Sunday, September 8, 2024

Rama publikon drejtuesit e Qarqeve/ I heq Veliajt kontrollin e Tiranës, i cakton Spiropalin dhe…

 


Kryeministri Edi Rama tha sot se Blendi Klosi do të ndihmohet në krye të Asamblesë nga dy nënkryetarë të rinj: Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho.

Ai propozoi gjithashtu për sekretar të Asamblesë nënkryetarin e bashkisë Shkodër: Onid Bejlerin.

Ndërkohë kreu i PD publikoi edhe drejtuesit politikë në 12 Qarqe për zgjedhjet 2025

Ajo që bijë në sy është qarku i Tiranës, ku Erion Veliaj, i cili ka drejtuar fushatën e  PS në dy zgjedhjet e fundit, i është hequr kontrolli, teksa duhet ta ndajë punën në fushatë me Elisa Spiropali dhe Ogerta Manstirliu.

Gjithashtu edhe Taulant Balla do të ketë rol dytësor në fushatë, teksa do të jetë drejtues politik për  diasporën.

Tirana – Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu

Durres -Emirjana Sako

Shkoder – Benet Beci

Lezhe – Ulsi Manja

Fier – Belinda Balluku

Elbasan – Arbjan Mazniku

Korçë – Niko Peleshi

Kukës – Pandeli Majko

Gjirokastër – Mirela Kumbaro

Berat – Ervin Demo

Vlore – Bledi Ccucci

Diber – Blendi Gonxhe

Drejtuesi politik për Diasporën: Taulant Balla

No comments: