Sunday, September 15, 2013

Deklarata e Kryeministrit të ri në Kuvend, Basha: Rama, strategji tensioni me opozitën

“Kërcënimet e sotme në Kuvend kundër opozitës nuk mund të mos na kujtojnë se zoti Rama është  recidivist  me historitë e tij të njohura  të dhunës  në familje, të dhunës  në bashki , të dhunës  kundër institucionave  dhe punonjësve të shtetit” deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencë për shtyp. 
Ai shtoi se “Vjedhja e dhunshme e votave nga Partia Socialiste në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e fundit, frymëzuar prej tij, është projeksioni i  natyrës së tij”.       
Kryetari Basha ftoi të nderohet Parlamenti, të cilën e cilësoi “Shtëpinë e përbashkët
të përfaqësuesve të popullit”, duke hequr dorë njeherë e përgjithmonë  nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë në Europë.
“Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend”, tha ai. 
Nderkohe qe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë pas votëbesimit në Kuvend të qeverisë së re ka dhënë qëndrimin e tij mbi diskutimet maratonë për pragramin me të cilin do të qeverisësn në këtë mandat katër vjeçar. 
Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Bashës theksoi se qeveria e Ramës mbeti në klasë në provën e gjykimit të shëndoshë dhe profesional të opozitës.
Sipas tij, kjo është e para qeveri në historinë e demokracisë së re shqiptare që starton pa program pune, pa program zhvillimi, pa objektiva të mbështeur në burime konkrete, pa kalkulime konkrete, pa afate. 
Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashan në konferencën për shtyp
Nuk kisha  ndërmend të dilja në këtë konferencë shtypi pas votëbesimit të qeverisë; mendimet e mia për debatin parlamentar  i bëra publike pak para përfundimit të seancës. 
Por zoti Rama ,ashtu siç e  nisi me provokime të  ulta, u kujdes edhe ta mbyllte me një kërcënim pa  precedent në adresë të opozitës  deputimin e tij në foltoren  e Kuvendit, duke  hequr maskën e dëgjuesit të duruar dhe duke dalë para  opozitës, publikut dhe të vetëve ai që njohim, ai që është, ai që nuk  ndryshoi dot as duke kaluar pragun e tempullit të Kuvendit: I dhunshëm! Ushtrues i pashërueshëm  i dhunës verbale, që është motra binjake e dhunës fizike.
Deri sot, asnjë kryeministër në historinë e demokracisë sonë parlamentare nuk ishte dëgjuar t’i thoshte opozitës së  tij: Pretenduat se ushtrova dhunë. Ju s'keni pare asgje akoma...
E gjithë kjo në përfundim të një  debati që hyri në hullinë e normalitetit falë përkushtimit të  opozitës për  të përmbushur misionin  e saj dhe gjithë deputetëve që thanë fjalën e tyre sovrane në foltoren e  Kuvendit.  
Zoti Rama nuk paska qenë duke dëgjuar me veshin e arsyes oponencen  tonë  në funksion të përmirësimit të programit të tij,  siç shpresuam ne, por paska qenë duke u mbushur  e duke i dhënë formë mllefit të tij teksa nuk arrin të durojë oponencën dhe kundërshtimin sy ndër sy,parlamentarizmin.  
Kërcënimet e sotme në Kuvend kundër opozitës nuk mund të mos na kujtojnë se zoti Rama është  recidivist  me historitë e tij të njohura  të dhunës  në familje, të dhunës  në bashki , të dhunës  kundër institucionave  dhe punonjësve të shtetit. Vjedhja e dhunshme e votave  nga Partia Socialiste  në qarkun e Lezhës  në zgjedhjet e fundit është frymëzuar prej tij, është projeksioni i  natyrës së tij.       
Kërcënimi i tij i sotëm i stilit më të vjetër kundër opozitës nuk është një shpërthim i rastit. Zoti Rama  ka mashtruar zgjedhësit. Mashtrimet e tij elektorale do të thellohen si mashtrime qeverisëse. 
I vetëdijshëm për ketë, i vetëdijshëm se nuk mund të ofrojë Rilindjen që ka premtuar, ai mendon se mund të kënaqë zgjedhësit dhe publikun shqiptar duke ofruar një strategji tensioni me opozitën, duke kërcënuar opozitën, duke bërë  testin  e dhunës verbale, si paralajmërim të dhunës tjetër. Që tu thotë votuesve:  rroga, mirëqënie e çfarë u  premtova  tjetër s’kam ku të marr, por opozitës do t’ja bëj njërën.
Gabon rëndë, zoti Rama. 
Gabon rëndë sepse populli, sido të  votojë,  vetëm  këtë nuk e pranon,  që të dhunohet opozita e tij, pasi e  konsideron opozitën vlerë të pazevendësueshme të  demokracisë.
Gabon rëndë sepse Partia Demokratike dhe opozita e qendrës së djathtë në Shqipëri është një kockë e fortë, e pathyeshme. Kjo opozitë  është pagëzuar e tillë dy dekada më parë   në betejën me rregjimin  me të egër komunist në Europë  dhe qëndron duke u përtërirë  në këtë katedër të lartë të  guximit dhe vendosmërisë për t’i sherbyer  demokracisë. 
Ju bëj thirrje të tërhiqni mënjeherë kërcënimin ndaj opozitës zoti Rama.
Ju ftoj të kërkoni ndjesë para publikut.
Parlamenti është shtëpia e përbashkët e përfaqësuesve të popullit. Ju ftoj ta nderoni atë duke hequr dorë njeherë e përgjithmonë  nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë në Europë.
Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend. 

No comments: