Kjo është një video e shkëputur nga Festivali i Gjirokastrës i vitit 1988. Ky festival njihej si Festivali i Këngës Popullore, ku grupe të ndryshme nga të gjitha trevat e vendit mblidheshin në Gjirokastër për të shpalosur folklorin. Si asnjë aktivitet tjetër edhe Festivali i Gjirokastrës nuk mund t'i shpëtonte ideologjizmit dhe kontrollit të rreptë të partisë. Një pjesë e grupeve, sidomos ata të fshatrave të thella mbërrinin në festival vetëm me këngë për partinë dhe shokun Enver. Sipas organizatorëve të asaj kohe, të gjitha grupet pjesëmarrëse duhet të kishin të programuara në minutazhin e tyre këngët për partinë dhe shokun Enver. Nëse ndonjëri nga grupet pjesëmarrëse nuk përmbushte këtë kërkesë, atëherë pasojat do të ishin të rënda dhe nuk përjashtoheshin edhe dënimet apo edhe burgimet për agjitacion dhe propagandë. Megjithatë Festivali i Gjirokastrës në atë kohë nuk pati në asnjë rast fatin e Festivalit të 11 në RTSH, ku këngëtarë, kompozitorë dhe drejtues të tij u arrestuan dhe u burgosën sepse kishin shkelur vijën e partisë.
Në Festivalin e Gjirokastrës kishte një alternim mes këngëve të traditës të të rinjve. Këta të fundit zgjidheshin kryesisht ndër radhët e njerëzve më të indoktrinuar, pasi i këndonin vetëm partisë dhe shokut Enver. I tillë ishte edhe Taulant Balla. Si një pioner i Enverit, Taulanti me origjinë nga Çermenika ishte thërritur për të përfaqësuar në Festivalin e Gjirokastrës, qytetin e Librazhdit. Një ndihmesë të madhe në promovimin e Ballës si këngëtar, natyrisht që ka luajtur dhe i ati i tij. Ky ka qenë shef i Arsimit për këtë qytet dhe ishte një nga kuadrot e besuar të partisë. Kërkesa e tij për të përfshirë të birin, Taulantin në këtë festival nuk u bë dysh nga drejtuesit e Shtëpisë së Kulturës së Librazhdit. E tillë ishte koha. Ndërsa Kristaq Rama e bënte të birin edhe basketbollist edhe piktor, pavarësisht se nuk dinte të bënte asnjërën nga të dyja, i ati i Taulantit, kishte vendosur ta bënte të birin këngëtar.
Kënga e Taulantit në Festivalin e Gjirokastrës është e gjitha nga fillimi në fund, një këngë për Enver Hoxhën. Taulanti i këndon i përgjëruar me lëvizje të duarve, kokës, belit këngën "Karafilat e Librazhdit për xhaxhin Enver". Sikurse mund të shihet në videon, e cila ndodhet në YouTube, kënga e Taulantit nuk ka pasur aspak sukses, megjithatë Taulanti nuk u lodh së kënduari për partinë. Të tilla këngë me partishmëri të lartë ishin rruga më e mirë që përmes servilizmit t'i hapej rruga në mos atij, të paktën të atit të vet që të vazhdonte të ngjiste shkallët e partisë.
Sot Balla 23 vjet pasi këndoi këngën e famshme, nuk është bërë këngëtar, por deputet, ashtu sikurse Rama nuk u bë as piktor dhe këngëtar, por drejtues politik i PS. Megjithatë ndryshe nga Rama, Balla mundohet ta fshehë që ka qenë këngëtar. Në CV e tij dorëzuar në Parlament, ai e fsheh se ka qenë këngëtar i grupit të "Karafilave të Librazhdit" që këndonin këngë për xhaxhin Enver. Taulanti nuk ka pse të ketë turp nga e shkuara e tij. Ai mund të fshehë problemet që ka me grupin e drogës në Librazhd. Po nuk ka pse të fshehë edhe të qenit pjesë e grupit të "Karafilave të Librazhdit". Kjo përkundrazi duhet ta bëjë atë që të jetë krenar, se kështu mund të ngjisë akoma më shumë shkallët e karrierës në PS.
Ja kush janë djemtë e vajzat që vijnë nga familjet e njohura komuniste:
I pari në radhë është pikërisht Edi Rama, kryetari i partisë, babai i të cilit, Kristaq Rama, ka qenë anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe për fat të keq emri i tij është shënuar e zeza mbi të bardhë në vendimin për pushkatimin më makabër të diktaturës, të poetit Havzi Nela.
Dashamir Peza, i biri i Myslym Pezës, mbante disa poste të larta në shtetin komunist
Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, sekretar i parë i partisë.
Ditmir Bushati, i biri i Sulejman Bushatit, sekretarit të Komitetit të Partisë në Shkodër, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së.
Ledi Shamku (Enkelejda Shkreli), mbesa e Hamit Shamkut, anëtar i Komitetit Qendror.
Ilir Beqja, i biri i Hamdi Beqës, anëtar i Komitetit Qendror.
Fidel Ylli, nipi i Karaman Yllit, sekretar partie, ministër Arsimi.
Alfred Dalipi, dhëndri i Llambi Gegpriftit, kandidat i Byrosë Politike.
Qemal Minxhozi, i biri i sekretarit të parë të partisë në rrethin Mat.
Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit.
Radikalë të së mjatës djegin makina në Berlin
Për të katërtën natë me radhë në Berlin ka pasur djegie të autoveturave nga persona të panjohur. Të premten janë djegur edhe 11 automjete të tjera. Autoritetet i tremben një skenari dhune si ai në Britaninë e Madhe.
Prej të martës deri të premten në mbrëmje janë djegur apo dëmtuar në Berlin mbi 60 automjete. Dyshohet se, pas këtyre djegieve qendrojnë forcat e majta radikale, por deri tani nuk dihet saktë se kush janë autorët e djegieve dhe cilat janë motivet e tyre. Senatori i Brendshëm i Berlinit, Ehrhart Körting tha se ka mirëkuptim të plotë për zemërimin e pronarëve të automjeteve të djegura, që pjesërisht drejtohet edhe kundër autoriteve të sigurisë dhe politikanëve.
Vështirë të zbulohen autorët
"Por është shumë e komplikuar zbardhja e këtyre veprave penale. Sipas të gjitha gjasave, fjala është për disa autorë që shkojnë nëpër qytet dhe djegin vetura. Prandaj është shumë vështirë të kapen", tha ai.
Kërting hedh poshtë akuzat se, senati në Berlin nuk është në gjendje të përballet me këto vepra penale. Autoritetet kanë premtuar mijëra euro për informacionet që do të ndihmonin në kapjen e autorëve. Ndërkohë është shtuar edhe numri i policëve në uniforma dhe civilë që hetojnë.
Djegiet e automjeteve kanë shkaktuar edhe reagime të politikanëve qeveritarë dhe opozitarë. Disa prej tyre i krahasojnë ata që djegin automjete madje me terroristët e viteve '70-të. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka shprehur brengosje për këtë lloj dhune, duke e krahasuar atë edhe me trazirat e fundit në Londër. Nga djegiet e netëve të kaluara po përpiqen të përfitojnë jo vetëm forcat ekstreme majtiste, por edhe ato të djathta. Megjithatë, Merkel nuk mendon se gjërat do të zhvillohen si në Londër.
Reagimet e politikanëve
"Shpresoj dhe deri diku jam e bindur se, në Gjermani nuk do të përsëriten ngjarjet që kemi parë kohët e fundit në Londër dhe qytete e tjera të Britanisë së Madhe. Por më shqetëson kur shoh djegie automjetesh, si tani në Berlin", theksoi Merkel.
Kandidatja e ekologjistëve për postin e kryetarit të Bashkisë në Berlin, Renate Künast tha se, këto vepra janë të papranueshme dhe nuk duhet të keqpërdoren për fushatë elektorale. Ajo mbrojti punën e policisë në kryeqytet. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann nga Partia Kristiansociale, CSU kritikoi qeverinë e socialdemokratëve dhe majtistëve në Berlin për tolerancë të gabuar ndaj të majtës ekstreme. Ndërsa, politikani socialdemokrat, eksperti për çështje të brendshme, Dieter Wiefelspütz foli madje për një "parashkallë terrorizmi".
No comments:
Post a Comment