Rama nuk ka mundur që të sigurojë një ftesë në ceremoninë e naugurimit të Presidentit Trump megjithë lobimet e shumta për të qenë pjesë e kësaj ceremonie me ërmasa botërore. Rama po kërkon tani që të mund ti dalë para Trump gjatë takimit të Davos, sikurse bëri me Elon Musk pak ditë më parë.
Top Channel pa raportuar fare lajmin se për Ramën nuk pati ftesë ashtu si edhe për liderat e vendeve të tjera, ka publikuar një lajm që ditën e inagurimit, pra më 20 janar, Edi Rama ka axhendë tjetër në Forumin Ekonomik të Davosit.
Teksa lexon çfarë shkruan TCH, të krijohet përshtypja sikur Rama e kishte të pamundur të shkonte prej axhendës tejet të ngjeshur me forumin në Davos. Në fakt, është thjesht mungesë ftese. Po ta kishte pasur atë ftesë, me siguri që kryeministri shqiptar do të kishte zgjedhur të shkonte në inagurimin e Trump qoftë dhe për një foto sesa të jetë në Davos duke iu dhënë leksione udhëheqësve të tjerë të botës se si duhet zhvilluar ekonomia dhe si duhen adresuar sfidat globale.
No comments:
Post a Comment