Nga ELINDA MARKU
Një lëmsh që më ka mbetur në grykë, që në Gusht, teksa pinim kafe tek “ Britania “ në Lezhë!!!
Po pinim kafe në një nga qindra kafenetë që ka qyteti i bukur i Lezhes, kafene që të gjitha kishin emra jo shqip. Si psh: kafe anglia, kafe venecia, kafe britania, berlini, Vienna ( edhe pse emri Viena me vjen si fjale shqipe
, ekzakt fjali pyetse: vjen a?). Përpiqem ta mirekuptoj arsyen e emërtimit të kafeneve me emra qytetesh jo shqiptar. Për faktin se, në fillim, kur lirisht mund të permendim emra e vende kapitaliste dhe, ngaqë gati na dukej e pabesueshme e, që ta besonim se nuk ishim andërr, por kishte ndodhur vërtet, liria me pasë bisnes ( ani pse shumica e bisneseve, që hapeshin, ishin njerëz që, ku ta dish si e kishin ndreq me partinë në pushtet) e me i vu bisnesit një emër t’jashtëm. Ma vonë, emigrantët, që ktheheshin me kursime, i emertonin kafet me emra të vendit prej ku kishin provu me u kthy, me hap një punë, bisnes, me ngrit një shpi…! Dhe, mbas 6 muajsh kishin dështu, sepse në Shqipëri nuk funksiononte si atje ku kishin emigruar. Qe punetori të çmohej, përkundrazi pushteti dhe opinjoni e tallnin dhe e detyronin, ta linte shpinë e bisnesin, qe ngriti e të kthehej nga ishte kthy.Në gjithë qytetin e Lezhës nuk e gjen një kafene a bisnes me emrin “ Kafe Lezha”. Hotel “ Lisi” thoni ju asht njëlloj, si të thuash hotel Lezha. Në Detroit psh, është një bisnes shqiptarësh me emrin “ Restorant BESA”, ku 97% e klienteve nuk janë shqiptarë. Në qytetin Troje, në Michigan, është një bisnes shqiptar, por që frekuentohet nga vendas, jo nga shqiptarë “A PO VINI” dhe, dhjetra raste të tilla. Në Detroit, gjithashtu është edhe Kafe KUVENDI. TË duket sikur shqiptarët janë krenar, se janë shqiptarë, vetëm në vend të huaj. Kurse, në Shqipëri, anasjelltas e kanë të “ndaluar” të jenë shqiptar dhe, iu mbetet të krenohen, se janë emigrantë në britani, angli, ( kafe America buzë Drinit), italia, etj etj etj.. …( Pjerini mund të hapi nje bisnes tjetër përveç atij qe ka “ Security “, dhe ku ta di pse kam bindje, se do ta quaj “ Kafe Afrika” dhe do ta justifikojë duke thane, se fjala Afrikë asht togfjaleshi shqip “ afër ika” , dhe me të drejte, se prej Puke n’Lezhe afer asht)! … Të kthehesh në Shqipëri e të thuash: jam pendu se kam mungu 25 vjet në këte qytet dhe, edhe pse tepër vonë, prap du me u kthy. Nga 10 prej atyre që të nigjojnë, vetëm njani prej tyre të përgjigjet:- Kurrë nuk je vonë me u kthy në vendlindje! 9 të tjerët, një herë të shohin me dyshimin se ke lujt mendsh, mandej fillojnë e të sulmojnë, pa ia lshu radhen njëri tjetrit. Në fillim duke të tregu, se ktu nuk jetohet, ktu asht tmerr, ktu nuk ka punë, ose edhe kur e gjen, ose e krijon një punë, t’i presin krahët, nuk të lanë me punu, edhe kur mendo se po të lanë me punu, vjen shteti të kput në shpinë me taksa, të plaçkit djersen, të survejon voten, ta vjedh voten, nëse nuk ia shet etj.
E tmerrshme, thëm me vete. Të dhjetë kanë të drejtë. Edhe ai i vetmi që më thotë: Kurrë nuk asht vonë me u kthy në vendlindje por, edhe keto të 9, që më shpalosin realitetin e të jetuarit në Shqipëri. Asht e kotë t’u shpjegosh, se as ne Amerikë nuk asht fushë me lule, madje as për amerikanët e që kanë lindur në USA, nuk asht fushe me lule , aq me pak për emigrantet! Po, ka lekë e punë në USA, ka gjithëçka, përfshi edhe lypsa…! Nuk ua shpjegoj dot, sa shumë të mungon ajo, që është, vetëm në Shqipëri! Sepse, e di që ata do të më thonë: Në Shqipëri “ nuk ka asgja “! Në këto momente, të kësaj bisede ndërhyn Mara, ime bijë, e lindur ne USA, dhe më thotë, sigurisht në anglisht, se nuk donte të bëhej pjesë e debatit, por thjesht të mos më ikte pa e vënë re, që perballe kafes, ku po debatonim, në një shesh, midis pallatesh të nalta, që ishte rrethuar me tela dhe, që sherbente si parkim, luanin disa fëmijë të bukur, oh sa të bukur! Dhe, Mara më thotë: Ah sikur ta dinin këta që po e kundërshtojnë idenë tande për t’u kthy, se psh ne USA të mungon nje pamje kaq e bukur si kjo. Fëmij që luajnë jashtë! Dhe, unë tani qe i shoh, edhe kënaqem, edhe më vjen gati të qaj, me kete mentalitet që kanë këta të rritur! Sepse, kuptoj ,që këta fëmijë nuk janë gjë tjetër, vetëm kontigjenti i ri i emigracionit .
Eshtë bukur që, në Shqipëri sheh ende fëmijë, sheh ende gra shtatzena, por është e trishtueshme, tmerrsisht e trishtueshme që, e vetmja gjë që prodhohet në Shqipëri dhe, që është prodhim për eksport, janë fëmijët! Fëmijë që prindërit po i rrisin me padururimin për ti dërguar emigrantë. Dhe, edhe nese nuk kthehesh ti mamë ktu, do të kthehem unë, sapo të mbaroj shkollen! Kam shkuar 12 vjet, në tri katër shkolla, me nga 600 deri në 3000 fëmijë, fëmijë të të gjitha llojeve, rracave ( gjinive se psh në U.S.A. tashme nuk ka vetëm dy gjini, dhe fap me shkeli synin), por kurrë nuk kam parë fëmijë kaq të bukur, të gjallë, fëmijë kaq femijë, si kta, e si ktu në Shqipëri. ! … Dhe, mbasi mbaroj fjalen në anglisht, që ta kuptoja vetëm unë, u ktheva tek ata që kishin mbajtur frymen dhe, mezi prisnin ta “ tradhëtoja “ Maren e tu përktheja se çfarë tha. Nuk fola dot se, me erdhi të qaj….! Nuk qava dot, se nuk di me qa me lot dhe pa za!! Iu kërkova të ndrrojmë temë!
Eshtë publikuar edhe në AlbDreams.Net
No comments:
Post a Comment