Sunday, July 6, 2014

Top Channel ka rrëzuar shtetin

Nga Endira Bushati,  “Askush, as mediat, nuk kanë imunitet nga rreziqet; pushteti i medias, si çdo pushtet, mund të keqpërdoret: tregu i dobët e vështirësitë financiare, kostot e larta për teknologjitë e për të drejtat e transmetimit, shmangia ndaj detyrimeve fiskale, ndikojnë në pavarësinë e besueshmërinë e tyre, i shtyjnë t’i bëjnë “koncesion” politikës, për të përfituar suportin e saj edhe kur shkelet ligji, duke u vetëpërdorur ndërsjelltas, apo potencialisht të rrezikohen nga presioni i krimit.
Zbatimi i ligjit, plotësisht, pa mëdyshje e pa diskriminuar
askënd është e vetmja rrugë që do t’u garantonte mediave lirinë dhe përgjegjësinë që të jep liria e vërtetë: në këtë moment kyç është vendimtar roli dhe autoriteti i rregullatorit, i KKRT-së”.
Këtë fragment e kam marrë nga teksti i dorëheqjes së detyruar të Kryetarit të parë të KKRT-së, z. Sefedin Çela, një dorëheqje e paraqitur pranë Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Servet Pëllumbi më datë 15 korrik 2004. Z. Sefedin Cela dha doreheqjen sepse nuk pranoi te lejonte lindjen e Digitalbit pa licence, pa leje, pa ligj. Te njejtat subjekte ne ate kohe, sic dhe sot, celnin dhe mbyllnin kronikat e lajmeve me nje sulm frontal mediatik, te paprincipte dhe pa asnje te vertete ndaj tij!
10 vjet pas kësaj dorëheqjeje të detyruar, asgjë nuk ka ndryshuar. Jemi në të njëjtën pikë: subjekte të palicencuara, pirateri televizive me piratë të mëdhenj dhe të vegjël, një këshill jofunksional dhe një Kryetar i AMA-s që nuk jep dorëheqjen, por duhet hequr me çdo kusht e me cdo mjet.
Ligji i ri për median, i miratuar në mars të 2013-ës, duhej të përbënte pikën e kthesës, duhej t’i jepte fund informalitetit në tregun mediatik audioviziv, të përcaktonte rregulla të qarta për garantimin e konkurrencës në këtë treg, larg situatave monopol si dhe të niste procesin e kalimit në transmetimet numerike, duke respektuar angazhimet tona ndërkombëtare.
Por, qe nga shtatori 2013, mazhoranca ka vetem nje qellim: te heqe kryetaren e AMA-s. Degjuat per Amendamentin Peza 1, pastaj Amendamentin Peza 2, pastaj Memo 3, pastaj Kuvendi tha qe me shumice votash vendosem qe Endira Bushatit i ka mbaruar mandati!
Por, perseri Endira Bushati vazhdonte ne detyre.
Dhe pikerisht kur AMA u kishte lene afat 10 qershorin Digitalbit, Top Channel, Klanit etj per te depozituar kontratat e regjistruara dhe te certifikuara nga Zyra Shqiptare e te Drejtave te Autorit, u “kujtua” prokuror Enklid Gjini, dy muaj e gjysem pas kallezimit te Digitalbit (???) per te kerkuar pezullimin tim nga detyra, me arsyetimin se qenia ime ne detyre mund te pengonte hetimet!!!!! Nderkohe ne 1 muaj vetem nje veprim hetimor, kqyrja e regjistrit te protokollit! As pyetur, as marre provat, qe une sipas prokurorit do te manipuloja. U gjet dhe gjyqtar Artan Lazaj dhe u terrorizuan nga Kryeministri duke i cilesuar “horra me toga te zeza” gjithe gjyqtaret e tjere!
Pas venies ne dispozicion te Policise se Shtetit, Digitalbit dhe Top Channel-it iu vihen ne dispozicion dhe segmente te Prokurorise se Tiranes.
Asnje nga subjektet kryesore audiovizive nuk ka te depozituar ne AMA kontrata te regjistruara/certifikuara nga Zyra Shqiptare e te Drejtave te Autorit. Asnje nuk respekton te drejtat e autorit sipas legjislacionit ne fuqi!
Por, une jam nen hetim sipas prokurorise…….
Ju duhet ta dini qe shqiptaret nuk duhet te detyrohen te blejne Digitalbin per te pare Tch dhe Klanin! Madje vete Digitalbi duhet t’i kete keto kanale hapur, pra pavaresisht nese abonenti nuk ka bere abonimin, televizionet kombetare duhet te shihen falas!
Me kujtohet fabula e kungullit me gardhin. Kungulli i vogel i kerkoi gardhit te mbeshtetej pak sa te rritej. Gardhi pranoi. Kur kungulli u rrit, rrezoi vete gardhin!
“Kungulli” yne me pretendimin e “zhvillimit teknologjik”, sigurisht “duke ecur me hapin e kohes”, tashme ka rrezuar shtetin!

No comments: