Nga Enver Bytyçi –
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një njoftim, me të cilin rikonfirmon se ky vend (SHBA-të) nuk dëshiron që politikanët të sanksionuar prej saj të mbështeten nga politikanë të tjerë si dhe elektorati. Fjala është sërishmi për të goditur liderin real dhe zyrtar të Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Mesazhi i asaj deklarate është mos mbështesni non-gratën, por mbështesni kreun e mafies, Edi Rama! Paradoks! Presidenti Biden firmos sërishmi ligjit kundër korrupsionit në Ballkanin Perendimor, ambasada vazhdon e thotë se “Rama është me duar të pastra dhe se Berisha paska bërë korrupsion”! Ndërkohë kanë plasur pusetat e krimit të lidhura me Ramën kudo nëpër botë!Në fakt kjo deklaratë doli në ditën që u publikua një koment i ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe president i Shoqatës së Këshillit të Atlantikut, Dr. Arian Starova. Ishte përgjigje e një pyetjeje që shtroi gazetari i TOP CHANEL, qëllimisht që të merrte këtë përgjigje! Në komentin e tij zoti Starova bën thirrje që të hiqet vendimi i departamentit të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës, duke argumentuar në thelb se ai vendim është arbirtrar dhe i paarsyetuar! Nuk dyshoj aspak në mendimin objektiv të zotit Starova, ashtu siç jam i bindur se shumica e shqiptarëve besojnë se masa e non gratës për Sali Beroshën është kurth i Sorosit, Edi Ramës dhe disa personaliteteve të korruptuara të departamentit të shtetit, përfshirë Donald Lu e Juri Kim. McGonigal është dëshmia e kësaj intrige që fatkeqësisht vjen nga perandoria e demokracisë në botë!
Nga ana tjetër, reagimi i ambasadës amerikane sot, patjetër në kundërshti të komentit dhe analizës së Dr. Arian Starova, dëshmon edhe për atë se amerikanët nuk e kanë pritur mirë vendimin e gjykatës së Apelit për ta kthyer vulën e Partisë Demokratike te Sali Berisha dhe grupimi i tij. Por duket se kjo ambasadë nuk është investuar në gjykatë në masën dhe me metodat e Juri Kim për ta parandaluar një vendim të tillë. Pra nuk shkuan përfaqësuesit e saj në sallën e gjyqit për t’i intimiduar gjyqtarët dhe ndikuar në marrjen e këtij vendimi. Mesa duket praktikat e Juri Kim shihen si të dëmshme për autoritetin e SHBA-ve në Shqipëri. Megjithatë e thirrën beniaminin e tyre, Lulzim Basha dhe e porositën që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ky e hëngri karamelen e ëmbël të ambasadës amerikane dhe sapo doli prej andej tha se do të bëjë rekurs. Sikur mos të ishte Ghykata e Lartë ajo që rekomandoi vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike! Shumë i lehtë në gjykim e arsyetim, shumë naiv duket ky vendim i Lulzim Bashës. Nejse! Mediet do të kenë me çfarë gafash të gajasen edhe disa muaj!
Por le të aryetojmë logjikisht rreth deklaratës së ambasadës së SHBA-ve! Ajo bën thirrje të izolohet Sali Berisha. Flet për non-gratat, por Tom Doshin nuk guxon as ta izolojë, as ta përmendë. Arsyeja pse adresohet vetëm te emri i Sali Berishës: – Sepse Amerika e ka shpallur atë non-grata pa asnjë arsye, pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë motiv të shpallur publikisht. Në dokumentin e shpalljes non-grata kanë thënë se “Berisha është rrënuesi i demokracisë”! Ndërkohë shqiptarët dhe demokratët mendojnë ndryshe. Se Sali Berisha e çoi Shqipërinë në NATO! Se ai e çoi Shqipërinë drejt vendimit pët të marrë statusin e vendit kandidat për në BE! Se liberalizoi vizat me vendet më demokratike të zonës Shengen! A ka kuptim që një person me këto arritje në tetë vite qeverisjeje pikërisht në ndërtimin e demokracisë, të jetë njëkohësisht “rrënues i demokracisë”! Ndërkohë nuk na kanë thënë as tash pas tri vitesh asnjë provë e fakt për akuzën që bëjnë.
Të përpiqesh nga pozitat e të fortit të imponosh jo vetëm vullnetin, por edhe politikanët që e drejtojnë Shqipërinë është një akt korruptiv autokratik e jo demokratik. Nëse ambasada këmbngul në këtë linjë, atëherë pak nga pak do ta transformojë miqësinë me SHBA-në në armiqësi ndaj saj. Sepse njerëzit nuk hanë bar, as barin e Juri Kim. Ata kanë aftësinë të gjykojnë dhe të mendojnë, të ndajnë se çfarë është e drejtë e çfarë është e padrejtë”! Kur perandoritë janë zhytur në padrejtësi, ato kanë përgatitur fundin e tyre! Ky ëhtë mësimi i historisë. Padrejtësia ushqen korrupsionin dhe rasti McGonigal nuk është as i pari, as i fundit. Fakti që Alex Sorosi gjendet në çdo forum që ka të bëjë me Shqipërinë, dëshmon se pas mbështetjes së Edi Ramës dhe bashkëpunimit të tij me mafien ndërkombëtare qëndrojnë interesa të përbashkëta mafioze.
Fakti që SHBA-të luftojnë kundër Sali Berishës dhe mbështesin pa limit Edi Ramën, thotë shumë në sytë e shqiptarëve. Të mbështetësh një kryemafioz, i cili ka korruptuar në rrjetin mafioz plot ndërkombëtarë, dhe të luftosh kryetarin e opozitës shqiptare, është akt çmendurie, edhe nëse është fjala për çmenduri të tilla amerikanësh!
No comments:
Post a Comment