Befason Kryeministri Edi Rama ndërsa shkarkoi sot ministrat kryesorë , duke larguar ministrat e Brendshëm dhe të Financave, Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten.
Taulant Balla ka lënë Ministrisë e Brendshme duke u propozuar si Ministër i Shtetit.
Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me largimin e Lindita Nikollës pritet të marrë detyrën e rëndësishme si kryetare Kuvendi. Ministër i Brendshëm është caktuar Ervin Hoxha.Rama ka larguar edhe Niko Peleshin si ministër mbrojteje duke e bërë kryetar të grupit parlamentar në vend të Bledi Çuçit.
Ministër Mbrojtje caktohez Piro Vëngu.
Gjithashtu, Ervin Mete nuk do të jetë më ministër i financave. Në vend të tij caktohet, Petrit Malaj.
Ndryshimet e qeverisë
Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla
Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha
Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu
Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj
Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi
Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi
/DRONI.al/
No comments:
Post a Comment