Monday, December 11, 2023

Lisa Bunjaj

 


LISA BUJAJ prej Vermosh Kelmënd. Jeton në New York. Ka videoklipe me kënge me shume klikime në youtube dhe rrjete tjera sociale. Ajo ka pase bashkpunime me kengëtar/e,emra të njohur të folkut shqiptar. Qysh femije ajo ka mesuat çifteline të cilen e ka instrument shume për zemer. Eshtë pjesmarrese e shume aktivitete te komunitetit shqiptar në amerike por edhe në ato me karakter kombetar

Kole Toli

 


KOLE TOLI ( BUNJAJ) prej Vermosh Kelmend. Jeton me bashkshorten, ish mesuesen e pasionuar Donika dhe me femijet e mrekullueshem Briglantina dhe Arditi në New York. Kole Toli, ish mesuesi i perkushtuar ndaj muzikes dhe fiskultures,njeriu korrekt dhe i palodhur. Në vendlindje e njohin si organizator festivalesh,mbremje rinie,sportakiada dhe se fundi dhe Logun e Bjeshkeve para se te largohej per në Amerike...

Pllumb Nacaj


 PLLUMB NAÇAJ - prej Vermosh t'Kelmënd. Prej shume vitesh në Amerike me familje,bashkshorte të mrekullueshme shqiptare,femije që rriten me kujdesin e gjysherve. Pllumb Naçaj,ka nxjerr në treg albumin e pare me kenge kur ka qene në Shqiperi. Ai është i pranishem në shume aktivitete të Shoqerise Kulturore Kelmëndi në New York. Edhe baba i tij,Marash Nreku (Naçaj) ka marre pjese në shume aktivitete kulturore e festivale folklorike të kohes si instrumentist me fyell e çifteli...

Bashkim Vushaj

 


BASHKIM VUSHAJ. prej Vermosh t'Kelmëndit. Ka vite që është në Amerike.Se bashku me familje punon e jeton në New York. Bashkimi edhe kur ka kën në Atdhe është marre me muzike,aktivitete kulturore,festivale në dasma dhe gezime.Edhe pse në mergim ai prape është aktiv me Shoqerine Kulturore Kelmëndi dhe aktivitete te ndryshme të komunitetit

Luigj Jaku

 


LUIGJ JAKU ( NILAJ) prej Vukli t'Kelmëndit,jeton prej vitesh në Michigan me bashkeshorten e tij Dranen dhe dy djemtë,Gezimin e Rinin me familjet e tyre te mrekullueshme. Luigji edhe pse në stinen e moshes së trete nuk priton që tu pergjigjet thirrjeve të komunitetit për raste gezimi e më shume. Fjala e tij degjohet,pra ai është faktor për mire në çdo organizim ...rd

Ylli Sufaj


 YLLI SUFAJ prej Nikç t'Kelmëndit. Shume i ri ardhe në Amerike se bashku me familje. Ai jeton dhe punon në New York. Me Shoqerine Kulturore Artistike Kelmëndi ka dhëne shume koncerte. Ka disa videoklipe nder te cilet ai kushtuar " Nane Terezes" spikat ..

Tome Martini

 


TOME MARTINI ( PELLUMBAJ) - i Grope t'Selces Kelmënd. Prej disa vite jeton në New York me një pjese të familjes se tij. Ai sot është në kapercyellin e 100 viteve jete. Jeta e tij me shume pune gjithmone,por rriti dhe edukoj nje familje te shkelqyer,ai sot shikon pese breza dhe i bâhet zemra mal sa të mire e te zotet i ka. Kelmëndasin do ta mbajne mend Tomen per zerin e tij si fishkellime mauzerri nëper luginen e Bjeshkeve të Nemuna kur hapte dasma e gezime, festivale e tubime me "Kangen për Maje Krahut" që aq për zemer e kan malsoret 

Nikolin Cekaj

 


NIKOLIN CEKAJ nga Lepushe e Kelmëndit. Në Amerike ka ardhe në moshe të re. Ka krijuar familjen e tij të mrekullueshme me bashkeshorten e tij Filteza. Ka punuar dhe me shume perkushtim sot se bashku me vellain Sokol Cekaj kane biznes shume të mire në zemer të Detroitit...

Zef Nacaj

 


ZEF NAÇAJ - ka lindë në Vermosh të Kelmëndit. Inxhinjeri i talentuar dhe duararte,punoj dhe drejtoj në ndermarrje presticioze në Shkoder ku edhe ka jetua. Sot e afro çerekshekulli jeton në SHBA ( New York dhe Florida) se bashku me bashkshorten e tij Marianen. Ing.Zef Naçaj është piktor i talentuar i portretit e pejsazhit,projektues dhe zbatues i zoti. Ka shkruar bukur libra me publicistike historike dhe monografi te figurave malsore...

Luigj Tinaj

 


LUIGJ TINAJ- seljani nga Kelmëndi,banues prej shume vitesh në New York se bashku me bashkshorten e tij Rudinen. Eshte autor dhe organizator i shume aktiviteteve kulturore e sportive me komunitetin kelmendas në amerike e me pare në Shqiperi. Eshte kantautor,instrumentist dhe kengetar me shume videoklipe ...RD

Nikolle Grishaj

 


Biznesmeni nga Lepushe e Kelmëndit NIKOLLE GRISHAJ,i rritun në Guci nen Malin e Zi, punon e jeton më shume se gjysem shekulli në New York. Femijet i kane lindur,rritun dhe shkolluar në New York por i flasin,shkruajne dhe lexojne bukur gjuhen shqipe.Nikolla se bashku me bashkshorten Dila kane nje familje te mrekullueshme shqiptare,biznese të mira në New York. Nikolle Grishaj ka qene sekretar i fondacionit per grumbullimin e dollarve për ngritjen e Monumentit Preke Calit në Shkoder. Po ashtu ka drejtuar financat dhe ndertimin e kishes katolike te Gucise dhe nje seri projektesh te tjera në atdhe dhe me komunitetin shqiptar në Amerike... RD

Gjergj Tinaj

 


Biznesmeni i sukseshem nga Vermoshi GJERGJ TINAJ.Jeton me familje në SHBA prej shume vitesh,djemt e tij jane shkolluar dhe kane arrite suksese.Në Amerike Gjergj Tinaj ka ndihmuar shume mergimtar me u sistemua në pune dhe per tu integruar në jeten e mergimit...

Wednesday, December 6, 2023

Për “Kelmëndi…dritë hije”

 


 Nga Rudina Bardhi **

-Kënaqësi të jem e pranishme mes jush…për të diskutuar rreth botimit të fundit të tekstit “Këlmendi …dritë hije”, refleksione të autorit nga e njëjta krahinë, z.Rush Dragu.

Duke qenë mësuese e gjuhës dhe letersisë shqipe jam e prirur që ti jap rëndësi sa formës aq edhe përmbajtjes së tekstit.