Pas Met Veliut në Top Channel, Edi Rama vijon intervistat në mediat e afërta me pushtetin e tij për të folur mbi dokumentarin e televizionit italian Rai 3. Së fundi ai është shfaqur në Report Tv. Rama thotë se nuk ndihet ai i sulmuar, por Shqipëria. Më poshtë pjesë nga intervista.
Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për atë reportazh që ka bërë RAI 3 për Shqipërinë? E kemi thënë disa herë dhe çfarë nuk shkon sipas jush?
Rama: E para, jo ndoshta në Shqipëri, por në rradhë të parë në Shqipëri. Sepse nga Shqipëria ajo është eksportuar dhe importuar ai produkt. Ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane, ku sa herë fliste albanesi, fliste vrasës, fliste për prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i të gjithë të këqijave. E dyta nuk është një badi beko. Reagim në funksion të së vërtetës, të së vërtetës së thjeshtë. Se ndër shumë gënjeshtra që u thanë aty, u tha edhe një gënjeshtër shumë e madhe, që viktima e atij agresioni dhe viktima kryesore ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin, kishin refuzuar te jepnin opinionin e tyre. Ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë. E pra kjo është skandaloze. Është normale që për këtë të reagohet.
Pyetje:Zoti Rama shikoni një sulm ndaj jush, ndaj qeverisë italiane apo ndaj Shqipërisë, sepse Italia do ketë edhe zgjedhje lokale njëkohësisht me zgjedhjet e parlamentit europian?
Rama: Jam mësuar me sulmet dhe të them të drejtën nuk më bëjnë përshtypje si sulme dhe nuk më prekin se janë sulme, por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, kur përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve nga të huajt në jnë dritë të tillë unë revoltohem. Nëse do kishte qenë për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje edhe pastaj sqarova që nuk po hyj tek ajo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj.
No comments:
Post a Comment