Tuesday, August 27, 2024

Mediat italiane: Gjergj Luca trafikant droge, përlau edhe fondet e bujqësisë, hajdut tokash dhe uji, ndotës i lumenjve

 


Gazetari italian Jacopo Tona i ka kushtuar një artikull në median MOW hapjes së restorantit nga Gjergj Luca në Shëngjin, dedikuar kryeministres italiane Giorgia Meloni



Ndër të tjera, gazetari Jacopo Tona, duke iu referuar Prapaskenës, shkruan për lidhjet e Gjergj Lucës me trafikun e drogës dhe veprimtarinë e paligjshme të oligarkut të peshkut.


“Disa media shqiptare kanë marrë një studim një raport të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Strategjike, një OJQ amerikane që merret me mbrojtjen dhe gjeopolitikën, sipas të cilit Gjergj Luca është i përfshirë me njerëz të tjerë në trafikun e drogës nga Mali i Zi në Greqi deri në Itali…“, thuhet në artikull.

Lidhja e Gjergj Lucës me trafikun e kokainës, një raport amerikan dhe disa dokumente. Ortakë droge me Pëllumb Gjokën, Roland Ziun, Jani Moravën, Artur Gjinin, Arjan Andonin dhe Agron Metvelajn? Pse SPAK nuk verifikon kompaninë Rozafa?



Gazetari Jacopo Tona, duke iu referuar Pamfletit, shkruan se Gjergj Luca, përmes kompanive të tij, ka përfituar edhe nga fondet që BE ka akorduar për bujqësinë në Shqipëri.

“Në një rast tjetër, sërish sipas mediave shqiptare, Luca është përfshirë në një skandal lidhur me destinacionin e disa fondeve të BE-së për bujqësinë. Kompania e Lucës, siç raportohet edhe nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust), ai do të kishte qenë pjesë e një grupi njerëzish të përfshirë në përfitimin e 1.3 miliardë lekëve të fondeve europiane, e barabartë me gati 10 milionë euro, aq sa vetë BE-ja më vonë kishte bllokuar fondet e rimbursimit për bujqësinë. Megjithatë, duket se Luca ka mohuar gjithçka, duke u paraqitur edhe në SPAK, organi shqiptar antikorrupsion, duke deklaruar se do të shkojë “përpara gjykatës sa herë që më thërret e vërteta, para së cilës do të jem gjithmonë transparent dhe jo i fshehur…”“, vijon shkrimi.

Gazetari shkruan më tej se “Një tjetër lajm flet për disa protesta që u zhvilluan pikërisht në Elbasan, ku Luca ndërtoi qytetin e tij të peshkut. Sipas shkrimit banorët e qytetit “prej disa kohësh protestojnë kundër fabrikës së peshkut Rozafa në Fushë-Labinot, fshat i Elbasanit. Banorët akuzuan pronarin e kompanisë, Gjergj Luca, se u kishte vjedhur ujin dhe tokën. Ata pohojnë gjithashtu se Luca po ndot lumin Shkumbin me mbetje peshku. Banorët thanë gjithashtu se kishin marrë edhe kërcënime“”.

Këtu mund të gjeni linkun e shkrimit të plotë

https://mowmag.com/attualita/trattoria-meloni-in-albania-al-tg4-ma-la-stampa-non-verifica-piu-il-titolare-e-accusato-di-traffico-di-droga-furto-e-distrazione-di-fondi-europei-lui-rigetta-ma-i-media-italiani-che-fanno





(Në foto ;gazetari Jacopo Tona)

No comments: