Friday, June 14, 2013

Klodian Hoxha: Endrra ime e madhe, te interpretoj perkrah Robert Ndrenikes

I apasionuar pas punes qe ben, si dhe shume i dhene pas se bukures ne teresi, Klodian Hoxha eshte gjithnje e me shume kerkues ndaj vetes. Per te arritur me te miren, sipas tij duhet shume pune, pasion dhe ide te qarta. Ka pasur fatin te luaje ne skenen e Teatrit Kombetar disa here, ne ate te Teatrit “Metropol” gjithashtu, ku edhe vazhdon jete aktiv, por fatin me te madh ne karrieren e deritanishme ai e lidh me ngjitjen ne skene perkrah aktoreve te medhenj, Ndricim Xhepa dhe Timo Flloko. Por, endrrat dhe ambiciet e Klodian Hoxhes shkojne me tej.
Deshira e tij me e madhe tani eshte qe te kete nje rol perkrah ikones se Teatrit dhe Filmit shqiptar, Robert Ndrenika. “Do doja shume te luaja me Robert Ndreniken ne nje shfaqje. E kam enderr”, tregon Hoxha, i cili me tej na thote se, prej nje niveli te tille artistesh mund te mesosh shume e me shume. Eksperiencat e tij ne Teater, film, reklama televizive, lidhja e forte me personazhet qe ka interpretuar nder vite, si dhe bashkejetesa e lumtur me vajzen e zemres... te gjitha keto Klodian Hoxha na i zbulon me detaje me poshte.

“3 mendje ne ankand” titullohet shfaqja me e fundit, pjese e te cilit ishit edhe ju. Mund te na thoni, si ishte kjo eksperience per ju Klodian dhe cfare emocioni ndryshe perjetuat ne realizimin e saj, duke marre parasysh edhe veshtiresite ne interpretimin e njeres prej “mendjeve te cmendura”?

Si cdo rol tjeter edhe ky kishte veshtiresine e vet ne fillim, sepse ka misteret e tij, e cila eshte detyra e aktorit t’i zbuloje. Ne cdo rol eshte nje personazh i panjohur, te cilit une do t’i futem ne brendesi dhe ta misheroj ate, qe do te thote te mendoj si ai, te ndihem si ai, te veproj si ai, te flas si ai, etj.. Kjo eshte nje pantelike qe i behet personazhit. Ne kete shfaqje une kam patur rolin e fizikantit dhe e kam shume per zemer kete rol. Mezi po pres te vije shtatori qe ta sjell perseri ne skene. Jam ndjere shume mire me kete rol, por kjo nuk do te thote qe rolet e tjera nuk i dashuroj. Perkundrazi.

Pak dite me pare, aktoret e teatrit “Metropol” ishin pjese e nje nisme fisnike lidhur me rastin “Mejsi”. Nje shfaqje tek liqeni artificial per te mbledhur shumen e duhur te parave per operacionin e femijes. Si lindi ideja e nje organizimi te tille, e kujt ishte dhe si e perjetuat lajmin qe operacioni i saj doli me sukses?

Ishte gjeja me e thjeshte dhe me njerezore qe mund te benim. Ne sapo morem vesh lajmin e Mejsit u mblodhem me drejtoreshen e institucionit, Suela Konjarin dhe vendosem qe te jepnim shfaqjen “14 vjec dhender”, si shfaqa me e suksesshme e sezonit ne Teatrin e Metropolit. Ne jemi shume te lumtur qe kontribuuam sadopak per te dhe i urojme sherim sa me te shpejte. Dime qe operacioni ka dale me sukses.

Me se po merreni aktualisht, jeni ne prova per shfaqjen e radhes?

Une jap mesim ne shkollen e modes “Grace Models”, e vetmja shkolle mode ne Shqiperi e licensuar nga Ministria e Punes, e cila trajnon modele, fotomodele, te cilet pajisen me nje certifikate ne fund te shkolles, qe zgjat 9 muaj. Une jap lenden e Plastikes Pantomime aktrim. Sa i perket aktrimit sapo mbylla xhirimet e nje filmi me metrazh te shkurter me titullin “SADIK” me regji te Franc Dushit. Ne gusht pres qe te filloj provat me nje shfaqje te re te regjisor Kushtrim Bekteshit per shfaqjen “Konkorsi”, nderkohe qe kemi edhe shfaqjen “3 mendje ne ankand” me regji te Elma Dorezit.

Ish student i Akademise i Arteve te Bukura, si ka qene jeta profesionale e juaja deri me tani Klodian, c’note do t’i vinit asaj?

Deri me tani jam shume i kenaqur. Kam ecur sipas parashikimeve te mia dhe mendoj se meritoj noten 9. Per momentin domethene (qesh).

Keni interpretuar ndonjehere ne Teatrin Kombetar?

Po shume here kam interpretuar ne ate salle. Eshte endrra e cdo aktori te ngjitet aty.

Nga skena e Teatrit Kombetar ne ate te Teatrit “Metropol” vereni ndonje diference ne emocion?

Skena e Teatrit Kombetar eshte skene klasike dhe eshte me e thjeshte per aktorin te interpretoje aty, kurse skena e “Metropol” eshte 360 grade dhe je i zbuluar nga te gjitha anet. Edhe emocioni eshte me i madh. Ne fillim e kemi pasur pak te veshtire per te interpretuar aty, por tani ndjehemi shume komod dhe na shijon shume ajo skene.

A calon Teatri shqiptar ne ndonje aspekt Klodian dhe cfare mendoni se duhet bere me shume per te?

Duhen me shume investime ne Teater e para. E dyta duhen afruar me shume te rinj qe te nderthuren me brezat e tjeter, se per nje aktor te ri duhet edhe eksperienca e tyre qe ata ta perfaqesojne denjesisht Teatrin me vone.

Si jeni gjendur ne Teatrin “Metropol”, fillimet tuaja?

Kam luajtur ne shfaqjen “Burri i fyer “, ose “Zhorzh Dande” me regjisor Franz Helmer. Ishte shfaqja e dyte e ketij institucioni, qe sapo ishte themeluar. Pastaj me shfaqjen “Let’s have sex” me regji te Elma Dorezit. Kjo ishte shfaqja fituese e Festivalit te te rinjve edhe drejtori i asaj kohe, Kico London na beri ftesen per ta dhene shfaqjen ne Teater te Metropolit dhe qe atehere ne jemi aty dhe vazhdojme rrugetimin.

Hapesira qe u jepet artisteve te rinj, mendoni se eshte e mjaftueshme per t’u zhvilluar dhe promovuar sic duhet?

Duhet bere me shume per ne, sepse tani jemi te rinj dhe kemi deshiren, vullnetin, pasionin per ta bere kete gje. Duhet te na japin hapesire, sepse ka shume te rinj shume te talentuar qe rrine rrugeve dhe me vjen shume keq per ta.

Roli qe ju ka emocionuar me se shumti?

Nuk mund t’i ndaj. Te gjithe kane te vecanten dhe emocionin e tyre, por do vecoja kete te fundit, meqe e kam te fresket, “profesorin e fizikes”.

Ju ka ndodhur te ngecni ne ndonje moment ne skene, nje kujtim qe lidhet me kete pjese?

Po me ka ndodhur ne shfaqjen “Lets have sex”. Kam pasur nje moment qe akoma nuk me eshte fshire nga memoria. Ishte prezantimi i pare i personazhit ku une hyja ne skene me nje karroce me rrota dhe e shtyj ate me teper sec duhej. Ajo desh ra nga skena. Disa spektatore qe ishin ne rresht te pare reaguan dhe une instiktivisht i pashe se c’po thonin dhe mbeta. Pastaj fillova me improvizim. Ia dola.

Ku e shikoni veten pas disa vitesh profesionalisht?

Do me pelqente shume te merresha me filma. Eshte endrra dhe pikesynimi im.

Na permendi disa nga shfaqjet qe keni luajtur deri me tani?

Jane shume, por do te permend disa te fundit. “3 mendje ne ankand”, “14 vjec dhender”, “Te cmendur pas parave”, “Karnavalet e Korces”, Hiq ministrin nga priza”, “Grate ne Parlament”, “Lets have sex”, “Familja e antikuarit”, “Kamarieri memec”, “Burri i fyer”, “Gjashte personazhe kerkojne autorin”, “Darka e gabuar”, etj..

Perkrah cilit aktor veteran do te donit te interpretonit dhe te ruanit nje kujtim?

Kam pasur nderin te luaj me aktoret Ndricim Xhepa dhe Timo Flloko. Kam mesuar shume prej tyre. Tani do kisha deshire te luaja me Robert Ndreniken. E kam enderr.

Ikona juaj e Teatrit dhe Kinematografise sone?

Mua me pelqen shume Robert Ndrenika, Ndricim Xhepa, Timo Flloko.

Klodian, ju jeni edhe imazh i disa reklamave televizive. Paguhen mire aktoret profesioniste per te qene pjese e tyre?

Varet nga kontratat individuale qe behen.

Kalojme pak ne nje tjeter aspekt te jetes suaj. Jeta private, i dashuruar?

Shume i dashuruar. Kam perkrah nje njeri qe me kupton dhe me motivon per te ecur perpara.

Si duhet te jete femra juaj ideale dhe kur e shikoni veten gati per familje?

Femren ideale e kam ne shtepi. Sic e kam dashur e kam gjetur. Ne jetojme bashke prej shume kohesh. Ndersa per femije... duke pare e duke bere.

Pushimet verore, i keni menduar?

Pushimet akoma nuk i kam vendosur se ku, por qe do bej nje muaj pushime do i bej. Si fillim do marr Shqiperine me radhe nga jugu ne veri, pastaj te shohim per jashte.

Raporti qe keni me jeten e nates, alkoolin dhe muziken?

Me pelqen shume jeta e nates edhe tani qe jam pushim do mundohem te kompensoj mungesat qe kam bere gjate vitit, ngaqe kam qene shume i angazhuar.

No comments: