Nga: ADELAJDA XHAMANI*
TIRANE- Rozana Radi triumfoi në spektaklin “Dance With Me”, duke rrëmbyer çmimin e parë bashkë me partnerin e saj Sabri Fejzullahu. Rozi është një nga ato personazhe që përgjatë këtyre viteve, përmes punës së saj ka treguar se është një njeri që përkushtohet
maksimalisht për të arritur aty ku do. Kjo këmbëngulje, sigurisht që edhe këtë herë dha frytet e saj. Rozi triumfoi midis shumë artistëve në një garë televizive aspak të thjeshtë. Këngëtarja është krenare për këtë arritje të saj, dhe në një rrëfim për “Bluetooth” tregon se kjo është një periudhë përkushtimi total vetëm ndaj punës, për të
ecur sa më shumë në karrierë. Kjo ka bërë që Rozi të lërë pas dore jetën e saj private. Në përgjigjen e këngëtares, kuptohet se Viti i Ri e ka gjetur vetëm, pa një mashkull përkrah. Mirëpo Rozana, një dashuri të madhe nuk ia uron vetes as për 2015- tën. Për të është i rëndësishëm shëndeti e sigurisht karriera.
Rozi, u shpalle fituese e spektaklit “Dance With Me”; a e prisje këtë fitore? Cilin prej çifteve i shihje si rivalë të fortë?
Unë pranova ftesën e produksionit dhe isha shumë e lumtur me formatin e spektaklit. Një spektakël ku kishte larmi moshash dhe ajo që ne duhej të bënim ishte ‘show’ brenda kërcimit. Të gjithë çiftet pa përjashtim kishin të veçantat e tyre dhe, ashtu si në çdo garë, çdokush ka diçka që tjetri nuk e ka. E rëndësishme është të dish të përcjellësh emocion te publiku, të japësh shpirt te kërcimet që sjell. Unë mora përsipër që të bëj ‘show’ dhe besoj se ia dola. Fitoren ia lamë publikut ta zgjidhte online. Ne të gjithë jemi personazhe që kemi publikun tonë dhe besoj se çmimi im ishte çmimi i të gjithë artistëve. Çfarë ndodhi natën e fitores? Kush të uroi i pari? Cili ishte urimi më i bukur?
E para që më ka përqafuar ishte Xhensila. Ndërsa urimin më të bukur ma ka bërë ime motër, Andeta. Sabriu, çfarë të tha?
Pas çmimit, ne u mblodhëm të gjithë artistët dhe produksioni në një ‘party’. Fjalët e vetme që thoshim të gjithë ishin: ‘Sa shpejt mbaroi’. Ishim mësuar shumë me njëri-tjetrin.
Të shumtë ishin edhe ata që thanë se fitoren e meritonin Olta Boka dhe Devis Muka. Si u përgjigjesh?
Siç u shpreha edhe më lart, çdo çift ka pasur fansat e vet. Njësoj si Olta me Devisin, edhe Xhensila me Elgitin, Zaimina me Laertin, Hafizi me Ildën apo Mariana me Erandin kanë pasur fansat e tyre. Për mendimin tim, të gjithë ne kemi fituar një audiencë shumë të madhe me pjesëmarrjen në këtë ‘show’. Kjo do të thotë që jemi ndjekur shumë dhe të gjithë jemi vlerësuar. Çdo individ ka të drejtë të zgjedhë çiftin e tij të preferuar.
Duket sikur u zhduke pas fitores… Ku e festove Krishtlindjen dhe ku do e presësh Vitin e Ri?
Kam qenë në koncerte jashtë Shqipërisë. Vitin e Ri do e pres në qytetin e Athinës. Do të këndoj për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje.
Do të na japësh një përgjigje të sinqertë: Viti i Ri, të ka gjetur vetëm apo çift? Mendoni se me gjithë këto obligime kam kohë që t’i përkushtohem jetës sime private?! Unë kam vënë punën përpara. Të mos harrojmë që bëj disa punë paralelisht. Jam njeri i përkushtuar dhe tani që kam frymëzimin e duhur, dua vetëm të eci në karrierë.
Si do ta përshkruaje 2014-tën e Rozit?
Një vit i suksesshëm! Shumë çmime nga këngëtarë të ndryshëm me tekstet e mia, çmimi i parë në “Top Fest” me Soni Malajn, çmimi i parë në “Dance With Me”. Pra, një vit i suksesshëm (qesh).
Çfarë i uron vetes për 2015-tën?
Vetes i uroj shëndet dhe një karrierë akoma edhe më të suksesshme se kaq.
Ke ndonjë plan konkret profesional për më vonë, këngë e re apo shfaqje e re? Përgjithësisht unë nuk bëj plane.
(ma.ar/bluetooth/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment