Monday, January 1, 2024

Berisha, i izoluar në shtëpi shpërndan foton vetëm me Lirinë


 Kreu i opozitës Sali Berisha uroi sot Vitin e Ri me një foto ky shfaqet vetëm me të shoqen, Lirien. Ai është në arrest shtëpie duke qëndruar larg fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

”Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia! Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore”, shkruan në rrjete sociale.

Më pas Berisha ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave ndërsa theksoi se Edi Rama ka lobuar gjithë kohën për pezullimin e këtij vendimi nga Brukseli.

“Liberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.
Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.

Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova!”, shkruan Berisha në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

No comments: