Sunday, March 10, 2013

Si ta luftoni hipertensionin?

Gati dy të tretat e personave të moshuar me diabet kanë edhe hipertension (shtypja e lartë e gjakut). Që të dy këto gjendje rrisin rrezikun për sulm në zemër, goditjen në tru, sëmundje të syve dhe veshkave. Për këtë keni disa këshilla që ia vlen të adoptohen ke apo nuk ke hipertension. Ato janë më poshtë:
Ule sasinë e kripës
Nuk është për t'u çuditur, që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në American Journal of
Clinical Nutrition e konfirmon këtë. Studimi i më shumë se 11000 njerëzve ka zbuluar se dieta (të ushqyerit) me sasi të lartë sodiumi ishte drejtpërdrejt e lidhur me shtypjen e lartë të gjakut.
Stresi
Një shqyrtim i 107 studimeve të bërë për teknikat e zvogëlimit të stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menaxhimit të stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin që të gjitha efektive në uljen e shtypjes së gjakut. Gjithashtu një studim tjetër i prezantuar gjatë majit 2008 në mbledhjen vjetore të “American Society of Hypertension” (Shoqatës Amerikane për Hipertension) ka zbuluar, se dëgjimi i muzikës qetësuese për 30 minuta në ditë zvogëlon shtypjen e gjakut.
Alkooli
Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një gotë për femra dhe dy gota për burra në ditë. Në fakt studimet tregojnë, se kur ata që pinë shumë alkool shkurtojnë sasinë që pinë edhe shtypja e gjakut zvogëlohet. Nëse pini alkool dhe jeni në rrezik të zhvillimit të shtypjes së lartë të gjakut, bëni mirë që të ndaloni apo të shkurtoni pirjen e alkoolit.
Qumështi
Ushqimet e pasura me kalcium siç është qumështi, kanë treguar gjithashtu se zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që rekomandohet në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në dy apo tri gota qumësht të zakonshëm. Burime tjera të kalciumit janë: kosi, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.
Peshk
Peshqit si: salmon, peshku, harenga, skumbri dhe shojza, janë të pasura me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), të cilët ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Nëse nuk jeni peshk ngrënës, provoni vezët apo kapsula me vaj peshku.
Arra
Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon, që shtypja e gjakut të zvogëlohet. Arrat me të mira janë ato angleze, sepse kanë ALA më shumë se tjerat. Ju gjithashtu mund t'i merrni këto dobi edhe nga farat e lirit, dhe soja.
Hudhra
Një shqyrtim i studimeve të publikuar përgjatë 50 vjetëve të shkuara ka zbuluar, se hudhra është po aq efektive në uljen e shtypjes së lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar, se doza prej 600 deri 900 mg, që përdoret në shumicën e studimeve, përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të allicinit, përbërësi aktiv në hudhër. Thelbi i hudhrës përmban nga 5 deri 9mg të allicinit.

No comments: