Sunday, July 28, 2024

Emri suprizë në qeverinë e re, kush është ministri i Brendshëm që do të zëvendësojë Ballën

 


Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri.

Suprizues ishte emri i Ervin Hoxhës, i cili u propozua për të marrë drejtimin e Ministrisë Brendshme, duke zëvendësuar kështu, Taualant Ballën.

Ky i fundit, u propozua për t’u bërë ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ervin Hoxha sefundmi mbante postin e drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Por kush është ministri i ri i Mbrojtjes që do të zëvendësojë Taulant Ballën në këtë dëtyrë, një lëvizje e paparashikuar?

Ervin Hoxha ka lindur në Tirane me 13.10.1978. Arsimin e mesëm 4 vjeçar e kreu në Shkollën Teknike të Përgatitjes së Nënoficerëve, (Teknik Astsubay Hazirlama Okulu) në Balikesir, Turqi.

Më tej vazhdoi Akademinë e Lartë të Sigurise (Offizier Schule des Herres) në Dresden të Germanise. Ne vitin 2006 përfundoi ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policise Germane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A ne Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.

Ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë te drejtimit dhe menaxhimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SH.B.A., Austri, Germani etj.

Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligizbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Ka kryer detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyres Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Deshmitarve dhe Bashkëpunëtoreve të Drejtësise, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshem i Institutit te Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Keshilltar i disa funksionarëve të larte te shtetit shqiptar. Më 26.01.2022 u emërua Drejtor i Pergjithshem i Sherbimit te Provës me VKM nr. 57.

Ervin Hoxha zotëron në nivel te avancuar gjuhën turke, gjermane dhe atë angleze.

No comments: