thashe ne fillim te ketij shkrimi, une ndoqa vetem problemin teknik, kurse nga ekspertiza u perjashtova dhe u zevendesova me te tjere per arsyen e meposhtme.
Ne veren e vitit 1974 filloi goditja e te ashtuquajtures “kaste ushtarake”,dhe “perpiluesve te materialeve te zeza”. Ne kete kuader, u denua edhe vellai im, Dilaver Poci. Kesaj vale goditese te luftes se klasave nuk i shpetova as une. Ne mars te vitit 1976, kater muaj pas kontributit qe dhashe ne Baldushk, u perjashtova nga partia dhe me vone u shkarkova nga detyra e shefit te laboratorit special veterinar. Ne mars te vitit 1977, i gjithe efektivi i laboratorit kaloi ne Insitutin e Kerkimeve Blektorale, ku u caktova pergjegjes i laboratorit te toksikollogjise ushtarake, njeheresh edhe toksikollog kimist.
Kuptohet qe ne keto kushte une nuk mund te isha jo me ekspert, por as deshmitar i thjeshte i ketij hetimi dhe gjykimi te ceshtjes se Baldushkut.
Nuk vonoi shume nga koha kur materiali u dergua per analiza ne Kine dhe prej andej erdhi pergjigjia. U konfirmua diagnoza e vene nga une. Asnje helm tjeter nuk u gjend duke perfshire dhe zhiven e famshme qe solli mjaft shqetesime.
Zoti Bengasi deklaron se ne Kine u gjet zhive.Por kjo per mua nuk ka asnje rendesi. Pervoja ka treguar se “provat” mund te behen sipas deshires, duke zbatuar parullen e famshme te dikurshme: “politika ne plan te pare”. Ne mars te vitit 1977, kur une shkova ne Insitut, Zv/drejtori Teki Tartari (me vone akademik) ishte i pari dhe i fundit qe me konfirmoi zyrtarisht rezultatin e analizave te kryera ne Kine, duke qene gjithashtu i pari dhe i fundit qe me pergezoi.

*Doktor, Mjeshter Kerkimesh, toksikolog veteriner, N/kolonel ne lirim
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

 

Tuesday, July 31, 2012

Flet Ismail Kadare: Gjyqi me Nexhmijen, një mesazh nga regjimi i përmbysur

Aida Tuci
Ka pasur zhurmë në shtyp rreth dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” qyshkur Ismail Kadare vendosi të ngrinte një aktpadi ndaj Nexhmije Hoxhës. Kaq u desh që të rikthehej edhe një herë vëmendja tek  “Dosja K”. Me këtë pretekst u rihapën edhe një herë dosjet, u gërmua në arkiva, nisi gjithashtu një fushatë shkrimesh kundër e pro shkrimtarit, anipse ai kërkonte të rimerrte atë që me të drejtë i takon vetëm autorit: dorëshkrimin e romanit të tij. Saga 15-vjeçare e kërkesave për rikthimin e atij dorëshkrimi u mbyll pak ditë më parë. Me hir apo me pahir, Nexhmije Hoxha e dorëzoi dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe” në Arkivin e Shtetit. Për çdokënd kjo mund të quhet betejë e fituar, ndërkohë që “lufta” për të rimarrë dorëshkrimin do të zhvillohet në sallën e gjyqit. Por Ismail Kadare, thjesht ndjehet më i qetë tani që dorëshkrimi është siguruar në Arkiv. Të qetë e në pritje sesi do të procedojë gjyqi, e gjetëm shkrimtarin në vilën e tij në Malin e Robit. Një nga qëllimet e këtij takimi ishte një intervistë me të. “Nuk e kuptoj këtë ngut të shtypit”, – më thotë jo pa nerv Kadareja. Si e zënë në faj i përgjigjem: “Presioni është shumë i madh zoti Kadare, interesi i publikut gjithashtu”. “E kuptoj, – më thotë, – por prapë kjo nuk e justifikon ngutjen që ka ndonjëherë shtypi shqiptar”. Është ora 18:30 dhe jemi ulur në ballkon. Çifti Kadare është ulur me fytyrë nga deti që dukshëm dallon tutje kopshtit dhe një brezi me pisha. Helena si zonjë shtëpie sjell një kafe për mua dhe pa e pyetur, një çaj të ngrohtë për Kadarenë. Bisedojmë për gjithçka, e ndonjë moment biseda shkon edhe te dorëshkrimi, ndërkohë që unë ende nuk e kam marrë guximin t’i them se qëllimi i vizitës është edhe një intervistë, pikërisht për…dorëshkrimin. Ai do të kishte dashur të mos bëhej gjithë kjo zhurmë, të paktën deri në përfundimin e gjyqit. Por siç thotë dhe vetë, nuk varej prej tij. Ismail Kadareja pranon, vetëm pas disa vajte-ardhjesh Tiranë-Durrës, të na japë intervistën e parë pas gjithë amullisë që rrethoi “javën e dorëshkrimit”, ku rrëfen mundimin e 15 viteve për të rimarrë atë që i takonte dhe për të shpjeguar arsyet se përse Nexhmija Hoxha vazhdon të këmbëngulë deri në arrogancë për “pronësinë” e saj ndaj dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”.

Ka pasur zhurmë në shtyp rreth dorëshkrimit të romanit tuaj “Dimri i vetmisë së madhe”… Ju nuk jeni prononcuar, me gjithë interesin e madh…
Jam në dijeni të zhurmës. Do të doja të mos ndodhte, por kjo nuk varej nga unë. Çështje të tilla shpesh krijojnë pakënaqësi në opinion. Dihen reagimet: kemi probleme të tjera, nuk është koha, tërhiqet vëmendja etj., etj. Në këtë rast është thënë, për shembull, pse kaq vonë? Në të vërtetë, historia është e vjetër, mbi 15 vite.
Para pak kohe, Gjykata e Tiranës vendosi që, në pritje të vendimit përfundimtar, të sekuestrojë dorëshkrimin, për ta depozituar në një institucion të tretë, të pavarur, siç është Arkivi Qendror Shtetëror. Si e pritët këtë vendim dhe ç’mendoni për reagimin e palës tjetër?
Mendoj se ka qenë vendimi i duhur. Pikërisht kjo ka qenë edhe kërkesa e parë e avokatëve të mi. Ky akt, në dukje i thjeshtë, përcakton thelbin e çështjes: Nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit, çka do të thotë nëpërmjet forcës së ligjit, thënë ndryshe me hir ose me pahir, pala e paditur detyrohet të dorëzojë dorëshkrimin. Reagimin e zonjës Hoxha e kam marrë vesh prej shtypit. Më është dukur gjithsesi i çuditshëm. Duke mos e pranuar këtë formë detyrimi, ajo deklaron gatishmërinë ta japë, madje “ta dhurojë” ajo vetë dorëshkrimin. Në këtë rast, ajo shkon edhe më tej, duke kujtuar se mund të vendosë kushte. Sipas saj, dorëshkrimi duhet t’i dorëzohet Arkivit të Shtetit, por kurrsesi autorit, njeriut që rresht pas rreshti e ka krijuar veprën.
Është interesante të vihet re ky refleks i vjetër i regjimit të përmbysur ndaj shkrimtarëve, sidomos shkrimtarëve të njohur. Në rastin për të cilin po flasim, shkrimtari jo vetëm ndahet nga vepra, por gati-gati përftohet si armik i dorëshkrimit të vet! Një përftim i tillë ka gjasë të ketë krijuar te zonja Hoxha iluzionin se ajo mund të bëhet pronare e dorëshkrimit të një romani, që nuk e ka shkruar vetë. Një gjë e paparë gjer më sot në këtë botë!
Përpara se t’i rikthehemi procesit gjyqësor: Sa i rëndësishëm është një dorëshkrim për shkrimtarin?
Një dorëshkrim (kam parasysh, një origjinal i shkruar nga dora e autorit, siç e tregon fjala) është gjithmonë i rëndësishëm. Shkalla e rëndësisë dhe e vlerës varet nga statusi që zë letërsia në jetën e një kombi, dhe sidomos nga statusi i vetë shkrimtarit. Me hyrjen e teknikave moderne të shkrimit, dorëshkrimet e mirëfillta sa vjen dhe rrallohen, rrjedhimisht vlera e tyre rritet çdo vit.
Vlera e një dorëshkrimi është në radhë të parë, morale, sidomos për autorin, por edhe studimore për të tjerët. Nga një dorëshkrim, përveç tekstit, ekspertët mund të zhbirojnë gjendjen emotive të autorit në çastet e shkrimit, trysnitë që veprojnë mbi të, pakënaqësitë, dyshimet etj. Dhe kjo nuk është kaq e fshehtë sa ç’mund të duket. Nganjëherë gjithçka del në sipërfaqe të tekstit. Po përpiqem ta shpjegoj, ndonëse nuk është e lehtë: falë procesit të shkrimit, është e natyrshme që shkrimtarët të ndryshojnë fjalë e fraza të tëra, për t’i zëvendësuar aty për aty me të tjera. Mbi tekstin e prishur vihet zakonisht një vizë dhe puna vazhdon. Janë pikërisht këto fjalë ose fraza të shuara, që shpesh mund të jenë një minierë për studiuesit. Në to mund të jetë fshehur kujdesi i shkrimtarit që diçka të mos dalë hapur në dritë, që të formulohet ndryshe, më butë ose më ashpër, që të jetë më e qartë ose qëllimisht më e errët.
Kjo ndodh sidomos në vepra delikate, siç ka qenë “Dimri i vetmisë së madhe”. Në një tekst rreth 1400 faqe, janë qindra fraza të shuara, pra një vepër e tërë e ndryrë brenda veprës. Për të qenë i qartë, dua të shtoj se zakonisht procesi ka shtysë artistike. Në raste të veçanta, riformulimi është bërë për shmangie keqkuptimesh, dhe rrallë, tepër rrallë për të maskuar fraza subversive. Nuk e kam pasur zakon një gjë të tillë. Vetë niveli serioz artistik, shpesh tingëllon si subversiv.
A ka ndonjë moment artistik apo historik që e bën posaçërisht të vlefshëm këtë dorëshkrim? Ndonjë shembull konkret…
Shembujt janë të shumtë. Po sjell vetëm njërin, të kapur rastësisht gjatë shfletimit të fotokopjes. Ndodhet në pjesën e dytë të romanit, faqe 172 (botimi i parë). Teksti është tejet delikat, ngaqë jepet një portret i shefit të komunistëve shqiptarë, Hoxhës, sipas perceptimit të shefit sovjetik, Hrushovit. Pra, një vizion aspak miqësor, përkundrazi. Ja teksti në librin e botuar. “Tani folësi do të përmendë tridhjetë asprat e Judës, mendoi Hrushovi. Kryqi, toka e Judesë, Golgothaja… po gjallëroheshin prapë në trurin e tij. Ai vështroi me bisht të syrit shqiptarët. Enver Hoxha ishte mbështetur te shpina e karriges. Pas gjithë këtij rrebeshi ai do të gjunjëzohet, mendoi Hrushovi. Nuk i kujtohej mirë përfundimi i Judës në Bibël. Ndoshta do të më duhet të tregoj mëshirë për të, mendoi përsëri.”
Siç e shihni, teksti nuk është aspak në stilin socialist. Krahasimi me Judën, qoftë edhe në një vizion armiqësor, tingëllonte i pazakonshëm për lexuesin. E aq më tepër profecia e gjunjëzimit të Hoxhës. Për çudi, teksti ka kaluar. Kurse në dorëshkrimin origjinal ka një ndryshim. Ai ndodhet te fraza më delikate: “Pas këtij rrebeshi ai do të gjunjëzohet”. Në versionin fillestar fraza është edhe më befasuese: “Pas këtij rrebeshi ai mund të vrasë veten”. Janë shuar, pra, tri fjalët e fundit, që, me sa duket, do të më jenë dukur si një pakujdesi e tepruar, dhe janë zëvendësuar nga “ai do të gjunjëzohet”.
Fraza ose paragrafë të ndryshuar janë me qindra, por dëshiroj të ritheksoj shtysën artistike për shumicën e tyre.
A nuk i sjell edhe fotokopja që zonja Hoxha thatë se ka dorëzuar një vit më parë në Arkiv?
Natyrisht që fotokopjimi i pasqyron ndryshimet. Por përshtypja ime është se fotokopjimi ka pakujdesi. Fakti që në dosjen e dorëzuar ka me dhjetëra faqe të daktilografuara që s’kanë asnjë lidhje me dorëshkrimin fillestar, por me ribotimet e mëvonshme, ma ka krijuar këtë përshtypje.
Cili është raporti në tërësi i një shkrimtari, sidomos në komunizëm, me dorëshkrimet, sepse dihen tashmë frika, kontrollet, censura etj. Dimë fatin e dorëshkrimeve tuaja të sekuestruara pas ikjes suaj, por edhe të dorëshkrimeve të kaluara nëpërmjet botuesit tuaj francez, me emra të rremë (shkrimtari gjerman Lenz)…
Natyrisht ka një lidhje tepër të veçantë, disa herë dramatike, sidomos në regjime të ashpra. Dihen rastet e dorëshkrimeve të shkrimtarëve të burgosur. Ankthi për t’i fshehur, për t’i nxjerrë jashtë burgut.
Në regjimet totalitare, dorëshkrimet kanë qenë shpesh burim fatkeqësish. Është një kronikë e gjatë: bastisje, akuza, spiunime. Por edhe kur nuk ka pasur të tilla, në një jetë, ta zëmë, më të qetë, dorëshkrimet, sidomos ato të pabotuarat, rrezatonin vetvetiu një hije dyshimi në sytë e autoriteteve. E bashkë me dyshimin ishte padurimi për të marrë vesh çfarë ishte shkruar.
Besoj se hyj në radhët e shkrimtarëve që, pa pasur një histori idilike me dorëshkrimet, nuk mund të them se ajo ka qenë dramatike, si rastet që fola më lart. Incidenti më i rëndë ka qenë bastisja e vitit 1990 dhe sekuestrimi i plotë i gjithçkaje. Për fat të mirë, pas dy vjet varavingosh, nga Ministria e Brendshme në hetuesi, së fundi në Arkiv të Shtetit, dorëshkrimet, me sa duket, nuk janë dëmtuar.
Nuk jam ndonjë maniak dorëshkrimesh, por as model i shpërfilljes ndaj tyre. Më kanë humbur disa pak dorëshkrime, për të cilat nuk kam fajësuar askënd. Lidhur me dorëshkrimin e “Përbindëshit”, që e ka përmendur shtypi, ia kam dhënë unë vetë, për ruajtje, mikut tim të hershëm, Gjergj Vlashit, të cilin përfitoj nga ky rast për ta falënderuar publikisht.
Pyetja e parë që duhej bërë është, pse Nexhmije Hoxha kërkonte ta mbante dorëshkrimin?
Po përpiqem të përgjigjem shkurt dhe saktë. Së pari, historia e kërkimit të dorëshkrimit është e vjetër dhe shtypi diçka ka sqaruar për këtë. Historia nis me një kërkesë të zonjës Hoxha për ruajtjen provizorisht të dorëshkrimit të romanit në Arkivin ku ajo ishte drejtoreshë. Shkaku: kushtet jo të përshtatshme të ruajtjes së tij në një banesë të ngushtë, siç ishte ajo e imja (rreth 40 metra katrorë), rreziku i dëmtimit nga ndonjë përmbytje apartamentesh (tepër e shpeshtë në atë kohë).
S’ka pasur as më të voglin presion nga ajo vetë dhe nga askush. Kam pranuar ta jap dorëshkrimin, pa më shkuar asnjëherë ndër mend se kjo mund të ishte një “dhuratë”. (Po shtoj këtu se në traditën botërore nuk njihet, me sa di unë, ndonjë rast dhurimi i një dorëshkrimi).
Me sa duket, znj. Hoxha ka një koncept disi ndryshe për këtë. Më lejoni t’ju kujtoj se topiku “dhuratë” në socializëm përdorej në mënyrën më befasuese. Shprehjet “partia i bëri dhuratë popullit këtë apo atë gjë” ishin të zakonshme. Kështu, quheshin dhurata të partisë hidrocentralet, akademitë, stadiumet, fermat e lopëve etj. Se ku i gjente partia këto dhurata, kjo nuk sqarohej.
Thelbi i konfliktit për të cilin një gjykatë shqiptare duhet të japë një vendim është: kujt i përket ky dorëshkrim: autorit apo ish-drejtoreshës së Arkivit. Kjo e fundit i ka bërë një favor autorit, duke e lejuar të shfletojë një nga dosjet më sekrete të Arkivit: grindjen shqiptaro-sovjetike. Kjo është e vërtetë dhe për këtë, me sa duket, asaj i ngjan e natyrshme që autori t’i jetë mirënjohës. Dhe kjo është e drejtë e saj. Pyetja shtrohet në se sinqerisht ajo beson se ka marrë një dhuratë? Pikërisht këtë, besoj se gjykata do t’i kërkojë ta vërtetojë. Gjer tani është fjala e autorit kundër fjalës së drejtoreshës. Ajo që vërteton një dhuratë është “akti i dhurimit”. Ju siguroj se një akt i tillë jo vetëm nuk ekziston, por ai s’ka ekzistuar kurrë as si ide.
Cili ka qenë pakti për shfrytëzimin e Arkivit ku ju shfletuat dosjen për “Dimrin…”?
Ka pasur një historik ky bashkëpunim, që mendoj se ka qenë krejtësisht jo tipik, pra i pazakonshëm. Ishte fjala për një marrëveshje, një lloj pakti midis meje dhe drejtoreshës së Arkivit, natyrisht me dijeni të shefave të tjerë. Pakti ishte i thjeshtë dhe i qartë: E para, do të shfletoja dosjen sekrete. E dyta, do të merrja shënime, me kusht që të mos i riprodhoja, dhe në fund t’ia ktheja Arkivit. E treta, faqet e romanit që do të kishin lidhje me dosjen, isha i detyruar t’ia tregoja Arkivit, para se t’i çoja në botim.
Iu jam përmbajtur me korrektesë këtyre pikave. S’kam pasur ndërhyrje nga askush për asgjë. Askush nuk e dinte ç’kam shkruar. Kam dorëzuar shënimet. Kam dorëzuar faqet e romanit që kishin lidhje me dosjen (rreth 40-45 të tilla). Sipas “paktit”, nëse s’do të kishte përgjigje negative brenda njëfarë afati javor ose dyjavor, do ta dorëzoja romanin në shtëpinë botuese.
Përgjigje nuk pati nga askush. Shtëpia botuese nuk bëri asnjë vërejtje për asgjë. Ishte e para herë që kjo ndodhte me një vepër letrare në Shqipëri. Romani doli në qarkullim i rrethuar nga një shurdhim dhe nga një atmosferë pothuajse misterioze. Një pëshpërimë e keqe kundër tij u ndie qysh në ditën e dytë ose të tretë. Ishte e pakuptueshme. Tirazhi prej 25 ose 30 mijë kopjesh, nuk më kujtohet saktë, u mbarua ditën e dytë. S’do të kalonte veçse pak kohë që një fushatë e pazakonshme të shpërthente kundër romanit. Ndër qendrat kryesore që nxisnin fushatën ishte Ministria e Brendshme, KQ i Rinisë dhe vetë aparati i KQ-së (ku bënte pjesë Instituti i Marksizëm-Leninizmit) bashkë me Arkivin!
Nuk kuptoja asgjë. Madje, as sot nuk e kam të qartë plotësisht ç’ka ndodhur.
A ka një kushtim (autograf) në dorëshkrim, që ndoshta e bën znj. Hoxha ta shohë veten si “pronare” të tij?
Nuk e kam të lehtë të vihem në vend të saj për t’iu përgjigjur pyetjes suaj. Ajo ka përmendur disa herë fjalën “mirënjohje”, që isha i detyruar të kisha ndaj saj. Do të ishte një gjë normale që t’i shprehja mirënjohjen drejtoreshës së Arkivit për dosjen e dokumenteve. Por ky s’është argument për të përvetësuar një dorëshkrim.
Sa për autografet (dedikimet në libra), ajo e ka përmendur një të tillë në një intervistë me gazetarë të huaj, si provë të marrëdhënieve të ngushta a të veçanta me autorin. Me sa duket, ashtu si në rastin e “dhuratave të partisë”, zonja Hoxha ka një koncept jo fort të saktë për autografet (dedikimet) e autorëve. Pa i futur të gjitha në të njëjtën kategori, mund të thuhet se shumica dërrmuese e tyre, bashkë me formulat “kujtim nga autori”, “në shenjë miqësie” etj., s’vërtetojnë ndonjë gjë dhe s’mund të jenë argument për asgjë.
Për t’ju treguar një kuriozitet, për të cilin kam përshtypjen se ka folur kalimthi edhe shtypi ynë, kur njërit prej vrasësve më të bujshëm të Francës, gjatë arrestimit iu gjet në çantën e shpinës një libri im. E si të mos mjaftonte kjo, gjatë një interviste në burg, kur tha, midis të tjerash, se I. K. ishte shkrimtari i preferuar i tij, askujt nuk i shkoi ndër mend të bënte qoftë edhe aluzionin më të vogël, të llojit: shkrimtar ballkanas, s’është ndonjë çudi që pëlqehet nga vrasësit ose, më keq, t’i frymëzojë ata.
Së fundmi, si e shpjegoni qëndrimin e zonjës Hoxha, si dhe një lloj arrogance të saj në këtë proces gjyqësor?
Mendoj se shpjegimi duhet kërkuar në faktin se zonja Hoxha ndihet e mbrojtur. Avokati i saj, duke thënë se “ky është një gjyq principesh”, ka dhënë, pa dashur, njëfarë shpjegimi.
Rendi i përmbysur nuk pranon se është thyer. Në këtë “gjyq principesh”, që në njëfarë mënyre është një test, një sprovë force, ai regjim kërkon të japë mesazhin se është ende i fortë. Me fjalë të tjera, të pohojë: Ne jemi këtu. Ashtu si më parë.
Është lehtë të thuash se ky është donkishotizëm. Mendoj se është një e keqe më e thellë. Regjimit të përmbysur, përfaqësuesve të tij, iu dalin befas ca aleatë të papritur, aty ku nuk të shkon mendja. Për shembull, gjatë “javës së dorëshkrimit”, nëse më lejohet ta quaj kështu, ca gjysmë letrarë, gjysmë informatorë, të afishuar gjer më sot si antikomunistë të tërbuar, me sulmet që shpërthyen në shtyp kundër shkrimtarit, u renditën praktikisht në krah të zonjës Hoxha.
Ka vite që flitet për afërsinë fashisto-komuniste, dhe ky është një rast i dëshmimit të saj. Që rendi i përmbysur ndihet i fortë, ky është vërtetimi i hidhur se Shqipëria ndihet ose është e dobët.
Dhe kjo s’ka pse të na duket e papritur. Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë që ende nuk pranon të hapë arkivat e fshehtë, të dënojë krimet e të ndahet nga pjesa më e errët e ndërgjegjes së saj. Kjo është për t’u trishtuar, por më shumë akoma, për t’u shqetësuar.
Krijohet bindja se në gropën e arkivave dhe të dosjeve të fshehta lejohen të zbresin njerëz si ata që u përmendën më lart, që shërbejnë jo për të zbuluar krimet, por për t’i mbuluar më fort ato.
Mbrojtësit e së keqes shpresojnë në dredhinë e tyre të zakonshme: transferimin e krimit. Por krimet e një epoke si ajo që u përmbys, nuk janë pupla të lehta që mund të zhvendosen dinakërisht nga zyrat e hetuesisë, burgjet, qelitë e torturave e fushat e internimit, në ca vjershurina e tekste të nxjerra nga makina e propagandës zyrtare, rrjedhimisht të pabesueshme për sa i përket autenticitetit.
Letërsia dhe artet kanë përgjegjësinë e tyre, por në fund të fundit, ato janë publike dhe, si të tilla, lehtësisht të gjykueshme. Të fshehta janë tmerret e fshehura, në radhë të parë armata e informatorëve, atyre që i çuan kolegët e tyre në tortura dhe mort. E pikërisht këta vazhdojnë të jenë të mbrojtur, për të mos thënë të çmuar.
Kurtizanët e sotëm fashisto-komunistë kujtojnë se mund ta kenë të lehtë goditjen e shkrimtarëve të njohur. Harrojnë se këta të fundit dinë të jenë të ashpër gjithashtu dhe mund t’iu kthehen. Shumë vite më parë, Heine, duke i paralajmëruar detraktorët e vet, iu kujtoi se mund të shpëtonin nga burgjet ose veglat e torturës, por po të binin ndonjë ditë brenda tercinave të Dantes, për një mijë vjet nuk dilnin dot më.