Thursday, November 21, 2013

Vajza që u përfol se u vra bashkë me Olldashin, reagon në FB

Ish-zëdhënësja e Sokol Olldashit, Arminda Qylafku, ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku ka konfirmuar se ajo është gjallë, pas sot disa media bënë me dije se ajo kishte humbur jetën dje bashkë me deputetin e PD-së.
Qylafku është një nga emrat më të përfolur orët e fundit
si personi i dytë në makinë me Sokol Olldashin. Ajo ka reaguar në “Facebook”, duke ngushëlluar familjen dhe miqtë për këtë humbjet të rëndë.
“Miku im i dashur, nuk e besoj që ti nuk je më mes nesh. U prefsh ne paqe!”, shkruan ajo.
Qylafku ka punuar si zëdhënëse pranë Olldashit në kohën kur ishte ministër, ndërkohë që ka qenë bashkëpunëtorja e tij gjatë periudhës kur Olldashi garoi për kreun e Partisë Demokratike.
Qylafku ka vendosur një shenjë zie në faqen e saj në “Facebook”. E kontaktuar me telefon, ajo thotë se ka qenë në mbrëmje në morgun e Tiranës bashkë me ekipin e ministrisë dhe se ka qenë në shtëpinë e saj gjatë kohës kur ndodhi ngjarja e rëndë.

No comments: