Mugojnë dhjetoristët e vitit ‘90-të / Zyrtarët e pushtetit privatizojnë 8 dhjetorin
Gëtja shkroi baladën “Vallja e të vdekurve”, ku tregohet se një fëmijë i
vogël ngaqë kishte frikë të mbushte ujë, natën në pus, thirri xhindet
për ta ndihmuar. Pastaj kur mbushi bucelën e ujit, atij i doli një
problem tjetër i madh: Nuk i largoheshin xhindet, pra ai nuk dinte se si
të vepronte për të larguar hijet e frikshme të natës. Kjo gjë ka
ndodhur më në fund me studentët shqiptarë të dhjetorit të vitit 1990.
Ata dolën për të “mbushur ujë” të pastër në natën e 8 dhjetorit të vitit
1990. Por ngaqë kishin nevojë për ndihmë ata thirrën për t’i ndihmuar
Sali Berishën, së bashku me togën e intelektualëve karrieristë dhe
servilë. Dhe që atëhere, problemi i tyre i vetëm por edhe i gjithë
Shqipërisë ka të bëjë me faktin se Sali Berishën, së bashku me zyrtarët e
tjerë nuk i largojnë dot nga drejtimi i politikës.
Nga: Ilir BUSHI
Tetë dhjetori
Tetë dhjetori ishte ditë e shtunë. Dhe në Qytetin Studenti ndodheshin shumë pak konviktorë, ngaqë një pjesë e tyre ishin larguar nëpër rrethe, për të studiuar lidhur me sezonin e provimeve. Por atë natë ndodhi demonstrata e parë zyrtare, pasi një mbrëmje më parë, kishte dështuar një e tillë. Fjalët e para që u artikuluan nga protestuesit ishin “drita” dhe “ujë i ngrohtë”. Por pas mbërritjes urgjente të kryeministrit Adil Çarçani u fol edhe për të drejtat e njeriut, apo për lirinë e fjalës. Në mënyrë urgjente, Ramiz Alia për të shpëtuar lëkurën e tij, thirri Sali Berishën të cilin e dërgoi të bisedonte me studentët. Në të njëjtën orë, Edi Rama ishte duke kërcyer Rok- en –roll, tek Akademia e Arteve. Në atë kohë ky lloj kërcimi konsiderohej si dalje nga skema komuniste, dhe për këtë arsye Edi Rama e quan veten si kontributor të luftës kundër diktaturës. Pastaj gjërat dihet si shkuan. Katër ditë më vonë në shtëpinë e Pashkos u themelua Partia Demokratike, ndërsa dy muaj më vonë greva studentore e 20 shkurtit mundësoi rrëzimin e bustit. Kjo gjë, padyshim, që ishte një fitore historike, por sot heronjtë e vërtetë janë spostuar nga Berisha, apo Rama ndërkohë që piedestalet bosh kanë porositur statujat e kokave të tyre. Problemi kryesor në këtë rast nuk qëndron tek fakti se sot janë shmangur themeluesit dhe iniciatorët e vërtetë të rezistencës opozitare në vend, por në rradhë të parë ngërçi ka të bëjë me ftohtësinë e publikut të gjerë ndaj kësaj date. Me pak fjalë, përderisa kjo datë e shenjtë u privatizua vetëm nga disa monstra të politikës së sotme, ndofta vlen të merret parasysh propozimi i shumë dhjetoristëve që thonë, se në të ardhmen është më mirë që kjo festë të mos përmendet më. Kjo, për arsye se pas sakrificës së studentëve idealistë u shfaqën intelektualët karrieristë dhe pak orë më vonë, vërshuan spiunët. Janë pikërisht një pjesë e këtyre spiunëve që caktojnë sot ftesa në adresë të njerëzve të tjerë dhe janë pikërisht, mumjet e dikurshme të diktaturës që përpilojnë sot listat se kush është demokrat dhe kush jo, ose kush meriton të jetë i ftuar në festë dhe kush duhet të bojkotohet. Për këtë arsye duke u përulur para madhështisë së protestës së studentëve të djeshëm, qindra e mijra njerëz kanë bojkotuar festat e burokratëve të sotëm, të cilët e kanë privatizuar 8 dhjetorin.
Ramiz Alia organizoi protestat studentore duke dërguar midis tyre Sali Berishën, së bashku me divizionin e spiunëve të Sigurimit të Shtetit”. Kjo ishte deklarata e djeshme e bërë për gazetën “Sot”, nga ish ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, i cili nënvizoi se me themelimin e Partisë Demokratike ka ndodhur një çudi e paparë: “Ramizi e mbushi PD-në me spiunë të Sigurimit, por pas ca kohësh, këta spiunë i dolën nga kontrolli dhe filluan të hiqeshin si demokratë të vërtetë”, nënvizoi ai
Zoti Brokaj, çfarë mendoni për natën e 8 dhjetorit të vitit 1990?
Unë kam menduar gjithmonë dhe vazhdoj të mendoj se kjo lëvizje studentore, si edhe themelimi i Partisë Demokratike, apo vendosja e pluralizmit, ishin vepër e dorës së Ramiz Alisë. Këtë operacion historik e ka inicuar ish presidenti Alia, i cili disa herë ka përmendur shkarazi faktin se ai ka dërguar Berishën tek studentët. Por unë mund t’ju them këtu se në themelimin, apo në fillimin e Partisë Demokratike Ramiz Alia ka aktivizuar një numër shumë të madh spiunësh të Sigurimit të Shtetit, me misionin përkatës brenda kësaj partie. Me këtë veprim Alia donte nga njëra anë të lahej me kërkesat e ndërkombëtarëve për pluralizmin dhe nga ana tjetër të kishte plotësisht nën kontroll opozitën shqiptare, pra Patinë Demokratike. Por sipas modelit të PD-së, Ramizi inicioi në atë kohë edhe themelimin e disa partive të tjera, me ish komunistë të thekur, apo me agjentë të Sigurimit të Shtetit
Ku e bazoni këtë që thoni?
Këtë e bazoj tek numri i shumtë i spiunëve që militonin dhe militojnë akoma brenda Partisë Demokratike. Disa prej tyre populli i thjeshtë i njeh me emra dhe me pseudonime, por disa të tjerë, ende nuk janë bërë publikë. Sepse hapja e dosjeve sot për sot është një gjë e ndaluar. Pra, prania e shumtë e spiunëve si edhe dyndja e ish komunistëve më servilë drejt Partisë Demokratike, vërtetojnë faktin se kjo parti ishte e dyshimtë që në fillim. Madje, për shumë njerëz ishte krejtësisht e qartë se kjo parti në thelb ishte një parti e Sigurimit të Shtetit.
Në ç’mënyrë sipas jush, kjo parti kontrollohej nga Ramiz Alia?
Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Sigurimit të Shtetit kanë kodet e tyre të komunikimit. Ato nuk mund t’i marrë vesh kushdo. Prandaj, detyrat dhe raportimet bëheshin në mënyrat e fshehta. Por problemi është se pas disa kohësh, Partia Demokratike, ose më mirë të themi ata elementë të Sigurimit të Shtetit që ishin futur në këtë parti dolën jashtë kontrollit të Ramizit. Dhe filluan të shtireshin edhe vetë si demokratë. Në këtë rast parodia e kësaj partie qëndron në faktin se ata vetë, pra sigurimsat filluan të besojnë se janë politikanë të aftë dhe demokratë. Pra, pasi dolën jashtë kontrollit të Ramizit ata nisën karrierën politike dhe shtetërore. Ndërkohë, Berishës i interesonte shumë ky sistem pune. Sepse i kishte në dorë për t’i poshtëruar apo për t’i trajtuar si lecka. Natyrisht, pasi i bënte ndonjëherë edhe ministra apo zëvendësministra për t’i bërë qejfin.
Sipas jush, cili është sot roli i këtyre spiunëve brenda Partisë Demokratike?
Ata e kanë bërë shumë mirë rolin e tyre. Sepse sot ata janë gati të përmbysin gjithçka vetëm për të mbuluar të kaluarën e tyre, apo vetëm për t’u shfaqur me një luk të ri. Për këtë arsye gjatë këtyre 21 vjetëve janë bërë tentativa të shumta për të zhdukur dosjet e spiunëve. Dhe këtë e kanë bërë vetë ata, nëpërmjet metodave apo njerëzve të tyre. Sepse tani, këtyre përfaqësuesve të ish Sigurimit të Shtetit i ka pëlqyer statusi i ri i zyrtarit, apo pushtetarit dhe nuk duan në asnjë mënyrë që t’u përmendet gjëkundi e kaluara. Këtu, natyrisht, unë dua të përmend se nuk kam asgjë individuale, apo personale ndaj tyre. Unë, personalisht, mendoj se detyra e punonjësit të Sigurimit të Shtetit ishte një mision ndaj vendit. Por të gjithë problemin e kam tek skema që ka ndjekur Ramizi për pluralizmin politik dhe për krijimin e partive të tjera në Shqipëri, pas vitit 1990.
Amund të na thoni disa nga emrat kryesorë të këtyre spiunëve të Sigurimit të Shtetit që militojnë sot në PD?
Këtë nuk mund ta bëj vetëm e vetëm se ligji i hapjes së dosjeve ende nuk është miratuar.

Grupi Nismëtar i Partisë Demokratike
Studentët: Azem Hajdari, Arben Lika, Tefalin Malshyti, Shenasi Rama, Blendi Gonxhja, Alma Bendo
Intelektualët:
Sali Berisha, Arben Imami, Preç Zogaj, Gramoz Pashko, Mitro Cela
Klasa punëtore:
Sokrat Nesturi, Ilir Myftari Merita Zaloshnja Zenel Hoxha
Më pas përfshihen dhe shtatë anëtarë të tjerë
Aleksandër Meksi, Arben Demeti, Genc Ruli, Eduart Selami, Bardhyl Reso, Petrit Dodbiba, Edmond Budina
Grupet e punës së ngritura më 14 dhjetor 1900
Grupi politik
Arben Imami
Blendi Gonxhe
Grupi organizativ
Arben Demeti
Grupi i Shtypit
Preç Zogaj
Mitro Çela
Grupi i Financave
Merita Zaloshnja
Grupi i sekretarëve
Eduart Selami
Ilenja Mëhilli
Grupi i shërbimeve
Arjan Manahasa
Ilir Dizdari

No comments:
Post a Comment