Tuesday, June 11, 2013

Vendoset Flamuri Shqipëtar në maje të Rumis

Zaim Halili
239 bjeshkatarë u ngjitën të dielën në malin e Rumisë, që është madje tre herë më shumë se vitin e kaluar, mëson portali UL-info. Gjithçka, siç pohojnë në Shoqatën e bjeshkatarëve “Rumia” shkoj në rregull dhe në pajtim me traditën.
Në maje të Rumisë janë mbajtur gara, siç janë kërcim së gjati, tërheqja e litarit dhe hedhja e gurit.
Bjeshkatarët në fshatin Brisk, në Krajë, i priten disa
qindra njerëz nga Kraja, Ulqini dhe Tivari, ku është organizuar program i pasur kulturor dhe artistik.
Anëtarët e Shoqërisë Rumia kanë marrë pjesë në shumë evenimente të karakterit sportiv dhe bjeshkatar në ketë ditë festive.Qëllimi ynë primar i Shoqatës te bjeshkatarëve “Rumia” është zhvillimi i aktiviteteve sportive malore, ngritja e vetëdijes qytetare rreth ruajtjes së florës dhe faunës sonë, takimi dhe njohja e njerëzve të trevave të ndryshme në aksione malore, rritja e kualitetit të jetës nëpërmes organizimeve javore në lartësi të mëdha mbidetare, si dhe promovimi i vlerave tona natyrore.
Shqiptarët e Krajës, sipas Lidhjes Demokratike që është subjekti dominues politik shqiptar në territorin e Komunës së Tivarit, ndërtimin e kishës në majën e malit të Rumisë e përjetojnë si një provokim dhe uzurpim të trojeve të tyre etnike dhe historike, raporton  KosovaLive.
Numri i anëtarëve tanë është duke u rritur dita ditës, duke na shtyrë drejt organizimeve edhe më të mëdha, gjë që edhe është duke ndodhur. Programi ynë vjetor është program i larmishëm dhe atraktiv, prandaj të gjithë ata që e duan natyrën, shoqërinë, alpinizmin dhe kulturën sportive, të anëtarësohen në Sh.B. ‘’Rumia’’.  http://anaemalit.com/flamuri-shqipetar-ne-rumi/
Flamuri shqipëtar në maje të Rumisë

1 comment:

Anonymous said...

My coder is trying to persuade me to move to .
net from PHP. I have always disliked the idea because of the expenses.
But he's tryiong none the less. I've been using WordPress on
numerous websites for about a year and am anxious about switching to
another platform. I have heard great things about blogengine.
net. Is there a way I can import all my wordpress content into it?
Any kind of help would be greatly appreciated!


My blog - webpage ()