Sipas gazetës britanike, Merkel ia ka dalë të profilizohet si gruaja e
pushtetshme që ndërmjetëson në kohën e krizave më të vështira në botë.
Ajo e ka rikthyer Perëndimin tek vlera e tij themelore.
Gazeta konservatore “Times” shpall Kancelaren gjermane Angela Merkel si “Personin e vitit 2014”. Në një analizë të po kësaj gazete për këtë vendim theksohet se Merkeli
ia ka dalë të paraqesë një profil të qartë dhe këmbëngulës. “Në 12 muajt e fundit institucionet e pasluftës, si NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara treguan se nuk janë të afta për t’u bërë ballë krizave si ajo e Ukrainës dhe terrorit të xhihadistëve. Politikanët nuk i kanë dalë ballazi kërcënimit të regjimeve diktatoriale dhe ushtrive bastisëse”.
“Times” vëren se në këtë rang politikanësh vetëm njëra ia ka dalë të profilizohet siç duhet: Kancelarja gjermane Angela Merkel. “Ajo është kthyer në një ndërmjetësuese të pushtetshme mes Lindjes dhe Perëndimit. Në shumë orë bisedimesh direkte ndërmjetësuese me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin ajo është përpjekur t’i tregojë kufijtë ambicieve të tij”.
Gazeta konservatore britanike e lëvdon Kancelaren gjermane për kthimin e perëndimit në vlerat e tij. “Perëndimi me ndihmën e saj është përqendruar tek vlerat e tij themelore duke u bërë i vetëdijshëm se përse ia vlen të luftosh. Merkel është politikania më e shkëlqyer në Evropë, gruaja më e fuqishme e botës – dhe për Times – “Personi i vitit 2014”.
Një nga angazhimet më të rëndësishme të Kancelares Merkel gjatë vitit 2014 ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë. Ndërmjetësimi i Gjermanisë mes palëve ka qenë i fuqishëm, sidomos në ruajtjen e dialogut në grupin e kontaktit. Ndërkohë në Minsk grupi i kontaktit është takuar rishtazi të premten (26.12)për bisedimet e paqes me qeverinë e Kievit dhe separatistët prorusë. Të dyja palët duket se kanë vështirësi të afrohen. I vetmi konfirmim sipas të dhënave të separatistëve, citojnë mediat, ka qenë shkëmbimi i të burgosurve.
Në bisedimet e Minskut separatistët duan që qeveria në Kiev t’i japë fund bllokadës ekonomike në Donbas. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit të arritur tre muaj më parë në Minsk. Në bisedimet e Minskut marrin pjesë edhe përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE.
***
2014 ishte viti i krizave: Gjendja në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe epidemia e Ebolës në Afrikë si dhe kriza të tjera. Si e ka drejtuar qeveria federale Gjermaninë gjatë krizave të vitit 2014? Më 17 dhjetor 2013 koalicioni me bazë të gjerë i përbërë nga kristiandemokratët/ kristiansocialët (CDU/CSU) dhe socialdemokratët (SPD) nisi punën. Vetëm pak javë më vonë qeveria vendosi theksa të rinj në politikën e jashtme. Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier (SPD), i cili e kishte drejtuar këtë dikaster edhe në periudhën 2005 deri në 2009, kërkoi më shumë angazhim në politikën ndërkombëtare. Gjermania është “mjaft e madhe, ndaj nuk mjafton që ajo vetëm ta komentojë politikën botërore”, – tha ai. Misionet ushtarake ndonëse shërbejnë vetëm si ultima ratio, nuk duhet të përjashtohen nga koncepti politik.
Edhe më e qartë ishte ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen. Ajo bëri thirrje për më shumë angazhim të Bundeswehr-it (ushtria gjermane) jashtë vendit duke u ofruar partnerëve francezë mbështetje në Mali dhe në Republikën Afrikano-Qendrore. Më vonë ajo madje i shprehu haptazi mendimet e saj për skenarë të mundshëm angazhimi përkrah Francës në Lindje të Ukrainës si dhe për misionet për stërvitjen e forcave në Irak. Dhe së fundi presidenti Joachim Gauck u shpreh në Konferencën e Sigurisë në Mynih në fund të janarit për më shumë angazhim në politikën e jashtme. Sipas tij Republika Federale e Gjermanisë duhet që të kontribuojë “më shpejt, më me vendosmëri dhe në mënyrë më thelbësore”, – tha Gauck duke shkaktuar me këtë një sërë kritikash ndaj tij, por njëkohësisht duke marrë edhe mjaft lëvdata për këtë deklaratë. Njëra palë e akuzoi atë, se me fjalët e tij po nxit militarizimin e politikës së jashtme gjermane. Ndërsa pala tjetër e përshëndeti thirrjen e tij, që Gjermania duhet t’i përgjigjet konform përgjegjësisë së rritur të saj në politikën botërore.
Faktikisht qeveria federale në vitin që lemë pas ka qenë një lojtare qendrore në shumë skena ndërkombëtare. Kancelarja dhe ministri i Jashtëm kanë qenë partnerë të kërkuar bisedimesh në shumë kryeqytete të botës. Qëndrimi i Berlinit ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë krizave të vitit 2014 si dhe në vendimet e rëndësishme të politikës ndërkombëtare.
A kërcënon një luftë e re në Evropë?
Për politikën e jashtme gjermane kriza në dhe për Ukrainën ka qenë një temë qendrore përgjatë gjithë vitit. Si Merkel edhe Steinmeier janë përpjekur vazhdimisht për shtensionimin e gjendjes, por kjo deri tani s’ka pasur sukses. Marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar pavarësisht telefonatave të shumta mes Merkelit dhe Putinit si dhe nismave diplomatike të ministrit të Jashtëm, Steinmeier. Në nëntor u dëbua një diplomate gjermane e nivelit të lartë nga kryeqyteti rus, pasi më parë një diplomati rus në Berlin iu kërkua të largohet nga Gjermania për shkak të aktiviteteve të spiunazhit. Në Gjermani është zhvilluar një debat krontrovers lidhur me politikën gjermane ndaj Rusisë. Qeveria dhe mediat janë akuzuar për qendrim të njëanshëm për Ukrainën dhe reminishenca antiruse. Por ka pasur edhe akuza në kah të kundërt, sipas të cilave qeveria ndjek ndaj Moskës një politikë të “appeasement”. Ministri i Jashtëm Steinmeier është mbrojtur ndaj akuzave: “Ne nuk duam luftën e ftohtë, ne nuk duam luftën e nxehtë, por ne duam të ruajmë rendin paqësor evropian”, – tha ai në Bundestag. Ai deklaroi, se do të vazhdojë të angazhohet për një mirëkuptim me Moskën. Një shtensionim në konfliktin me Ukrainën është i domosdoshëm, për të zgjidhur më në fund edhe bllokadën në Këshillin e Sigurimit, është shprehur Steinmeier.
Konkluzioni
Viti 2014 ishte vit i krizave në politikën botërore, kursi i ri i synuar në politikën e jashtme gjermane u përball me një provë të vështirë. Diplomacia gjermane ishte kudo e kërkuar, por sukseset e mirëfillta – si zgjidhja e konflikteve – ajo s’mundi t’i arrijë.
Edhe gatishmëria gjermane, për t’u angazhuar më shumë ushtarakisht, u vu në pikëpyetje për shkak të mangësive që dolën në pah gjatë vitit. Por nga ana tjetër Gjermania gëzon në mbarë botën reputacion të lartë, Kancelarja dhe ministri i Jashtëm janë partnerë të vlerësuar bisedimesh dhe Republika Federale e Gjermanisë si një shtet i fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht mban përgjegjësi, së cilës nuk mund t’i shmanget politika. Për koncepte të reja e në rast nevoje edhe për ta ripërkufizuar politikën e jashtme gjermane ministri Frank-Walter Steinmeier ka iniciuar një projekt unikal me “Review 2014”. Në internet dhe në veprimtari publike me politikanë, studiues dhe publikun e interesuar është shqyrtuar çështja: “Çfarë nuk shkon në politikën e jashtme gjermane?” Si rrjedhojë janë mbledhur një sërë vlerësimesh me pikëpamje të ndryshme si dhe sugjerime, të cilat në të ardhmen mund të bëhen pjesë e ripërkufizimit të politikës së jashtme.

No comments:
Post a Comment