Thursday, December 21, 2023

Basha: Po të vinim në seancë edhe ne do votonim kundër Berishës


 Pas mbarimit të seancës së Kuvendit, grupi i Lulzim Bashës reagoi me një deklaratë për shtyp.

Edhe pse nuk morën pjesë në seancë, pasi kishin frikë, ata thanë se po të ishin, do të kishin votuar si Edi Rama

Ndërkohë, në mediat pranë tij, Basha shpërndau një lajm qesharak sikur nuk kishte shkuar në seancë sepse ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët.

“Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha. Deputetët e PD nuk do të bëhen kurrë pjesë e skenarëve të përgatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha për t’i përdorur si argument për t’i ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë, por nuk ia dolën.

Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejnë një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.

PD është e vendosur në mbështetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjithë ata qeveritarë apo ish qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre,” thuhet në deklaratën e grupit të Bashës

No comments: